Pollo: Ligji i ri për përgjimet nuk cenon privatësinë. Koalicioni me LSI-në, i shkëlqyer

27 Shtator 2012, 11:06Politika TEMA
Pollo: Ligji i ri për përgjimet nuk cenon privatësinë.

A do të duhet qëndrojmë me frikë tani se dikush na përgjon? Se kur do të marrim receptorin e telefonit përveç bashkëbiseduesit edhe një tjetër vesh do dëgjojë bisedat, duke prishur privatësinë? Ky panik është përhapur pikërisht pas miratimit nga qeveria të projektligjit për përgjimet, që i jep të drejtë edhe institucioneve të tjera shtetërore të përgjojnë telefonat. Por, Genc Pollo, Ministër i Inovacionit, duke folur për Ora News, tha se çdo kush do të ketë privatësinë që i takon.

 

“Është një projektligj që ka dy vite që është punuar për të. Kompanitë celulare nuk i përgjigjeshin gjithmonë detyrimeve. U përcaktua ndarja e kostove, pamë një mënyrë të balancuar si do ndahej kostoja mes shtetit dhe operatorit privat. Është shtuar dhe një shërbimi i brendshëm i burgjeve. I shërben luftës për zbatimin e ligjit në vend. Nuk ka të bëjë me kompetenca të shtuara, përkundrazi është riformuluar ligji që përgjimi i ligjshëm të jetë efektiv në shërbim të institucioneve përkatëse për të luftuar krimin. Nxitja ka ardhur nga SHISH, konkretisht nga ish kreu Bahri Shaqiri dhe është shqyrtuar më pas nga dikasteret e tjera. Ligji është shumë strikt, kalon nga Prokurori i Përgjithshëm. Nuk ndryshon struktura e përgjimit, thjesht bëhet bilanci mes institucioneve dhe operatorit”, tha ai.

Nisur nga zërat e fundit për krisje mes koalicionit PD-LSI, ai shprehet:

“Nuk di të ketë krisje, është një koalicion që funksionon shumë mirë, merremi vesh shumë mirë si në nivel parlamentar, ashtu dhe qeveritar. Është oportune që një bashkëpunim i tillë të shkonte përtej vitit të ardhshëm. Diferencat mes dy forcave politike janë harmonizuar në programin e qeverisë dhe ndonëse i pari i këtij lloji, faktet tregojnë se ka qenë çelësi i suksesit. Pushteti djeg atë që nuk e ka. Pushteti është një avantazh politik. Për fat të mirë ne nuk kemi një udhëheqës opozite që nuk ka pasur ndonjëherë përgjegjësi zyrtare. Rama ka qenë për më shumë se 10 vjet kryetar bashkie dhe është bërë proverbial sesi gjitha projektet bëheshin vetëm nga dy studio, në një kohë ku Tirana ka 25 të tilla shumë të mira. Kemi një model të përdorimit të pushtetit për ekonominë, një politikë e pastër klienteliste”, përfundoi Ministri i MITIK, Genc Pollo.

12 komente në “Pollo: Ligji i ri për përgjimet nuk cenon privatësinë. Koalicioni me LSI-në, i shkëlqyer”

  1. liri a vdekje says:

    …fole dhe ti mor sallam i kuq ke kohe pa na dhen mendime .ti shiko me mire nga do shkosh ket rradh qe te mberthesh ndonje kocke….

    1. fl says:

      Nuk cenon Privatsine, thjesht ngre Institucionin e Pergjimit ?

      Ku ruhen pergjimet, kush i sheh? Kush ben dallimin mes materialit privat, dhe atij qe perben veper penale? Kush ka akses, si kuptohet kush akseson ate dhe neser e shperndan ne shtyp. Kush siguron qe fshihet materiali priavat dhe nuk del pas disa kohesh.

      E me teper dihet qe ata qe do menaxhojne kete pune jane militantet e punsuar nga Partia.

    2. LORA says:

      Edhe sa kohe do te llape nipi i Take Pollos,flamurtarit te andarteve greke qe i vune zjarrin fshatrave shqiptare,deri ne Berat,me 1914-en???????????????????????????????????????????????????????????????

  2. Tersi Pojanit says:

    O popull, bejne moral te pa moralshmit. Keta p……ra na kujtojne si vehten e tyre.PO i them ketij Pordhos qe na ben politike dhe moral,ku e ka familjen evet, dhe sa te konsoliduar eka.

  3. pd-isti says:

    do Po tenderat e AKEP-it qe i ndan ti me Piron dhe Grigorin sipas ketij modeli i keni? Ti je nje hajdut e pik. Ke qene dhe ke ngelur.
    Cfare do te thote te ndash koston me operatorin? Shpjegoje qarte, or hajdut. Ky do te jete sherbimi 3g i famshem shqiptar? Cdo gje e pergjuar!
    Te shkretet komentues te temes cdo te heqin!

  4. Nga amator ne hachers says:

    Ka dy vjet qe nuk e miraton ligjin,pret ndrimin e Prekurorit,te miratoj ligjin.Kerkon te hetoj dhe mos e hetojne.
    Problemet midis operatorve celular,jane shkelje e ID, nisur nga shkelia e te drejtes nderkombetare ato nuk i lejone te futen ne kodet qe trasmentohen nepermjet numrit te telefonit nga google.Pra SHISH ka vendosur qe ne nivelin nderkombetar te shkel ID dhe te kryej pirateri,totalish e denushme,pasojat do ti paguaj shteti shqiptar.Numrat e kodeve do ndrohen aq shpesh nga Google sa te mos kene mundesi komunikimi.
    SHISH do kthehet ne Hachers!?

  5. bushi says:

    Kelyshi i pollove, ka harruar se eshte kapur gafil nga e shoqja ne shtratin bashkeshorteror me sekretarucen e vet, edhe pa u miratuar ligji i pergjimeve? Lere pastaj kur flet per koalicion te shkelqyer me komunisto-fshataret e LSI. Duro kuqo, numero ditet, po shkurtohen me shpejtesi…

  6. Ky eshte nje vic i pa lepire qe te vjen ndot ta shikosh,pa le ta ndigjosh.Ky dhe Tritan Shehu jan njerez pa karakter,por Tritani e ka nje avantazh se ka provuar preshin dhe eshte pak me lehte tani.

  7. viktor says:

    more kush jane me te pasur te PD TE PS apo lSI se ishin 7 miliarde dollar a euro per 55 veta po me duket se 55 keto kreret behen por do te kene fshehur dhe ca pa leje keta qe si kane treguarqe pa nje dhe pa dy dhe ishalla na zihen me njeri tjetrin dhe ti marrim ne qe na i kane vjedhur se ishalla vete haka tek i zoti thote populli i varfer ishalla

  8. Albert says:

    Hajduti kuqalash i ben komplimente kolegeve te bandes se hajdutetve

  9. e verteta says:

    Ik ore bajga e bajgave. Jashteqitje njerezore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje