Fqinji e ekzekutoi familjen pas sherrit për një betoniere të vogël. Arqipeshkvi Masafra ndërhyn për të shmangur hakmarrjet

25 Shtator 2012, 09:33Politika TEMA

Ngjarja që ka tronditur Lezhën, por edhe mbarë Shqipërinë, duket se ka pasur si shkak një betoniere të vogël.

Kastriot Zhuba, 47 vjeç, ka ekzekutuar tre personat e familjes Shtjefni pas një sherri që ka pasur për një betoniere të vogël, të cilën familja Shtjefni ia kishte marrë para disa kohësh, por nuk e kishte kthyer.

Sherri ka degjeneruar shumë shpejt, megjithatë familja Shtjefni ka menduar se gjërat u mbyllën. Kur janë nisur të kthehen për në shtëpi, Zhuba i ka qëlluar të tre, duke i lënë të vdekur në vend.

Viktimat janë Rrok Shtjefni, 52 vjeç, Mira Shtjefni, 50 vjeç dhe Fatjon Shtjefni, 24 vjeç.

Më pas Zhuba është arratisur, ndërkohë që forcat e policisë kanë organizuar një operacion për kapjen e tij. Autori ishte me precedentë penalë. Dyshimet janë se autori ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se pas ngjarjes së rëndë, në zonë ka mbërritur edhe arqipeshkvi i Sapës, Anxhelo Masafra, për të kërkuar që për këtë çështje të ndërhyjë drejtësia dhe të mos ketë hakmarrje.

Çifti Shtjefni ka edhe një djalë dhe një vajzë, por për momentin ata jetonin vetëm me djalin e ekzekutuar.

7 komente në “Fqinji e ekzekutoi familjen pas sherrit për një betoniere të vogël. Arqipeshkvi Masafra ndërhyn për të shmangur hakmarrjet”

  1. pijetari says:

    ….cdo me thone i dehun lale .pse si puthi po i vrau .lerni keto supozime ka qen i dehun po kapeni e futni plumin kokes qelbesires ….

  2. mali says:

    Janë mëkatet e një shteti të qeverisur nga njerëz që duhet të jepnin llogari për krimet që kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë ndaj këtij populli.

  3. drini gega says:

    Me c’te drejte nuk ja kane kthyer mallin e tij? C’fare eshte tjetri, hu gardhi? Njerez me logjike te tille sot te marrin dicka te vogel, neser dicka me te madhe, pasneser te kapin edhe gruan e po bere gje shteti te akuzon se e bere per motive te dobeta. Dhe je i detyruar qe te reagosh sepse shteti nuk te zgjidh pune. Shteti eshte vetem per te te sjelle zagaret e tij (policine) per te cuar ne gjykate dhe po nuk pagove te kalb ne burg pa marre asgje parasysh, me denimet maksimale. Dhe me mire se vrash veten me mire vraj tjetrin qe te bie ne qafe. Te pakten kur te dalesh nga burgu nuk perpiqen qe te te vene kemben. Per fat te keq kjo eshte shoqeria jone e ”beses” dhe e ”burrerise”. Ne xhungel duhet te jetosh sipas ligjeve te xhungles nese do te mbijetosh

  4. mirushi says:

    Po ci duhet arqipeshkvit ky rast, ai vrau 3 pjestare te nje familjeje, nuk vihet drejtesia ne kete lloj menyre.

    Shtet bananesh. O zoti kryeminister Sali Berisha, te rafte kanceri ne gryke…

  5. Drejtsia says:

    Njè gabim i madh u ba me heqjen ligjit te pushkatimit nè kohen e plurarizmit politik nga qeveritè qe drejtuan vendin tonè ishte e parakohshme,sa derdimen ka qe nga politikanet e deri te tek njerzit e thjeshtè qe mendojnè vetem per te keqen e tjerve,ligji i fortè i ulè keta nè gjunjè perndryshej nuk ka qetsi kurr ku popull.

    1. Andon says:

      Drejtesia, “ligji i pushkatimit” “ekziston”, sot quhet u vra ne perpjekje me policine. Te tille njerez, si Dajti, Xhakja, ky qe ka vrare keta te tre (edhe pse mund te mos kene qene shume te mire) duhet te denohen me “shkembim zjarri me forcat e rendit”

      Por kjo behet kur ke shtet tamam, jo shtet vari k…. rrumpalle.

  6. Kreshniku i Partise says:

    Ky shtet eshte i drejtuar nga kriminelet.Dhe nuk ka se si te behet ndryshe kur vendi eshte mbushur me kriminele,ku me kryesori eshte AI,qe thone ata te fiksit.
    Krimi i bere ne vitin 1997 qe u hapen depot e armeve dhe u vrane mbi 3500 -4000 qytetare shqiptare nuk eshte asgje para asaj se cfare ka mbjellur ne popull ky njeri SRB-ja.Ka shkaterruar ndergjegjen e kombit duke mbjellur urrejtjen ,vjedhjen ,kriminalitetin qe per mendimin tim do te duhen qindra vjet per ta eliminuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje