Një javë pas kontrollit të ushtruar në Gjykatën e Durrësit, Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka verifikuar ankesën publike mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në shqyrtimin e akuzave penale në ngarkim të të dyshuarit, si autor i aktit të rëndë kriminal ndodhur në datën 13.09.2012, Ilir Xhakja, 38-vjeçarit i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiri.
Sipas inspektoratit të KLD-së, nga verifikimi janë konstatuar parregullsi, të cilat në përputhje me nenin 32 të Ligjit Nr. 9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, përbëjnë shkak për procedim disiplinor të gjyqtarëve, raporton Ora News.
Për këtë arsye, Zëvendëskryetari, Elvis Çefa, i përcolli sot Ministrit të Drejtësisë, dokumentacionin përkatës dhe relacionin, për vazhdimin e procedurave ligjore, lidhur me procedimin disiplinor.
Ndërkohë më 14 shtator, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi hetimin e procedurave të ndjekur për lirimin e Ilir Xhakjas. Ai rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë, por me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes por më pas çështja pushoi dhe Xhakja u lirua në vitin 2011.
Më 17 shtator Gjykata e krimeve të rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Xhakjan, 38-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiri.
Gjykata e keni djere drejtesin per lek,turp…….
Ore, po e ka pare kush Xhezon?! Se mos e kane cuar per gjah te ziun?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/xhezair-zaganjori.html
Mos e leshoni tani kte kriminelin,por nja 2-3 jave para zgjedhjeve te v.2013. dhe at’here te mos e mari vesh njeri.
Pse beni sikur habiteni,ju matrapazet e kld,kjo eshte drejtesia e juaj o flliqsira,ju jeni te gjithe per burge,vetem AK do tju Qi.. ropte e shpise,te gjadhe e te vdekur ku ti keni,o kriminelt e kombit,ai vrases duhet te varet,a gjyqtari te kalbet ne burge,e ti konfiskohen ,parate e pasurite,qe bejne biznese me DREJTESINE,haram ju qofte,zoti ju denofte.
….mos na boni sikur po vini drejtesi o bajga te felliqme keni kap ca viktima e po boni propogant pa lidhje .po atij stilit mubarak ne korce i dhat liri dalje …..
O drejtesi e degjeneruar,perse nuk i bete ateher kur duhej dhe i beni tani,kjo do te thot se ju jeni kasolle pjerdhur,qe nga i pari dhe deri tek i fundit.
nuk dua te harxho kohen time te vyer per te folur per kete drejtesi te felliqur.
nje gje te habit,flitet per Xhakjan, per 2 policet e tjere, per gjyqtaret, po per nipin e Xhakes pse nuk flitet.Ku shkoi ky njeriu qe filloi sherrin, cfare kish ne makinen e tij, nuk tregoka daja per nipin, apo Kol Olldashi dorezoi dajen se i duhet nipi??????Mos na bejne shume llafe se cfare eshte ligji e maliqi por ta marrin gjyqtarin ne pranga, letrat e faktet i kane, me proces te pershpejruar ta denojne qe te dridhen gjyqtare e leshtare qe u pasuruan me zarfe.Boll denkla.