Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për dy efektivët e policisë Fatmir Hoxha dhe Kastriot Kosturani të cilët shoqëronin kryekomisarin Adem Tahiri, ditën që ai u vra.
Në seancën, e cila u zhvilluar me dyer të mbyllura, togat e zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda pranuan kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg dy oficerët e policisë, raporton Ora News.
Prokurori i çështjes edhe pse e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e dy efektivëve të policisë, kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” me akuzën për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar vrasjen.
Ndërkohë, në konkluzionin e hetimeve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm thuhet se dy efektivët e policisë kanë pasur mundësi për të parandaluar vrasjen e shefit të tyre, Adem Tahirit, por nuk kanë kryer asnjë veprim jo vetëm para ngjarjes, por edhe pasi kishte ndodhur ajo për të arrestuar autorin Ilir Xhakjen.
Shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri, u vra pasditen e 13 shtator në Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për “armëmbajtje pa leje”. Policia identifikoi menjëherë autorin, Ilir Xhakja, i cili u la në burg pak ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Po kjo sepse dy oficeret e tjere te Policise ne ate zone respektonin me teper autoritetin e Xhakjes si njeri i afert i Partise ne Pushtet qe i futi dhe ata ne pune, se sa autoritetin e shefit te tyre.
Kush mund te ma thote se keta dy punojesit e policise komisari i ka gjetur aty ne pune apo i ka marre vete si ndoll rendom me shefat qe transferohen.Nese ata te dy kane qene aty me pune atehere kane faj dhe duhen te marrin denimin e merituar,se nje qytetar nuk lehet pa i dhene ndihmen dhe jo nje shefi qe e ke per detyre qe ta ruajsh.
Keta dy police qe mbahen padrejtesisht ne burg nuk kane faj,por fajet jane te shefave te medhenjper keto arsye:
1-Shefin e komisariatit te Shijakut ne fillin e ka vrare,persona qe i ngriti ne detyre pese grade me lart.
2-Kur je ne te detyre sic thone nuk punohet pa uniforme policie
3-Me cfar te drejte urdherohet shoferin e vet personal te marre makinen e nje qytetare qofte dhe pa dokumenta ,pa procesverbal.Makina sekuestrohet e cohet me karrotrec ne komisariat e jo se i pelqen policit me shoferin e vet
4-Duke kryer policia detyra qe nuk i takojne nuk eshte ne gjendje te beje detyren e vet qe paguhet.