Adoleshenca e dhunshme, mësuesit të pafuqishëm të vënë rregull

25 Shtator 2012, 18:26Politika TEMA

Në shkollat e vendit mjedisi po bëhet gjithnjë e më i dhunshëm. Grupet e adoleshentëve që konfrontohen mes tyre përdorin deri edhe sende të forta, duke prodhuar situata të pamenaxhueshme nga mësuesit.

Të rinjtë thonë se shkak i grindjeve të dhunshme është një shtyrje në korridor, një fjalë e thënë më shumë në ambientet e shkollës apo në rrjetet sociale, përplasja për vajzat. Shpesh këto grindje kanë degjenuar në përplasje me thika apo pistoleta. Grindjet ndodhin mes meshkujve, por edhe mes vajzave. Nxënësit thonë që duhen shtuar masat e sigurisë, qoftë në hyrjen e shkollës, por edhe në ambientet brenda ndërtesës.

Të vendosur përballë situatave të vështira për të vënë rregull mes të rinjve, shpesh shumë të dhunshëm, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave i shmangen prononcimeve për median.

Vetëm në gjimnazin “Sami Frashëri” mundëm të kontaktojmë me drejtoreshën e kësaj shkolle, e cila thotë për Top Channel se zgjidhja e vetme për të evituar dhunën fizike mbetet forcimi i bashkëpunimit mes të rinjve, prindërve të tyre dhe mësuesve.

Psikologia e kësaj shkolle, Valbona Treska, tregon se grindjet nisin për shkaqe fare të vogla, kryesisht ‘Facebook’, vajzat dhe të qenit në qendër të vëmendjes.

“Në një pjesë të rasteve shkak janë vajzat, xhelozia e meshkujve për një vajzë të caktuar. Mjafton një element shumë i vogël për të shpërthyer pastaj në dhunë fizike dhe verbale. Ne thërrasim prindërit e personave që janë përfshirë në këtë episod dhune dhe merret një masë disiplinore. Në momentin që prindi kupton se si ka vepruar fëmija i tij dhe prindi përfshihet në procesin e gjithë rehabilitimit, këshillimit që i bëhen nxënësit, ky bashkëpunim shkollë-prind ka qenë shumë frytdhënës. Ka shumë rëndësi prezenca e prindit në jetën e fëmijës, qoftë edhe në bashkëpunim me shkollën,” thotë Treska.

Në shkollat e Tiranës janë vendosur masa të forta dhe në mjediset e brendshme është gati e pamundur të hysh. Por shqetësimet që prodhohen nga brenda godinës, si pasojë e rritjes së agresivitetit në marrëdhëniet mes të rinjve janë bërë thuajse të pamundura për t’u menaxhuar nga stafi i mësuesve. Në disa shkolla private sipërmarrësit janë të vendosur t’i kontrollojnë nxënësit, përpara se të futen në mësim, për shkak të mbajtjes së mjeteve të forta, si thika apo kaçavida, të cilat përdoren gjatë konfrontimit mes tyre.

Korçë, nxënësi godet drejtuesit e një shkollë

Ditën e hënë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Naum Veqilharxhi” në Korçë , për shkak të detyrës një 17-vjeçar ka fyer dhe goditur drejtorin dhe nëndrejtorin e kësaj shkolle.

Ngjarja është regjistruar në korridoret e shkollës, teksa ishte duke u zhvilluar mësimi, kur i riu me inicialet F.G ka hyrë në një prej klasave dhe ka nisur të prishë orën e mësimit. Mësuesja e ka nxjerrë atë jashtë duke kërkuar edhe ndihmën e dy titullarëve të shkollës dhe më tej ai është konfliktuar me këta të fundit fillimisht me fjalë dhe më tej me grushte.

Fillimisht ai ka debatuar me drejtorin e shkollës Vladimir Prifti dhe ka nisur ta fyejë atë më pas në këtë konflikt është përfshirë edhe nëndrejtori Albert Damjaneci, derisa kanë arritur të goditen me njëri-tjetrin. Menjëherë dy drejtuesit e shkollës kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë, ku kanë ngritur edhe denoncimin përkatës. /TCH

11 komente në “Adoleshenca e dhunshme, mësuesit të pafuqishëm të vënë rregull”

  1. adoloshenca says:

    po saliut kur i mbaron ADOLOSHENCA??????

    1. Burbuqja says:

      Kur te mbaroje autostradat, impiantet hidroelektrike dhe te fuse shqiperine ne konfederaten europiane.

    2. Dean says:

      Vogelia,femijeria e ke fjalen?????????
      Ai nuk ka ken KURRE adoleshent,pasi eshte 1 kapercim qe nuk e boni dot Kurre.Kjo,per arsye Traumatike,qysh prej dites kur baba i vet,Ramiz berisha,e GODITI 1 here ne koke me thupren e dhise dhe i the me te vrazhed-Po pse je kaq i trash mor sali????????????
      Qysh prej asaj dite,mbeti i Ngrire ne kohe dhe ne mendime dhe akoma e sot e kesaj dite lufton me fjalet e te atit.E verteta eshte se 1 prind,KURRE,nuk duhet te trajtoje 1 femije ne kete menyre,pasi shkakton shume Lendime Psikologjike ke personi dhe eshte e veshtire te rikuperosh.Dhe ne kete kendveshtrim nuk ka faj,por c’a te prisje nga Ramiz berisha.Ai kaq dinte,se Druni ka dale nga xheneti,dhe e aplikonte ke femija i vet.A e ke ndigju ndo1here BACEN e maleve me fol per baben e vet?!?!?!?!?!?!?!? JO,KURRE.Pikerisht,per kete arsye.
      Prandaj edhe ky KOKTRASH qe kemi ne krye,nuk mundi dot KURRE me bo Kapercimin Natyral nga Femijereia ne Adoleshence,pavarsisht se trupi rritej dita dites.A e imagjinon dot BACEN ”adoleshent” tuj gjujt per femna??? A e imagjino dot BACEN e Shpellave tuj bo sherr per 1 femer???JO,dhe s’eshte faji ,pasi ai esht i turpshem e i ndrojtur perpara femrave,pasi thelle thelle nuk i kupton dot.Po keshtu ka humb edhe te gjitha Etapat e zhvillimit natyral te njeriut,Rinine e hershme,Rinine e Vonshme,Pjekurine…etj.,ashtu sikur i pershkruan Erik Eriksson.
      He edhe 1 gje tjeter,gjate te ashtuquajtures ”adoleshence”,BACA ishte tuj mesu Librat e Enverit dhe te gjith Komunistave te tjere nderkombetar,si dhe tu vu synin pas vrimes se celsit me SPIUNU shoket e vet qe kishin dashnore dhe qe benin ndo1 shaka me Komunizmin here pas here.
      Prandaj BACA e ka humb adoleshencen e vet dhe s’ka me e fitue dot KURRE.
      Dhe ne,si komb i papjekur dhe frikacak,kete trashanik e zgjodhem K/minister.Eshte njsoj sikur t’i japesh te drejten 1 Psikopat Patologjik te behet Drejtor i Spitalit te te cmendurve.
      Gjith te mirat.

  2. Tini says:

    Femijet dhe adoleshentet jane bere skllever te vertete te te gjithe ekraneve,shohin lloj -lloj veprimesh te dhunshme dhe pandehin se jeta eshte si ne ekran.Me keq akoma kur prinderit e tyre merren tere kohen me biznes,me bixhoz,pije alkoolike,droge,nuk jane prezente per shume kohe ne familje nuk kane se si i edukojne femijet kur nuk kane edukate vete.Cfare formimi do te kete adoleshenti kur babai i tij ka dy gra?

  3. Te forcohet ligji ne shkolla says:

    Te drejtat e nxensve shkelin te drejtat e mesuesve.Ky raport sot eshte ne rendin e dites.
    Facebook nuk na ka asnje borxh,kjo vjen nga keqformimi,nga puna e dobet,nga perkedhelit prinderore,nga mungesa e prinderve.
    Mungojne vendosjet e gjobave ne shkolla per thyrjen e rregullores nga nxensit.Gjobat duhet te sansionohen me ligj,ne te kundert nje pjese e nxensve do sjell probleme te paimagjinushme.

  4. adriatik says:

    Njerez te ndershem…beni gati valixhet dhe largohuni nga shqiperia. Nuk jetohet aty!

  5. saliheqenefi says:

    po te drejtat e nxenesve qe shkelen me kater kembe nga mesuesit pse se permend njeri ,po leket qe marin per te ngritur noten te cilet ata vete ja mohojne nxenesit ,dhe hapin kurse per lendet e tyre qe te rruajne lek,sespe jane ata vete qe i veshtiresojne lenden,per ti dhene akses lekut ku ne krye te biznesit eshte drejtoresha nje metamorfoze midis mjeriut dhe militantes se partise demokratike,nuk mund te kerkosh te drejten tende karshi mesuesit se e mbron drejtoresha pjese e klanit mesimor,keto jane monstruozitetet e stafit gjakpires te arsimit ne shqiperi

  6. Zeni says:

    Dhuna neper shkolla eshte nje pasqyrim i gjendjes se pergjithshme qe ka perfshire gjithe shoqerine shqiptare.Nuk ka dite qe mos jepen lajme per vrasje per shkaqe te ndryshme.Burri vret gruan nga xhelozia,ose e kunderta,Vellai vret vellain per nje gardh ose nje vije uje.Prindi vret vajzen se dashuron nje djale te nje besimi tjeter,e tje.Femijet jane pasqyre e prinderve te tyre.Dhe ne cdo hap te jetes ata imitojne te medhenjte.Ne shkolla dhuna midis femijeve eshte rritur edhe si pasoje e filmave me dhune qe jepen ne TV,dhe imitimit te protoganisteve ne keto filma.Perhapja e dhunes ne shkolla eshte edhe pasoje e grumbullimit te gjithe fshatareve ne qytete,ku secili ka sjelle me vete edhe mendesite e fshatit te tij.Njeri thote jam shkodran dhe jam me i mire se te tjeret,dhe me pelqen te flas ne dialektin tim se ai eshte me i mire se te tjeret,tjetri thote jam kuksian,lab ose dibran dhe nuk lejon qe t’i shajne mustaqet dhe kacafytet me te tjeret per t’i mbrojtur deri ne vdekje ato,e tjera.Por me e keqe eshte dhuna midis mesuesve injorante dhe nxenesve dembela.Te paret nuk kane njohurite e nevojshme se i kane marre lendet, duke paguar para,kurse te dytet nuk mesojne se jane dembela dhe jane mesuar qe t’i blejne notat me para.Ne perhapjen e dhunes nje ndikim te madh kane edhe politikanet. Kur femijet shohin se prinderit e tyre zihen me grushta dhe shahen me fjale te ndyra ne parlament ,s’i mos justifikohen per sjelljen e tyre edhe femijet.Me nje fjale gjithe sistemi shoqeror shqiptar eshte nje stimulues i dhunes ne shkolla.Sheh rrushi rrushin dhe piqet,thote populli, ose Beme baba te te ngjaj,thote nje shprehje tjeter popullore.Kur prinderit te behen shembull per miresjellje atehere edhe femijet do te jene me te sjellshem dhe nuk do te kete me dhune as ne shkolla as ne rruge.

  7. Nela says:

    Shum shum e drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje