Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët dyshohen se kanë shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin rrugor Gjirokastër- Jergucat.
Sipas policisë janë arrestuar drejtuesja e automjetit tip Ford, me targa TR 6415 T, Entela Bitri, 40 vjeç dhe drejtuesi i fugonit me targa GJ 253 A, Xhevair Lika, 49 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë, aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 12 personave të tjerë ku 3 prej tyre rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin Gjirokastër- Jergucat.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë Tahir Bitri, 70-vjeçarja Sose Nikolla nga Golemi dhe Shpëtim Çela 26 vjeç nga Korça, ndërsa 3 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Cili eshte faji i shoferit te furgonit ne kete rast..??Sa k/h me shume se rregullat ishte ai,duhej te ishte te pakten 2 fishin e shpejtesise per tu arrestuar dhe jo sepse beri aksident dhe fill prangat,une mendoj se ai nuk ka faj,kjo e para…e dyta makinat e tjera sa ishte distanca e sigureses,nqs e vogel jane fajtore(ndaj kodit rrugor)e keshtu me rradhe .per tu arrestuar mbetet vetem ajo qe nuk dha precedence dhe hyri ne rruge nga rruga dytesore.,dhe e fundit nuk thuhet nderroj jete se eshte skandal,por vdiq dhe kaq.