Svoboda: Do jetë status i kushtëzuar me zgjedhjet e vitit 2013

24 Shtator 2012, 19:39Politika TEMA
Svoboda: Do jetë status i kushtëzuar me zgjedhjet e vitit 2013

Intervistoi: Arta Tozaj, TCH

Lideri i së majtës në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda shpjegon hezitimin e vendeve anëtare dhe deklaron për Top Channel se Shqipëria mund të marrë një status të kushtëzuar me zgjedhjet e vitit 2013, të cilat do të jenë një kusht i fortë edhe për çeljen e negociatave për anëtarësim.

A keni dëgjuar për mundësinë e dhënies së statusit kandidat këtë vit dhe cilat janë shqetësimet kyçe që mbeten për Shqipërinë?

“Siç e dini, për Bashkimin Europian përbëjnë shqetësim të gjitha zgjedhjet në Shqipëri. Unë shpresoj që Shqipëria të marrë statusin kandidat, ndoshta me kushtin që zgjedhjet të shkojnë mirë, në kuptimin që të jenë zgjedhje të lira e të ndershme. Por, mendoj se duhet të kemi një hap përpara, sepse Shqipëria me zhvillimet e fundit e meriton atë lloj statusi kandidat. Ende është një rrugë e gjatë për t’u bërë, por të paktën ne duhet ta japim këtë shtysë, këtë sinjal”.

Por vetëm pasi të dëshmojë zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo do të thotë në 2013-ën, kur mbahen dhe zgjedhjet e radhës?

“Po, por nëse ju do të merrni një status të kushtëzuar, kjo do të ishte një hap i mirë përpara. Sigurisht edhe dhënien e statusit me gjendjen aktuale Shqipëria e meriton, por unë e di se ka disa hezitime për këtë.

Një nga mundësitë është që vendet anëtare të votojnë tani propozimin e Komisionit për status kandidat ndaj Shqipërisë, por duke thënë se ne do të presim deri në fund këshillën e qartë të Komisionit pas zgjedhjeve të ardhshme. Nëse zgjedhjet e ardhshme shkojnë mirë, atëherë ky vendim validohet. Nëse zgjedhjet nuk do të jenë të lira e të ndershme, atëherë ky vendim do të jetë nul dhe i pavlefshëm.

Mundësia e dytë është që të themi ‘Po, statusi është’, por nisja e negociatave të bëhet vetëm pasi ne të shohim se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Pra, ka disa variante, por në ç‘do rast, unë shpresoj për një sinjal të qartë pozitiv për Shqipërinë në takimin e ardhshëm të Këshillit.

Gjithësesi, qoftë vetëm  për statusin apo për çeljen e negociatave, zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishme”.

19 komente në “Svoboda: Do jetë status i kushtëzuar me zgjedhjet e vitit 2013”

  1. ncuku says:

    Aha me kete kusht perjete nuk e marrim ftesen. Zgjedhjet ????? Shihni ndeshjen Gramozi- Mamaliaj. Ate fund qe pati ajo ate pamje dokene zgjedhjet. Ne zgjedhjet e reja leku do beje kerdine ne fafor te pushtetit. Dhe me besoni. Nuk iket nga pushteti ore njerez. Kemi vjedhur pa hesap, letrat i kemi berllok. Te leme pushtetin eshte njelloj sikur te therrasim HAPU BURG. Kush e ben kete???? Atehere ka vend thirrja Ja fitojme ja vdesim. Partizanllik hesapi.

  2. jani says:

    Mire e keni ju evropianet,por sali BERISHA ate kerkon ,te mos merret statsi.

    1. Tarasi says:

      E dime e dime qe eshte me kushte e ka shkruar I pari z.Manaj perpara te gjitheve me
      Analizen tek Tema perpara 4-5 ditesh por ramen e ka zene halli se e di qe do merret statusi dhe Ben sikur po merr te gjitha Masat qe opozita te mos Pengojne! Vetem sala fiton ne kete mes !

  3. Kol Tivari says:

    pirdh o Sloboda pirdh ti me gjithe Ramen se sju degjon njeri.Ato pune i vendosin kryetaret e shteteve dhe jo Sloboda me Boshtinarun e Rames.

  4. Boston U S A says:

    NE rastese STATUSI do te jepet para zgjedhjeve,mos e vini kot ate kusht,pasi do punohet e do harxhohet qe te kemi si vezhgues njeres qe sipatizojne Saliun si zonja Dors Pac e ai burri i shendosh qe ka ardhur vazhdimishte kur ne kemi zgjedhje.Kemi dhe nje kompani kepuckuqesh qe lobojne per Saliun ,dhe kur zgjedhjet vidhen ata marrin parate e ja marrin valles “Dyshe Myzeqare”,i themi ne ne Shqiperi ,zoti SVOBODA.Une jam SHQIPETAR ,e dua qe Shqiperia ime te jete ashtu si ketu ne Amerike,apo edhe ne vendet e tjra Europiane per te cilen po perpiqeni me shume ju per t,na afruar se sa pushtetaret e vendit tim,per te ardhur te ju.Me shprehjen ” Zgjedhjet ishin nje hap para,sa per t’na bere qefin e per te mbajtur Saliun ne pushtet,jemi ngopur.Populli SHQIPTARE ,Zoti Svoboda eshte Europian,me kulture e tradita te shkelqyera,por fatkeqesishte si pushtuesit dhe regjimet qe kane sunduar ne Vendin tim ,na kane lene jashte Europes per interesa te ngushta personale. Une si SHQIPTAR ,si nje qytetar i thjeshte,tani dhe ne pension ju shpreh deshiren time qe hiqeni ate kushte,na pranoni
    ne gjirin tuaj dhe forconi kerkesat ndaj qeverise qe do dali nga zgjedhjet e qershorit 2013-te. Vetem ju lutem perseri qe ne vendimin qe do merrni per dhenien e statusit te cilesohet se :Po ja japim statusin kanditat per ne Bashkimin Europian ,jo per merite te qeverise e te opozites,por per popullin Shqipetare qe gjeografikisht eshte ne
    Europe,e deshiron te jete ne BE. Kjo do eleminonte dhe sherret se kujt i takon te marr “flamurin” per kete problem.Do t’na shpetoni dhe
    nga fjalimet e perditeshme te pushtetareve, se ishim ne ne qeveri pa na dhane statusin.Se pak kemi degjuar mburrjet e tyre per hyrjen ne Nato e Liberalizimin e fizave,sikur opozita nuk dha as kontributin me te vogel,per aq sa i takonte. TE FALENDEROJME PER LAJMIN E MIRE QE NA DHE.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Megjithese ky Sllobodani mundohet qe te thoje sa me pak gjera gjothsesi gjuha i shkon tek llembi i semure !!!
    – Per politikanet Europiane gjithmone kane qene shqetsim zgjedhjet ne Shqiperi ….! –
    Nje e vertete e madhe pasi politikane te modelit Sllobodan, Doris Pack e Berluska e kane shume problem humbjen e Krim Sali Berishes ! Per te mbrojtur krim Berishen ato kane dergu dhe OSBE me Woolsprapthin e saje !!!
    Ne vijim Sllobodani thote edhe nje tjeter te vertete ate te gjendjes se kote te Stakutsit. Ky term Status ekziston per praktikisht ne procedurat e antarsimit Statusi jepet automatikisht brenda 3 ose maksimumi 6 muaj. Te rendesishme jane Negociatat dhe zbatimi i marreveshjeve !!! Ne fakt Statusi nuk ka asnje rendesi, praktikisht eshte luga bosh qe OSBE & krim Berisha e kane trumbetizuar me shume buje !!! Stetusi do jepet si oksigjen krim Berizhes pasi Qeveria Ilegjitime e Berishes nuk ka para as per pagat e administrates !!!
    Fate e antarsimit te Shqiperise tashti i ka ne dore AKZ !!! Nese ato arrijne te organizojne me akte te verteta rrezimin e krim Berishes vetem atehere do u mbullet goja Sllobadanit me shoke !!!
    Do e bejne antarsimin e te tera ndryshe rrezikojne qe te negociojne e te bejne marreveshje te barabarta me patriotet Shqiptare !!!

  6. Kol Tivari says:

    Nuk duam status per sevap,por duam ndihme me hjek qafe diktaturen maloko-komuniste te kesaj monstre kurve.Ndalojini Goosruke e Kopuke,qe vijne e mbushin xhepat me paret e popullit,e mandej cojne ne qiell nje pleh antipopullor e antidemokrat,si monstra kurve e Vicidolit.Na ndihmoni te heqim tumorin nga trupi i lirise tone,se Europen e arrijme vete.

  7. dibra says:

    Statusi duhet te jepet per shqiptaret se Berisha nuk e do Europen. Keto kushetzime qe i behen atij mund te na kushtojne shtrenjte ne shqiptareve, se ai per kolltukun e tij i fut duart perseri ne kuti dhe vjedh votat, duke na lene jashte Europes.

  8. Bujari ju degjon says:

    Na vje keq o Svoboda,por kete kusht Sala ka kohe qe e ploteson,ka njezet vjet.Sala do thote qe jane zgjedhjet me te shkelqyme ne histori,dhe si LLukashenko do te ftoje Evropen te marre shembull.Po qe se ky qenka kushti,te jeni te sigurte qe nuk do plotesohet.

  9. Oketo says:

    Z.Svoboda,
    Pranojeni kete gjiriz ne BE qe te merrni edhe ju eren e mutit.

  10. Sum Gruda says:

    O Kol Tivari!

    Edhe gjalle je? Sa vjece je Kol Tivari eshte qene nje qesharake nje njeri qe nuk linde me ne mbare shqiptarine.
    Ay vente ne hoka edhe Gjergj Fishten .
    Nuk me pelqeu ai emri “malok” thuej komuniste por malok eshte fjale jo e kultures per shkodranet.

    Nuk duhej te perseritet se nuk jeni larg “Shkodra” eshte plot malesore dhe “katundare”.
    Po e lus botuesin e “Temes” qe mas te perserite ajo fjale fyese.

    Ato fjale jane per romet e Shkodres.

    1. geni says:

      sum gruda,me teper malok eshte perdorur per njerezit e trashe,jo pse jane nga malesia,edhe ketej nga jugu i thone njeri tjtrit malok pamvaresisht nga eshte,edhe mua nuk me pelqen dhe e kuptoj indinjimin tend….por me thuaj te lutem jozefines qe gjoja e persekutar dhe dilte qysh ne vitin1987 me viza ne itali qe krahasoi shkodren e mbytur me vencian dhe ju e votoni akoma(spiune e thekur por analfabete jozi)sali berisha super i korruptuar dhe antishqiptar,spiun i serbo-grekeve dhe kujt ti dali perpara,nje prostitut e vertet…ketyre si mund tu therrasesh,a nuk jane malok keta si ne prejardhje,malesie apo edhe ne nenkuptimin e trashesise???megjithate statusi po jepet vec per shkak te territoreve si pjestar gjeografik te europes dhe per stabilitet ne ballkan pasi po shikojn qe jemi gati te shperthejm dhe ta djegim saliun me shoke dhe te marim pas tokat qe na kan mar fqinjet.gjithashtu nuk e kane friken e eksodeve masive pasi asnje nuk shkon rrugeve te bredhi kot,pasi ka papunesi gjthandej.arritjet e qeverise se saliut serb jane minus zero

  11. Din Kruja says:

    Europa tallet me ne, eshte urrejtje me teper se nje shekullore. Dhenie e statusit me gjoja me kusht eshte nje nga varjantet e Europes per ti dhene nje dore Saliut per zgjedhjet e vitit tjeter. Ata mendojne se dhenia e statusit do tja shtoje votat Berishes, pasi e kane gjykuar se eshte me i forti sot per sot ne Shqiperi. Gjithmone zgjedhin te behen me me te fortin e rradhes, prandaj dhe pranuan 2 here 96, Dushqet e 2001, Ruzhdijet e 2009 dhe 2011. Per Shqiperine pranojne cdo lloj manipulimi, nuk kane ndonje kriter rigoroz per demokracine. Kur te mbarojne zgjedhjet 2013, do te na thone perseri “se ishin me mire nga te rradhes tjeter, por standartet nuk jane plotesuar”. Faji i tyre me i madh eshte se megjithese ata dine per gjithshka qe ndodh ne Shqiperi dhe per me teper qe jemi vend anetar i NATO-s, nuk japin asnje lloj ndikimi pozitiv, por me qendrimet e tyre vetem na i kane amplifikuar me rende hallet per instalimin sa me shpejt te demokracise. Ne do te na pranojne nje dite ne BE, vetem pasi te jemi katandisur nje euro. Pasi tja u kemi dhene te huajve te gjitha pasurite kombetare, me hidrocentrale, me banka, me pasuri nentokesore, shkurt me cdo gje. Zgjidhja per te dale nga ky ngerc 22 vjecar eshte qe ky popull te ndergjegjesohet per te formatuar klasen politike aktuale dhe te promovoje politikane sa me atdhetare. Nuk eshte zgjidhje te nderrosh Salen me Edin, se do te biem nga shiu ne bresher. Ne rast se shqiptaret do te behen zoter ne trojet e tyre dhe te huajt ti trajtojme e ti respektojme thjeshte si miq, dhe jo pronaret tane, atehere mund te ndertojme nje rend me te vertete demokratik.

  12. SKENDER BEU I VJETER says:

    EVROPA PO BIJE ERE.E MORI VESH QE SALA DO SHES ALBPETROLIN DHE DO MARE 850000 EURO DHE MENDON TE DALE OSE ZBUTE KRIZEN ME TO DUKE I DHENE STATUSIN E KUFIZUAR ME KUSHT TE BEHEN ZGJEDHJE TE NDERSHME.PO SHTOHEN HAJDUTET DHE PERTEJ KUFIRIT.

  13. LENINI says:

    Mjere ju socialiste kush ju drejton.Nje hajtut si Sala,qe po krijohet ideja se parate e vjedhura i ndajne bashke,prandaj sa here kecenon dhembet Saliu,Edi i thote peqe aga,mos ma hiq pjesen se punet i regulloj une si te duash ti.Do imunitetetin,ta jap une do gjykaten kushtetuse ta jap une,ata deputete bera qe kemi une dhe ti do shkojne nga ti themi ne.Deputete,po deputete te zgjedhur me liste,jo ti zgjedhe populli.Dhe ti popull opozitar hesht,ke mbetur pa pune,hesht,je pa buke,hesht,te shajne,ofendojne hesht.Perse o njeri i mjere shkon e voton? per ke voton?

  14. claudius says:

    Ne jemi bere nje shtet lypsar edhe pa dinjitet qe presim te na hedhe europa ndonje kocke
    po ska se si te ndodhe ndryshe me ate sistem te felliqur qe eshte ngritur ne shqiperine tone
    Nuk po dime te respektojme veten edhe presim te na respektojne fqinjet,te na meshirojne
    shtetet me te medha.Klientelizmi dhe pandeshkueshmeria kane hedhur rrenje gjithandej
    farefisnia ka zaptuar gjithe hierarkine e shtetit,ku te pagdhendurve ju duket vetja drejtues.
    Meritokracia ka vdekur ne kete shtet hale dhe homazhet mbahen ne tv klan.

  15. ela says:

    Mjere ne qe dhe Europa na thote “S’keni c’beni jeni ne dore te sales.Po s’deshi ai , s’ka status”!
    Sa poshte paskemi rene si popull.Sala na ka vene cmimin 1 euro.Duhet te zgjojme cdo symbyllur se ky realitet duhet te marre fund!S’mund te na doje Europa me shume nga c’e duam ne veten!
    Asbnje vote per Salen qe sado te vjedhe, prape te mos fitoje dot!18 vjec isha kur sala na tregonte perrallen e Evropes, jam, 39 sot e po i njejti me tregon te njejten perralle!Plasa!Rizgjim!

  16. zekthi says:

    ” Nuk e qasin as ne fshat dhe kerkon edhe vajzen e priftit nuse ” .

    Ata e thone troç se ju nuk e meritoni te jeni ne Evrope. Do t’u rjepim mire e mire t’ju leme vetem kokallat , pra shohim e bejme. Prandaj shtrojne edhe keto alternativa.
    A e dini si e perkthen Sala me tevabi kete deklarat ( ose me mire kete kusht ) ?
    Rrugen e kam te hapur per te vjedhur zgjedhjet ne 2013 .

    Nuk me duhet Evropa por me duhet Pushteti sa te kem umur. Ne se Evropa do te thote qe nuk u bene ne standart zgjedhjet, dihet se kush i prishi dhe kush nuk e pranon humbjen, Kjo eshte opozita bllokuese e PS-se. A nuk u “lyen me boje te kuqe ” ne 1996 sa qe deshen ti nxirrnin bojen Saliut ?
    Edhe kete radhe i polli kokoshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje