Komisioni i Ligjeve nuk ka mundur të shqyrtoje sërish amendimet në draftin për Gjykatën e Lartë, të cilat prekin Kushtetutën e kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Opozita kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatave në vend, të cilat mbajnë peng mandatin e kreut të Këshillit në Qarkun Fier. Mes këtyre debateve, që zgjatën rreth 1 orë e 30 minuta, Komisioni i Ligjeve mbylli mbledhjen me largimin e socialistëve nga seanca dhe njoftimin e demokratit Rusmali, se të martën do të provohet sërish një kompromis me opozitën për miratimin e draftit, raporton Vizion Plus.
Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, është takuar paraditen e së hënës me kreun e opozitës, Edi Rama. Pas një takimi rreth 40 minuta në selinë roze, Sekui u shpreh se u diskutuan një sërë çështjesh, si: marrja e statusit të vendit kandidat, ligji për Gjykatën e Lartë, si dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Diplomati i BE u shpreh me nota optimiste pas takimit dhe i bindur se klasa politike shqiptare do të gjejë gjuhën e përbashkët për të miratuar reformat e rëndësishme. “Takimi ishte shumë i ngrohtë, shumë konstruktiv, do të thosha se vura re dëshirën e opozitës për të ecur përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Unë jam i sigurt se dhe në të ardhmen opozita do luajë një rol konstruktiv për të ecur përpara. Unë them që integrimi në Bashkimin Evropian është një objektiv kombëtar, është një objektiv i të gjithëve,” u shpreh Sekui.
I pyetur për ligjin e Gjykatës së Lartë, ambasadori Sekui shprehu bindjen se në fund klasa politike do të arrij konsensus dhe për këtë çështje të rëndësishme. “Edhe unë e kam ndjekur debatin që është bërë në Shqipëri gjatë gjithë këtij viti. Reformat e rëndësishme si ajo zgjedhore dhe Avokati i Popullit ishin në fund të suksesshme. Unë jam një njeri që kam besim në ndërgjegjësimin e politikës që integrimi është një prioritet për Shqipërinë dhe kjo do të mbetet në qendër,” tha me tej ai.
Në tetor Komisioni Evropian do të publikojë progres-raportin për Shqipërinë.
E si u katandisem keshtu… Opozita kerkon zbatimin e vendimeve te Gjykatave… Hajde kusht hajde. Opozita ve kusht thjesht zbatimin e Ligjit ?
Kaq gje kerkon kjo Opozite dhe as kete si ruhet me ja plotesu Sala dhe keta ped-ambasodra na tregojne takimet konstruktive.
e do i trrafme tmir na tburgosmit politik ai rrusmail rruspija se kukull esht aty ene fodull i madh
po ky trapi i vogel kur do thote ndonjehere se pergjegjesi ka dhe qeveria.njehere te pakten.ky dhe miu i amerikes arvizu
sot lexova nje kuriozitet se penisi sipas shkencetareve per disa arsye po vjen duke u zvogeluar??ishalla nuk behet sa ky sekui i europes apo sa arvizu i amerikes,se mjere grate sdo kenaqeshin dot kurre.
opozites nuk i ka ngel gje tjeter po kodoshat ambasador ti marr me shkelma dhe ti njerra perjashte,se keto jane kupola e intergrimit nepermjet presionit duke vendosur hegjemonine mbi politiken shqiptare. keto sot jane kaq te neveritshem sa vet partite duhet ti zbojne duke e quajtur te mbyllur aktivitetin e tyre. eshte turp per intelektualet shqiptare [se per partite si ben pershtypje] te degjojme keto amatore te diplomacise europiane.u them partive se keto duhet te largojne duart nga politika shqiptare.
Po si ti votoin ose jo ketu eshte njelloi se berisha tashme dihet qe nuk pyet me per gjykatat,per prokurorine per presidentin per asgje qe ai kerkon te beje,sa vendime jane mare nga gjykatat dhe per teke te berishes nuk zbatohen,se mos eshte Fieri i pari,berisha ka shkelur me dhjetra here kushtetuten dhe ska pyetur.
tani na dalka qe nuk e voton opozita,edhe sikur ta votoi njelloi eshte.