Nënshkruhet në Nju Jork marrëveshja për gazsjellësin TransAdriatik

28 Shtator 2012, 09:50Politika TEMA

Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan në Nju Jork marrëveshjen për ndërtimin e një gazsjellësi, i cili nëse miratohet nga një konsorcium investitorësh, do të lidhë tre vendet, duke sjellë gazin nga fushat Azerbajxhanit për në Perëndim.

Marrëveshja për gazsjellësin TransAdriatik TAP, u nënshkrua nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti dhe homologët e tij, ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzi dhe ai grek, Dimitris Avramopulos.

Në ceremoninë e nënshkrimit që u zhvillua në misionin e Italisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ministrat e jashtëm e quajtën projektin mjaft të rëndësishëm për ekonomitë e vendeve të tyre, raporton Vizion Plus.

Ministri i jashtëm shqiptar Edmond Panariti, tha se kalimi i gazsjellësit në Shqipëri mund të krijojë shumë vende pune. “Fakti që ky tubacion do të kalojë në territorin shqiptar nënkupton që do të zhvillohet një infrastrukturë mbështetëse e këtij tubacioni, gjë që do të thotë se firma të huaja do të angazhohen me investime për të zhvilluar infrastrukturën edhe shpërndarëse të gazit. E gjitha kjo nënkupton edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Llogaritet se zhvillimi i këtij projekti do të krijojë 2 mijë vende të reja pune për Shqipërinë,” deklaroi ai.

Gjithashtu ministri Panariti theksoi se Gazsjellësi TransAdriatik ka një numër avantazhesh në krahasim me projektin Nabucco West.

“Projekti TAP ka avantazhe përsa i përket fizibilitetit ekonomik, atij financiar dhe karakteristikave teknike më të favorshme krahasuar me projektin paralel Nabucco West. Kështu që unë shpresoj që në fund të dhjetorit apo në fillim të vitit tjetër, konsorciumi do të përzgjedhë projektin TAP si projekt fitues,” tha Panariti.

8 komente në “Nënshkruhet në Nju Jork marrëveshja për gazsjellësin TransAdriatik”

  1. Ariana says:

    Sa para ,kane bere plan te fitojne pushtetaret personalisht?

  2. Zana says:

    Pak vdekje po ndodhin ne vendin tone, na mungonte vetem gazi.
    Futet gazi ne pallatet tona me kete mentalitet qe kemi ne?
    Per nje kaprico te nje derri te hullin pallatin ne ere.
    Do na beni me zemer.

    1. albaniafirst says:

      Zana, mos u merakos per gazin ne se te vjen ne Shqiperi. Gazsjellesi TAB edhe po u ndertua, do ndertohet duke perdorur territorin tone si vend tranzit. Per kete konsorciumi qe e ka ne prone do paguaje para qeverise shqiptare si dhe do hape disa vende pune per mirembajtjen e ketij tubacioni dhe te stacioneve te pompimit. Ne ne Shqiperi nuk kemi infrastrukture per te perdorur kete gas per qellime shtepiake. Investimet per te bere kete gje jane astronomike dhe askush te mos mendoje se ky rrjet mund te ndertohet ndonje here ne vendin tone. Ne te kundert, Shqiperia do te kete mundesi te ndertoje centrale elektrike qe te prodhojne energji me kosto shume te ulet. Po keshtu edhe ndotja qe vjen nga djegja e gazit natyror eshte e paperfillshme ne krahasim me naften dhe sidomos me qymyrin.

  3. As says:

    kot genjen Panariti per 2000 vende pune, pasi ata qe do te punojne do te jene kineze ose filipinas

  4. hajriu says:

    Eshte nje investim gjigant dhe me shume leverdi per Shqiperine dhe Shqiptaret . Suksese !

  5. Shoqeria civile says:

    shqiptaret pa perjashtuar askend mbi 18 vjet,kane domozdoshmeri per te mesuar te vertetat e me poshtme:
    1- C’eshte drejtesia ne nje shtet demokratik.
    2-Cilat jane ligjet themelore te kesaj drejtesije.
    3-C’fare te drejta ka shqiptari ne demokraci.
    4-C’eshte dhe si funksionin shoqeria civile.
    5-Si funsionin qeveria ne demokraci.
    6-Cilat jane detyrat e Presidentit ne demokraci.
    7-C’fare te drejta ka Kryeministri ne demokracoine allashqiptare.
    8-Si duhet te ndahet pasuria e atdheut ne c’do shqiptar dhe si eshte ndare deri sot.
    9-Kur nje gjykates shkel drejtesine ne Shqiperi,cilat jane varjantet e kesaj pune qe ri e heshtur.
    10-Kush jane spitalet qe duhen mbyllur ne Shqiperi nga gjendja e tyre mjerane.
    11-Cilet Parlamentare duhen debuar nga Parlamenti?
    12-Si duhet te funksionoje me normalitet tregu ne demokraci brenga Shqiperise
    13-Doganieret qe kane punuar neper doganat te dalin para gjyqit,si e vune gjithe ate pasuri me kete pune qe qelbej nga telefonatat e politikaneve.
    14- Kur do denohen kokat e dy partive PD-PS shkaketyare te ketij qelbotranzicioni,dhe pse nuk sekuestrohen pasurite e tyre grumbulluar mbi rogen qe marin?.
    15-Avukati i popullit ka o jo te drejte te gjykoje nje politikan mekatar,ajdut qe drejtesia,policia,e sheh dhe hesht?
    16 – C’fare te drejtash ka kryetari i Kuvendit te Popullit? kur ai i shkel keto kush e denon? po keshtu c’do antar i Parlamentit.
    17-Sa i vajti sot pasuria xhozefenes? familjes se Saliut,kryetarit te gjykates se larte?

    1. Argita_B says:

      Shoqeria civile,
      Ato qe shkruan me siper Jane mese régale, te domosdoshme, por kjo vlen dhe per vendet perendimoré duke filluar nga Amerika. populli eshte délé dhe do te mbetet dele. Ndryshimi i deleve amerikane me ato shqiptare eshte se delet amerikane hane bar me teper bar se delet shqiptare.

  6. Adi says:

    Nuk ka shance ta fitoje TAP, e fiton Nabucco i cili mbeshtetet direkt nga BEja dhe qeveria e Azerbajxhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje