Prej vitesh kemi ndjekë në televizione e ndër gazeta Nexhmije Hoxhën, Ramiz Alinë e nji seri kriminelash tjerë tue na e mësue historinë bashkëkohore, apo ma mirë me thanë tue na e interpretue atë simbas oreksit të tyne. Të gjithë kriminelat e komunizmit u plakën ndër shtëpiat e veta, pak metra larg viktimave dhe askush nuk shkoi me i mërzitë tue iu kërkue llogari. S’e kam fjalën për shqiptarët që vriten përditë edhe për nji vijë ujit, e kam fjalën për shtetin, për atë palo shtet që ka ndërtue biri në shpirt i Nexhmijes dhe i Ramizit, Sali Berisha.
Jo vetëm që askush nuk iu kërkoi llogari për krimet, por si njeni ashtu edhe tjetri, – grueja e diktatorit dhe hija e diktaturës, – patën paturpsinë me jetue gjatë dhe s’pushuen deri në fund të gjallesës së tyne tue falsifikue çdo cep të historisë shqiptare të 50 viteve të fundit, e cila i ka pa me duert e lyeme me gjak. Mund të themi me plot gojë se ligji në Republikën tonë nuk ka qenë asnjiherë në shtëpi të vet. Asnji gjykatës s’e ka marrë mundimin me e rihapë çështjen e transferimit të arit në vitet e fundit të diktaturës në Zvicër! E njejta gja edhe për vrasjet e shumta në kufi në fundin e viteve ’80. E pra vrasjeve dhe vjedhjeve masive nuk u kalon kurrë afati i hetimit!
Tek ne tiranët kanë gjetë garanci të pafundme e kjo asht arsyeja që tragjeditë tona përsëriten.
Ndërmjet Sali Berishës dhe Nexhmije Hoxhës pati deri në fund nji marrëveshje, nji pakt mossulmimi, posta e këtij pakti ishte që organet e drejtësisë të mos hetonin për aferat e pista të klanit Hoxha-Alia. Nga ana tjetër shtypi herë mbas here furnizohej me ndonji fotografi ku udhëheqësi superdemokrat Berisha paraqitej në rininë e tij prej provinciali të katapultuem në Tiranë, në raporte shumë konfidenciale me ajkën e bllokmenëve.
Sali Berisha për dy dekada ka mashtrue të burgosunit politikë, tue marrë votat dhe tue mos iu dhanë damshpërblimet; ka mashtrue pronarët tue iu marrë votat e tue mos iu dorzue pronat e ligjshme; ka mashtrue me çeshtjen e hapjes së dosjeve të Sigurimit tue qenë se ato janë nji garanci për politikën e tij të shantazheve; ka mashtrue me farsën e hetimit të masakrës së Tivarit; me vorrezat e të pushkatuemve rranzë malit të Dajtit; me çështjen çame e me dhjetra çeshtje tjera.
Sot gjithçka asht krejt e kotë: pronat janë tjetërsue përfundimisht dhe buxheti i shtetit nuk lejon kthimin e tyne në asnji lloj forme; ish të burgosunit – ata që nuk kanë vdekë zemërplasun tue pritë damshpërblimet – po burgosen rishtas; dosjet sa të jetë ai nuk do të hapen kurrë; viktimat e Tivarit po i tretë dheu pa asnji shpresë për me qenë të kujtuem të paktën me nji gur mbi vorr; çamët – deri sa të jetë aty Berisha dhe Idrizi – s’kanë me marrë as edhe nji lopatë dhé prej tokave dhe pasunive të tyne.
Mes Sali Berishës dhe Nexhmije Hoxhës nuk ka asnji dallim cilësor, pse në kushtet e demokracisë Berisha i ka shkaktue po aq mjerime vendit dhe shqiptarëve, sa i ka shkaktue regjimi i Enver Hoxhës në kushtet e diktaturës. Nesër, njerzit nuk do të bajnë asnji dallim të veçantë mes bashkëpuntorëve të Nexhmijes dhe besnikëve të Berishës.
Nexhmija dhe Saliu janë tonalitetet e së njejtës së keqe absolute që e ka mbërthye Shqipninë qysh prej vitit 1944.
Në qoftë se nuk ka mbërrijtë me i pushkatue shqiptarët siç bante Enver Hoxha – Sali Berisha iu ka dhanë armët dhe i ka shtie me u vra mes vedit; në qoftë se nuk ka mbërrijtë me i vra me pushkë – i ka hedhë në erë si në Gërdec; në qoftë se nuk ka mujtë me i çue në Burrel e në Spaç – i ka degdis me kërcënime përjashta; në qoftë se nuk ua ka konfiskue arin dhe shtëpijat – ua ka marrë me forcë tokat dhe mbi to ka ndërtue bizneset klanore; në qoftë se nuk ka mujtë me ua rrjepë pasuninë private – ka shitë pronat e shtetit e deri edhe territorin shtetnor; në qoftë se gjykatat e tija nuk kanë dënue të pafajshmit – ato s’kanë ngurrue me lirue kriminelat prej burgut; në qoftë se nuk ka mujtë me i dënue njerëzit për agjitacion e propagandë – ua ka ba të vështirë jetën mediave që janë rreshtue kundër politikës së tij dhe ka pushue prej pune deri të afërmit e tyne; në qoftë se nuk ka mujtë me i pengue shqiptarët me dalë jashtë shtetit – ka pengue me çdo mjet Shqipninë me hy në Europë.
Berisha asht nji despot oriental, nji burrec që mshehet mbas dritaresh të blindueme dhe nxjerr të tjerët me vra për të; asht nji individ pa atdhe dhe pa nderë, ai mbetet thellësisht primitiv dhe enverist në çdo akt të jetës së tij politike.
Vetëm nji herë bani gabimin me vu nji jo komunist në krye të Shtetit dhe u pendue aq shumë, sa që ia preu rrugën Jozefina Topallit, e cila, me të gjitha të metat që ka, asht lule në krahasim me atë pulçinelën që ban sikur komandon shtetin shqiptar.
E reja qëndron në faktin se në përceptimin e njerzve Berisha asht shumë ma i urryem se Nexhmije Hoxha, e cila me gjithë krimet që i randojnë mbi supe, sot jeton pa eskortë të armatosun dhe pa jelek antiplumb. Sot Berisha ka shumë ma pak garanci se Nexhmije Hoxha. Këtë gja ai e din krejt mirë. Shqiptarët e sotëm nuk janë ata të para 20 viteve; ata, të cilëve Neritan Ceka me shokë mund t’ua ndrronte marshimin prej Komitetit Qendror për në portin e Durrësit.
Sot shqiptarët nuk ikin ma përpara tiranisë. Prandaj cicërimat në kafazin e twitter-it janë foshnjore, njerëzit janë mërzitë me to dhe s’do të lejojnë që klasa e korruptueme politike t’i sakrifikojë për interesat e tyne për pushtet.
Shume i goditur! nexhmie Hoxha qendron sot me lart se Sali Berisha! Ky eshte regresi me i madh i shioqerise shqiptare!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/zonja-e-zeze-liri-berisha.html
Ky ardian ndreca duhet te jente vêllai i injorantit gjergjê ndreca. Injorantet luajn rol te rendesishem ne shqiperi
O hajvan meso te shkruash gjuhen shqipe pastaj fillo lehjen e perditshme ne mbrojtje te babait tend shpirteror Sali barbarit.
P.S
Emrat shkruhem me te madhe o koqe (m e vogel M e madhe)
Mire i thua po ku mer vesh ai eshte injorant!
P.S
Ky ardian ndreca a thua te kete vertete lidhje me gjergJ ndrecem?
Edhe ti mor claus,emrat i shkruan me te vogla? Jo per gje,po ti shan dhe injorantet.
Edhe ti mi dori me te vogel e ke shkruajtur edhe pastaj me kritikon mua!l
Nje artikull vertet domethenes. Shpresojme se bagetia e Saliut, dale-ngadale do filloje mos beje me beeee.
Mitin e anti-komunistit, patritotit dhe te ndershmit ja kemi shpartalluar tashme, kemi nxjerre sheshit gjithe felliqsiren e ketij zvarraniku
fule! mos na boj antikomunistin ktu,se na vje me vjelle.Nuk ka me buke lepurushi per ju te kuqt,e sorollopit tuaj kuqal.Koha juaj mbaroi,,,,,,,,,,,,barkthate e moret pushtetin,barkthare do vdisni.Do shkoje bari ne rrenje,jo me paraziter si ju,por me VIGANE blu.Fshihuni o morracaker,se nuk ju do njeri.Parazitet nuk vijne me,dhe te jesh i sigurt.Kur te doni krruajeni.Por ju vetem pas tastieres dini te flisni,si korrake,,,,mire thote tourkofagos
Nexhmija osht simboli i mencuris dhe kthjelltesis se gruas shqiptare.
Burrnesh,bashkshorte dhe nane e pekushtume,luftetare dhe patriote.
Enver Hoxha ishte udheheqes i Diktatures se Proletariatit,ne Shqipni kjo Diktatur e shumices bente ligjin ndaj hajduatave kriminelave dhe tradhtarve.Ajo dihej botnisht.
Enver Hoxha boni shum gabime,por nuk e tradhtoi atdheun,ai kishte nje ideal..Idealin Komunist.
Ai punoi dhe jetoi per Shqipnin.
Ai ndertoi vendin me djersen e popullit qe sot bashibuzukat dhe bijte e tradhtarve ballisto-zogist,te pasurohen duke shit veprat madheshtore te ndertuar nen regjimin e Enver Hoxhes.
nipi i Ahmet Zogut,sot jeton dhe paguhet nga taksat e shqiptarve si keshilltar i Presidentit,pse nuk i kerkohet te thote ku ka shku ari i vjedhur i gjyshit te tij.
Eshte paturpsi te krahasosh Enver Hoxhen dhe familjen e tij te nderuar me Sali Ram Berishen.
Autori i shkrimit duhet te jet nje simpatizant i Jozefines,gruas me banale qe ka pare politika shqiptare.
Cdo dit qe kalon Shqiptaret e kerkojne Enver Hoxhen dhe ate sistem qe u jepte pune dhe buke..qe ndertoi,fabrika,uzina,hidrocentrale, shkolla spitale,krijoi ushtrin te fuqishme toksore-ajrore-detare
Nuk me harrohen fjalet e nje te internuare ne Lushnje ne emisionin Fiks Fare,i javes qe shkoi,…ne kohen e diktatures hanim me mire se sot,tha ajo grua katolike,e vuajtur dhe e ndershme.
Te lumte mendja. Kjo eshte me se e vertet. Kete e ndjejne te gjithe po skane kurajo ta thone se i degjon KOMSHIJA dhe i raportojne dhe i bastisin shtepine pastaj.
Faleminderit!
“Në qoftë se nuk ka mbërrijtë me i pushkatue shqiptarët siç bante Enver Hoxha – Sali Berisha iu ka dhanë armët dhe i ka shtie me u vra mes vedit;”
Askush deri me sot nuk ka mundur ta perkufizoje kaq mire, kaq qarte dhe ne menyre kaq te permbledhur te gjithe karrieren dhe kredon politike te Sali Berishes.
Kisha per te shtuar: – Ne qofte se sot nuk te vrasin me dekret dhe skuader pushkatimi, t’i krijojne te gjitha “kushtet” qe nga mjerimi social-ekonomik te ….vrasesh apo te varish veten!….
Reformer,ajo qe thua ti eshte e verete,po aq sa dhe Berisha ka pref shpaten dhe nje here per situaten,per te vrare jo me gjygje si dikur ne kohen e diktatures komuniste,por me prapaskena duke u fshehur pas xhamave te blinduar e lelekeve antiplumb dhe perdorur te tre pushtetet,e parate e krim-korrupsionit per te ndeshkuar me c’do forme e menyra nga me bastardet e kriminale c’do shqiptare qe mendon ndyshe nga ai.Per kujtese kujto ish demputetet,Hadari,Xhulali,apo Xhindi dhe Gazidede,Arbnori qe fundin e tyre me lavdi apo pa lavi e moren nga dora e Berishes,Nanos dhe Topallit me shoke,qe sot ne diten me diell vazhdojne te cirren ne menyrat me demostrative si,punoni per familjen time dhe ju votoni kurse une ju numuroj votat.Per te ligjeruar ne pafundesi lufte per pushtet e para pakufi,duke shtuar nga pas dhjetra viktima te rradhes,tregon se jashteqitja shqiptare me cicerima dhe terror po ben c’mos te ligjeroje perjetesine ne te tre pushtetet,po harron dhe harrojne keto bje bucesh, se dardha e ka bishtin prapa.Besoni e binduni se Berishajt me shoke se shpejti do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim.
Lum kush denoncon paudhesite dhe krimet e tij se do te jete i nderuar para vetes,famijes,shoqerise dhe i falun nga Zoti.
Drejtesi e vonuar,drejtesi e dhunuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon.
Vepro Tani
Ligjet e Enver Hxhës ko vra vetëm tradhëtar dhe kriminel. Nishti tradhëtarët, mafjozët dhe kriminelët po bojn ligjn. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
Shkrim i mire dhe i foret. Mbyllja e paqarte, e vaket. Jy shkrim duhet te ishte nje manifest per te perndjekurit e djeshem dhe te sotem, jo vetem nje parashtrim fakthesh. Shqiptaret jane ngopur me keto gjera, duan udherrefim, si te veprojne dhe kur.
Vetëm nji herë bani gabimin me vu nji jo komunist në krye të Shtetit dhe u pendue aq shumë, sa që ia preu rrugën Jozefina Topallit, e cila, me të gjitha të metat që ka, asht lule në krahasim me atë pulçinelën që ban sikur komandon shtetin shqiptar.
————-
E nxorri koken Ndrec katoliku. Jozefina lule ! ?
Respekt zoti Ndreca, ngelet vetem te ruajme votat ne 2013, pasi te votojme me mend ne koke. Sa per twitter-lovers mos ushqeni asnje iluzion. Ai e ka marre rrogen deri ne 2013. Nese tradhetari dhjeraman i vezeve dhe miellit eshte i biri ne shpirt i Ramizit dhe Nexhmijes, Kryetari Mao- twitter lover eshte nipi ne embrion i tyre
Autori i ketij shkrimi ngre ceshtje te rendesishme,qe tregojne se ai nuk ka qene i kenaqur si nen regjimin kommunist ashtu edhe sot. Ai e thote mire se kryeministri Berisha eshte pergatitur ne kuzhinen e diktatorit.Por nuk mund te barazoje Nexhmije Hoxhen me Sali Berishen.Ndersa Saliu eshte kryeminister ,Nexhmija ishte vetem nje anetare e KQ, dhe drejtoreshe e nje institucioni propadandistik.Ne kohen e saj shtetin e qeveriste Xhaxhi i madh dhe Byroja Poitike jo ajo,sado qe ajo mund te kete ndikuar tek Xhaxhi se burre e kishte,perseri vulen dhe firmen e pushtetit e kishte xhaxhi.Kam edhe nje verejtje per redaksine e gazetes,se ndersa po bejme perpjekje per te zgjidhur ceshtjet gjuhesore,ata botojne shkrime te tilla qe eshte veshtire te kuptohen.Shtypi duhet te kete gjuhe te njesuar,jo me dialekte,ne qofte se autori i shkrimit nuk eshte dakord le t’i mbaje per vete mendimet e tij.
Z. Dada thoni perse e krahason me Nezhmijen , panvarsisht
nga pozicioni i punes qe ajo kishte ato kishin bindje te perbashketa
nga praktika e jetes burrat as qepe nuk blejne pa pyetur grate .
Ne qoftese ju doni ta aneksoni ate figure nga faji , eshte problemi juaj.
thoni me poshte perse lejohet ky artikull ne dialekt,
Une do tu sygheroja mos u merrni me keto , kjo eshte e
keqja me e vogel ne kete vend.
Z. Dada Thoni qe perse behet ky krahasim me Nezhmije Hozhen
.Panvarsisht nga pozicioni qe ajo ka patur, dihet qe influenca e saj
ka qene e madhe , bindjet e saj politike ishin te barabarta me te Enverit.
Persa i perket shkrimit ne dialekt une mendoj qe kjo eshte
e keqa me e vogel ne kete vend .
ANALIZE : Nje ” Ese ” e mrekullueshme !!! E stilit te Mon. Frano Ilia !!!
Sigurisht qe nje pjese e mire e lexuesve nuk e dine se kush ka qene Mons. Frano Ilia. Per kete person flitit pak e as pak ne media e ne faqet e internetit !!!
Ka qene i fundit i Mohikaneve qe ka patur nje pushtet te pakufizuar !!! Anti komunisti i fundit ne pushtet !!!
Mafia Italiane e ka eleminu per llogari te komunistit Sali Berisha !!!
Pas Pranveres Shqiptare te vitit 1997 ishte e pamundur qe komunisti e krim Berisha te rimerte pushtetin pa eleminu Arqipeshkvin e Shkodres Frano Ilia. Kete ” deshire ” Berishes ja plotsoi kavaglieri Italian Silvio Berluskoni e Mafia Italiane !!!
Vrasja e Arcipeshkvit te Shkodres Mons. Frano Ilia eshte vrasja me e rendesishme e me spektakolare qe ka realizu komunisti Sali Berisha.!!!
Ju turqit me banim ne Shqiperi keni probleme te pazgjidhura
Po ti ku e pe fjalen “e mire” per Nexhmijen ne shkrimin e A.Ndreces se po na habit? Mos ja fut kot dhe mos u bani vegla te nje injoranti vicidolas se emrin e ke nga familje fisnike qe nuk i ka hije me u ba bedel i nje kafshe shpellash.
Do Zoti ne Qiell, qe te kete ma shume shqyptare si zoti Ndreca. Atehere:
KA ME U BA SHQYPNIA!
Nuk e besoja se pas 22 vitesh do kishte njerez qe besonin akoma ne keto perrallat me florinj..Zvicer…pakti Hoxha-Berisha…vrasjet masive (kush te mungon ne fis nga keto vrasjet masive more zoti Ndreca?!)…Po Saliu e denoi 5 vite burg Nexhmie Hoxhen per 300 lek kafe te pa paguara dhe po i falte floririn ne Zvicer, more zoti Ndrec Kastravec?! Ik o Ndrece meso te shkruash shqip, mbath do pare tru ne kry dhe pastaj dil te shkruash, po nuk te ka vra vllau per vijn e ujit.
Po lere mor perrallat se late nam. Asaj nuk ju be gjyq. Ai mini-denimi qe thoni ju te c’nderuar Salixhinj, ishte si menyre per ta harruar dhe per ta mbrojtur athere kur urrejtja per Hoxhen ishte me e madhe.
Ore do e shikoje realitetin ne sy bagetia pro-Vucidolit, kjo eshte pyetja sot.
rralle ndesh si keto shkrime te nje budallaqe qe quhet
bla bla bla e mjera ti qe nuk paske dy gram tru .
Ardian Ndreca eshte bashkepunetori me i ngushte i EDi Rames dhe Saimir Tahirit tek “fabraka e ideve”.Jo me kot eshte “pompuar” shume mediatikisht tek Top Channel, gazeta Shqip, Shekulli dhe se funmi tek Tema. Nese me te vertete ky person mendon keshtu kjo nuk ka ndonje te keqe pasi njerezit jane te lire te mendojne dhe ti shprehin mendimet e tyre si te duan. Nje mikeshe e imja qe ka studiuar me te ne Itali ma pershkruan si servil te madh dhe njeri shume konjuktural. U shkonte mbrapa priftirinjeve qe i kishin nxjerre te drejten e studimit dhe e mbanin me burse vetem per interes.
“u shkonte mbrapa prifterinjeve qe i kishin nxjerre te drejten e studimit dhe e mbanin me burse vetem per interes”. Kjo mjafton per te kuptuar kush eshte Nderca qe u shkon nga mbas prifterinjeve…
Bla, bla, bla e kompani jane plehrat e Berishes!
(per Almen) Ardian Ndreca ka shkruar me shume te Mapo qe nuk eshte gazete prane opozites.
Shkrimi qenka i hidhet. Dore e rende qe te ben dhe te reflektosh, por dhe te trishton kur mendon se “figura kryesore e antikomunizmit” ne Shqiperi te zhvishet ne kete fare derexheje nga “te tijte”. Kaq keq paskemi qene per lidere te ndershem e idealiste?
O alma.Sa shpejt I more te dhenat per Ndrecen nga Visho Ajazi se kshu sqaron dhe ramy per pytjen qe beri.
Zoti Ndreca. Perse nuk i propozon Edi Rames dhe Kreshnikut te AKZ qe Vezet qe bien korrupsioni te Kreshnikut, te blera me qindramijerat e Eurove e emrimeve te gjyqtarve, te gjuajne te pakten Nexhmien!!!!!!
Z Ardian Ndreca i ka luajtur pikat,ktije shkrimi,plaku i vicidolit eshte nji mute,si kriminelte e tije paraardhes,dulla,ramiz krimineli e nexhmije kurva,qe i dorzuan pushtetin,me kushtin qe mose na trazo,na ruaj deri ne vdekje.DHe doli i pa bese me popullin,komunisti sote i plakur,mashtroje ne emer te demokracise,i veshur me pardysyte e bardhe,dhe sote e asaje dite plaku komuniste,diktator po zbaton marveshjen,me kriminelte kundra shqiptarve.Te falenderoj per shkrimin Z Ardian,mire bene qe mundohesh,tu nxjerrish gjumin e rende qe e ka zene kyte popull,opozita ka rene pre e komunistave,te plakut kriminel
Nuk krahasohet Nexhmije hoxha me klyshin e Serbise Sali Millosheviqi….?
Ardian Ndreca
shum dakord me gati të tërë shkrimin,por të thuash:
“Vetëm nji herë bani gabimin me vu nji jo komunist në krye të Shtetit dhe u pendue aq shumë, sa që ia preu rrugën Jozefina Topallit, e cila, me të gjitha të metat që ka, asht lule në krahasim me atë pulçinelën që ban sikur komandon shtetin shqiptar.”
o adrian nuk po përmënd thënjen e devollinjve për “30 ditë ramazan”,por po të them se ja ke fut një pordhe nga ato të qelburat!kjo thënje e fshin tërë artikullin tënd!
ti fjet se xhozi dizenjatorja nuk paska qënë komuniste dhe se qënka më e mirë se ssaliu!?
o adrian na bëj nder e mos na trego përralla me gomarë që fluturojnë!!
unë e kam thënë shpesh se më i mirë se saliu do të ishte dhe një copë muti,por kur ti më flet pë xhozi spiunen me të meta në tru nuk e kapërdij dot,o adrian!!!
po ke harruar or adrian qyfyret e xhozit??
“që sali berisha ka shkatërruar komunizmin”,”kapi për zhelesh”,”ju doni të gjithë plumbin në ballë” “shqipëria ka ngritur pagat kur të tjerët i ulin(kjo idjotësi e thënë në parlamentin austriak)”e sa e sa të tjera!o adrian ndreca kjo binjake në sociopati me sali berishën nuk ka gjë në dorë se zjarrin kishte për ti vënë shqipërisë!
o adrian ruaj mëndjen dhe kështu mund të ruash dhe atë pak objektivietet që mud të kesh arritur gjat jetës sënde subjektive!
kjo shprehje për xhozin dhe shkrimi tënd në dialekt tregojnë vetëm një gjë të thjeshtë!shati tërheq nga vetja time!
kur unë votova në ’92shin nuk votova tropojanin por votova ndryshimin>!kur votova në ’97ën nuk votova gjirokastritin por votova kundër diktaturës berishajne!sot e nesër nuk do të votoj një emër të përveçëm nga krahina time,por do të votoj PËR DEMOKRACINË!
oooo adrian!
diktatori nga do që të jetë është diktator dhe sikur të jetë yt vëlla!
Per kete fashistin ndreca ndoshta sistemi fashist mund te jete nje zgjidhje me e mire per shqiperine.
Keshtu me zhelefina calamanin ne krye te shtetit, edhe pse injorante, dhe me idete e fishtes mund te krijohet shteti model. Shteti ku te gjithe verioret te jene perfaqesuesa ne ambasada diplomatike, si ceshte fisi I zhelefines, ministra tropojanet. Rrnofte shqypnia.
Rrnofte mreti.
Urra te bojm gjirh shqypnin si malcia madhe.
E tmerrshme ku jetojme dhe midis kujt jetojme
Ndrec maloku shan sal Berishen malok!!!!! Ik or Nrec se nuk te hec!!!!!!
Qe te lavderosh Topallin qe eshte bythelepirsja me e madhe
e Berishit , eshte njesoj sikur te thuash qe muti behet byrek.
Duket sikur e ke shkrue dora-vet Xhozi, dhe ka spekullue me emrin e autorit.
Ndersa ne duhet me i ktthye pergjigje injorantit, dreq e perdreq!
Vetem kisha me i thanun kesaj Ndrece se kur ban krahasime me periudhen e Enver Hoxhes, kisha me i kujtue veprat qe u ndertuen ne Shkoder, do te perzgjidhja Uzinen e Telave Elektrike dhe Institutin e Larte Pedagogjik ku zonjusha Xhozi mesoi, u shkollua dhe per fat te keq nuk u edukua ne shpirt, si pasoje ngeli e zeze – ma zi se floket e veta. Por ka edhe shume vepra te tjera ku shkodranet i ngriten vete dhe i cfrytezuan po vete. Pra e nderuar Ndreca nuk kemi te krahasuar me cka ben Xhozi, Saliu i saj, tufa e sojit te tyre sot e prej 20 vitesh ne Shqiperi, me periudhen para 90-s.
Te rroni vet!
Analize perfekte,pergezime z.Ardian Ndreca per zberthimin qe i ke bere kriminelit dhe tradhtarit Sali Vicidolit,ketij njeri qe ju me te drejt e quani pa atdhe dhe pa nder.Ky njeri qe ne fillimet e veta ne pushtet krijoj nje pushtet paralel me llumin e shoqerise, hajdut dhe kriminel,nga te cilet frikesohej dhe kryeministri. Rregjimi i Saliut eshte i ngjashem me ate te Dyvalies ne Haiti 40 e ca vjet me pare.
O Zoti Ndreca eke ba fund si Lopa
Dy veriore qe i kane bere keq Shqiperise.
Historikisht verioret njihen si njerez
qe sundojne me krime, mashtrime si:
– Satrapi-Zog
– Nexhmie dhe RAmizi
– Sali Krimineli
DY VERIORET “FAQEZINJ”.
VERIORET HISTORIKISHT MASHTRUSA DHE KRIMINELE:
-SATRAPI-ZOG
-NEXHMIA DHE RAMIZI
-SALI KRIMINELI
Jemi be te gjithe si Edi Rama duke bere CIU CIU. Zbrisni nga pema o njerez dhe te ti japim fund DIKTATURES
Jeta është e përkohëshme, ndërkohë qe vdekja është e përjetshme. Dhe komunizmi me te mirat dhe mangësitë e veta e kreu ciklin e vet, shpëtimtar te njerëzimit( me fitoren e LDBoterore) deri ne fund te viteve 1980, ne botë dhe ne Shqiperi. Ai nuk ekziston më si regjim politik, ekonomik, shoqëror ne pushtet, përjashto Korenë e Veriut, si shembull klasik. Gjithësesi komunizmi ekziston falë pluralizmit politik – falë nevojës për mbijetesë qe ka bota materiale dhe shpirtërore nëpërmjet edhe divesitet te gjithanshëm dhe te gjithkahshëm – si parti politike dhe me teza liberaliste, realiste, konstruktiviste, bihejvioriste, marksiste etj. te cilat ne thelbin e tyre teorik dhe praktik jane te parrezikshme per fatet e demokracisë liberaliste paqësore ne botë. E bëra këtë hyrje me qëllim e mirë; pra, për me i tregue zotni Ndrecës se kot rreket, duke përdor zonjën e Enver Hoxhes si patericë ne shkrimin e vet – si argument. Si paralele. Si monstër. Si kriminele. etj., pa kursim. Ah, n.q.se Ai ka diçka personale, atëhere une e respektoj lirinë e tij dhe nuk po zgjatem. Por, ne rast se Ai do te godasë Berishën, demaskojë Berishën, regjimin e Berishes etj., nëpërmjet historisë së Shqipërisë, historisë së PPSH, nëpërmjet historisë së 4 milion shqiptarëve që punuan, jetuan në atë regjim; atëhere, mua më duket se Zotëria i nderuar ka marrë mbi vete një barrë e cila vetëm i’a kërrus shpinën. Sepse. Pa u zgjatur. Valles “ 45 vjet Shqipëri” nuk i kanë hyrë, e mesa duket as kane ndër mënd për ti hyre, pikërisht ata që e hoqën, udhëhoqën, frymëzuan, shijuan, … , e më në fund e përmbysën atë. Cila ishte kjo forcë lëvizëse, tjetërsuese? Puntorët dhe fashtarët komunistë, të varfërit, të uriturit, të paditurit, zejtarët e vegjël, shërbëtorët, katundarët malarikë, nëpunësit e vegjël, mësuesit, të shkolluarit jashtë shtetit dhe disa-shumë nga bijtë e borgjezisë së madhe etj., që lindën dhe u rritën në mbretërinë e Ahmet Zogut. Që bënë edhe Luftën. Që në vitet e komunizmit të çanin ballin po të flisje kundrabullundra Enverit dhe Partisë. Përfundimi. Z. Ndreca, nëse do vërtet ti bësh mirë këtij vendi dhe populli jepu pas të gjallëve. Kapu me Berishën dhe rrëzoje atë pa ndihmën e demokracisë së dështuar-vdekur të Enver Hoxhës. Kapu me Edi Ramën dhe mos cicëro edhe ti , për paralelizëm ( pasi unë personalisht e çmoj twitterin). Ndërto, na jep, na mëso një model analize bashkohor. Thuajua Ramës, Ruçit, Majkos, Nanos, Metës, Gjinushit etj., gjynahet që ata kanë, këtu e 22 vjet, për të larë me këtë popull e shtet. Per shembull. Pse ata dhe Berisha me oborrin e vet, të gjithë, janë pasuruar përveç popullit, në emër të të cilit këta liderë trajtuan përmbysjen e komunizmit në 1991?
e vertet e drejt dhe nuk e luan topi per ata njerez qe kane vuajtur dhe vuajne diktaturen e ketyre poshtersirave per sahan lepiresit nexhmija dhe saliu jane heronj por per popullin e ndershem ata jane kriminela dhe duhet te gjykohen per krime kundra njerezimit se e vrane e prene dhe raskapiten kete popull sa ska ku te shkoje
Z.Ndreca.
Analize shume e drejte.SSaliu i ngjan shume ne mendime dhe veprime diktatorit Enver por per ceshtjen e prones SSaliu ka vepruar shume me keq se ai kundrejt popullit Shqiptar.
O tempora o mores! Kjo eshte per komentuesit.
Te lumte dora e mendja Ardian!
HAPNI SYTE, QE TE MESONI TE VERTETEN!
Sic duket edhe nga komentet ne TEMA mileti eshte i ndare per vleresimin e shkrimit te autorit, zotit Ndreca. Ca e pelqejne dhe e perkrahin, te tjere nuk e pelqejne dhe e sulmojne me lloj-lloj sepse jane o berishiste, o enveriste te Kohes se Qepes, te dy palet fanatike dallkauke te BOSIT dhe jo te ideve intelektuale dhe perparimit e prosperitetit. KUSH ESHTE E VERTETA? Sepse ka edhe nje grup te trete qe kritikon autorin me te drejte vetem per faktin, se zoti Ndreca e cileson Jozefinen si LULE ne krahasim me Saliun ne shkrimin e tij ne TEMA. PUNE E MADHE! do te thonte nastradini, qe zoti Ndreca si nje GEGE i kulluar, mbase katolik i paster e quajti Jozefinen LULE, kur te gjithe e dine, se ajo ishte vite me radhe agjente e infiltruar ne Institutin e Misrit dhe Kallamoqit ne Shkoder per te kapur dhe denoncuar tek Sigurimi i Shtetit ARMIQTE e popullit dhe te Partise. Sepse nderkohe qe Jozefina i “zbulonte” ARMIQTE e popullit nga pozita e agjentit te infiltruar, Saliu i conte ata ne litar nga Pozita e Larte qe kishte ne Partine e Punes, ne sigurimin e shtetit dhe nga lidhjet qe kishte me familjen e Enver Hoxhes. Pervec Hysen Shoshorit kushedi sa njerez te tjere ka mare ne qafe Sali Komunisti gjate diktatures gjakatare te Enver Hoxhes. Vetem koha do ta tregoje. Sepse ky nuk eshte thelbi dhe strumbullari i shkrimit. Prandaj edhe nastradini do t’u beje apel shqiptareve per te perkrahur Ardian Ndrecen ne shkrimin e sotem, le te mos meren dallkauket fanatike enveriste dhe berishiste me biografine dhe familjen e tij, por te shiqojne se cfare shkruan dhe mendon, me shume cfare parashtron per zgjidhje. Sepse eshte hera e pare qe ne MEDIAN shqiptare del nje artikull kaq afer te VERTETES. Zbulimi i te ciles po mundon shqiptaret per afro 70 vjet me radhe. Ketu lind pyetja sa kohe duhet te kaloje qe shqiptaret ta shiqojne me se fundi kete te VERTETE? Qe te kuptojne, se ZIA qe u ka rene ne koke e ka zanafillen ne Mukje, ne vitin 1943, kur Enver Hoxha ja shiti Shqiperine dhe Vatanin Stalinit dhe Titos dhe refuzoi bashkimin e trojeve shqiptare me nje sistem perendimor, sic e ofruan Oficeret e Larte angleze te Inteligjent Servisit. Enveri e beri kete vetem per te mbajtur pushtetin e pakufizuar ne duart e veta. Menxyrat qe pasuan me grabitjen e pasurise private, pronat dhe likuidimin e intelektualeve patriote, te kundershtareve politike dhe te shokeve te vet me te afert pas 1946-s deri ne fund te jetes se tij treguan, se ANTIKRISHTI i derguar nga Moska kishte hedhur rrenje te thella ne vendin tone. Ai ne 1991 falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin duke i transformuar shqiptaret si bisha pylli, qe luftonin per kafshaten e gojes. Por e keqja me e madhe ishte se la pas DEMONE te Partise se Punes per te vazhduar kauzen dhe per te siguruar familjen nga hakmarrja e viktimave qe la pas. Ky ishte i zgjedhuri i tij, Sali Berisha, qe Enveri e kishte zdrypur nga Bjeshket e Nemuna, e kishte stervitur ne palestrat e Sigurimit te Shtetit vite me radhe, per maskim e kishte bere njeri me shkolle dhe e kishte derguar ne France per te mesuar gjuhe te huaja. Nje Kuader i Kompletuar, Besnik deri ne vdekje i Enverit dhe i familjes se tij. Prandaj edhe Saliu kur mori pushtetin as ne 1991 dhe as me pas nuk i hoqi Enverit titujt e Kuvendit Popullor si HERO i Popullit dhe HERO i Punes Socialiste, te cilat ky VAMPIR gjakatar i shqiptareve i mban edhe sot e kesaj dite. Prandaj del ne Media Nexhmija serbes-serbes si ne asnje vend tjeter ne Bote dhe flet e kercenon shqiptaret me gishtin tregues, sikur te ishte gjalle sadisti Enver Hoxha. Prandaj edhe Kolanecet me soje e sorrollope nga pas fitojne te gjitha tenderat publike te Saliut per projektime nga me te ndryshmet dhe kane hapur ne mes te Tiranes edhe zyra famoze avokatike. Si keshtu? Ku keshtu? Le te shkojne tek Miku i enverit, Sali Berisha qe t’i tregoje te gjitha. Se pa lejen e tij nuk mund te pjerdhe as MIU ne Shqiperi. Pse kshtu? Si kshtu? do te cuditeshin shume vete. Sepse po te hedhesh syte ne vendet ish-komuniste perreth nuk do te gjesh asnje zyrtar te larte me prejardhje komuniste. Nuk behet fjale fare, qe Kryeministri i vendit te kete qene Sekretar i Partise Komuniste apo agjent te Sigurimit te Shtetit, keto vende ka shume kohe qe kane hapur DOSJET e fshehta dhe kane i shpallur boterisht SPIUNET e regjimit gjakatar dhe nuk i lejojne me te punojne ne adminitraten shteterore, ne keto vende datat si “8 nentori”, “29 nentori”, “5 maji”, “9 maji” jane data, qe kane sjelle ZINE dhe MORTJEN ne vendet e tyre dhe i kane fshire nga kalendari kombetar me kohe, ne keto vende gazeta si “Zeri i Popullit” do te ishin me shume si flete per karikatura famekeqe, sesa si Organ Shtypi i nje Partie, keto vende e shikojne perparimin dhe mirqenien nga puna e tyre dhe jo nga Piramidat Financiare, apo nga Kanabis Sativa alla Lazarat, keto vende kane arritur te organizojne zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe populli mban pergjegjesi reale per BOSIB, qe zgjedh. Prandaj edhe nastradini ju thote o milet dallkauk dhe i pashkolluar:
HAPNI SYTE, QE TE MESONI TE VERTETEN!
MIRE SHKRIMI PO KRAHESIMI?
Te krahesosh nje ish kryetar shteti e kryeminister i nje vendi pa shtet e sistem ekonomik apo shtet i se drejtes per 22 vjet me gruan e nje kryetari tjeter te po ketij shteti nuk shkon as per thjesht vlera etike.
Me kete llogjike do ish njesoi si te krahesohet Enveri me te zonjen e Zogollit ose pas 20 vjetesh kur te kemi kryeminister POLLON te dale ndonje Ndreca e ta krahesoje me LIRI BERISHEN.IDJOTESIRA.
Nexhmies kush nuk do tja njohe luften nuk ka goje ta shaje perveò ndonjerit pa ‘koqe’ qe e ka komanduar tere jeten gruaja.
o nrec
ne kete kohe saliu krahesohet me asadin e sirise dhe me lukashenkon ,sepse sadami dhe milloshevici kane vdekur
me nexhmien krahesohet jozi
megjithse jozi eshte nje cope idiote
Zoterinjve bashkekomentues. Ne asnje menyre nuk jam kunder shkrimit te Z.Ndreca. Pa dyshim – fare padyshim. Shkrimi eshte i lavderueshem. Por, ne si komentues mbase nuk duhet te shfaqemi vetem te skajshem. Ose te shajme pafund. Ose te miratojme pafund. Ketu nuk flitet per burreri, se burrat dalin me emrat e gjalle. Jemi ne nje mjedis ku Ngushellohemi. E brenda ketij kuadri lipset, mendoj une modestisht, qe edhe komuniteti yne te zhdervjellesohet paksa me shume, dhe cdo dite te shkoje me perpara me komentet e vetiake. Prandaj edhe teorizojme dicka, ngacmojme diku, japim mend diku tjeter ku ndofta nuk na takon, apo shkelim pa te keq, pa dashkeqesi, edhe mbi lirine e shprehjes se tjetrit.Gjithesesi. Qe te flasim shkoqur, fare shkoqur, Une per veten time nuk kam bythe te shkruaj ato tema, me ate force, dhe ate guxim si A.Ndreca, apo Mero Baze shkruan vazhdimisht.
Ky shkrim i z.Ndreca është i diskutueshëm!Natyrisht ai e ka pritur ketë qëkur ka nisur shkrimin dhe vrejtjet duhet ti shohi me vëmendje,pasi jo cdo ide (edhe imja)mund të jetë e vërtetë!Së pari Ndreca shkruan me djalekt,gjë që mund ta bëj dhe unë shkodrani,por nuk është llogjike(me shkrujt për hajna si karaduzi Tropojs,që dun me met perherit në pushtet)Kemi një gjuhë të unifikuar dhe vetëm të kesh tendencë lokaliste të bësh veten të mos kuptojë shqiptari cam,ai lab,korcari,durrsaku etj…Ateherë nuk mund të pretendojmë Shqipëri!Asnje presje nuk i heq goditjeve ndaj Berishës!Të lumtë!Edhe pse ka vend për thellim,sidomos për të kaluarën e tij,si nenkryetar i Bandës se Veriut(mos ngatërrojme malsoret vigane as veten tonë) në krah të diktatorit të proletarëve(kjo duhet thënë e plotë dhe reale,pasi kështu quhej edhe sistemi për të qënë të vërtetë me veten,m.
N n)që komandohej nga Beogradi!Hoxha ka shmë gabime,por më të madhen,ra viktimë e Bandës se Veriut,pavarsisht se në librin e Edward Crankshw”Kruscev”(Krushov)botim Rizzoli,thuhet se”Hoxha luftoi thikë më thikë me Krushovin dhe ishte opozitë e pare,bashkë me Cu En Lai,dhe e shkeputi me merite Shqipërinë e vogel nga Moska dhe perfundimisht nga sllavizmi sepse dinte mirë synimet sllaviste ndaj Shqiperise se vogel për të mos u shkeputur Kosova.Hoxha duam nuk duam,eshte udhëheqës i luftës së Madhe që na radhiti me Frontin e Madh antifashist!Shtermbrimet,devijimet,internimet,burgjet,krimet duhen pare si dore e Beogradit ne Tiranë per te mos u ngritun Kosova,e cila duhej të puthte Titon sepse Shqiperia ishte burg…i pergatitur plani ne Beograd dhe implementu nga Banda e Veriut!Po nuk kuptuam kete vazhdojme rrezimin!Ketu gabon autori,dhe gabon rëndë!Saliu u pru ne PD jo nga Enveri,por nga Ramizi!Ramizi me politike thike me dy presa,mbeshteste dhe shkaterronte Hoxhen,Shqiperine!Ai largoi Kinen qe forcoi ekonomikisht dhe ushtarakisht Shqiperine!E solli Hoxha,Beogradi e ndjeu dhimbjen!Gervalla Zeka Kosova,jane vija ndarse mes Hoxhes,Shqiperise se mjere dhe Bandes që pruri dhe mban ne pushtet Berishen!Kjo eshte esenciale për tu kuptu!…Ndryshe mbetem ku ishim duke u rrotullu,kah Enveri,kur perballë kemi drejtuesin e percaktuar ne Beograd,Saliun!Mbase kritika ime(asht e pa motivu),por bën pjese në kontekstin e daljes së vertete nga Krimet!Saliu (Nexhmia ka pergjegjesi,por asht partizane e oreve te para dhe vajza qe i shkroi Haki Stermillit)Ajo mundet di të verteten e vertete te Ramizit….ketu duhet me u hetu,sepse Krushovi e dinte kush ishte Alia dhe nuk e pranoi ne mbledhje,1961,per Murin,dhe Alia e ka pranu,por sipas vedit…Prishja e porosise per Gjermanine,eshte krimi tjeter i Bandes se Veriut(kush porositi,jam tuj pyt Ndrecen?)Kush hoqi bullonat e bustit te Enverit naten dhe perse Beogradi e dha drejtperdrejte?Te rrezohej Hoxha,te mbetej Tito dhe KOSOVA,nen Serbinë!Tito nuk e ka dashur Shqiperine nen Juvosllavine,se me Kosoven “behen mazhorance dhe ska Jugosllavi”por e donte Kosoven dhe kjo bahej tuj shkaterru Shqiperine,Hoxhen,burgosur,interrnuar vrare shqiptaret!Saliu vet vrau shqiptare!Enveri vet nuk ka vra asnji(I vrau Banda e Veriut)dhe keto jane fakte!Hostoria do rivleresoje ata qe nderun Gervallen dhe do varros ata qe kurre nuk e permenden!…
Z. Ndreca, duke barazuar Sali Berishën me Nxhmije Hoxhën ju dhe shumë të tjerë si puna juaj keni marë përsipër mundimin të barazoni edhe dy regjimet të cilët përkatësisht përfaqësojnë. E keni kot. Nuk mund të barazohen kurrën e kurrës. Regjmi komunist vertet ishte një diktaturë por e punëtorëve dhe fshatarëve. Ligjet e shtetit të diktaturës së proletariatit dënonin me vdekje kriminelët dhe tradhëtarët e sojit të sotëm që po bëjnë kërdinë mbi popullin e pa mbrojtur. Duart me gjak i kanë lyer qeveritarët e sotëm me në krye Saliun. Ju zotëri dhe soji i juaj kapen nga gabimet e pjesëshme që ka bërë ai regjm për të baltosur të tërën për t’a barazuar atë me të sotmin. Saliu dhe zagaret e tij të tredhur lulëzuan pikërisht atëherë kur ligjet e komunizmit e humbën fuqinë e tyre. Prandaj sot tradhëtarët dhe kriminelët, mafjozët e të gjitha ndyrësirat bëjnë ligjin. Prandaj kërkohet të bëhet varr familjes të quajtur mbretërore në vend të kërkohet llogari për krimet dhe vjedhjen e thesarit,prandaj i nipi i Zogut “debil” gëzon të drejtën për të qenë këshilltar i presidentit andikap kur ka vetëm aftësitë për të qenë vetëm llustraxhi këpucësh. Prandaj nga Shqipëria po shitet përditë nga një copë dhe rezikohet që një ditë në qoftë se nuk i ndalohet dora këtyre ndyrësirave,të mos mbetet as nami as nishani. Zotëri, regjimi komunist ndërtoi me djersën e popullit. Tradhëtarët dhe kriminelët e sotshëm po pasurohen me atë që krijoi populli gjat regjmit komunist dhe po shkatërojnë çdo gjë të mirë që ka bërë ai popull.
Cudi qe akoma ka komuniste puro te kohes se Enverit!Megjithate eshte nje fakt i gezueshem ky i cili te len te kuptojsh se kush jane ato qe vjellin helm co dite kunder Shqiperise demokratike.Jane pra mbeturinat e e fundit te regjimit me cnjerzor ne Europe,te regjimit te E.Hoxhes dhe e gruas se tij.Nexhmija kohet e fundit ia kalloi edhe te shoqit per intriga,krime e poshtersi,duke eleminuar edhe “bashkeluftetaret” e fundit qe kishin mbetur per t’ia lene “partine te paster…”Ramizit.Vetem budallejt nuk e kuptojne kete.
Ndersa Sali Berisha eshte tradhetar sepse tradhetoi partine komuniste qe burgosi Shqiperine dhe popullin shqiptar 45 vite rrjesht.Me kete llogjike edhe Skenderbeu del tradhetar se tradhetoi sulltanin,edhe Korbacovi e Jelcini te Rusise jane tradhetare sepse tradhetuan komunizmin barbar sovjetik.S’ke ci ben mendjet e ngushta te komunistave te pandreqshem kaq kapacitet kane dhe nuk mundet kurrese te gjykojne ndryshe…Aftesija e vetme mendore qe iu ka mbetur atyre eshte te genjejne e shpifin kunder demokracise dhe te ngazellehen kur dikush i ushqen me genjeshtra…
O zotni llogjka! Osht i gjth poplli jo disa. PO ke p’ta mor vesht mo von. Shqipnia sot osht jo demokratike por demo-fashisto-mafioze, ne me sa dukut, zotnia jote je njoni pri tyne. Historia nuk maro ktu. Ajo vazhdo. Veja e Kolmbit osht “thy”. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
Me ne fund tourkofagos ka vdekur,nuk shoh asnje koment te tije.Ishte qen i mire muti.
Llogjike,pa llogjike!Llumi asht Berri i Vicidolit e tane shpellaria q’dun me e mbeshtet!Pas Hamza Kastriotit,qe hapur ka bashkpunu me Turqine e Sali Berrit,Sali Berr Vicidoli asht ma tradhtori i ketij Kombi!Komunistat ban luften por si po’ del,janë tradhtu,or tej tuj fillu ka Konferenca e Bujanit,tropoje 1943-44.Asht ngrit me projekt Tito,asht rrexuar Shqiperia!Per Kosoven!Kosova ta shihte vorr Shqiperine me burgje,lufte klasash,interrnime e te mbetej nen Serbine!…Krahine…Banda ka ba gjomen tuj punu msheftas Hoxhes!Perse dihet kene komunist(jam familje persekutum dhe ka kohe qe dim se jena persekutu nga Banda e Titos ne Tirone e Shkoder!…Kush i persekutum atdhetar nuk ka kuptu tradhtart (vrane shqiptare ne bulevard dhe shiten trollin ne jug)asht njashtu tradhtor!Ndreca ka kuptu Salen,por jo Beogradin!Gjuha shkruhet si don njaji q’e shkrun!…Kena flamur te Zi me shkronja t’bardha te Titos ne Shqiperi,ne PD dhe Kosova po’ din mire si u varru ne blu Tito!Duhet me u varru kjo kohë e Berish tradhtarot qe vu president nje serv magjar!Jozefina nuk asht e mire,ka kene me Banden,por asht ma e mire se magjari Nishan!…
PER CILEN DEMOKRACI NA FLET LLOGJIKA????????????? PER DEMOKRACINE E VJEDHJEVE DHE MASHTRIMEVE, INJORANCES DHE VARFERISE, DROGES DHE PAPUNESISE?/
O Zot cfare komentesh. Vetem tosknishja asht shqip,verioret historikisht mashtruesa dhe kriminela, verioret maloke, Ndreca katoliku …katolik, veriore ,gege kriminela,toske te flliqun…cfare harmonije kombetare, te lumte na.
Megjithese nuk jam dakord me disa gjera qe thote z. Ndreca, mendoj se shkrimi eshte me nivel dhe i rendesishem. Kam dy sqarime per dy opinioniste:
1. Ardian Ndreca nuk lidhet gjekundi me Gjergj Ndrecen.
2.Ardian Ndreca nuk eshte injorant, por njeri i ditur.
Per Ndrecen kam vetem nje verejtje: Perpiqu t’i largohesh ekstremizmit dhe mos fol per gjera qe nuk ekzistojne ( ose nuk i din mire) sic jane puna e arit te derguar ne Perendim ne 1990 ( eshte ceshtje e sqaruar: eshte derguar me dokumentacion te rregullt dhe eshte kembyer me dollare, me te cilet jane blere artikuj ushqimore ne kohen me te keqe ekonomike per popullin shqiptar. Ishte akt i imponuar nga Perendimi,ne kuadrin e perpjekjeve te tyre per ta shpejtuar renien e sistemit politik).
Moj Elsa, mos vallë e ke shkruar gabim mbiemrin? Me siguri, e ke PELA, nje pelë e hazdisur. Ç’eshte ky vrer nga Veriut e verioreve? Si thote Aldoja “shko merr ilaçet” po qe afer tyre.