Shalsi: Prokuroria të hetojë për evazion fiskal me reklamat shtetërore dhe për dhënien e 500 mijë dollarëve për RD-në

24 Shtator 2012, 10:22Politika TEMA

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, në një intervistë dhënë për gazetën Shekulli, thotë se duke i dhënë miliona dollarë për reklama medias proqeveritare, Sali Berisha ka shkatërruar mediat e lira.

Ai deklaroi se sidomos në prag fushatash zgjedhore, shumat arrijnë vlera të paimagjinueshme.

Ai tha se është skandaloz fakti që Sokol Olldashi i jep gazetës së Partisë Demokratike, RD, plot 500 mijë dollarë.

Shalsi u shpreh se shpreson se prokuroria të hetojë për këtë skandal.

I pyetur nga gazetari, Shalsi tha se do të dorëzojë edhe në prokurori dosjen e reklamave shtetërore.

Shalsi tha po ashtu se duhen hetuar kompanitë që kanë marrë reklamat edhe për evazion fiskal, sepse jo gjithçka që kanë marrë, e kanë deklaruar.

Në lidhje me shifrat e publikuara, Shalsi tha se ato kanë dalë nga vetë ministritë.

7 komente në “Shalsi: Prokuroria të hetojë për evazion fiskal me reklamat shtetërore dhe për dhënien e 500 mijë dollarëve për RD-në”

  1. Kol Dallaveraxhiu says:

    Me ceshtjen Xhakja ky behet autogoli i dyte i Olldashit brenda nje harku kohor disaditor! Do ja hedhi edhe kesaj rradhe valle?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  2. dorit says:

    Me keto reklama qeveritare eshte vetem vjedhje e parave nga qeveria ne nje forme gjasme ligjore.jo evazion por ktim ekonomik.

  3. Po normale qi duhet me ja dhone Klanit ne RD-se se te knoqet shpirti kur i lexo. Nuk e di pse une si Lym humas kohen me ju kur tan sukseset tona jan me ven tjeter

  4. Mehmet Metaj says:

    kandali i evidentuar nga Z. Shalsi eshte nje rrufe’ mbi Qeverine me kriminale te Berishianeve dhe nje ringjallje besimi per njerezit se eshte mergjente nje Qeverisje e pergjegjshme ne kete vend.

    Po ka dhe me keq, me projektet dhe investimet e huaja ç’behet ne kete Qeveri Haxhiqamiliste-ato jane bere te padukshme dhe shpesh jane kthyer ne afera per Ministrat PD-ist, asnje mase nga kontrollet e KLSH-se etj, se p.sh. ka patur nje projekt 20 mln $US per pyjet-burimet natyrore dhe po te kontrollosh se ç’eshte bere realisht pothuajse asgje etj. Mendoj se duhet futur edhe tek keto qyfyre Qeveritare se dhe institucionet nderkombetare jane ambientuar me akraballeqet dhe nuk flasin ose i mashtrojne me shifra fiktive !!!!!

  5. tironci says:

    O Shalso! Ik mer lal dhe bo stervitje se ke dasmen me 6 tetor!!!!!!

  6. debatiku says:

    Denanconi ceshtjen ne prokurori dhe kete denancim beni publike,ky eshte ligji,ky eshte korruposioni i saliut,ne se nuk don znj k/prokurore mos te pranoje ta hetoje,,…te rrije i denancuar ne protokollz.Shalsi dhe deri ketu populloi te thote..kjo ishte detyra Juaj si deputet e bravo e forte per kurajon…Dita e cliorimit do vije ..nuk eshte e larget te gjithe para drejtesise,sot ajo eshte e falimentuar ,por populli do ti denoje ne drejtesine e vertete….sa e si e kjane rjepur vendin hajdutet,antishqiptaret…ne litar..

  7. Tigri 14 says:

    o lym, po ti o te keqen vellai sja ke idene ne ca sistemi jeton. Si ty mjer ai qe rron.. Ty me te vjedh gruan ste vjen per keq ama vec sal pushtin te keshe mire..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje