Ministria e Integrimit, 1 milionë dollarë për fishekzjarre

24 Shtator 2012, 16:49Politika TEMA

Partia Socialiste ka vijuar ditën e sotme me denoncimin e skandaleve të shpenzimeve qeveritare për festat dhe reklamat zyrtare. Deputeti Eduard Shalsi ka thënë se Ministria e Integrimit, vetëm për fishekzjarrë dhe tabelat që tregonin Europën në Tiranë, me rastin e heqjes së regjimit të vizave, ka harxhuar rreth 1 milion dollarë.

“Ndërsa shqiptarët i ka zhytur në mizerje ekonomike, Sali Berisha flet per mrekulli ekonomike dhe shpenzon pa kurrfarë droje para publike pa pyetur aspak për nevojat e shqiptarëve. Vetëm për dy-tre ditë, Sali Berisha dhe qeveria e tij ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë. I mbani ato tabelat nëpër semaforët e Tiranës që tregonin kryeqytetet e Europës? Po fishekzjarret, po atë ahengun e madh në sheshin ‘Nënë Tereza’? Pikërisht për to ka shpenzuar plot 920 mijë dollarë. Siç e tregon edhe dokumenti, ku për organizimin e eventit janë shpenzuar 92 milionë lekë të reja”, tha Shalsi.

Sipas Shalsit, kjo qeveri dhe Sali Berisha meritojnë dhe duhet të marrin dy leksione: një nga populli me votë dhe një nga drejtësia.

“Duhet të festonin shqiptarët liberalizimin e vizave? Natyrisht që po, shqiptarët e meritonin, po kurrsesi në shifra të tilla marramendëse. Në një kohë kur Sali Berisha thotë se nuk kam para për të dëmshpërblyer të përmbyturit e Shkodrës, kur thotë se nuk ka para për të kompensuar pronarët e tokës, kur u pret fondet të verbërve, tetra dhe paraplegjikëve, kur nuk u jep para ish-të përndjekurve thotë dhe shpenzon miliona euro”, tha Shalsi.

8 komente në “Ministria e Integrimit, 1 milionë dollarë për fishekzjarre”

  1. filan fisteku says:

    e them dhe e rithem neper forume………nuk e ka fajin Sala, Edi e nderkombetaret! e ka fajin Gjysma e popullit injorant e malok

  2. filan fisteku says:

    e them dhe e rithem neper forume………nuk e ka fajin Sala, Edi e nderkombetaret! e ka fajin Gjysma e popullit injorant e malok qe voton Birishen! po te pyesesh ne Bathore (tju bejme tubacion uji, apo miting me kenge) te gjithe do zgjidhnin mitingun me cicat e Ciljetes!!!! ky popull jemi

  3. anes bregut says:

    …duhet me ja fut nga poshte ato fishekzjarre qe ta integrojme me shpejt .boj qef dhe ca muj o shefe …

  4. krosi says:

    majlinda e intergimit i ka fishkellyer petlles se saj me paret tona – ti rroje petlla se fishekzjarret u hodhen !!!

  5. real says:

    Akoma i besoni keti genjeshtari qe si aftesi per tu marre me poltike vetem kete kupton:Te genjejsh sa me shum …
    Ndesa ti “filan fisteku”kuptohesh sa patriot je,perderisa e ndane Shqiperine ne “maloke” e qytetare.Dukesh qe je i denje per “qytetar nderi”te ndonje haleje…

  6. HORRI bulevardit says:

    Njehere ne vit na mblidhte partija e Enverit per 1-maj me zorr dhe spo i lejm gje pa thene, ky cuni i Enverit, Saliu sa here qe bie keq, ben nga nje feste ne cdo dy tre muaj dhe nxjerr gjith administraten me zorr dhe ne akoma spo na mbushet mendja, se ky eshte me i ndyre se Enveri.

  7. memaljoti says:

    po mire ju a benje juve kur ini sy lesh ju jeni vetem per tweet po e magjinoni ju qe te ishte shpellari ne opozit do tju bente zbor juve jeni vetem per njerin tjetri gam gam…..

  8. baro çorrogjafi says:

    GJYSMA E KETYRE MIJRA DOLLAREVE NDRICUAN BERISHEN.PJESA TJETER U BE DALJE PER FISHEKZJARRE DHE HYRJE NE XHEPAT E PUSHTETAREVE.PERSE ATA (ato) TE INTEGRIMIT NUK I HANE PARATE? VETEM ATA TE OLLDASHIT E IMAMIT I HANE ATO !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje