Fryma e Re Demokratike ka bërë funksionale ngritjen e departamenteve pranë Komisionit Nismëtar. Në një njoftim të FRD thuhet se këto departamente do të jenë bërthama për hartimin e programit politik.
“Ngritja dhe jetësimi i kësaj strukture e bën debatin politik dhe vendimmarrjen në FRD shumë më demokratike dhe përfaqësuese, si dhe krijon hapësirë të dukshme kontributi për ekspertë të fushave përkatëse dhe personalitete me angazhime akademike e universitare për të punuar së bashku për realizimin e alternativës më të mirë për zgjidhje të problemeve që janë prezent sot në Shqipëri. Puna e departamenteve do të jetë publike edhe përmes komunikimit periodik të tyre me publikun në lidhje me problematikat programore të FRD dhe çështjet e debatit ditor,” thuhet në njoftimin e FRD.
Por departamente janë ngritur edhe për katër grupe sociale të papërfaqësuara.
“Në dallim nga modelet aktuale të partive të tjera shqiptare pranë FRD-së do të ketë departamente të veçanta për katër nga grupet kryesore sociale të papërfaqësuara, siç janë: ish të përndjekurit, pronarët, emigracioni shqiptar dhe biznesi vendas. Departamentet e tjera mbulojnë të gjithë fushat, në përputhje me strukturën politike, legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes. Prioritet për FRD-në mbeten çështjet e kushtetuetshmërisë, zbatimit të ligjit, reformat institucionale dhe reformat e tjera të munguara në fushën e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, bujqësisë, decentralizimit, etj,” thekson njoftimi i FRD.
Struktura e departamenteve e ngritur nga Fryma e Re Demokratike
1. Departamenti i Çështjeve Kushtetuese, Ligjore dhe i Politikave të Institucioneve të Pavarura
2. Departamenti Elektoral
3. Departamenti i Politikave të Administratës Publike dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
4. Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit në BE
5. Departamenti i ish të Përndjekurve Politikë
6. Departamenti i Çështjeve të Pronësisë
7. Departamenti i Arsimit dhe Shkencës
8. Departamenti i Shëndetësisë
9. Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Shoqërisë Civile
10. Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
11. Departamenti i Diasporës dhe Emigracionit
12. Departamenti i Infrastrukturës, Rregullimit të Territorit dhe Transporteve
13. Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit
14. Departamenti i Turizmit dhe Mjedisit
15. Departamenti i Politikave të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
16. Departamenti i Politikave të Qeverisjes Vendore dhe Decentralizimit
17. Departamenti i Politikave Ekonomike, Burimeve Natyrore dhe Pasurive Kombëtare
18. Departamenti i Politikave Financiare dhe Rregullimit të Tregjeve
19. Departamenti i Marrëdhënieve me Biznesin
20. Departamenti i Çështjeve të Sigurisë Kombëtare
21. Depaertamenti i sekserve per emrim dhe transferim gjyqtaresh
Futja Rehat Department!
Shto shto, nese do beheni qeveritare do fryheni si keta!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
aman se late nam, keta s’kane njerez per kaq struktura!
Dhe cfare do te studiojne, mundesine e bashkimit me Salen apo me Edin ne sektore te ndryshem?
Te ndajne mendjen se cfare perfaqesojne njehere e pastaj te bejne departamente!
Per arsye te infrastruktures partiake,Frd- ja nuk ka mundesi me i mbulu gjith keto ”departamente”.Do ishte me e udhes dhe me e llogjkshme sikur pikat e mesiperme te shtjelloheshin ne Programin e Partise tuaj,perndryshe kjo levizje interpretohet si Demagogji dhe shqiptaret jane boll te ngopur.
Rendesi te vecante ka cilesia e atyre qe do jene ne krye te ketyre departamenteve. Brenda cilesise ndodhet sasia.
Ndoshta nga qe kam mbi 22 vjet i larguar nga Shqiperia, cuditerisht paskam harruar fjalen “shqip” departament!!! Nuk e di, por a mund te me shpjegoj dikush se me “departament” FRD-ja nenkupton ministri ne termin amerikan , ndarrje administrative ne ate francez apo ndonje term te ri ne alla-shqiptarce? Megjithate fjalet e “medha” ndonjehere humbasin seriozitetin e asaj qe kerkohet te behet. Fare thjeshte mund ta shqiperonin si “grup pune” apo “keshill” me eksperte ne te gjitha fushat!
1 ZOT e di se c’a kuptojne politikanet shqiptare me fjalen ”Departament”,por e ndiejne veten shume Krenar,te Ditur dhe te Zgjuar kur perdorin ket fjale.Eshte pak a shume si ke ai filmi,”Koncerte ne viti 36”.Oksidenti i thote PPPpppiano.Edhe ne keshtu duhet t’i themi,pppppiannooo.
Thjesht SHARLATAN.
22. Departamenti i qoftes dhe salces se kosit. Mbulohet nga Bamir Topi
Likeeeee!
23-Departamenti i farave te pjekme dhe Basteve te futbollit.
Mbulohet po nga Topi.
O 22 ke harru pacen e ploncit ke pata me Gimin e Dires ha ah ha ah ha…………
nuk ka njerez per keto departamente ????!!!!!! ka njerez ne shqiperi po problemi eshte se si jane te motivuar dhe c’far synimi i ven vetes ! FRD mund te jete bashkimi i shume njerezve qe deri tani jane te distancuar nga politika aspak pro popullit dhe zhvillimit te vendit !
More ku i gjejne fondet keta per keto qe bejn mua me duken si loj kalamaqesh keto per te genjyer popullin po populli e di se keto jan llafe boshe si keto te ketyre qe jaen tani
DEPARTAMENTI I ‘TE SHOHIM NGA FRYN ERA ‘!
Vertet nje fillim per se mbari,ku hallexhinjte shqiptare do dergojne letrat e tyre,urime. Emigranti shqiptar.
A doli ai by,,madhi prej qypi?
20 departamente,shume nisje e mbare nqs do i shtohej edhe 1 departament qe te beheshin 21.
Pra ky i 21 te quhej -Departamenti i Mashtrimit-dhe kryetar te emerohej Abdullah Duka,qe eshte kunati i shokut Xhemal..Gaz Oketa eshte sot shoku Xhemal.Pra Dulla me karakterin e tij e meriton plotesisht te jete kryetari i departamentit te mashtrimevet te FRD.
Do kete pune FRD sa te gjeje aq njerez qe te plotesoj me kryetar e sekretar te 21 departamentet se kjo PARTIZE nuk ka aq njerez.
Mbaj mend mire te ndjerin Azem Hajdari qe tha per Aleancen Demokratike qe ka aq njerez sa mua me mblidhen perqark kur bej gomen e makines.
megjithate le tja leme kohes edhe per AKZ qe i kisdhin be pritje madheshtore ne Lusnje
Mesa shikoj te gjithe jane te gatshem per te kritikuar e per te share!…Por askush nuk eshte i gatshem te beje vertet dicka konkrete!
Meqe qenkeni kaq te zotet ne parashikim e te ardhmes, duhet te jeni akoma me te zotet te percaktoni gjendjen e tanishme! Ju pelqen te shkruani, shume mire! –Ju lutem, ndonje nga ju qe keni komentuar, me komentoni pak per gjendjen e Shqiperise sot, per ligjin, per drejtesine, per arsimin, per punesimin…Me argumentoni qe nuk kemi me nevoje per nje force te re politike, sepse keto qe jane ne treg jane shume “konkurruese” (ne menyre demokratike kuptohet)!
Nuk besoni te FRD, eshte normale…por ne qofte se vertet doni qe ky vend te ndryshoje duhet t’ia jepni mundesine atyre njerezve qe punojne aty qe t’iu vertetojne te kunderten…pastaj eshte e drejta juaj te gjykoni!
Nuk e kuptoni sa poshte na ka cuar kjo qeverisje…Shqiptaret ne gjithe boten jane shquar per inteligjencen e arritjet e tyre…ne mund te bejme me shume sesa keto komente qe ndoshta skan asnje vlere!
FRD ju uroj shume suksese ne punen tuaj! Cdo departartament me duket shume i rendesishem. Ne qofte se punojne njerezite duhur jam shum i sigurt qe do keni perkrahjen maksimale nga te gjithe shqiptaret.
Pershendetje, un jam emigrant ne greqi dhe doja ti thoja grupit nismetar te FRD qe e mbeshtes iniciativen tuaj dhe tashme te gjithe shpresat per tu kthyer ne ATDHE i mbajme tek ju. Ju pergezoj per punen e deritanishme dhe keni mbeshtetjen e te gjithe miqve te mi ketu. Shpresoj qe pengesat qe do iu dalin perpara t’iu bejne me te forte e me me vullnet.