Berisha e Imami, 179 mijë euro për snajperë e aparatura përgjimi, dy ditë para “21 janarit”

27 Shtator 2012, 14:52Politika TEMA

Për panikun e Sali Berishës miliona euro nuk i ka shpenzuar vetëm ministria e Brendshme, por edhe Arben Imami. Deputeti socialist Erjon Braçe ka vazhduar me denoncimin publik të aferave korruptive të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka përdorur qindra mijëra euro nga paratë e taksave të shqiptarëve për të armatosur me pistoleta speciale, automatikë specialë, snajperë dhe çimka përgjuese të të gjitha llojeve Shërbimin Informativ të Ushtrisë.

Përveçse abuzive këto blerje të bëra me urdhër direkt të Ministrit të Mbrojtjes sipas deputetit socialist janë edhe në shkelje të hapur me ligjin, misionin, detyrat dhe armatimin e sanksionuar ligjërisht për SHIU-n (mbledhje dhe analizim i informacioneve, jo veprime operacionale luftarake, për më tepër të lidhura me çështje të brendshme të demokracisë). Për këtë arsye Braçe i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë çështjen penale kryesisht ndaj Ministrit dhe të thellojë hetimet për zbardhjen e plotë të këtyre veprimeve antikushtetuese.

 

DEKLARATA

Dje, ju tregova se si Sali Berisha përdor 1.6 milionë euro nga paratë e taksave të shqiptarëve për të veshur e armatosur policë që duhet të “kontrollojnë turmat” pas 21 Janarit, domethënë popullin që kundërshton politikat antipopullore të Qeverisë së tij.

Sot, do t’u tregoj se si disa qindra mijë euro të tjera nga paratë e taksave të shqiptarëve përdoren për të armatosur me pistoleta speciale, automatikë special, snajperë dhe çimka gjithfarësh në shërbim të Ushtrisë të përfshirë në veprimtari antikushtetuese kundër popullit në Shqipëri. Këtu jemi brenda bunkerit të Arben Imamit.

Urdhrat, paratë, shërbimi përfitues dhe i përfshirë në veprimtari antikushtetuese janë në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtpërdrejt të ministrit Arben Imami.

Secili prej jush, por edhe çdo shqiptar i interesuar mban mend një dëshmi të Kryeministrit Sali Berisha fill pas 21 Janarit përmbajtja e së cilës ishte kjo:

“I vetmi shërbim që informoi mbi mundësinë e sulmeve të dhunshme ndaj Qeverisë në 21 Janar ishte Shërbimi Informativ i Ushtrisë”.

Kjo deklaratë shpjegon qartë se përse para dhe pas 21 Janarit, Sali Berisha, Arben Imami, drejtpërdrejtë, kanë vendosur dhe realizuar armatosjen e SHIU-t përtej misionit, funksionit, detyrës, armatimit të përcaktuar tërësisht në ligj.

Edhe kjo çështje i ka të dyja anët:

Anën e përdorimit të parave publike për të armatosur në kundërshtim me ligjin një shërbim informativ;

Anën e shkeljes së çdo procedure ligjore për të blerë pa garë e konkurrim që mund t’i vinte kufij shpenzimeve pa hesap.

Janë dy urdhra dhe një autorizim i ministrit Imami që konsumon shkeljet e mësipërme:

Urdhri i parë: Nr. 1585, dt. 1. 9. 2010 “Për blerje armatimi dhe pajisje speciale operacionale për Shërbimin Informativ Ushtarak”, përmes së cilit, ministri Imami dora vetë, urdhëron që:

SHIU t’i dërgojë MEICO-s listën e kërkesave në armatim e pajisje speciale të tipit Beretta; MEICO të prokurojë drejtpërdrejtë armatimin dhe pajisjen; përgjegjës për gjithçka është MEICO dhe drejtori i SHIU-t.

Urdhri i dytë: Nr. 1585/1, dt. 19. 1. 2011 “Për një ndryshim në urdhrin Nr. 1585” (i mëparshmi), përmes së cilit, ministri Imami dora vetë, ndan praktikën; MEICO do prokurojë drejtpërdrejtë armatimin; SHIU do prokurojë drejtpërdrejtë pajisjet xheniere dhe pajisjet speciale operacionale.

Dokumenti i tretë. Autorizimi: Nr. 503, dt. 19. 1. 2011 “Për realizimin e procedurës së blerjes të armatimit nga ndërmarrja MEICO dhe të materialeve xheniere e pajisjeve speciale nga Shërbimi Informativ Ushtarak”, ministri Imami dora vetë, autorizon:

MEICO-n të kryejë “prokurim të drejtpërdrejtë” për armatimin duke përcaktuar në autorizim kompaninë dhe vlerën/çmimin;

SHIU-n të kryejë “prokurim të drejtpërdrejte” për pajisjet xheniere dhe speciale duke përcaktuar në autorizim kompanitë dhe vlerën/çmimin.

Janë tre listë-anekse që shoqërojnë autorizimin e ministrit Imami:

E para prej: 15 pistoletash standard; 2 pistoleta për detyra speciale; 2 pistoleta silenciator; 5 automatikë luftarakë; 2 snajperë e 5 dylbi. VLERA 39. 955 euro. (vetëm 1 snajper kushton 4400 euro)

E dyta prej: 10 pajisjesh, detektorësh për metale dhe pasqyra për kontroll makinash. VLERA 51. 960 euro. (vetëm 1 pasqyrë për kontrollin e makinave kushton 350 euro)

E treta prej: 14 pajisjesh speciale. VLERA e të cilave shkon në total 87. 370 euro. (vetëm njëri link kushton 16.330 euro.)

Për të vazhduar me nano-kamera, për të vazhduar me stilolapsa përgjues, me kopsa përgjuese, me çakmak përgjues e të tjerë çimkë atë këtij lloji në dispozicion të shërbimit informative të ushtrisë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Këto janë faktet!

Dua të ngre disa çështje:

E para, shihni datat e urdhrave-për 4 muaj e gjysmë nga urdhri i pare i ministrit Imami nuk ishte blerë gjë; brenda një dite, 19 janarit 2011, 2 ditë para 21 Janarit ndryshohet urdhri dhe urdhërohet të blihet menjëherë pajiset që citova. Armatim dhe pajisje speciale.

E dyta, shihni datat e urdhrit të dyte dhe autorizimit të ministrit Imami, janë të së njëjtës ditë, 19 janar 2011; pra brenda ditës urdhërohet dhe autorizohet të blihet në 3 kompani nominale, madje dhe me çmim të fiksuar nga ministri; 2 ditë para 21 janarit për të blerë me çdo kusht dhe me çdo çmim armatim dhe pajisje special, që rezultojnë të jenë ato pajisje që i përdorin gjerësisht në përgjim ambiental;

E treta, e gjithë sasia e produkteve të blera është realizuar pa plotësuar kërkesat e ligjit, të paktën në rastin e pajisjeve xheniere dhe pajisjeve speciale nuk ka licencë nga AKSHE. Një licencë e detyrueshme për çdo mall ushtarak, apo çdo mall me përdorim të dyfishtë.

E katërta dhe më e rënda, armatosja e SHIU-t me automatike dhe snajperë është në kundërshtim me ligjin, misionin, detyrat dhe armatimin e sanksionuar ligjërisht për SHIU-n (mbledhje dhe analizim i informacioneve, jo veprime operacionale luftarake, për me tepër te lidhura me çështje të brendshme të demokracisë dhe lirisë së qytetarëve në këtë vend ). Pra po e theksoj, është armatosur një shërbim informativ që në të paktën 2 nene të tij, të ligjit të tij, neni 2 dhe neni 5 i tij ka për detyrë thjesht dhe vetëm të mbledhë dh eta analizojë informacionin. E ka kategorikisht të ndaluar të marrë pjesë në operacione me armë luftarake.

Dyshimet për antikushtetuetshmëri e paligjshmëri në gjithë këtë veprimtari të dokumentuar të ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, janë të mëdha.

Kjo është arsyeja pse Ministria e Mbrojtjes është e kthyer në bunker për kontrollin kushtetues të veprimtarisë së saj.

Ka ende kohë për kthimin në kushtetutshmëri. Nëse Imami nuk dorëzohet, në fund, do jemi këtu me aktin final e më flagrantin të antikushtetuetshmërisë së tij. Por në fund.

Është akti që ka të bëjë drejtpërdrejtë me përgjime themelore të çdo qytetari në këtë vend.

Për ta mbyllur nuk i lexova më kot referencat numerike të urdhrave dhe të autorizimeve të nënshkruar nga ministri Imami. Ashtu si nuk i citova më kot nenet e ligjit për organizimin dhe funksionimin e shërbimit informativ të ushtrisë, mbi bazën të cilit duhet të veprojë Shërbimi Informativ i Ushtrisë. E bëra me qëllim, me qëllim që Prokuroria e Përgjithshme nën juridiksionin e së cilës është ministri Imami të fillojë çështje kryesisht lidhur me antikushtetueshmërinë në veprimtarinë e shërbimit informativ të ushtrisë.

15 komente në “Berisha e Imami, 179 mijë euro për snajperë e aparatura përgjimi, dy ditë para “21 janarit””

  1. Ziveri qe ka per ti qi robt Imamit says:

    Ketyre u duhet futur pergjues edhe ne gop te grave dhe ne bire te sumes! Aq thelle i jane futur vjedhjes dhe pislleqeve!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/big-bother-imami.html

  2. ajdin says:

    E CFARE PASTAJ beni gja jo” .Rri o Braqe se do hashe karamele nga Sala.

  3. Anonim says:

    Pervec publikimit te ketyre informacioneve duhet edhe te betoheni para popullit qe do ti çoni ne burg Imamet e Bishes kur te vini me pushtet dhe nuk do te harroni qe denimi ndaj krimineleve dhe vrasesve me pushtet vertet mund te vonoje por nuk harrohet. Kjo duhet te jete ndeshkueahmeria e pushtetareve per veprimet apo mos veprimet qe Kane sjelle kete diktature ne shqiperi. Blerja e silenciatoreve, snaiperave apo degjuesve elektronik nga Imami vetem 2 dite para masakres se 21 janarit eshte jo vetem sinjifikative por kriminale. Ska sekrete per aferat e turpshme te ketyre maskarenjve qe Kane abuzuar me postin e tyre dhe me paret e shqiptareve. Imameve I duhet thene se w pret burgu (ne mos te bashkepunoje per te vene pas hekurave per jete Bishen e vicidolit me fare e fis dhe me kodoshet e mafiozet qe ka mbledhur rreth vetes).
    Kjo duhet te ishte cfare shume shiptare presin prej opozites, Braçes dhe Rames. Zotim solemn sot se do to shkojne deri ne fund ndeshkimit penal e financiar te gjithe krimineleve me pushtet.

  4. Skenderi says:

    Ore qenkan fare keta te PS .Po shyqyr qe modernizojme sherbimet informative, nje gje e tille ndihmon ruajtjen e sigurise kombetare. Paska rrjedhur Edvidni me Bracen, nje gje e tille duhet pershendetur jo sulmuar. Pika qe sju bie

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Hmmm ashtu eshte…Edhe Dulla ne kohen e komunizmit ashtu thoshte..E ndihmon ruajtjen e sigurise kombetare nga puqistat, kapitalistet dhe presjoni anglo-amerikan….Jemi nje shtet strategjik ku duhet te blejme stilolapse dhe cakmak kamera se duan te na pushtojne…

      A te kripsha mendjen te kripsha….

  5. 8maji says:

    Brace me tere keto skandale pse rrini akoma ne parlament? Sa me shume skandale dalin per Saliun aq me impotente ngjani ju deputetet e PS qe rrini akoma ne parlament. Ju pergjon Saliu dhe ju s’beni asgje, Saliu nuk njeh gjykatat per qarkun e Fierit dhe ju s’beni asgje. Kurse Saliu me nji vendim gjykate ua dogji kutite ne lumin Erzen, kur ai palloshi i gjate thoshte hap kutite ose largohu.
    Na keni zhgenjyer te gjitheve. Jeni bere si Ilir Meta qe thote jam i majte nderkohe mban Saliun ne pushtet. keshtu dhe juve po mbani Saliun ne pushtet e i fusni nji deklarate me kalu rradhen. As ju as ilir meta sjeni me te majte. Zaten prandaj Rama ka hap dyert per Ilir meten, po neve sna genjeni dot me. E majta pa Ramen dhe Ilir MEten.

  6. fundi po afron says:

    mir e ka zoteria bojkotoni parlamentin .po deshi brukseli te nderhyj e ti ndal keta zagar qe spo len gje pa shit e pa vjedh;se deri sa te vin zgjedhjet ska per te ngel gje nga paret tona ….

  7. Qytetari i vertete says:

    Z.Braçe!Nese te gjitha keto qe keni deklaruar jane te verteta atehere pasi jane bere publike ne media per te sensibilizuar opinionin publik beni edhe hapin e dyte ,ate te denoncimt ne organet e prokurorise megjithse ne drejtesine e korruptuar shqipetare nuk eshte per te pase besim.

  8. flogert says:

    Ne parlament qendron opozita qe ka nje alternative e qe do tja paraqesi popullit,Ajo denoncon aty nuk ben lufte me arme. Zhgenjime te perkohshme ka pasur por,negociatat per te miren e pergjithshme duhen bere e duhet ti kuptojme.Sa per armet qe blihen,mjafton te ishe sot te Sheraton e do thoje qe po vjen Obama..Ishte trimi yne qe me leket tona ble arme,me leket tona ble antiplumb per vete e po me parate tona ble plumba per te na qelluar po neve,popullin ndaj,te zgjohemi.

  9. elinor says:

    Hmmmm, dy pistoleta me silensiator…per cfare mund t’i hyjne ne pune ministrise se mbrojtjes keto?!! Apo nje per saliun e nje per imamin?!!

  10. tigri14 says:

    kto jane maja e ajsbergut..gjithsesi duhen nxjerre sado qofshin

  11. ajdin says:

    Zbulim sekreti thote ministri,ka bere gati dosjen te te dergoj ne gjugje.NUK te dhashe me siper do hashe karamelen e Saliut.ORe Sali serbi e ka vendos qe mos te leje gje pa grabit ne Shqipri.KU ANKOHESH TE NE na thuaj ti cfar te beje populli.

  12. kosta trebicka says:

    brace me keto qe po ben publike e bezdisur shume babain e Shkelzenit, ate mikun tim dhe te Diverolit. Nga pervoja ime personale te lutem mos i permend babait te mikut tim Shkelzenit kontrabandlleqet e armeve me serbet. Per kete gje babai i Shkelzenit nuk te fal, se ia ka lene amanet vjerra Milica!po i permende kontrabanden me serbet neser heret ne mengjes , kur tew shkosh per ne Skrapar ta dish se do te cojne per gjah si puna ime ne Voskopoje. Po te pres me mall!
    P.S.
    Shen Pjetrit i kam thene te ta hapi porten pa te bere naze. Mire u pjekshim!

  13. Ylli says:

    Sherbimi Informativ ushtarake nuk ka ne asnje pike te ligjit te saj te shkruar se eshte nje force operacionale ushtarake. ajo eshte vetem burim informacioni per autoritetet e larta te drejtimit dhe komandamit ushtarak si e tille paisja e saj me mjete te tilla luftarake eshte ne kundershtim me ligjin Ndersa piasjet e tjera te pergjimit jane pjese e punes se saj dhe te miratuara me ligj te cilat duhet te jene ne lartesine e duhur . perdorimi i tyre behet brenda kuadrit ligjor te percaktuar dhe kryerja e veprimeve te tilla behet me miratim te prokurorit.
    Ne rast se jane kryer veprime te tilla dhe kini fakte dergoini ne prokurori dhe drejtuesi i atij institucioni Ylli Zyla duhet te pergjigjet penalisht Por nje gje duhet ta kini te qarte se ai per interesa te pushtetit do te pergjonte dhe do te shkelte mbi kedo.

  14. shqiptari says:

    Nuk munde te behemi gjithemone qesharake, te presim qe bota te na zgjidhi problemet tona. Une mendoj qe 28-29 NENTORI te jete nje nderim per ATA burra dhe njekohesisht,nje pergjigje e gjithe popullit(revolte paqesore)Per tu thene atyre pashallareve qe nuk munde ti marri kush neper kembe. Ju siguroj se n.q.s ndodhe do jemi shume aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje