Kreu i PS-së, Edi Rama, është ndalur gjatë në mbledhjen e grupit, për të folur në lidhje me shqetësimet dhe politikën që kjo parti do të ndjekë për biznesin e vogël. Sipas Ramës, biznesi i vogël është duke lënguar. Ai tha se ky biznes paguan 2-3 herë më shumë në krahasim me vitin 2005, ndërkohë që politikat e qeverisë për financimin e tij mungojnë.
“Aksesi për financimin e bizneseve të vogla nuk ekziston, ashtu si dhe krijimi për mundësitë e lehtësimeve për biznesin e vogël nuk ekzistojnë. Fokusimi i qeverisë për nxitjen e mundësive për punësim nëpërmjet bizneseve të vogla gjithashtu nuk ekziston, ashtu sikundër është shumë e qartë që pa motivuar biznesin e vogël dhe të mesëm për rritjen e investimeve me qëllim rritjen e punësimit, ekonomia nuk mund të futet në hullinë e saj të normalitetit.
Ne jemi të gjithë dëshmitarë se në çfarë gjendje dëshpëruese janë sot bizneset e vogla, që nuk kurohen dot as me reklama qeveritare dhe as me ata që propagandojnë me reklamat e qeverisë.
E vërteta është që në 7 vite të kësaj qeverisje nuk janë marrë hapa në ndihmë të biznesit të vogël dhe të mesëm, ndërsa disa projekte të vogla të ndërmarra kanë qenë dështim.
Spekulimi mbi bazën e të cilit qeveria e paska përgjysmuar barrën tatimore mbi biznesin e vogël, është krejtësisht e pavërtetë.
Në vitin 2007 hyri në fuqi mbajtja e bilanceve, një kosto shumë e lartë për biznesin e vogël, duke qenë se shtohej barra tatimore. Barra tatimore e një furre buke në këtë mënyrë u bë e njëjtë me barrën e hotelit “Sheraton”.
Sot një biznes i vogël paguan më shumë taksa se sa një biznes i madh. Një furrë buke paguan më shumë taksa se sa hotelet me 5 yje. Dhe kjo, për faj të taksës së sheshtë, e cila dëmton rëndë bizneset e vogla.
Sot biznesi i vogël në krahasim me vitin 2005, paguan 2-3 herë më shumë për qeverinë. Biznesi i vogël ndërkohë paguan dy herë taksa njëkohësisht, një herë për bashkitë apo komunat dhe një herë për qeverinë. Këtë Saliu nuk mund ta mohojë dot dhe nuk mund të fshehë dot e gjithë bota mediatike që financohet nga reklamat e Saliut.
Për shkak të politikave të kësaj qeverie, barrën më të madhe të ekonomisë shqiptare e mbajnë më të dobëtit.
Saliu thotë se ne duhet të mbrojmë biznesin e madh nga informaliteti i biznesit të vogël. Pra, duhet të mbrojmë supermarketet e mëdha nga ata që shesin në rrugë për bukën e gojës, duke i tatuar këta të fundit sa për të mos marrë dot frymë.
Çdo vit në Tiranë mbyllen 4 mijë biznese, pasi nuk përballojnë dot vështirësitë dhe detyrimet tatimore të kësaj qeverie”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, ai garantoi se në rast se PS vjen në pushtet në zgjedhjet e ardhshme, taksa për biznesin e vogël do të hiqet.
“Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Kjo taksë ka pasur historinë e saj, por tanimë koha e kësaj take ka kaluar. E kemi propozuar prej kohësh ndryshimin e skemës dhe tani jemi të gatshëm të angazhohemi para biznesit të vogël, se nuk do ta paguajë më taksën, pasi ajo nuk do të ekzistojë më.
Ne do të kemi një politikë të re dhe radikalisht nga kjo e tanishmja, për të nxitur biznesin e vogël.
Heqja e kësaj takse do të sillte unifikimin e biznesit, që nga biznesi i vogël, deri tek VIP-at, gjë që mungon deri më tani”, pohoi kreu socialist.
HALLALL O EDI RAMA. POR, PO HOQE BERISHEN NGA PUSHTETI DHE NGA SKENA POLITIKE DO KESH BERE GJENE ME TE MIRE PER TE GJITHE NE; ATDHEUN, KOMBIN, PREOSPERITETIN, BALLKANIN… MADJE EDHE EUROPA E BOTA DO TE JENE ME TE MIRA PA SALI BERISHEN, DIKTATORIN E FUNDIT KOMUNIST!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Pse mos erdhi nga Marsi sali putana ne pushtet ?
Kta kurvat europiane dhe amerikane e prune e ben presodent e mabjten
ne pushte deri sa e ropen kte vend ne cdo drejtim dhe tani qe kafsha eshte duke dhene shpirt ata do i fusin shqelmin per ta hedhur ne grope .
A nuk i kane prodhuar ne laboratore gjithe diktatoret e epokes se Demokracise kudo ne bote pikerishte kta amerikane e europiane per te shfrytezuar me leht ato vende e per ti shpartalluar gjithandej ?! Te jesh kaq naiv dhe vet Zoti ste ndihmon me ne toke.
me SALIU çfare do te besh???????? kete na thuaj.. sa per te tjerat jane normale..do E DENOSH saliun per keto denoncime qe po i bene??????
do i vi radha dhe saliut krietare se e ka trashur shum zullumin. po mos harro shkelzenin, imamin, argiten, rulin, boden…behen shume
Rama ke keshilltar ekonomik shume te dobet( kuptohet nqse degjon njeri),baza e ketij sistemi jane taxat,vetem ne Cube dhe N.Korea nuk ka taxa,nqse ky do te kthehemi ne sistemin e Spiro Kolekes dhe Kristaq Rames ka te drejte.Propoganda qe ben eshte shume populiste dhe naive,i ngjan propogandes se komunistave ne vitet e luftes qe premtonin lugen e florinjte por sollen mjerimin dhe mizerjen.
More Ti shqiptar qe as emrin ske te tille….Si guxon ti dhe flet per keshilltaret e ED Rames? Pse i ke takuar ti? Shiko njeher ato keshilltaret e berishes te gjith kane mbaruar fillon ne tropoje
o ben chikago po si s’u ftillove i her o burr i dheut. kush te tha ty qe do hiqen taksat? do hiqet taksa e biznesit te vogel qe saliu ia ka marre frymen e spo e le te ngreje koken. kaq. nga ana tjeter do kete takse progresive!!! qe nuk e ke as ne kube e as ne korene e veriut por ne gjithe europen e madje edhe ne amerike, qe une e tjetri e tjetri te mos paguajme me shume taksa se saliu, shkelzeni, sandri e zamiri. ndryshoje oren vlla se te ka mbetur ne momentin qe ike nga shqiperia
sikur mos mjaftonin taksat po ua merr frymen dhe policia bashkiake e lul bashes qe i mbyti ne gjoba. njerezit skane lek te blejne me asgje dhe kudo qe te shkosh te gjithe ankohen nga kjo mrekullia ekonomike e saliut. aq keq jan punet sa ju ka dal dhe frika njerezve e dalin neper televizione duke u ankuar ne takime me opoziten.
saliu e ka ndare mendjen ti zhduke fare bizneset e vogla e ta mbushe vendin me euromax e neptun per zamirin pa ne djall shkofshin njerezit qe mbeten ne mes te kater rrugeve. boll te beje leke oborri.
Le te te quajne sa te duash komunist keta te Saliut, por po e rregullove kete padrejtesi do jesh me i miri o Ed Rama. Sepse eshte shume skandaloze, qe tregetaret e vegjel qe mezi mbajne shpirtin me buke te paguajne taksa njesoj sa Taqi Oil qe harxhon parate per pordhe duke sponsorizuar Milanin. Bjeru kokes ketyre plehrave te Saliut dhe ndihmoje fukarane pa le te thone c’te duan biznesmenet e oborrit.
un nuk e di sesa e suksesshme do jete kjo levizje e ps dhe sa do ta ndihmoje biznesin e vogel heqja e takses se bznesit te vogel sepse punet jane duke shkuar aq keq sa nuk e di nese do kete me biznese te vogla po vazhduam keshtu dhe ca muaj.
por te pakten ps dhe rama po angazhohen qe ti gjejne nje zgjidhje kesaj pune ndryshe nga ai gomari qe kemi ne krye te qeverise qe na flet per bythen e shishes e tallet me kte popull gjithe diten e dites. po xhanem ai ne terezi e ka me aq leke sa ka bere se i dalin per niper e mbesa e sterniper.
@ “o krietare”
Sa per dije, te denoncosh dhe te denosh jane dy gjera te ndryshme. Stategjite jane gjithashtu te ndryshme. koha do tregoje shume fakte!
bravo te qoft o ed rama qe po mendon per te na ndihmuar por kam frike se do ta kesh te pamundur. kshu sic po shkojne punet shpejt do perfundojme dhe ne si greqia.
po ia bej hallall vetem ta zhdukim kte kafshen se na mori frymen.
@ ben chicago e verteta s’gjendet me fjale por ne terren.Eja dhe verej se si bizneset e vogla ulin qepenat perdite.Mesa di une PS ka dale ne terren e po ndjek me vemendje cdo problematike te biznesit te vogel e po i jep zgjidhje ne programin e saj.Une i kam pare ne lagjen time.Une jam student dhe cdo dite tek vete ne shkolle ka ankesa te medha.Sot,tek sahati nje shitese ankohej e mallkonte si e cmendur.Ne fakt,ish cmendur nga pamundsia per te perballuar situaten,per te nxjerre buken e gojes.Taksat qe thuhet se jane ulur jane rritur 2 here dhe e dini perse? sepse monopoli i zamirit e frangajt eshte zot ne kete vend.ska konkurence te ndershme por,vjedhje e paster e nje kupole mafioze qe ka kapur cdo cep te ketij vendi.
eshte turp qe ky shtet mbahet me parate e bizneseve te vogla dhe shtresave te uleta nderko qe bizneset e medha – taci, zamiri, sandri, fazllicet e argitat – paguajne me pak. nje biznes i vogel qe nxjerr a s’nxjerr 300-400 mij lek fitim ne muaj paguan 30 – 40 mij lek vetem tatim fitimi kurse sandri qe vetem nga reklamat ka marre nja 8 milion dollare, paguan po 10% dhe i mbeten 7.2 milion dollare per te bere rrush e kumblla. dhe sali plera e quan normale kete. turp.
Edi Rama ti je me i mire une se kuptoj pse qendron saliu akoma ne krye te shiperise kur e meriton nje njeri si ty. Ti mendon per popullin ti mendon per ne qe po rrenohemi dita dites.
@ PISHA;;;U ngopem me fjale;;; saliu çfare nuk tha per fatosin e ILIR FLORIRIN,,por sot po ” puthet” me ata.. NUK DUAM qe edhe edi rama te siliet si SALI BERISHA…PO e bejne politiken sikur eshte ”’ EKUACION” ME 7 te panjohura???????????
Turp ti vij atij Sali horr berishes qe po na vjedh leket ne cdo frymemarrje! Faleminderit Edi Rama, Faleminderit Partia SOcialiste qe mendoni per ne popullin e shkrete
Ha Ha hahaha sa i modh qe eshte Roma,ja fut si kau peles…..
prandaj nuk hecen perpara shqiperia se ka shume injorante , shume naive.
EDI MUTI ESHTE I SHITUR TEK BERISHA.
Po pse more te mjere e besoni ju Ramen e dhjere dhe
te permjere ,akoma nuk jeni bindur qe ai eshte
me mashtrues se Saliu . Po pse more nuk kuptoni qe po
afron fushata e zgjedhjeve dhe atij i duhet pa tjeter te
premtoj shume qe te votojne per te . Keto nuk i bedojne
sot as femijet .
Turp te keni qe merreni me Ramen .Se ishit po qe i dhate
voten Saliut me premtimet boshe , VUAJENI TANI SE E VOTUAT
VETE..
Taksa e biznesit te vogel eshte nje takse sa qesharake aq edhe mafioze ne natyre. Shume vende te botes perendimore jo vetem qe nuk e kane nje takse te tille por ata japin reduktim takse per biznesin e vogel (small business deduction). Prandaj, qe kjo te premtohet heqja e kesaj takse, kjo eshte dicka mese normale.
Nga ana tjeter, vendosja e nje takse progresive, per kushtet e Shqiperise, mua me duket disi jopraktike. Te pakten jo pa u forcuar sistemi fiskal si dhe zbatimi i ketij sistemi. Shume kompani, te medha a te vogla, si dhe shumica e individeve do te temptoheshin per t’iu shmangur taksave sa me shume duke nenraportuar te ardhurat. Pra do te kishim nje evazion fiskal ne nje shkalle te gjere. Gjithashtu, kjo do te conte ne korruptimin e metejshem te zyrtareve te sistemit fiskal. Po nejse, me shume se eshte tashme i korruptuar ky sistem, nuk ka se c’te korruptohet.
Tani qe e zgjidhem problemin e taksave (:D), nje ‘pjetje’ kam une: si do t’i heqe taksat Rama pa hequr Saliun, se nuk arrij ta kuptoj???
Mendoj qe Rama nuk premton per sot , por ai premton kur ai te
vij ne pushtet ne vend te sali qenit . pa premtime ai e di
qe nuk fiton . Me vjen keq per keta kapitaliste te mjeruar .
qe shkojne nga fryn era, por Rama eshte i djegur ne shqiperi.
Ne qoftese populli lufton te heqi Berishen dhe po ky popull vendos
Ramen eshte e pabesueshme , eshte fatale te drejtoj ai shtetin.
Me vjen keq per ato pak simpatizant qe ka Rama , por ai nuk
eshte as per mesues vizatimi. Per situaten e veshtire qe sot
eshte krijuar kudo ne bote , duhen drejtues shteti te jene ekonomiste
te zotit si dhe diplomat te afte. Shqiperia ka shume te afte,
po ku jane ? kane dale ne krye kuarteti me injorant
Le te shpresojme meq shpresa vdes e fundit.
Biznezi ne shqiperi nuk eshte i kontrolluar sic eshte ne vendet eurpes
sot jane kasat te kompjuterizuara qe zhirot e dites kontrollhen
nga financa e shtetit d.m.th cdo mall qe shitet duhet bonuar .
kurse ne shqiperi nuk ka kasa nuk ka kompjuter dhe privatet
genjejne sa te kene mundesi , per tu shmangur takses
se kerkuar.Ne qoftese keto private nuk nxjerrin “fitime ” sic
pretendojne , duhet te mbyllin biznezin . Por e verteta eshte
qe jo vetem biznezet e vogla qe nuk dusn te pagojne takse shtetit ,
por edhe ato qe fitojne miliona nuk e paguajne me qef taksen
Ne ghermani jane kushedi sa firma te medha qe jane kapur
me shifra te rreme. shqipetaret nuk jane me te ndershem .
Arba; te njejten gje thashe edhe une. Duhet te forcohet zbatimi i sistemit fiskal. Ka shume menyra se si behet kjo dhe nuk eshte aq e thjeshte sa duket. Me shume se gjithcka tjeter ka te beje me mentalitetin anadollak shqiptar. Gjithcka vjen nga koha e Turqise ku taksat rendonin shume mbi popullesine dhe nepunesit turq ishin te gatshem te korruptoheshin. E njejta menyre mendimi egziston edhe sot. Ne fakt, edhe kjo qeveri qe kemi qe ne 2005n, ose ky regjim per me sakte, nuk eshte me e mire se hyqymeti i dikurshem i Sulltanit – ne mos me keq.
Ne nje shoqeri si ajo gjermania, pagesa e taksave quhet kontribut shoqeror. Pa kete kontribut, nje shoqeri nuk mund te funksionoje. Gjermanet ndoshta nuk jane te ndershem 100% por jam i bindur se shume me te ndershem e te ndergjegjshem se shqiptaret jane!
Gjithashtu, shperdorimi qe politikanet, sidomos keta tonet, i bejne taksave te popullit, ndikon shume negativisht ne menyren se si njerezit e perceptojne pagimin e takses: “pse t’ia jap ketyre pushtave qe vetem i vjedhin parate tona? Me mire ne xhepin tim!”
Por qe e them edhe njehere, taksa e biznesit te vogel nuk egziston ne shume vende te botes. Eshte krejtesisht absurde. Ne Shqiperi, ajo eshte nje takse mafioze, me qellim qe te eliminoje konkurrencen qe bizneset e vogla i bejne firmave te medha te cilat kane lidhje te ngushta me Familjen, si dhe per te ndihmuar buxhetin e hyqymetit te saliut qe i duhet per te paguar xhandaret e tij. Me keta xhandare, ai mban te shtypur popullin, ku brenda tij futen edhe tregtaret e vegjel.
Me nje fjale, po na shkep ne dru me parate tona dhe nuk na lejon as te qajme!!
Prandaj edhe pyeta une: si mund ta heqim taksen e biznesit te vogel kur aty kemi nje sali me xhandaret e tij??
Ne SHBA-s, por edhe ne shume vende te zhvilluara te tjera te Botes, jo vetem Biznesi i Vogel, por cdo Njeri paguan rreth 30 % te te ardhurave ne shtet. Kete gje vullnetarisht me deklarate tatimore, se ndryshe po e kapen qe genjen dhe mashtron e ka ngrene TULLUMIN. Ne keto vende, Biznesi i Madh kur investon fitimin e tij paguan vetem 10-12 % te te ardhurave. Presidenti Obama donte ta conte kete tatim per Biznesin e Madh ne SHBA ne masen 15 % dhe u quajt komunist nga kundershtaret. Ne Senatin amerikan akoma eshte ne diskutim ky tatim. Prandaj degjo nastradinin dhe mos u be i ditur or mik se gjerat nuk qendrojne ashtu sic i mendon ti, bile edhe ne Gjermanine tende. Gjerat nuk qendrojne ashtu edhe sic i mendon Edi Rama, qe donte te hiqte TVSH, taksat dhe tatimet ne kohe krize, njesoj si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Sic eshte praktikisht sot ne Kube dhe ne Korene e Veriut, ku njerezit hane njeri-tjetrin nga uria. Ne France, komunisti Holand sapo mori pushtetin vendosi takse mbi pasurine 75 % per pasaniket qe kishin deklaruar mbi 1 milion EUR pasuri dhe prona. Dhe tani francezet po ja mbathin ne Belgjike me eksod te papare si shqiptaret ne vitin 1991. Mbase tek Holand Dallkauku e ka mare leksionin e Baba Marksit Edi Rama, qe po hidhet si nje marksist i vertete nga dega ne dege me heqje TVSH dhe taksash per proletariatin. Por nuk thote se cfare do te beje me PRODHIMIN shqiptar qe eshte ne pike te hallit ne kohe krize. Dyqanxhinjte dhe qoftexhinjte gjithmone do te dijne te dalin mbi uje edhe me taksat edhe pa taksat e Edit e Saliut, hotelet famoze gjithashtu, por si do t’ja veje halli atij qe prodhon dhe atij qe krijon? Sepse jane zhdukur si urritha ne brimat e tyre dhe po presin dite me te mira. Ndryshe derisa te zgjidhe Edi ceshtjen e tatimeve, Shqiperia do te mbetet vetem vendi prodhues i Kanabis Sativa me cilesi te larte alla Lazarat, i prodhuar pa taksa dhe tatime dhe kesaj ja ka friken me shume Bota.
Djema, m.q.s. kisha kohe, mendova te shkoj ne google dhe te shof dicka mbi sistemin e taksimit dhe pagimit te taksave ne Gjermani.
Ne Gjermani, ashtu si edhe ne te gjitha vendet kapitaliste ka nje ndyshim te madh ne lidhje me pasurine qe kane njerezit dhe konkretisht :
10% e personave mbi 18 vjec kane 58,7% te te gjithe pasurise se Gjermanise.
50% e shtreses se ulet te shoqerise mbi 18 vjec kane vetem 0,1 % te pasurise se Gjermanise.
10% e pjeses me te ulet te shoqerise mbi 18 vjec jo vetem qe nuk kane fare pasuri por kane borxhe ne shumen 1,6 % pasurise se Gjermanise.
Sic e dini Sala yne eshte kunder takses progresive te cilen ai ne menyre populiste e quan “takse marksiste.” Gjermania aplikon taksen progresive ne baze te parimit qe, shpatullat e forta mbajne me shume se shpatullat e dobeta dhê konkretisht :
– Ne Gjermani jane afersisht 47miljon familje nga te cilat GJYSMA NUK paguan asnje lloj takse mbi te ardhurat. Ndersa Sala yne ka vene taksen e sheshte te barabarte per te gjithe, prej 10%.
– 10% e taksapaguesve te pasur paguajne 53% te te ardhurave nga taksa per te ardhurat te te gjithe Gjermanise.
– 50% te taksapaguesve paguajne VETEM 8% te te ardhurave nga taksa mbi te ardhurat per gjithe Gjermanine.
– Nje familje gjermane pa femije ne se te ardhurat vjetore ( rroga etj ) jane me te vogla se 20.210 Euro NUK paguan taksa. Ne se kane dy femije dhe fitojne me pak se 42.500 Euro NUK paguajne taksa.
Une di se parimi kryesor i taksimit ne vendet e zhvilluara te botes edhet taksimi progresiv dhe jo i sheshte sic aplikon Sala,i cili i referohet politikes liberale te djathte te Reganit. Pra si konkluzion bota demoktratike aplikon taksen progresive dhe mendoj se Sala nuk eshte me inteligjent se bota demokratike.
Me falni se e zgjata.
Pershendetje
hallall kjo do e rregulloje ekonomine ne vend sepse do i japi fryme biznesit te vogel i cili perben masen. po ashtu do te ulen cmimet dhe do te rritet konsumi duke bere qe te qarkulloje leku.
GENJE ORE EDI GENJE SE EDHE UNE THEM SE GOMARI GLUTURON PAS ZGJEDHJEVE PO NUK FLUTUROI KJO ISHTE NJE SHAKA EDHE JU MUND TE ARSYETONI GENJESHTREN TE THONI KJO ISHTE NJE LIMONADE ELEKTORALE
Njoftimi i oreve te fundit zbardhet vendimi per marrjen e statutit per shqiperin .Qeveria shqiptare ka plotesuar te gjitha kriteret pra ok nga europa ,keshtu qe te gjith zagareve te gazetes Tema do ju bie infrakt bashk me krye antishqiptarin Mero Baze qe ka henger mut boll,po ashtu Edi qe ne 2013 do te shkoj mesues fillore vizatimit,BRAVO MAZHORAQNCA ne Nato po ne europ po 2013 e gje Edvinin mesues vizatimi ndersa Meroja do shkojne Kavaj te Elvis Roshi menagjer bytharesh
Une mendoj se Salia eshte duke qeverisur shume ma shume mire. Po nuk i le pa buk, pa pune, motrat e grate rrugeve ta Europes etj etj, Ai popull nuk leviz. Shpresojme se i mbyt ne taksa pasi i ak mbyt ne uje e mut e ndoshta ndoshta i ruajne votat.
gomar i saliut taksat ulen po nuk hiqen jo per businesset e vogla por dhe per individin ..mos bej deklarata qesharake…sepse ka opozite si ju maloku eshte ne krye te sofres..ju diten shani njeri tjetrin naten ndani paret..kane 20 vjet shqiptaret duke degjuar idiotizmat tuaja ..
I KE RA KOKES KETYRE GELBAZAVE SOCIALISTE TE TEMES O KING
A ESHTE EDI RAMA POPULIST?
A e dini c’ka bo vaki o milet i paditur dhe i pagdhendur? Ju a thote nastradini. Belgjika eshte ngritur ne kembe e tera dhe ka dhene SOS-in dhe ALARMIN. Si keshtu? Po more PO. Sepse nje EKSOD i ri po e kercenon se tepermi. Dhe kete radhe nuk jane shqyptaret brekecjerre te Enver Hoxhes, as kosovaret barketharre te Josif Titos, por kush jane keta more? Kini durim dhe ndigoni nastradinin. Sepse EKSODI i ri ne Belgjike, qe ka tronditur Brukselin po vjen nga Franca. Jo more? Dhe jo vetem nga Franca, por pasaniket milionere franceze po ikin ne panik nga Atdheu i tyre dhe po kerkojne shtetesi belge duke blere prona te patundura ne kete vend te Til Eulen Shpiegelit si te papare. Po pse more? Kini durim dhe ndigjoni nastradinin. Qe kur komunisti Holand mori pushtetin, puna e pare qe beri ishte sikur te kishte mare leksione nga Edi Rama albanezi dhe deklaroi se do te tatonte pasaniket me nje Takse Famoze 75 % mbi pasurine e tyre. Dhe vendosi qe pasanik do te quhej cdo francez qe kishte prona dhe deklaronte pasuri mbi nje milion EUR. Dhe cpo ndodh? Francezet e kamur dhe ata barkderra po ikin me vrap nga Holandi, qe zgjodhen me brohorritje kohe me pare. Me shume po shpetojne ne Belgjike, me pak ne vendet skandinave dhe Angli e gjetke. Berluskoni kishte nje batute per komunistet dhe me shaka thonte:
“SA HERE VINE KOMUNISTET NE PUSHTET GJERAT SHKOJNE PERSEMBRAPTHI.”
Qe te kthehemi tek tema kryesore. Edi Rama pasi tronditi besimin tek elektorati me votimin e pabese ne Kuvend per IMUNIETIN dhe pasi e la fatin e zgjedhjeve 2013 ne dore te nderkombetareve me sy prej qelqi, teni po i meshon populizmit bajat per te rikthyer pozitat e humbura. Nga heqja e TVSH, u hodh si majmuni nga dega ne dege tek Taksat Progresive. Kur e pa se nuk ju hap parashyta me to me zengjinet hileqare albaneze, po kerkon te heqi fare edhe taksat dhe tatimet per biznesin e vogel, sic e quan ai shtresen e dyqanxhinjeve dhe qoftexhinjve, te cilet marin mallin nga njeri dhe ja shesin tjetrit me pak fjale allishverish. Ne vendet e civilizuara kjo shtrese e popullates paguan tatim fitimin qe zbulohet nga kasat ne permjet xhiros. Ne Shqypnine e Saliut dhe Bodes ky eshte nje mision i pamundur prandaj kane vendosur edhe nje takse te sheshte, qe te mos jete pa gje fare. Me rekomandimet e FMN-se. Dihet gjithashtu se kjo shtrese e popullates prej matrapazesh dhe dallaveraxhinjsh asnjehere nuk mund te falimentoje, sepse kur rriten taksat ata rrisin cmimet dhe gjembi nuk u hyn asnjehere ne kembe. Edi Artisti ne vend te thote se cfare do te beje me prodhimin dhe prodhuesit vendas ne kohe krize dhe si do te ndihmoje biznesin prodhues shqiptar per te dale nga brimat e miut ku eshte fshehur, shkon dhe bredh pazareve dhe krahason hotelet me qoftexhinjte e rruges duke u bere REZILI opozitar ne syte e Botes. Sepse menjehere ketu lind pyetja: Ku do te gjeje LEKAT Edi Rama pasi te mare pushtetin per e paguar mesuesit, mjeket, pedagoget, policet, ushtaret, administraten, pensionistet dhe per te bere investime kur nuk do te vjeli nga mileti taksa dhe tatime, sidomos ne kohe krize boterore? Sidomos kur Saliu do tja kete lene Arken e shtetit bosh fare, sic la edhe ai Bashkine e Tiranes kohe me pare? Ne nje kohe qe ne vendet perreth dhe me larg po shtrengojne rrypat dhe po rrisin taksat, TVSH-ne dhe tatimet, po reduktojne shpenzimet qe te perballojne krizen ekonomike boterore. Prandaj edhe deklaratat e Edi Opzitarit nuk mund te shikohen serioze nga nje LIDER qe keron te mare pushtetin dhe te kujtojne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes, ne shtetin mjeran pa taksa dhe pa tatime. Njesoj si ne Kube dhe ne Korene e Veriut. Kete u premton Edi Artisti shqipareve sot? “Na ruaj o Zot!” do te thonin shumica e shqiptareve me dy pare tru ne koke. Prandaj edhe nastradini pyet:
A ESHTE EDI RAMA POPULIST?
EDI RAMA NUK KA QENE NDONJEHERE SHPETIMTARI I SHQIPERISE
DHE NUK DO TE BEHET KURRE SHPETIMTAR.
KETO QE QEVERISIN SOT BASHKE ME OPOZITARET JANE VETEM
….. FELLIQSIRAT E KETIJ KOMBI