Nishani flet në OKB: Shqipëria është në pararojë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut

24 Shtator 2012, 18:50Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani foli sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që zhvillon sesionin e rregullt në shtator.

Nishani tha përpara të pranishmëve se në Shqipëri është prioritet sundimi i ligjit. “Është pikërisht parimi i shtetit të së drejtës ai me të cilin ne kemi përafruar dhe përputhur të gjitha deklaratat tona kombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, konventat dhe rregulloret tona si dhe vetë funksionimin e këtij organizmi madhështor,” tha Nishani.

Presidenti deklaroi se Shqipëria është në pararojë të mbështetjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo në botë.

“Sot Shqipëria gjendet në pararojë të mbështetjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ne përkrahim luftën e të gjithë popujve për liri anembanë botës që nga Siria deri në Mianmar. Çdo regjim që dhunon ligjin e lirisë duhet të japë llogari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,” deklaroi Nishani.

“Sundimet e ligjit në nivel kombëtar dhe në atë ndërkombëtar janë të ndërlidhura ngushtësisht më njëri-tjetrin. Ata pasqyrojnë shoqi-shoqin dhe mbi të gjitha, meritojnë të gëzojnë një respekt të barabartë dhe të njëzëshëm. Ne e kemi jetësuar këtë në mënyrën më konkrete: Kushtetuta shqiptare parasheh se në rastin e një konflikti mes ligjit kombëtar dhe atij ndërkombëtar, mbizotëron ky i fundit. Kjo është garancia më e mirë se ndërsa respekton sovranitetin shtetëror, Shqipëria mbetet një partner vërtet i përkushtuar ndaj promovimit të drejtësisë, mbajtjes së përgjegjësisë dhe tepër e vendosur për ndëshkueshmërinë e çdo krimi të kryer. Në këtë drejtim, Shqipëria mbështet me gjithë zemër parimin e juridiksionit mbarëbotëror, sepse ne besojmë që ai është një mekanizëm i rëndësishëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për promovimin e përgjegjshmërisë,” vijoi kreu i shtetit.

Nishani tha se Shqipëria ka mbështetur dhe vijon të mbështesë mandatet e gjykatave ndërkombëtare.

“Është për të ardhur keq që nganjëhere vendimet dhe mendimet e Gjykatave Ndërkombëtare nuk merren parasysh nga shtetet, të cilat i kanë ngritur dhe paraqitur fillimisht si çështje gjyqësore. Kështu ishte edhe rasti me mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës,” tha Nishani.

“Në rajonin tim, atë të Ballkanit, popujt e etnive të ndryshme: shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë kanë përjetuar disa nga luftërat më të tmerrshme në emër të nacionalizmit të keqpërdorur. Mendjet shoviniste përligjën ideologjinë e superioriteti të tyre mbi popujt e tjerë duke legjitimuar gjenocidet dhe masakrat që pasuan.

Dy dekadat e fundit kanë treguar se nuk është një detyrë e lehtë që ta kthesh këtë faqe në librin e historisë së Ballkanit. Shkaktarët e këtyre tragjedive dhe gjenocideve natyrisht që nuk mund të jenë në gjendje ta bëjnë këtë gjë vetëm. Ajo që nevojitet është miratimi i të gjithë popujve, por para së gjithash dhe mbi të gjitha, nevojitet miratimi i viktimave që kërkojnë drejtësi. Vërehet me shqetësim se në Ballkan, në vend të kërkesave faljesh të sinqerta për masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar, ne na serviren deklarata mohuese dhe mbi të gjitha, deklarata të bëra nga nivelet më të larta”.

32 komente në “Nishani flet në OKB: Shqipëria është në pararojë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”

  1. tourkofagos says:

    cfare do qe te thuash ti mor magjyp,amerikanet te njohin edhe breket se cfare ngjyre i ke……..kshq futja pordhes !!!!!

  2. Burgaxhiu UK says:

    Pidh pirdh se lirohesh (ty ndoshta te ben edhe mire) çfare te drejtash zbatohen ne ” Cumhuriyeti-n e Arnautistanit” mor karabush mos e ke fjalen edhe per kanoçet qe ju mori Luli romeve??????

    Pastaj z.President i PeDe-s ate organin prestigjoz OKB qe thua zotrote nuk e pyet asnjeri eshte thjesht ne funksion te burokrateve qe majmen me parate e taksapaguesve te botes.

  3. dmc says:

    president byt lepires.

  4. BERISHA DHE RAMA LARGOHU! says:

    Per Nishanin sakat. Pse i vrate ato 4 protestues me 21 janar, per te mbrojte te drejtat e njeriut??

  5. Tak, tak, te dhjevsha ne mustak says:

    E keni gabim te gjithe. Sakati nuk ka faj, ai shkon ku e dergon Saliu. Sakati eshte inoccente.

  6. goni says:

    hahahahahhahah Tallje leshrash
    ik mor morhum se jeper turp

  7. tranzileshi. says:

    Qe kur e zgjodhi saliu Nishanin pa konsensus President, te drejtat e njeriut jo i shkeli por i dh j e u.

  8. 21janari says:

    Shqiperia ne Guinness: Te drejtat e njerezve mbrohen nga kafshet…

  9. Agim says:

    I shkreti ky i kane thene se duhet te thuash kete gje dhe ai flet se per ke te drejta flet ky vetem ai e di Se neqoftese ka vend qe nuk pyet njeri per te drejtat e njerzve eshte ai vend Ndoshta e ka fjalen per te drejtat e tij dhe te familjes mbreterore ato respektohen e dime Ne komisariatet e policise mund te te rahin e te te shembin ne dru deri sa te pohosh ate qe duan ata Kam parasysh ato rahjet qe u bene ne Tirane te njerzve qe moren pjese ne protesta me 21 janar Apo e ka fjalen per ata 4 vete qe i vrane gardistet e Sales dhe sajuan lloj makinacionesh Me kujtohet dalja e bishes mbas ngjarjes qe kishte te dhena per vrasje nga afer me pistoleta te vogla si stilolaps etj Dhe akoma nuk po denohen njerzit qe urdheroi per te vrare Nuk besoj se ka vend ne europe qe mund te vriten njerez ne protesta. Po ne kohen e enverit po

  10. Lenci says:

    Po ik o kamarier se na nxorre bojen si ai psikopati qe te ka shkruajtur ato qe po lexon. Ska nevoj Amerika te flasi ne mbledhjet e OKB per te drejtat e njeriut ne Amerike, ti flet per ato se ne Albanistan nuk egzistojne. Gjithashtu doja te dija nese fole ne anglisht, se ai tjetri e qan gjuhen angleze me theks Vicodili?

  11. Geni says:

    o more plehre, o genjeshtar i pacipe, o militant i semure.. zbrit njehere ne realitetin tend berishian te shohesh Shqiperine migjeniane. Po ku ke sy e mendje ti o Nishan, ti je fallc si e gjithe jeta jote mjerane

  12. President Kamarier Nishani says:

    Kamarieri me Karriere, Njeriu me emrin Nishani flet ne OKB per te drejtat e Njeriut

    http://kokqepa.com/2012/09/njeriu-me-emrin-nishani-flet-perpara-okb-ne-lidhje-me-te-drejtat-e-njeriut/

  13. l says:

    21janari …e pa gjith bota.Si e justifikuhat se, se kam kuptu akoma…

  14. turi says:

    PO CA TE DREJTA TE NJERIUT SE NA VDINQEN ,,,VJEDHIN LEKET TONA E BREDHIN BOTEN CA KA BO OKB/JA PER NE DHE TE DREJTAT E NJERIUT KETU NUK PO E KUPTOJME ,,KU JANE ZYRAT E AMERIKONEVE KETU QE TE VENE NJEREZIT TE ANKOHEN E TE KERKOJNE TE DREJTAT E TYRE ,,,ZYRAT JANE NE SHBA SE ATJE SVEMI DOT ME U ANKU PRANDAJ CA PARADOKSI NUK KA VEND ,,PO AMERIKA KESHTU KA BERE TERE KOHEN ESHTE TALL ME POPUJT E VEGJEL ,,,,

  15. Konferenca e Paqes says:

    “Ne New York u mblodh UNO’ja,
    Fol Bujar te lumte goja,
    Fol e mbro te drejtat tona”

    Kush e di ta vazhdoje me poshte.

  16. Durrsaku says:

    Ja u beri peshqesh Saliu shqiptareve kete president me rastin e 100 vjetorit,ky eshte turpi i kombit.Nje nga racat me te mira shqiptaret perfaqesohen nga nje njeri qe eshte nothing(asgje)vetem mustaqet ka te tijat,ne mos dhe ato me urdher te Saliut.

  17. *_Realist_* says:

    Nje dite Prsidenti i Republikes Popullore Socaialiste te Albanistanit
    Ftoi disa femije ne persidence dhe me ate ngerdhshjen musculose u thoshte

    A e shifni malin
    Femijet:Po
    Po qiellin a e shifni
    Femijet:po
    Po zotin a e shifni
    Femijet:JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    e pra e shifni qe nuk ka ZOT

    Nje femij hidhet the i thote te tjereve
    Ja shifni mustaqet Persidentit
    Femijet:po
    Po floket a ja shifni
    Femijet:po
    Po trute a ja shifni ???
    Femijet:JJJoooooooo
    E PRA E SHIFNI QE S’KA MEND.

  18. NINO says:

    mire e ke ti more qyryk ,por shkelja me e rende e te drejtave te njeriut qe zgjedhja jote presidente ,pa le te tjerat,ky eshte shteti i qyrykeve.qyryk saliu e qyryk jari shtet leshi e shtet …………….

  19. Oni says:

    SI NUK KA TURP QE THOTE TE TILLA FJALE?

    HAJDE HAJDE

  20. fredi says:

    HEJ PO KUSH ESHTE KESHILLTARI I INTEGRIMIT PER PRESIDENTIN NISHANI ?

    E PASKA KESHILLUAR KEQ E MOS ME KEQ.

    HAJDE HAJDE PRESIDENT DHE KESHILLATRE HAJDE.

    U THA NISHANI ATYRE SE SI E KA NDERUAR MBIEMRIN SEPSE MBRONTE BUSTIN E ENVER DIKATORIT?!

    PO TA DININ NUK DO E LEJONIN AS TE FLISTE.

    TURP

  21. paskuqani says:

    Per çfar te drejtash flet ky idjot mer zot, SHqiprin ky me shok e kan kthyer ne thertore ku zotron vetem krimi se nuk ka fare shtet.

  22. Pa Drite says:

    O NISHAN ! a e di ti se ka Familje e Fshatra ne te gjithe teritorin e Shqiperise PA DRITA dhe qe po jetojne si ne mesjete me qiri jo per fajin e tyre – eh e ,ata skan besim me se mund te ndricohen shtetin nuk njohin fare , askush nuk interesohet me per shkollimin e as per shendetin e tyre – e nuk behet fjale per vaditjen e per plugimet e tokes ,jete o jete .

  23. franci says:

    O te folt Hoxha ne vesh…..

  24. peci luku says:

    AJDE SHQIPERI NISHANI PRESIDENT NJERI SA MERR FRYME BERI SHURREN NE BRUKAEL NE PANTALLONAT NUK ECTE DOT LA NAM VERTITET NEPER BOTE SI MOORR GJYSEM I NGORDHUR .LE TE VERTITET PA KUR TI KTHEJE PATKONJTE NGA DJELLI SI GOMARI I ZYLOS

  25. Devolliu says:

    Ky është Presidenti më idiot në Botë.

  26. Sali Kari says:

    Ky mustache miu na hagert mutin , flet per te drejtat e njeriut dhe ne shqiperi njerzit po vriten si ne mes jete, mbase flet per te drejtat e familjes vet dhe te Partise demokratike me Sali trapin e pare, injoranti i mutit

  27. l says:

    Çdo regjim që dhunon ligjin e lirisë duhet të japë llogari në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,” deklaroi Nishani.

  28. assoa says:

    po te pakten te flase dhe ky per rritje ekonomike, se shifrat i ka gati nga Salija, po i fet Amerikes per te drejta te njeriut kur rrihen e masakrohen rromet, te burgosurit e ish te burgosurit, kur s’gjen kush te drejten e tij.Ij o Bujar, e kenaqe Odeten me shopping, e nderroi garderoben , e beri si te Michel Obames, kaq ishte detyra jote.Pasuri po ” ke vene nga pronat”, se nga gjyqataret tani s’te le kush ty,mos mbaj shsprese.Ndonje dhjecke po te ngeli.I merr dedexhimi ato!!!

  29. qytetar says:

    Thjesht mashtrues,
    por tani nderkombetar.

  30. Lumi says:

    Nuk e kuptojme kete, qe Shqiperia na qenka ne pararoje te mbrojtjes te te drejtave te njeriut,ku jo me larg se dje ,per nje sherr banal vriten 3 persona te nje famileje dhe shteti hesht sepse autori i vepres penale ka hikur si gjithemone ne drejtim te paditur!?.Vetm ne gjendje lufte ,bilanci i vrasjeve mund te jete 100 vdekje ne muaj! Keshtu eshte pararoja zoti president ,me te perndjekurit politik ne greve urije para dyerve te shteti!?..

  31. Ivani i madh says:

    dhe e shanim ne jo sakat jo vegel e Berishes e cfare fjalesh te tjera ky flet per te drejtat e njeriut ne bote e jo per tonat qe i kane shkelur me te dyja kembet ky mostera manikin me telekomanden e tij Berisha Me qe je bej nje vizite aty me lekat tona se ne tani na zuri u beme me dy te paralizuar Berisha ne te majte e ti ne te djathte e jeni bere si qereja e dylit po tju mbrehin ty e Salen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje