Nga Bledi Mane- ‘Public Enemy’
Vjeshta nuk e ka gjetur aspak të dremitur partinë më të madhe opozitare. Herë- herë duket sikur veprimet dhe reagimet e eksponentëve të saj të rinj e të vjetër janë thjesht spontane, por pas një fare kohe lidhen natyrshëm aq sa doktorin e tërbojnë dhe fillon turfullimet e gjata bajate në publik.
Altruizmi politik i Harasanit i solli parlamentarizmit një punëtor trashëgimie, historie dhe estetike si Auron Tare. Opinionet dhe ekstravagancat nacionaliste të Pandeli Majkos kurrsesi nuk kuptohen pa rebelizmin koherent të Erjon Braçes, ndërsa analizave cinike dashakeqëse të Kastriot Islamit u erdhën për hak 5 leksionet strategjike të Erjon Veliajt.
Dua të analizoj modestisht sonte pikëpamjet e ish-mjaftistit Veliaj, të botuara ditët e kaluara në shtyp dhe paksa brutalisht t’i kundërvihem andej nga fundi cinizmit të Islamit, i cili prej 2 vitesh me të njëjtat shifra dhe grafika e me të njëjtin kod zgjedhor tashmë nxjerr humbëse partinë e tij nëpër artikuj gazetash që boton. I bërë qesharak me të njëjtat analiza para zgjedhjeve lokale, klithmat e Kaçit as ia ulin e as ia ngrenë elektoratin PS-së, por desha ta këshilloja sa për fisnikëri le t’i përkushtohet akademizmit se nuk i dihet, ndoshta ndonjë ditë do t’i vijë radha të zëvendësojë Vishon, që zëvendësoi Gazideden.
1./ Bashkimi rreth liderit
Ndërkohë që ekspozita fantastike në Bruksel përgatiti shpirtërisht dhe mentalisht Evropën se çfarë syresh do të qeverisin nesër Tiranën, daljet e përditshme të Eduard Shalsit e zhveshën lakuriq raportin media-qeveri të këtij vendi ku liria e informimit qëndron e fshehur 6 ditë në javë.
Opozita e sotme, pavarësisht kolovatjeve amatoreske të Nard Ndokës ka nevojë edhe për mëritë sporadike apo shpërthimet e Milos dhe Gjinushit. Me kuqezinjtë energjikë të Spahiut dhe fisnikët tolerantë të Bamir Topit konturimi dhe bashkimi rreth liderit të opozitës do ta yshtte më tepër betejën opozitare. Jo vetëm në respekt të historisë socialiste, por edhe për shkak të një dashurie të sforcuar prej kodit elektoral, partitë e vjetra të reja nuk duhet të rreshtohen në trasenë e opozitarizmit njëra karshi tjetrës vetëm për idealet politike. Misioni historik i tyre është çrrënjosja e një regjimi, i cili po ndenji edhe katër vjet të tjera i instaluar ka për të zhdukur çdo standard bazik qeverisës që vetë kontinenti na ka mësuar këto 22 vite.
Erjon Veliaj shkruan në analizën e tij se qershori i ardhshëm do të inaugurojë ose Berishën ose Ramën kryeministër dhe faktikisht fasada e emrave të përveçëm transparencon shumë më tepër.
Egoizmi makut i doktorit nuk le hapësira për emra të rinj dhe liderë të së ardhmes të së djathtës. Posesiviteti i karriges kryeministrore prej 8 vitesh e shfaq më së miri këtë dhe bolshevizmi i Partisë Demokratike thjesht do ta degjeneronte edhe demokracinë tonë lokale porsi forumet e vetë PD-së në Has, Shkodër apo Kavajë.
Jam i sigurt se bashkimi rreth Edi Ramës nuk do të thotë patjetër një darë e hekurt, e cila mbyll çdo aspiratë qeverisëse për aleatët e aleancës së nesërme. Partia Socialiste si dhelpër e vjetër e pozitës dhe opozitës ka ditur të joshë me tolerancën dhe filozofinë liberale të saj cilëndo forcë tjetër që ka merituar votën. Ardhja në pushtet e Edi Ramës nuk do të dylloste e të mbante të fermentuar alla Madame Tussauds 8 vjet rresht Ilir Beqën në vend të Ridvan Bodes, Ledi Shamkun në vend të Myqerem Tafajt, Arta Daden në poltronin e Jozefinës…
PS po di tashmë si të menaxhojë resurset dhe potencialet e njerëzve të rinj që po i afrohen gradualisht kësaj force dhe eksperimentimi me grupin e ri fraxhil parlamentar të 2009-s u është kthyer në leksion që domosdoshmërisht do të vetëkorrigjohet.
Agresiviteti që i mungoi prej vitesh opozitës tashmë ka fituar disi terren duke u justifikuar herë me të drejtë e herë artificialisht si vlerë oksidentale e një partie socialdemokrate. Gjithsesi vetë lideri Rama duhet të përgatitet të ketë veç forumeve partiake kompakte edhe një grup parlamentar sa elokuent, sa profesionit dhe po aq radikal, i cili pavarësisht devijimeve që mund të pësojë traseja qeverisëse të dijë të mbrojë veten, elektoratin dhe vazhdimin e pushtetit.
2./ Apel pa kompleks të kaluarës
Shumë syresh, tashmë të mësuar me lojërat spontane të Fatos Nanos,ende friken se rikthimi i këtij të fundit do të bëjë hatanë. Racionaliteti i elektoratit të majtë dhe atij gri ka konvertuar pasigurinë e dikurshme në maturi dhe vlerësim për babaxhanin e dikurshëm socialist. Tashmë edhe për arsye moshe dhe energjive të shterrosura, Nanos po i jepet haku i merituar që dikur, dikur pra diti të liderzonte parti e qeveri mes ekuilibrash të brishtë. Filtrimet 7 vjeçare mes Nanos dhe Berishës pavarësisht se falen, nuk mund të harrohen kurrsesi nga idealistët dhe baza e vërtetë socialiste. Dështimi në garën presidenciale dhe përdorimi prej Metës dhe Berishës thjesht e kanë bërë imperative vendosjen e fotos së Tosit në stendat e muzeumit ku është drejtor krushku i Berishës.
3./ Historitë lokale të suksesit
Unë tashmë jam vetë pjesë e pushtetit lokal. Pavarësisht se kontribuoj në një prej bashkive të vogla të vendit e prek përditë sakrificën e mbijetesën, që pushteti lokal i drejtuar nga opozitarët has 24 orë në ditë. Por duke e njohur përsëjashtmi Partinë Socialiste, kam vënë re që durimi dhe vitet e gjata në opozitë i kanë kalitur më shumë sesa brenga e fajit e trashëguar prej PPSH-së. Ndjehem mirë se kudo ku kam shkuar në Kavajë, Tepelenë, Shëngjin, Vlorë, Laç kolegët e mi të pushtetit lokal atje, pavarësisht se nuk kanë lidhje gjaku dhe shpirtërore me socialistët, janë joshur prej punës, potencialit dhe hapësirave që liderë të qendrës apo bazës u kanë krijuar komunitetit dhe qytetarit. Shifrat janë kokëforta dhe tashmë ndjehet se vetë PS pavarësisht se është në opozitë ka ditur të rekrutojë dyfishin e anëtarësisë së PD-së dhe LSI-së së bashku.
Ua them hapur dhe pa drojë. Me mijëra si puna ime i janë afruar opozitës në ditë të vështira sepse e kanë njollë në tru ndryshimin, punën dhe modelin e pushtetit vendor të Tiranës së dikurshme. Pas nuk mbetet as Vlora, Korça, Përmeti, Erseka, Kavaja, Fushë Kruja, Shëngjini. Njerëzia duan që porsi Tirana e 2000-2007 të ndryshojë mbarë vendi. E shprehur shkoqur, duan një kryeministër të udhëheqë vendin porsi ai që radikalizoi të jetuarin dhe të punuarin në Tiranë. (Before Luli of course)
4./ Programi si vizatim i ëndrrës për të ardhmen
I keni lexuar ndonjë program partisë së Berishës përveç atij që shkruajti Gramoz Pashko në 1991?
Ose më mirë, e kishit menduar ndonjë herë ndonjë kryeministër mjek në profesion t’i katandiste spitalet e vendit të tij për spitale???
5./ Rrëzimi i miteve për kundërshtarin
Nuk e di për çfarë mitesh flet Erjon Veliaj. Duket sikur mes fjalës mit unë lexoj emrin e dikujt që duhet të kemi frikë. Një vend i cili ka pjellori, lindshmëri të lartë, një vend ku mosha mesatare shkon te 30-34 vjeç, një vend energjik me potenciale dhe resurse poshtë e sipër toke, një vend ku pse pe dikë shtrembër të vjen leva kokës, një vend ku po parakalove makinën të vjen plumbi ballit, një vend që prodhoi 28 mijë dëshmorë dhe 27.999 të persekutuar politikë nuk mundet kurrsesi të ketë frikë nga mitet.
Sa për dijeni po e përmend edhe në këtë përvjetor pavarësie: Ne jemi të gjithë KASTRIOTË, por me një ndryshim. Jo si ky kaçi që cinizmin e tij vulgar e përkthen në shifra disfatiste për partinë e tij. Partinë që e bëri deputet, ministër arsimi, kryetar parlamenti, ministër financash, zv.kryeministër, ministër të jashtëm.
Mbaj mend fillimet e karrierës politike të Kaçit. Bërtiste në një miting pranë stadiumit Dinamo në shenjë proteste kundër arrestimit të Fatos Nanos. Ishte Korrik i 1993-it:
-Nxirre nga burgun Nanon o Sali se do të të thyej kafkën!…
Pas 19 vitesh nga ajo deklaratë, mund të ma thotë dikush se cila kafkë u thye???
*facebook.com/bledi.mane
Mos vdeksh kurrrr o i madhi BLED.
Si mund t’i thuash nje lopcari mos vdeksh kurrê apo edhe ti je i keti bulmeti, kargjozi freskon kargjozin
O ramy! ose si i themi ne shqip ruama…
bej sevap dhe na i kryej kete sherbim,
fundja karagjozi si njeri duket,ndryshe do
ti therrisnin Lope…
Por gjithsesi,po te leme te lire te kullosesh
ne cdo livadh…fundja je Lopa e te gjitheve…
……”Ndjehem mirë se kudo ku kam shkuar në Kavajë, Tepelenë, Shëngjin, Vlorë, Laç kolegët e mi të pushtetit lokal atje, pavarësisht se nuk kanë lidhje gjaku dhe shpirtërore me socialistët, janë joshur prej punës, potencialit dhe hapësirave që liderë të qendrës apo bazës u kanë krijuar komunitetit dhe qytetarit”…????!!!!!???
Bledo Djali
Hidhi nje sy edhe njehere paragrafit te mesiperm….
Un nuk e di se cfar pune te mire ke ber ti dhe socialistet ne Permet, ata ne Laç, Kavaje, Tepelen apo diku tjeter dhe nuk ta kundeshtoj dot.
Por nje gje e di mire: Ate qe i ka bër Vlores Shpetim Gjika dhe administrata e zgjedhur prej tij s’ja ka ber as turku, as Greku se Italianet jo e jo.
Per fat te keq Vlora eshte qyteti qe po Lëngon, qyteti qe ka pesuar demtime te pariparueshme, qytet te cilit i eshte vrare prespektiva dhe e gjith kjo per faj te nje personi-Shpetim Mustaqemuti Gjika dhe administrates se korruptuar te tije.
Per ta kuptuar me thjesht:
Shpetim Gjika i ka bere qytetit te Vlorës keto 10 vite atë që Salih Berisha i ke ber Shqiperise ne 20 vite.
Un besoj se Partia Socialiste nuk do çmëndet deri ne ate far feje sa ne fushaten e 2013-tes ta paraqis Qeverrisjen e Vlores nga ana e saj si Histori Suksesi…Se askush nuk do ta besonte, te pakten ne Vlonjatet…
Gjeja e pare qe duhet te bej PS, po qe se vjen ne pushtet, eshte shkarkimi dhe hetimi i kryebashkiakut te Vlores.
Vlora 1912, me sa di une Shpetimi punon per hesap te vet dhe Rama ka dashur te kandidoje tjeter njeri ne 2011, por u shantazhua nga Gjika. Ne pamundesi dhe duke ditur qe votat e Gjikes do te shkonin per Kollozin, u detyrua te terheqej per momentin. Nuk mund te humbte ne nje qytet si Vlora. Eshte njesoj sikur te humbe PD ne S hkoder. Keto jane levizjet makiaveliste te pushtetit te detyruara nga rrethanat.
O VLORA,
Po pse ate qe i beri Tiranes Edi Rama me Sali Malokun, a ka kush ja ben me keq?
Po ik ore se jemi te keqijte e vetes, zgjedhim po nje lloj muterash e nuk veme mend, duam Saliun te na Pyllezoje a Ramen te na Betonizoje.
Nderroni dore o Vellezer, keto aktualet i kemi pare me kohe…
Ti Burri!!!!
Me ka ndodhur te vizitoj Tiranen e para vitit 2000.
Gjithçka qe mbaj mend eshte Era e shurrës qe vinte nga kjoskat tek Banka apo buz Lanës e perzjer me nje zhargon dialektor..
Kjo eshte ajo qe mbaj mend nga Tirana e para 2000-jës Shurrë dhe Dialekt… e cila ishte pranuar nga qytetaret e saj, ishte ber pjese e menyres se jeteses…
Mbas 2000-jës ndodhen ca gjera te rendesishme..
Dhe nuk ishte i rendesishem fakti qe u larguan kjoskat nga qendra dhe bashke me to era e shurrës dhe dialekti por ndryshoi mentaliteti….Qytetaret e Tiranes mesuan mos te pranojne ate realitet qe u ishte imponuar dhunshem nga barbaria sunduese..
Nuk them dot qe Edi Rama eshte ai i kulluari(Apo te kunderten xhanem)…por nuk e fus dot ne nje thes me Salihin apo Pëton e Vlorës.
Ik ore zuzar! Krahason Berishen me Ramen, antiqyteterimin me qyteterimin!
—Rami —Sa larg realitetit je . Un e desheroi ndryshimin . Ai nuk do te vije menjehere duke pare gjendjen ku e ka katandisur regjimi , por shpresoj ne vullnetin dhe vlerat organizative te EDI RAMES . E perse te mos shpresoj ne trasformimin qe i beri Tiranes te beje edhe gjithe Shqiperine.
Ramy esht enje parazit 40 vjecar qe e mbjane me buk dhe pallavra jashte, qe nuk ka jetuar ndonjehere brenda territorit te Republikes se Shqiperise.
E kuptoni se kush jan sot avokatate e Saliut?
Fantastik si gjithmone Bled Mane
O Bledo, e di si mduket kac islami mu? Si Jocelyn Wilder pas operacioneve plastike!
Rrofsh se na knoqe!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/celebrity-plastic-surgery-disasters.html
pavaresisht se je “punetor kulture” ne permet ose si i thone ndryshe..ne province ti ore BLEDI mbetesh i jashtezakonshem..kam kohe qe artikujt e tu i ha dhe i perpij me sy..ironi e holle e perziere me nje urrejtje qe buron nga shpirti ndaj ketyre sharlataneve e hajduteve qe i hoqen tere vlerat ketij vendi..dhe normal qe keto vlera duan kohe te riperterihen…me ty mahnitem njesoj ashtu si nga puna e atyre djemve qe hapen ekspoziten hartografike ne bruksel..po te shkruaj me teper o BLEDI i bie te te mburr akoma me shume..ti i meriton se ke vlera..por kemi halle te tjera per te kapercyer..me njerez si ty normal..thjesht pergezime BLEDI
Ehhhh more Bledi!
Qellon ne shenje qe ne titull Ti!
E plagos per vdekje personazhin negativ te thagmes se rradhes, e pastaj luan me te si toreadori me demin e plagosur rende, ne nje amfiteater te mbushur plot me admirues te tu!
Te lumte e FALEMINDERIT!
http://imazheshqip.blogspot.com
Si gjithmone i sakte.Flm Bledi
BLEDI SHKRIMET E TUA JANEN PO AQ ME VLERE SI ATO TE MEROS.ME VJENE MIRE QE KETE RADHE U MORE AQ SA DUHET ME KAQET ELAQET,PO TE MARRESHE SA DO PAK ME SHUME ATA DO NDJEHESHIN TE KENAQUR SE PO U DEL EMRI NE ARTIKUJT E TUADHE SKA RENDESI PER MIRE APO PER KEQ,ASHTU SIC I PERCAKTONTE LORENCI NE SHKRIMIN E TIJ PER SPIUNET,DERI SA TU DALE FARE BOJA ATA E NDJEJNE VETEN TE KENAQUR SE KANE NJE DREJTUES TE PARE.
OPOZITA FITON NE SE DO BASHKOHEN TE GJITHE PER TE LARGUAR ATE QOFTE LARG,E NE SE DO BEJNE OPOZITE PER INTERESAT E VETA ,TE KUPTOHEMI SI RENEGATE NE OPOZITE SHQIPRIA VATE DHE SKETHEHET ME NE VA ME SHTETET EVROPJANE ,POR ME KAMBOXHIAN E …………..SA HERE KUJTOJ KAMOXHIAN ME KUJOTHET LEKTORI I KPARTISENE FSHATINSPILE TE KAVAJES QE PO ZBERTHENTE QENDRIMIN E SUVANA FUMES FUMA NOSAVANIT.KUR MBAROI NJE DEGJUES NGA POPULLI PYETI ,SPO E KUPTOJME MIRESE ME KE JEMI NE ME ATE ME SUME PERPARA APO ME SUME MBRAPA.KESHTU DHE OPOZITARET DUHET PER TE LUFTUAR TE KEQEN E MADHE TE BASHKOHEN.E TE TILLA BASHKIME JANE PARE KUR KANE QENE ME ARMIQESI KOMBETARE E JO ME ME DIVERGJENCA QE NE DUKJE E NE TE VERTET PO LUFTOHET PER INTERESAT E NJE PERSONI DHE FAMILJES TIJE.
BARDHI
u thye kafka e popullit mor Bled.
Apo jo.
Kaci na genjeu,,Nano pastaj filtroi me Berishen, ti ja fal me sa shoh, po ne si idealiste nuk ja falim, se per burre shteti duam nje njeri zoteri qe nuk ben marifetlleqe dhe fal kriminele, dhe pastaj ben flirte me kriminele, dhe perfiton ne kurriz te popullit.
80 milion i rropi Nano nga arka e shtetit se e futi ne Burg Berisha.
E shikon dhe vete, politika per jo idealistet eshte biznes.
Ne duam njerez me shume idealiste dhe me pak biznesmen.
Ke ndonje sugjerim per kete?
O.bledi. Ku do futesh kur te humbisni prape. Sado te beni kryeminister nuk do behet mesuesi I vizatimit. Te fala.
Nuk do te futet gjekundi Bledi,por do ta fuse tek e sateme.
E lexova artikullin e djalit trim e te zgjuar BLEDI MANE dhe e vleresoj kontributin qe ai jep here pas here ne median e shkruar me mendime racionale e te pjekura.M.GJ.S nuk jam me asnje parti dhe nuk jetoj ne ALBANI lexoj vetem MERO BAZEN dhe BLEDI MANEN.Te keto shikoj shkrime dhe analiza te sakta qe qeveria e sotme duhet te korigjoje ne punen e saj.Por kjo qeveri antipopullore nuk do ti thuhet e verteta por do tipa klloun si ypi,cili,frroku,fevzo e sandri te klanit famkeq qe per fat te keq jane te paguar nga kjo qeveri injorantesh e kodoshesh.U shofshin o zot i madh keto qe vetem shqiptare nuk jane.TUNG.
Zoti Mane,
ju jeni me mish dhe shpirt besnik i Edi Rames.
Ju din aq bukur te shkruani,aq bukur ti kamufloni gabimet e tij.
Per kete jeni mjeshter.
Ju pergezoj.
Puna esht se ju keni filluar te beni plane se si do i ushqeni shqiptaret me “buk simite” korrikun qe vjen,kur Furxhiu juaj Pretendenti i Fronit per Kryeminister Edi Rama,nuk dihet se cfar do korri nga te mbjellat e tij qe ka bere gjat ketyre 8 viteve opozitare.
Ju Bledi keni frik nga realiteni,dhe kjo do bej qe ju dhe PS te deshtoni miku im.
Edi Rama nuk din te bej politik,ai kerkon vetem nje gje,te behet patjeter Kryeminister,pastaj do bej cudira..
per ju ka vetem nje rruge Saliu te iki dhe Edi te zer vendin e tij.
Per ju nuk ka zgjidhje tjeter,si ajo e social-demokratve gjerman,te zgjedhin nje kandidat per Kancelar nje individ te aft dhe me konsensus.Ju kujtoni se gafat dhe gabimet trashanike te Edi Rames nuk do denohen me voten e shqiptarve duke ju bashkuar AKZ dhe FRD.
Jeni shum entuziast o Bledi,mos e nevlefteso kaq shum Kastriot Islamin.
Ne Shqipni ka nje fjal te urt,pleqve pordhet mos jua degjo,por degjojua fjalen.
Nuk dua te merrem me pjesen e pare te replikes, se vec tollumbaceve nuk gjen gje tjeter.
Nuk e di, por me krijohet pershtypja qe ju “Atdheu ne rrezik” nga stili qe shkruani duhet te jeni ne rrethet e Kacit, apo…?
Ne pjesen e dyte keni dale jashte shinave dhe i jeni referuar social-demokrateve gjermane. Perse ju shkoi mendja pikerisht tek ata, 2000km larg Shqiperise, qe as ne Gjermani per momentin nuk jane pjese e ndonje axhende te forte mediatike?
Dy-tre persona kane qene pedagoge te jashtem ne universitete gjermane, Kastriot Islami, Rexhep Mejdani dhe Myqerem Tafaj. A ka lidhje kjo me kete shembull qe keni marre?
Gjithsesi shembulli juaj eshte medioker dhe absurd. Social-demokratet gjermane ndodhen para problemeve te tjera, sidomos para problemit te krizes europiane. Nese ka diskutime per kancelare-kandidate, diskutimet jane midis tre kandidateve, kryetarit aktual te partise, kryetarit te grupit parlamentar dhe ish-ministrit te financave. Sa per dijeni social-demokratet gjermane kane nxjerre shpesh konstelacione me dy a tre kanditate per kancelare. E dyta, sic e kam thene me lart duhet nje dore e forte ne te ardhmen ne fushen e financave dhe e treta kerkohet te gjendet nje njeri karizmatik per te perballuar fushaten ndaj kancelares Merkel.
Pra lufta politike nuk behet si ne Shqiperi kunder nje pushteti te korruptuar dhe xhahil, por kunder nje kryetare partie qe udhehoqi Gjermanine ndoshta ne krizen me te madhe financiare dhe jo ne debate tenderash dhe koncesione te ndyra dhene ketij apo atij mafiozi.
Mos te hyjme tani ne kazanin e llumit qeveritar.
Kemi te bejme me dy pole komplet te kundert, or mik.
E pra, krahasimi juaj eshte i deshtuar, eshte si nje qark elektrik pa rezistence (konsumatore) qe quhet qark i shkurter qe vec shkendijes qe shkakton kundermon edhe ere kablli te djegur.
Ndoshta kete gjuhe e kupton me mire Kastriot Islami.
O Bledo i ke thene te gjitha nuk mbeti gje tjeter.PS e ka te sigurte fitoren dhe ti o Bledo ben mire qe ju a ben edhe me te qarte atyre qe lekunden.Shkrim si gjithnje i perkryer.Te lumte.
o bled djali po çte duhet politika ty or tu mbyllte……..mbi politiken jane te mençurit…..dhe ti je nje i tille…..edhe se shkruan ndonje artikull si i sotmi mos ver emrin tend.e din pse ?:duhesh te jesh sopra parte.nuk te ve shume faj se jeton atje,ti duhet te jesh idealist!!!!!
Po cfare ka thene ky derdimen .Ky Bledi ka rrjedhur bashke me shpuren e tije.Ky shef anderra me sy hapun por edhe per statusin pati thene se sjepet por ju pordh mendimi dhe deshira.Me 2013 tash del bllof me gjithe Ramen e co.Atehere ky tipi Bledi tash i duhet te kerkoje popull tjeter bashke me Ramen.Ndofta marokenet e Frances jane me te pershtateshem si paraqitje me e afert me Bledin
Bravo Bledi!Mos ja ver veshin ndonje pdbythori.Ata haptazi po kerkojne Dullen.
O Bledi gjithmone te lexoj me vemendje dhe ne te gjitha rastet te kam mbeshtetur. Por ne shkrimin e sotme me duket se e ka shkruar Edi Rama dhe jo ti.Nuk dua te marr ne mbrojtje Kastriot Islamin sepse jam i bindur qe ska neveoje per te, por nqs i veme te dy ne peshore them se ajo anon nga ana e Kacit dhe jo Edit. Mos harro Kastrioti ka milituar prej gati 22 vjetesh ne ate parti ndersa edi as gjysmen, dhe ka dhene shume me shume se Edi per ate parti. Edi vetem sa e ka perdorur dhe mjelur PS per interesat e veta. Ate e solli Fatos Nano nga rruget e Parisit dhe e beri minister, a thua se skishte tjeter alternative dhe qe e ngjyrosi Tiranen me keq se breket e Lemes. Pastaj po me ndihmen e PS u be kryetar Bashkie dhe milioner njekohesisht. Dhe pasi u be milioner mori dhe Partine qe ai e di shume mire menyren sesi. Ai eshte nje piktor i deshtuar dhe po ashtu dhe politikan i deshtuar. Eshte i vetmi lider opozite qe thote sjam POLITIKAN!!!!Ai eshte Kali i Trojes ne PS, dhe me vjen keq qe akoma spo e merrni vesh. Ai BEKOI Gerdecin, 21 Janarin, shitjen e Albpetrolit e shume zullume te tjera me “HESHTJEN” e tij dhe me opoziten impotente qe ben.Ai per vete duhet te japi llogari per betonizimin e Tiranes e mjaft projekte te tjera qe sdihet se ku vajten leket. Ai hesht sepse dikush di dicka dhe ai i druhet burgut, dhe ky dikush eshte Saliu.
Betonizim te Tiranes? Ah ju nuk kemi pare betonizim… prisni shhume pak dhe do te shihni Lulin se cdo te beje. Jo per Ramen, por edhe per Brojken qe e mbushi Toiranen me 17-katesha do ju marre malli.
Vërtetë Atdheu ynë, aktualisht, është në rrezik nga k/banditi Sali dhe nga mercenarët e tij(që i shërbejnë pa pagesë). Një protip i tillë është dhe ky këtu, me pesudon:,,Atdheu në Rrezik”. Ti, o mjeran nuk e di ç’është Atdheu. Ti, atdhe, zot e pereni, ke bajraktarin primitiv Sali b. Mbaje të mos të humbë ndonjë ditë se pastaj do të gjesh vrimë të futesh dhe ti. Kujdes! Gjeje rrugën që ke humbur….!
Akoma me Ramen ti mo Bledo. Une thashe se pas votimit per imunitetin do kishe vene dhe di dy pare mend e do kisha pare pak me shume nga partite e reja. Vate dhe ti o mik.
Per nje gje jam i sigurt:Berisha me zgjedhje nuk iken asnjehere.Keni per ti pare qe do ti fitoje.Harrojeni qe mund ta dorezoje zyren paqesisht si Nano. Ketu do jemi e do shohim. Dite te veshtira na presin.
derdimen je vete o kole vari tivarin
Blendi! je i pa harritshem… Perpiqu te mos e vesh re injorancen! Hiqu naiv ndaj ijnorances,per t’ju dhene mundesine fundit injoranteve,ta cojne deri ne fund injorancen e tyre…
O Bledi, jam dakord me atë që Berisha duhet të shkojë, por edhe PS, me Edin në krye,nuk di si do t’i fitojë zgjedhjet.
PS, me Edin në krye, di se çka do, por nuk di si ta realizojë atë që do.
PS, me Edin në krye, di çka nuk do, por s’di si ta pengojë atë që nuk do.
Bledo je i modh.
Tani po merrem pak me njonin qe shkrun me pseudonimin Ramy.
O Ramy ja u kan rrit nuxhetin me Vishon, je yll tani.Gruja ka me u pallu me pak per pare.Ramy nuk tallem, me vjen keq por gruja te ka dale dore per ca pare.Ti je ))& por me grun je peshk fare.
Une jame me Partine Demokratike qe nga fillimi i pluralizmit,por sinqerisht lutem qe kete rradhe te fitoi opozita e Rames,jo per gje tjeter,por qe te shihni me syte tuaj dhe ta provoni ne kurrizet tuaja “mrekulline”qe do te sjelle,per Blendet dhe per te gjithe ata qe kometojne te ngazelluar ketu me siper…Megjithse nder ju ka nga ata qe”edhe pa uje e drita te mbesim,vetem ju te jeni te bashkuar…!”
Jame prononcuar nja dy here ne ato shkrimet e tua o Bledi qe ju i quani ne gjuhe te huaj Editoriale, dhe nuk kurseva komplimentet, po shoh sot ne kete shkrim ku ma ke kethyer napen mbrapsht. Vertete ju gazetaret e majte besoni tek harizma, aftesite perkushtimi dhe politike berja (ne mund te quhet e tille) e Edvin Rames qe mund te behet ai karcin baba i mire per ate popull dhe te kullandris ate vend? E keni me gjith mend apo thjesht doni si medie te mbijetoni? Me vjen keq miku im qe po ta them po Edvini kur te shohe gropen e zverkut pa pasqyre atehere do behet i pari i atij vendi, se ne fakt deri tani per te qene te sakte ai nuk radhitet vet si person as nga mesi dhe si i till nuk ka si te behet i pari. Besoja tjetren se ju gazetaret e guximshem e me vizion te qart, do i benit thirrje atij birboje te spostohej me marifet nga kreu i PS bashk me plot komunist qe mban si bodigard qe nga Ruci etj dhe me ate parti te rinovuar edhe ju o Bledi djali do hynit me qef ne oborrin e saje dhe do luftonit si dini ju pse jo edhe per fitoren e saje…
Lexoje zoti Mero si botues i Temas dhe ti zoti Bledi si kandidat mjeshter i fjales se bukur sensacionale se mbase do ju vije ne mend qe jo ti ferkoni shpatullat e ti rrisni bishtin, por ti propozoni asaj force politike me menyren tuaj, qe te filloj krasitjen e rende duke e filluar qe nga deshtaku Edvin…
kam pershtypjen se ky bled mane ben ca shkrime qe as vete cfare shkruan, dhe me pas i ben komente pozitive vetes ketu tek gazeta tema
Hajde analize hajde…
Dite te shkelqyera do te vijne per Shqiperine, sapo te vijne ne pushtet Erjon Bracet e Veliajt.
Të lumt o z.BLEDI djali,se vertet me padurim po i presim analizat e tua kaq t’sakta’ sidomos ato për SHPELLARIN dhe pacientet tjer rreth tijë… shumë do t’kisha dashur q’edhe ne në SHQIPËRIN VERILINDORE t’kemi analista si ty dhe z. Mero Baze por duhet pranuar se jemi ende shumë larg nga ju… të lumt’dhe BRAVO për guximin.
Ehhh mo Bledi dukesh qe nuk ben per analize politike. Ne fakt te kam lexuar me shume qejf ne disa artikuj te tjere ku banaliteti mbizoteronte per faktin se kishte edhe realitet shqiptare aty brenda.
Sa e fillova ta lexoj artikullin e mesiperm, e kuptova se ku do te dilje dhe nuk e vazhdova me se nuk ia vlente, ashtu sic nuk ia vlen te flasesh per figurat e reja ne PS, me ne krye Erion Velin. Por me sa duket, duke i bere lajka Erionit, ne zgjedhjet e 2013 mund te zesh edhe ti nje vend ne ndonje karrige institucioni, ne rast se, gjithmone, vjen PS ne pushtet. Te konsiderosh si force te re Tahirin, Ligorin, Shalsi, Veliaj etj., te cilet pervec zhurmes se madhe, nuk kane bere asgje tjeter, nuk kane asnje llogjike politike dhe e kane te pamundur ose me sakte jane te paafte te percjellin qofte nje pike simpatie tek njerezit. Me vjen keq, por qe ketu duket qe PS nuk e ka nisur me kebe te mbare, ose me sakte keta te rinje jane shume te rinje qe te vijne ne pushtet, pasi nuk ka bari dhe kryetar qe ti mbaje.
Bledar, nuk di sesa sukses kane bashkite e Memaliajt, Maliqit, Ersekes dhe CO qe ke permendur :P, por Bashkia e Korces e ketij mandati do mbahet mend si bashkia e turpit…eshte e paimagjinueshme sesa force shkaterruese mund tí jape vota te zgjedhurve dhe sesa shume mund te manipuloje nje i zgjedhur ata qe e zgjedhin…nqs ka ndonje student Shkence Politike apo Arkitekture, qe ka ndermend te zgjedhe ndonje teme Masteri a Doktorature le te urdheroje ne Korce ka material te bollshem!
gabimi më i madh i kësaj opozite të çorjentuar është kjo shprehje që ka zënë vënd në gojët e pothuajse të gjith opozitarëve!
” Ardhja në pushtet e Edi Ramës”
taktikisht dhe strategjikisht është gomarllëku më i madh që mund të bëhet!
-shumfishon fodullëkun e edi ramës
-parazgjedh në krye të vëndit,i heq shpresën shumë të tjerëve që nuk kanë pas një parti të madhe si PS,një njeri që përveç dështimit dhe fodullëkut nuk ka asnjë vlerë tjetër
-i heq mundësinë një bashkimi të të gjithë kundërshtarëve të berishës
për sa kohë nuk do të ketë një mënyrë zgjdhjeje demokratike brënda opozitës,nëse do të paracaktohet kryetari që para se të fillojnë zgjedhjet do të ketë vete¨m përçarje!
opozita duhe të ketë vetëm një qëllim:RRËZIMIN E SALI BERISHËS!
pas këtij rrëzimi,dhe vetëm pas tij duhet të diskutohet se kush do të jetë kryeministri i ri i shtetit!ai duhet zgjedhur vetëm në bazë të meritave dhe jo në bazë të partisë!
kjo është demokraci dhe jo ai më i forti zgjedh!ky është vetëm një hap drejt berishës dhe mënyrës së tij të qeverisjes!
këtë duhet ta kuptojnë si politikanët si analistët po ashtu dhe mbështësit partizan të partive opozitare!
po nuk u kuptua një gjë tillë pirdhi në të muhabetit!dhe artikujve të analistëve!
Si gjithmon i kushtohet vemendje klaneve partiake edhe ky editore eshte pikerisht nje shkrim tille i nje qeni besnik partiak edhe pergjigjet e lexuesve jane te tilla jane pergjigje militantesh paranoid qe nuk shikojn me larg se partite e korruptuara e antikombetare shqiptare prandaj nuk duhet te habitemi perse ndyresira Sali Berisha e shet detin pa ju dridh qerpiku e shume e shume vepra te tjera antikombetare si varrezat shkollat greke censuesi i popullsise Fazllic serbi etj etj me te tille njerzish militant qe rrine duke i marre ere brekve te Edi Rames e Sali Berishes dhe qe horizontin e tyre nuk ju kalon me pertej se selia blu apo rose si zor se mund te behet ky vend te tille partish e te tilla njerzish militant ben mire te na zhduken nga ky vend me e mira pergjithmon nuk i hyne ne pune as dreqit e jo me ktij kombi
BLENDI LE I MADH .JAME DAKORD SHUME ME VLOREN 12 SHPETIM GJIKA I VLORES ESHTE NJE PLEH ,OSE ME MIRE TURPI I VLORES PO TA SHIKONI PA ANSHMERI PARTIAKE OSE DO TE THOSHIA ESHTE AS BURR E AS GRUA.TE LUTEM BLENDI SHKRUAI SA ME SHUME SIDOMOS PER NE QE JEMI LARG ,PAC FAT
Zoti Mane
Shkrimin e ke te mbushur me metafora dhe krahasime te kendeshme por jo shume te lidhura me realitetin. Duket nje porositje e mirefillte nga Velia and co, per pak reklame dhe plasem per disa tipa krejtesisht te deshtuar ne politike. Ti kujtion se vetem duke cfryre duf e duke nxjere ne pah “radikalizimin” e disave opozita behet e besueshme? Bledi se je dhe tip i bredhur dhe pak cakerqejf, populli nuk eshte budalla qe te besoje spasmat publike te velise, tahirit apo shamkut. PS vertet nuk pranon nje tip si Kaci por i percmon tipa si Veliaj pasi eshte parti e lidhur me shume fije dhe tradite dhe nuk e duron shtirjen e tij. Ju kujtoni se jeni magjistare dhe mund ti prishni mendjen pupullit dhe aq me pak socialisteve, me improvizime me bojra si ato te Velise me shoke apo ekspozita ne Brukses, njesoj sic ja prishni mendjen Kryetarit tuaj qe eshte nje aguridh politik. Qeverisja dhe politika do bythe dhe mend por mbi te gjitha karaktere shume te ndryshme nga ata qe servir ti si model. Ja cafre shkruan zotrote dhe predikon
” Gjithsesi vetë lideri Rama duhet të përgatitet të ketë veç forumeve partiake kompakte edhe një grup parlamentar sa elokuent, sa profesionit dhe po aq radikal, i cili pavarësisht devijimeve që mund të pësojë traseja qeverisëse të dijë të mbrojë veten, elektoratin dhe vazhdimin e pushtetit.”
Pra sipas teje cdo gje ne funskion te rames dhe veliajt, dhe sakrificat e socialiste dhe te popullit ne kosh te plehrave, pasi lideri suprem eshte ai per te cilin duhet te punojme? E na shisni per modele suksesi veliajn and co. Po cfare i shisni popullit nje hajdut te ojf qe i kane vene vize te gjithe donatoret per vjedhjet e tij? Po cili eshte modeli bashkiak qe ju ofroni Vinin apo Visin e Kavajes qe eshte trafikant dhe qe di vetem te rahe njerez, apo Gjiken e Vlores qe betonizoi Vloren. Apo Gjushin e durresit qe shet vetem betonin e tij ne qytet dhe i jep para edhe Klosit per bixhoz? keta jane modelet qe servirni per te mos vazhduar me Doshet e etj qe nxijne ne biografine e tyre. Apo komunare vrases qe keni zgjedhur si te forte ne Lac Shkoder e kudo. Kjo eshte bande vella, dhe jo marka socialiste e re qe ti do ta makajzhosh me ngjyra ekspozite. Qeversija do tru dhe integritet dhe jo eksperimentet e Edi Rames dhe mllefin e Erion Velise per PS.
Prandaj zoteri qe merr pesiper te besh opinione qendro ne lartesine e idealizimit qe te karakterizon ne ndonje shkrim, dhe mos na kujto periudhen e Bled Trafikantit qe na eshte kthyer ne trafikanto-gazetar.
Njerezit nuk durojne sharlatane si Berisha qe vret dhe vjedh, Rama qe mohon gjithcka, eshte nje aguridh politik qe do vetem para dhe pushtet, Kreshnik Spahiun qe eshte nje sekser i drejtesise, apo Erion Veliaj qe eshte turpi te te rinjve ne politike.Shqiperia do patritote te vertete qe kane dhene prova qe dine te punojnne te ndershem, kane ditur te drejtojne ne punerat e tyre dhe mbi te gjitha qe ofrojne shprese te prekshme dhe jo genjeshtra populiste te spekulanteve politik. Por do presesh dhe pak kohe e do e kuptosh…
koha per ndryshim o milet. sa nostalgjik jeni per shokun enver, shokun sali,shokun ilir. demokraci do te thote promovim.jepini shans opozites me vote te qeveris dhe po me vote ndeshkojeni nqs nuk punon. juve aty ne shqiperi ndonje dit do vi sala do u vjedhi edhe gjellen nga pjata e ju do mbuloni koken nga frika si struci. voto ps voto edi ramen!
Pergezime publicistit te talentuar Bledi Mane.Vizionet e tua per Shqiperine e te ardhmes, jane shprese per qytetaret e Shqiperise tone te dashur qe barbaria e sotme e ka katandisur keq,si ne vargjet e Rilindasit te madh Pashko Vasa;Shqiperi e mjera Shqiperi, Kush te ka qite me krye ne hi,Ti ke pas kene nje Zonje e Rande ,Burrat e Dheut te quanin Nane. Te lumte mendja dhe pena Bledi.
I vetmi FYTYR E NDYRE qe ne gjith komentet e tij vjell vrer eshte famekeqi -ramy-.Ti vetem shqipetar nuk je o PLEHRE o DITZI,o ANTISHQIPTAR.Ptyyy u shofte pergjithmone fara jote e lig. Edhe nje here.MOS VDEKSHIN DJEM SI BLEDI.KURRRRRRR.
Ore po ky Manja krahason Erion veline me 0 dite pune dhe gjysem bachelor apo gjysem universitet ne nje rrethine te michiganit (e ka thone vete se gjysmen e shkolles e ka kalu tu pastru bore apo shku vullnetar neper bote) me Kacin qe ka 2 doktorata ne france e gjermani, tre here minister 20 vjet deputet, dhe 20 vjet pune neper kantiere e institute me 5 gjuhe te huaja!?!?….
Do te fitoje PS, qe provincialet e derisotem te zevendesohen nga ky Mane dhe bashkesia e tij. Pra nuk do te nderpritet hakmarrja e provinces ndaj civilizimit.