“Programi ynë është një rrugë e re për Shqipërinë. Programi ynë është një mënyrë e re për të parë Shqipërinë. Programi ynë është një vizion për të ndryshuar realitetin shqiptar duke ua kthyer qeverinë njerëzve dhe duke e bërë qeverisjen mjet për mbrojtjen e interesave të tyre”. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë takimit të mbajtur në kuadër të ristrukturimit të Forumit të Gruas Socialiste në qytetin e Lushnjës.
Gratë që morën fjalën në konferencë evidentuan gjendjen në të cilën ndodhen gratë dhe vajzat shqiptare, ku papunësia, mospërfillja nga institucionet shtetërore, por edhe dhuna në familje i ka bërë të ndihen edhe më të nëpërkëmbura.
Duke marrë fjalën në takim, kryetari i PS, Edi Rama ka theksuar se programin për një Rilindje Shqiptare ka shumë angazhime që përfshijnë direkt për gratë e vajzat. “Sepse asnjë fëmijë në Republikën e Shqipërisë nuk mund të lindë ashtu siç e meriton në rast se ne i ndajmë apo i lëmë të ndara nënat e reja, në gra që për shkak të punës kanë një sigurim dhe për shkak të sigurimit mund të përfitojnë nga barrëlindja dhe në gra për shkak se nuk kanë asnjë punë atëherë Zoti i mbroftë se shteti s’ka çfarë bën me to. Kjo nuk është e tolerueshme për ne, ky nuk është vizioni ynë sepse ne quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe jemi forca që i sheh të gjithë njerëzit si të barabartë, dhe bën, dhe do të bëjë çmos që njerëzit të gëzojnë liri dhe të drejta të barabarta”.
Rama foli më tej për dasitë, për murin e paragjykimeve që sipas tij po e ç’emancipon dhe po e kthen mbrapa në një pjesë të madhe shoqërinë shqiptare.
“Sot në Shqipëri, në shumë pjesë të Shqipërisë ka vajza që nuk shkojnë dot në shkollë. Sot në Shqipëri, në shumë pjesë të Shqipërisë ka vajza që mbarojnë shkollën dhe nuk shkojnë dot në punë. Sot në Shqipëri, në shumë pjesë të Shqipërisë ka gra dhe vajza që pavarësisht se kanë mbaruar shkollën, pavarësisht se kanë shumëçka për të ofruar duke punuar për këtë vend, mohohen në të drejtën e tyre për punë vetëm sepse janë gra ose sepse janë vajza. Ky është një mur paragjykimesh i cili është shumë më tepër sesa ajo çka lidhet me politikën e ditës. Është një mur paragjykimesh që po e ç’emancipon në një pjesë të madhe shoqërinë tonë, që po e kthen atë mbrapa në zona të tëra periferike dhe veçanërisht në fshatra të varfra. Që po bën që ajo dasi e dikurshme, në dukje e lënë pas, të rikthehet në çdo mjedis si një dasi mes burrave dhe grave, djemve dhe vajzave ku disa imponime të papranueshme bëjnë që burrat nën hije të fillojnë nga e para të lozin dhe të kuvendojnë, pavarësisht se pika as që ju ka rënë dhe as që ju bie që nga gratë rrojnë”.
Duke vlerësuar kontributin e gruas në Partinë Socialiste Rama tha se të angazhohesh me opozitën në kushtet e kësaj qeverie është shumë e vështirë.
“Unë e di mirë se çdo të thotë të angazhohesh me opozitën në kushtet e kësaj qeverie që realisht i përndjek nga pas, veçanërisht njerëzit e varfër. Veçanërisht njerëzit e papunë, veçanërisht njerëzit në familje në vështirësi ekonomike duke i kërcënuar në bukën e gojës dhe duke ju thënë se ka edhe më keq akoma nëse do të vazhdosh të merresh me politikë kundër nesh. E megjithatë, ju duke ardhur këtu jepni një përgjigje shumë të qartë dhe një mesazh shumë të qartë për të gjitha gratë dhe vajzat e Shqipërisë me këtë prezencë të mrekullueshme duke ju thënë PO, pikërisht se ka edhe më keq akoma, atëherë nuk ka kohë për të pritur sepse gjërat mund të bëhen më mirë dhe më mirë akoma, por nuk mund të bëhen vetë dhe mund të bëhen vetëm në qoftë se ne të gjithë së bashku angazhohemi në vijën e parë për liri, të drejta, shpresa dhe ëndrra që nuk mund të jenë të ndaluara për askënd në Shqipëri, qoftë burrë, qoftë grua, qoftë djalë, qoftë djalë”.
ec edo go go jemi me ty
ke shume te drejte Edi!
Ky eshte problem shume i madh! Plage shoqerore si:
Gjakmarrja
Analfabetizmi
Injoranca
Nepotizmi
Krimi ndaj personit
…
Jane shtuar me shifra katastrofale ne krahasim me 20 vjet me pare!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/karnavalet-e-shqiperise-nr-1.html
Edi pse nuk thua askund qe nqs vjen ne pushtet do te vendosesh shtetin ligjor dhe do ti japesh fund pa ndeshkueshmerise se politikaneve? Cfare do te behet me krimet e klanit Berisha-Meta-Basha? Ke guxim te cosh ndonje nga ta ne burgun e Tepelenes ku ishte Fatos Nano?
po spahiut kush i tha qe Edi ishte ne Lushnje sot qe shkoi dhe ai per te bere konkurence me PS? pak e cuditshme kjo por ju naivet vazhdoni ta besoni se jeni mesuar me saliun
Deri tani jem me Edi Ramen dhe deshiroj qe te jete kryeministri i Shqiperise, vitin tjeter, poooor…. nje gje duhet ta di jo vetem Edi Rama, por dhe te tjere, qe jane kunder qeverise berishiane, qe ne qofte se vijne ne pushtet dhe brenda 6-muajve, nuk nxjerrin alishverishet e korrupsionit te kesaj qeverie, qe do te thote te marrin denimin mksimal, jo vetem per vjedhjet galopante, por dhe zbardhjen e shume vrasjeve politike, duke filluar qysh nga zhdukja e Remzi Hoxhes, me Azem Hajdarin e Xhindin e te tjere, atehere une personalisht do te dal hapur kunder ketyre lidereve politike qe une sot i besoj dhe i inkurajoj.
Nuk mundet me te bejme pazare te tipit Berisha, Nano, Meta, ku jo vetem u shane nga grate dhe motrat, por e akuzuan njeri tjetrin me te gjitha te zezat e kesaj bote dhe ne perfundim, u puthen sikur te kene qene pederaste.
hahahahaha, @ horri i bulevardit, kujdes se po dole ti hapur… pasi te kete ardhur edi ne pushtet… seriozisht ke? d.m.th ti do i japesh voten edhe pse nuk je shume i sigurt se ai eshte kandidati per te qene.
mire e ke pse te mos bejme edhe nje eksperiment tjeter si me malokun psikopat? hedhim nje gure ne lume dhe vuajme edhe 20 vjet te tjera!
urime per “pjekurine” politike.
E REJA E ZGJEDHJEVE TE ARDHESHME…
Nuk do te jete per shqipetaret thjesht kush do fitoje e aqe me teper si do e kete emrin kryeministri por do ‘preket’ me dore pluralizmi i vertete politik,alternativat ,programet e nuk do votohen ‘sharjet e ulerimat’por alternativat ekonomike e sociale.ELEKTORATI I LODHUR DO TA TRAJTOJE QENDREN E VOTIMIT JO SI STADJUM PER TE BERE TIFOSLLIK POR SI DYQANI I BUKES PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE.Elektorati para se te hedhe voten qe i vjen radha nje here ne 4 vjet duhet te beje pyetjent:
-subjekti qe votoj pse eshte i majte apo i djathte,ke shtresa mbron,kush eshte programi social,apo drejtesija sociale per me te pa mbrojturit,cilat jane politikat sociale e ekonomike,si do luftohet krimi e korrupsioni politik,si do ti kthehen pasurite e tundeshme e te pa tundeshme popullit qe ju vodhen pa drejtesisht,si do sekuestrohen kapitalet financiarete pa ligjeshme jashte e taksohen parate e te pasurve ne bankat e zvicresetj etj etj.ELEKTORATI MOS E HEDHE VOTEN ‘DERR NE THES’SI DERI ME SOT .
shiko ketu zoti. Rama keto qe ben ti jane perpjekje
te kota une ta kam thene 100 here qe ti nuk vjen
kurre ne karriken time , si mendon ti me horrat e tjere
te bulevardit qe mua me ka lan mendja. jo more budalle
se une ju kam futur te gjitheve ne thes . une nuk ju laj me bo
as gek as mek , akoma nuk me njohet ju mu ? po budall
si ju nuk kam pa asnjehere. ja po i them gjithe popullit
qe mos mbani shprese se edi me heq mua nga posti im
nuk kane lindur akoma ato burra qe te me shkulin mua,
vetem se i beni qefin vetes. bejani bejani qefin vetes se
gje tjeter nuk ju kam dhene , pervec lirise se fjales.
per fjalet e keqia qe fleisni per mue . ato nuk me luejne
prej fronit tim .tash ja u thashe te gjitha mue me keni
sa te kem jeten time. Edi me shoke ma rruajn bythen.