Tensionohet politika. PS: PD po bën shkelje flagrante të Kodit. Përjashtimi i Gjiknurit, akt anti-opozitë

27 Shtator 2012, 20:50Politika TEMA

Edhe pse e kanë miratuar me konsensus Kodin Zgjedhor, interpretimi i tij duket se ka sjellë përplasjen e parë që tani. Dhe ta mendosh se si do bëhet më vonë, ose gjatë zgjedhjeve.

Partia Socialiste ka reaguar ndaj vendimit të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, për të përzgjedhur kandidatët për kryetar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Namik Dokle, në emër të grupit parlamentar të PS, tha se kjo përpjekje për imponim, është shkelje flagrante e Kodit Zgjedhor.

“Në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon sjellja brutale dhe represive ndaj opozitës, vazhdon shkelja e rregullores dhe e ligjeve që rregullojnë marrëdhëniet e Kuvendit me institucionet e tjera. E fundit ndër to është edhe përpjekja e mazhorancës për të imponuar sot në Komisionin e Ligjeve shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor mbi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për Kryetar të KQZ; si edhe fyerjet e rënda ndaj deputetit Damian Gjiknuri, pasi ai nuk lejoi të shkelet Kodi Zgjedhor dhe as të procedohet më tej me këto shkelje,” tha Dokle.

“Është e turpshme që pas kësaj, mazhoranca, në vend që të kërkoj ndjesë për shkelje të ligjit dhe fyerje të deputetit, përkundrazi, nëpërmjet byrosë së kontrolluar prej saj merr masë përjashtimi nga punimet e komisionit të deputetit Gjiknuri, bashkëkryetar të hartimit të Kodit Zgjedhor. Është i qartë synimi i mbrapshtë i këtij akti anti-opozitë në një moment delikat dhe të rëndësishme të zbatimit të Kodit Zgjedhor. Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janë të vendosur dhe do bëjnë gjithçka për zbatimin korrekt, pa imponime dhe dredhira politike të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit në tërësi.” 

9 komente në “Tensionohet politika. PS: PD po bën shkelje flagrante të Kodit. Përjashtimi i Gjiknurit, akt anti-opozitë”

  1. Plaku says:

    Po mire ja u ben pozita juve te opozites mbasi ju shikojne se po beni si pula te lagura.Akoma me ato ment po shkoni ju,prisni te behen zgjedhjet e 2013es? po ju tani e keni mundesine ta nxirrni jashte loje qeverine dhe parlamentin,pse nuk kerkoni mocion mos besimi per qeverine ku shume mire dhe deputetet e FRDse se Bamir Topit te votojne bashke me te opozites.Qe dhe populli te besoje se kjo parti eshte per largimin e saliut nga pushteti ashtu sic dhe po deklaron aktualisht,ndryshe jane fjale ne ere ato qe po thone.

    1. fule says:

      Duhet vepruar me kujdes dhe zgjuarsi sepse eshte e qarte se Salixhiu e tmerrojne zgjedhjet e ardhsme me kete konfiguracion forcash pozite-opozite.

      Sebepin do per ta shkaterruar gjithe procesin, ndaj PS te veproje me qetesi dhe vendosmeri. Keshtu e terbon dyfish

    2. Hasan Juristi says:

      Ata po falin atdheun qe nuk ka zot ta beje, ju vrisni mendjen per Damianin!!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

  2. Mark says:

    Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar janë të vendosur dhe do bëjnë gjithçka për zbatimin korrekt, pa imponime dhe dredhira politike të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit në tërësi.”

    Shyqyr qe eshte PS se po te mos jete PS Sala manipulon KQZ dhe zgjedhjet. Na rrofshi sa malet o pulat e PS-se.

  3. Arjoni says:

    Megjithese nuk duan ta deklarojne publikisht z.Dokle ka qene ne mbledhje kur eshte denuar Z. Gjiknuri. Gjiknurin e ka thirru per te marre pjese z.Dokle dhe ne prani te zotit Dokle z.Gjiknuri ka kerkuar falje para kolegeve te tij anetare te Byrose se Kuvendit. te pakten keshtu thone gazetaret nga burimet e tyre.

  4. serena blu says:

    Nje vendim ku vendos kryetarja me urdher te kryetarit kjo eshte koha e regjimit te Sali Berishes..Gjithmone ky diktator gjakatar i fundit ne evrope bene veprime te tilla..

  5. liri a vdekje says:

    more osht i destinum ai funderrin berisha mos me u fut ne europe se ska si i vjedh votat ne menyre tjeter keto lojnat e lagu se lagu jan me na hudh hi syve .at vetem koburja e sjedh ne fije

    1. SALI BERISHA says:

      Ore popull ! perse nuk besoni qe opzitaret jane miza para
      meje. kush ju le te fitoni ju ,kush more kush ?

  6. al says:

    ne qofte se ju dhunojne dhe nuk ju pyesin ,atehere leni mandatin dhe ikni nga parlamenti. ai nuk eshte institucion qe ju vetem te merrni rrogen. populli ju zgjodhi per te percjellur hallet dhe problemet e tije. ju vetem rrini dhe qaheni se nuk na e varin. mire ju a bejne kur gjejne njerez pa byth. parlamenti do njerez kurajoz trima dhe intiligjente dhe me aq sa shohim ju nuk ikeni keto karakteristika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje