Ligji për Gjykatën e Lartë, Topalli tërhiqet nga votimi

27 Shtator 2012, 16:50Politika TEMA
Ligji për Gjykatën e Lartë, Topalli tërhiqet nga votimi

Kuvendi i Shqipërisë nuk hedh në votim projektligjin për Gjykatën e Lartë. Pas qëndrimit kundër të opozitës, e cila deklaroi hapur se nuk do të japë votë për kalimin e këtij projektligji, i cili kërkon shumicë të cilësuar, 3/5 e deputetëve, kryeparlamentarja Topalli është tërhequr nga votimi.

Përpara votimit projektligji për Gjykatën e Lartë solli diskutime në seancën e sotme plenare, ku opozita u shpreh kudër këtij projektligji.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, ka akuzuar mazhorancën se po bën shfaqe, pasi sipas tij ajo nuk është e interesuar realisht për miratimin e këtij projektligji, raporton Ora News. Një deklaratë të tillë ai e ka argumentuar me faktin se në asnjë moment asnjë përfaqësues i pozitës nuk ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës lidhur me këtë çështje.

“Nëse mazhoranca do të donte të miratonte këtë ligj, do kishte kërkuar kontributin e opozitës. Opozita ka qenë e gatshme të jepte gjithë kontributin e saj. Asnjë përfaqësues i pozitës nuk ka tentuar të kërkojë bashkëpunimin e opozitës. Opozita ua ka thënë që ditën e parë të fillimit të sesionit të ri parlamentar. Komunisti Berisha nuk bëri asnjë hap. Zbatoni Kushtetutën, ne po kërkojmë një të drejtë kushtetuese”, tha ai.

Ruçi ndër të tjera ka hedhur akuza mbi mazhorancën për kapje të drejtësisë, duke e lidhur këtë me çështjen e debatueshme të Këshillit qarkut të Fierit.

“Sot kanë vajtur të gjitha vendimet e gjykatave në Bruksel. Ju thoni se keni 12 prioritete, ne kërkojmë zbatimin e drejtësisë, ky është kusht për integrimin. Kusht tjetër është liria, të drejtat e njeriut. 56 burrave u ka dhënë populli një mandat dhe ti u thua jo”, theksoi Ruçi.

Ndërsa në emër të grupit parlamentar demokrat, udhëheqësi i tyre, Astrit Patozi, u shpreh se kreu i PS, Edi Rama po i rikthehet sërish bllokimit. Lidhur me kushtëzimin e opozitës për ligjin e Gjykatës së Lartë, Patozi u shpreh hapur se integrimi nuk kalon nga Fieri dhe se mazhoranca është e vendosur për të mos bërë asnjë lloj pazari me opozitës në këtë nivel kaq të ulët.

“Integrimi nuk kalon nga Fieri. Axhenda kombëtare hidhet në kosh, për interesa të ngushta. Edi Rama është gati të injorojë çdo lloj armate të kësaj administratë. Edi Rama ka vendosur dhe njëherë të bllokojë, sot do të diskutonim projektligjin e Gjykatës së Lartë, mirëprisnim propozimet e opozitës. Ne jemi ligjvënës, për ne si mazhorancë nuk ka rëndësi nëse qeverisim një qark më shumë apo më pak, por është ligji që vendos, ne as japim as heqim mandate. Ne nuk na lejohet të bëjmë pazare, aq më tepër për një karrige të një kryetari qarku. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse mjerimi i opozitës. Duke refuzuar pazaret kjo mazhorancë po i ruan nderin edhe opozitës. A nuk dështoi tentative e Edi Ramës që përmes imunitetit të shtinte në dorë të gjithë institucionet dhe vetëm kur paketa e tij u braktis nga eksponentë më të lartë të PS, ndërkombëtarët po e po, hoqi dorë. Në BE nuk do kalojnë vetëm shqiptarët e mazhorancës, qëndrimi na jepni Fierin se ju japim integrimin është pa logjikë. Sot ishte një rast për të treguar se sa seriozisht e marrim ne BE”, tha Patozi.

Në përfundim të fjalës së tij, Patozi theksoi se asnjë parti s`duhet të verë asnjëherë kushte kur në lojë janë fatet e vendit, por dhe nëse e bën duhet ta bëjë në një mënyrë inteligjente.

13 komente në “Ligji për Gjykatën e Lartë, Topalli tërhiqet nga votimi”

  1. sherifi says:

    Po nga kalohet per ne europ more z. pallozi,nga tropoja ?

    1. shkodran denbabaden says:

      Nga Vicidoli shkohet per ne Evrop!Mes per mes kulles se shembur te Berishajvet!
      http://imazheshqip.blogspot.com

      1. fule says:

        Aq me seriozitet e kaa BE-ne Saliu, sa per minister te jashte ka njeriun e Ilir Metes, idhullit te Integrimit Shqipetar-Europian ?

  2. patrioti says:

    ky patozi eshte nje plere e madhe dhe te dy me tourgofagosin duken si motra binjake qe kur flasin duken sikur pjerdhin..dhe qelbin dynjane gjithandej.

  3. eli says:

    Nuk eshte aspak e drejte qe ne emer gjoja te integrimit opozita te veproje njelloji si mozhoranca duke miratuar te gjitha veprimet e jashteligjeshme qe kryen maxhoraca sic eshte edhe rasti i Fierit apo mjafte raste te tjera te cilat flasin hapur per arrogancen e maxhoranxhes
    Opozita duhet te kontrolloji cdo veprim te kundraligjshem dhe ta dencoje me gjithe forcen pa u terhequr sic ka bre ne shume raste per shkake te presionit nga maxhoranca duke u bere pale me te.

  4. tak fak says:

    Po normal qe per Patozin integrimi nuk kalon nga Fieri, se ligjet po i ben qe te shkoje refugjat ne Bruksel!

  5. O ZOT^ says:

    Haha kjo ishte e forte. Akuzon shoqja gramoza minifundi si “komunist”…

    1. HORRI bulevardit says:

      Prandaj salinistat jane rrace e felliqur, se sa marrin pak fuqi i duket vetja Zot, njesoj si pacienti i doktorshurres.

    2. geni says:

      jo re qe therret zotin ti,pse nuk therret te vetshpallurin zot te shqiptareve si zogu(gjithmon habitesha dhe qeshja me mbiemrin e ahmet zogut,vone mora vesh zogic apo zogovic,i shkerdhente gjyshen kazake SRB-it nga vicidolli.ky diktator i semur duhet share,nuk eshte pare akuzohet per deshtimin e qeverise,opzita.disa malsor nuk e kan kuptuar qe ky eshte tradhetar.cfare te bej kjo opozite,ai dli mjeshter(saliu)po lyp vota neper nxenes shkollash tani ky pedofili i enverit dhe i ramiz alise dhe i nexhmie hoxhes

  6. gllavina says:

    ne Europe kalohet nga Tropoja, hahahahhahah, mjere ne per keta palo politikane

  7. eli says:

    Nuk eshte aspak e drejte qe ne emer gjoja te integrimit opozita te veproje njelloji si mozhoranca duke miratuar te gjitha veprimet e jashteligjeshme qe kryen maxhoraca sic eshte edhe rasti i Fierit apo mjafte raste te tjera te cilat flasin hapur per arrogancen e maxhoranxhes
    Opozita duhet te kontrolloji cdo veprim te kundraligjshem dhe ta dencoje me gjithe forcen pa u terhequr sic ka bere ne shume raste per shkake te presionit nga maxhoranca duke u bere pale me te.

  8. H. Malo says:

    Dégjoni ç’thoté ish-spiuni i sigurimit Patozi prej Kavaje: Integrimi
    nuk kalon nga Fieri, ku nuk zbatohet vendimi i gjykatés, as nga Tirana
    ku Saliu i Viçidolit vret protestuesit e as nga salla e Parlamentit, ku
    Jozefina shtyp me bythé té drejtat e opozités. Ke té drejté o spiun i
    provincés, rruga e integrimit kalon nga Bathorrja. Nesér o mercenar i
    Sali serbit, edhe ti do té pérgjigjesh deri mé njé pér shkatérrimin e
    Shqipérisé. Mos kujto se do té shpétosh duke ja hedhur té gjitha fajet
    Berishés apo duke paraqitur raportin e antikapit mendor.

  9. astrit says:

    Kam nje pyetje te thjeshte.

    Trupi gjykues ne Gjykaten e Larte per ceshtje civile ka 5 anetare. Nje person po me thote qe te fitosh ceshtjen duhet qe 4 anetare te jene pro.

    A eshte i vertete ky pohim? Mua mu duk i pallogjikshem. Kisha pershtypjen qe vendimet merren me shumice dhe mjaftojne 3 vota pro, jo 4.

    Kush eshte e verteta?

    Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje