Edi Rama: Kjo është qeveria më e korruptuar dhe ky është kryeministri më obskurantist në historinë e shtetit tonë

24 Shtator 2012, 18:39Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i është përgjigjur kryeministrit Sali Berisha, pasi ai e sulmoi ashpër për çështjen e privatizimeve dhe koncesioneve. Rama tha se Berisha dhe qeveria e tij janë më të korruptuarit në historinë e shtetit shqiptar.

“Kryeministri thotë se koncesionet janë që nga koha e Ismail Qemalit! Në fakt nga ajo kohë s’ka pasur qeveri më të korruptuar se kjo dhe kryeministër me obskurantist se ky!

I paafte për të qeverisur dhe i zhytur i tëri në batakun e keqqeverisjes, padrejtësive e të korrupsionit, Saliu di veç të shpife për opozitën.

E vërtetë që Albpetroli në 6 vjet ka dhënë veç 23 milion lekë! Sepse e kanë vjedhur makutërisht me bekimin e kryeministrit të rrënimit të mëtejshëm!

Sa për koncesionet në tërësi jemi të palëkundur: Do kalojnë në sitën e transparencës, e kush ka shkelur ligjin e kontratën do paguajë mbrapsht.

Askush s’do vazhdojë të nxjerrë para duke rrjepur lëkurën e Shqipërisë e përfituar ç’ka nuk i takon! Do ketë padyshim dhe anulime të ligjshme,” tha Rama.

Duke komentuar qëndrimet e Berishës për ekspozitën në Bruksel, Rama tha: “Së shpejti një tjetër surprizë për 100-vjetorin pas ekspozitës ne Bruksel, ndërkohë që qeveria është më pa vizion se një vatër kulture e komunizmit”.

28 komente në “Edi Rama: Kjo është qeveria më e korruptuar dhe ky është kryeministri më obskurantist në historinë e shtetit tonë”

  1. Hysen Mertiri says:

    Kjo eshte mese e vertete! vetem ne kohen e Haxhi Qamilit mund te kete qene me keq Shqiperia. Mund …
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html

    1. Albani says:

      Po ku iu pergjigj mor aman se nuk e shikuam.
      Akoma nga foleja e tij ky zog i trembur qe i ben karshillek shpelles se maleve te Tropojes, i mbuluar dhe i strukur ne kashtezat e foles se tij.
      Dil jasht e perballu atje ne
      BULEVARDIN DESHMORET E KOMBIT ME REVOLUCION PAQESOR SHQIPTAR!
      Vjeshta ne Tirane ka sjelle studente dhe fllade lirie ne cdo kohe.
      Po ti zogu i vogel Rama e ke ndare mendjen te cicerosh nga pak me tone te inatosura nga foleja jote qe mban ere gelas.
      Di ore dil, riparo gafat e tua politike , vihu ne balle te revoltes popullore po qe burre o Edi Rama.
      Sali Berisha jo vetem duhet terhequr zvarre nga zyra e vjedhur hapur, para syve te botes dhe te cdo shqiptari po ai duhet cuar urgjent ne burg se bashku me bashkepuntoret e tij te krimit dhe xhvatjes se popullit, me Lulin, Xhosin e kompani, mikun tend Sandrin, Fevziun si pjese e kupoles se Mafies politike !
      Edi Rama me kete twiterin tend je bere me peshtire se vete krimineli sy pergjakur i Tropojes!
      Popullit tashme po i vjen per te vjelle.
      Vertet ti mendon se shqiptareit si kuptojne keto qe thua ti?
      Vertet je kaq naiv te besosh se ne te gjithe nuk i dime ato pergjigje qe jep ti, apo ato vlersime qe po mundohesh te na ndricosh mendjen ti!
      Zgjohu sa sje vone e mos na bej te madhin.
      Te siguroj se do marresh nje emer te madh pas gjithe ketyre viteve qe kishe shancin te beheshes prijes: Do jesh thjeshte minimum idioti i madh ne mos Tradhetari i madh!

  2. shpresa vdes e funit says:

    ….shpresojme ke ti o lale se po plakemi ne tranzicion .

    1. Ben Chicago says:

      Ed te ty i kemi shpresat.Te ty,te Gramoz Ruci,Gjinushi,Namik Dokleja,Arta Dambulleja,,,si edhe te djemte e Xhelil Gjonit,Babe Mysllymit,Sul Bushatit,,,pa harruar edhe mundesat,Tom Doshka,Sterkaj,,dhe miliarderet gjysem analfabet social -komunist.Ju jeni shpresa e vetme e shqiptareve.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Si ja u dike emrat more kodosh!!…Tani me binde qe qeke nga Qikagoja (ajo e rruges ne “qytetin” e Kamzes)..

        1. Albana says:

          Natyrisht emrat jua dime te gjithe. Keto jane emrat e politikes per 20 vjet si nga PS dhe PD pasardhesit e PS, prandaj dhe jemi katandisur keshtu ne te ashtequajturin transicion shqipetar, por qe ka qene vetem nje vazhdimesi e komunistave mafioz me nje fytyre tjeter tani. Keto jane trashegimetaret qe la Ramiz Alia eshte shume e dukshme dhe e qarte. Nuk ka rendesi nga je nga Kamza nga Tirana apo Gjirokastra. Shqipetare te ndershem kudo qe jane te largojne me forcen e votes ne 2013 hajdutet mafioz komuniste apo te cfare do qofshin dhe te fillojme ndertimin e vertete te nje shoqerie demokratike ne gjithe kuptimin e saj.

  3. elinor says:

    Edhe kjo eshte opoozita me patetike ne bote qe nuk arrin te rrezoje qeveri kaq te korruptuar!

    1. Dean says:

      Nuk eshte qeveri,elinor,eshte REGJIM.
      Ka 1 ndryshim shume te madh.

    2. geni says:

      mendoj se opozita ne shqiperi eshte e dobet,partite e vogla jane te gjitha ne rrushfet-sahat.kjo kryesorja ka rene ne gjum,agjentet serbo-grek po hedhin valle si ua do qejf.te gjitha keto sidomos vitin e fundit,or ama nje gje nuk kuptoj me te gjithe ju qe ia fusni pordhes,i behet akuze per korrupsion opozites dhe akoma akuzohet pas 22 vj komunizmi,si ato jevgat qe cfare mbajne mend gezohen.po pse pak here e bojkotuan seancat ne parlament per te ven ne dukje padrejtesin qe po behet?greva e protesta dhe ne pergjigje marrin akuza per bllokim integrimi dhe korrupsion…eshte fenomenale,i vetmi vend me akuza nga qeveria e kalbur e serbit sali ndaj opozites eshte atdheu yne.mjaft mor dell k..i se na lodhet,sikur e provuam ne ket dhe nuk na beri,me i edukuar dhe njerezor se sa eshte saliu eshte,me pak komunist se sali kryespiuni eshte,me thoni nje tjeter qe shte me ok se ky dhe ate votojm.be ber ber ju kok qolet

  4. sali says:

    Dy drejtues shteti kane qene e keqja me e madhe per shqiperine .Numur 1 eshte SALI BERISHA dhe i dyti ESAT TOPTANI .Keta i kane sjelle te keqija shqiperise dhe me te medhaja se n kur eshte pushtuar nga turqija .italia ,gjermani etc.Po su largua kjo e keqe nuk shpeton Shqiperija

  5. ENDRI says:

    VATER KULTURE HAHAHAHAHA PIKES I KE RENE. NE TE VERTETE PALLA SALI DHE SHPURA E TIJ PREJ DEBILESH NUK DIN TE BEJNE ASGJE.

  6. england says:

    Ndersa ne rastin e veres ku per ta vlersuar nuk kemi pse te pime te gjithe fucine,por vetem nje gote!ne rastin e dy lidereve mjafton ti degjosh se cfare thote njeri,dhe se c’mendon tjetri,dhe konkluzioni eshte i qarte,vetem se Edi Rama vjen nga nje familje prej brezash qytetare,dhe nuk ja lejon vetes as te vrase per pushtet,dhe as te shese shqiperine per te mbajtur karrigen,ne krahun tjeter kemi nje njeri qe eshte rritur midis maleve dhe bjeshkeve me lope e gomere,dhe sot ka shansin te drejtoje shqiperine,nje mashtrues ordiner,frikacak nje dinak qe quhet Sali Berisha,ky njeri qe ka ndare shqiptaret ne dysh,qe ka futur ne shqiperi ndjenjen e urrejtjes,dhe permes kesaj rri ne pushtet duke vjedhur votat,nese dhe kete vit do ta lejojme te na vjedhe!ben mire qe na perdor,dhe kur ja do endja dhe te na vrase…

  7. Shpirag says:

    Rikthim ne fushen e lojes se Rames!Ketu eshte TOP!Nuk duhen degjuar gjithmone nderkombetaret qe te rrezuan besimin 3 perqind ne opoziten shqiptare!Duhet grushtuar ne rring!Nderkombetaret jane ata qe kuptuan me ne fund se nuk ka zgjedhje te lira me Berishen dhe te ardhmet do manipulohen!Ateherë?A shkohet me Berishen Kryeministër ne zgjedhje?Nderkombetaret e shkruan ne RAPORT!…Cduhet te ndizet zjarr opozita dhe te flak hajdutin kriminel qe vrau te pafajshem?Asnjehere nuk eshte vone dhe koha ka mbritur!Aksioni opozitar duhet te jete konkret sidomos per berjen e zgjedhjeve,pa hajdutin kryeminister!70 e me shume perqind shqiptaresh duan ndryshime rrenjesore dhe ndeshkime te ashpra ligjore,te korruptuareve,hajduteve,vrasesve ne demokraci!

  8. llogjika says:

    Hajde arsyetim e vlersim puro enverist hajde!Pak nga pak shkove plotsisht ne mentalitetin e baballarve tuaj,ore zoti Rama,qe demokracite perendimore i cilsonin dekadente e obskurantiste.Se ndryshe nuk ke se si thua qe nje qeveri qe i ka hapur dyeret elirise,shprehjes,organizimit,levizjes,besimit e ne cdo drejtim,keti populli,qe i siguroi te udhtoje neper Europe pa viza,qe po nderton shkolla,universitete,spitale e rruge te cilsise bashkohore ne kater anet e vendit,qe eshte pranuar antare me te drejta te plota e NATO-s,qe ka lidhje miqsore me shtete me demokratike ne bote,madje qe nuk ju pengon as juve e as njeri edhe te genjejne e te shpifin cte duan dhe cdo dite…
    E po,propogande me qesharake dhe genjeshtare se kjo e juaja as baballarat tuaj zor se paten arrire te benin…

  9. hajriu says:

    Berisha erdhi ne pushtet nga korrupsioni tejet i tepruar i se majtes , edhe nese e majta vjen ne pushtet do te vije vetem per faktin qe ky e ka qelbur fare me korrupsionin . Perveç korrupsionit ky pallavesh ka bllokuar edhe ndertimin qe ishte e vetmja fushe fitimprurese dhe punedhenes ketu tek ne . Meqenese shumicen e bashkive te medhaja e ka e majta atehere ky bllokon nderitmin per te vetmin fakt qe ti bllokoje ato se keshtu mendon se do te perfitoje vota , por harron se duke peshtyre perpjete do ti bjeri mbi surrat.

  10. Mehmet Metaj says:

    SHQIPËRIA VEZA E KOLOMBIT APO GURI I SIZIFIT ?!

    SHQIPËRIA NË KRIZË EKONOMIKE DHE ZGRIP QEVERISËS NE KËTE 100 VJETOR TË SHTETARISË SONË

    Nga: Mehmet Metaj

    Ne jemi në prag të 100-vjetorit të shtetarisë sonë, por a kemi krijuar ne dot shtet ende sot ?! Besoj se të gjithë biem dakord se jo. Por a është e pranueshme kjo në një vend që quhet komb me shtetari 100-vjeçare?! Dhe në vite e kohëra dihen seç kan thënë shumë nga studjuesit origjinale dhe albanologë të huaj për sjelljen tonë qeverisese dhe shoqërore të cilat jo vetëm nuk duhen harruar por duhen lexuar herë pas here, deris ato të mos ken më kuptim për të ecur përpara. Shoqëritë njerëzore ndërtohen dhe mbahen mbi dy shtylla kryesore, virtytin dhe inteligjencën, dhe ne na mungon e para. Dhe historia jone është e veçante autoqefale siç thote Noli. Dhe me që ra fjala per thëniet për ne si popull apo si komb le të risjellim në vëmëndjen tonë se ç’kan thënë disa nga njerëzit tanë më të ditur në kohëra duke marrë spunto dhe duke qenë të zhgënjyer nga ky vend që s’u rregullua kurrë dhe s’u vendos rregulli.

    “Mos më lini përjetësisht në pështjellim” ka qënë amaneti i fundit i Kristofor Kolombit, (Cristoforo Colombo/Christopher Columbus, 1451-1506) dhe ky epitaf i tij ka nxitur sot studjuesit e Oxford-it dhe Harvard-it të ti deskriptojnë këtë sentence dhe po “gërmojnë” për këtë zbulues të famshëm Gjenovez të Amerikës (me mbështetjen e Ferdinand-it të II-te të Aragonës dhe Izabelës së Kastilias) origjinën e dyshuar hebreje të tij.
    Por dhe Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetesh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, edhe pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, ç’ka që endet edhe sot në pështjellim dhe katandiset me në krye një njeri si Saliu e mbire si fandi spathi e nuk shkulet nga vendi, që gjoja po rreket të festoj 100-vjetorin e shtetit shqiptare, një njeri që s’do të ishte i denjë as për drejtues i një komune të fshatrave të thellë të Tropojës, se popujt Zulu’ të Konicës kan ecur shumë perpara dhe nuk do ta pranonin në krye të tyre?!

    Por me sa duket ky pështjellim dhe kjo tulatje e jona nuk është e rastit nga ç’na mëson historia 100-vjeçare shtetarie dhe realiteti ynë sot. Dhe këshisoj kjo Shqipëri që po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Nano-Bershët dhe pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit.
    Per 100-vjetorin e shtetit tonë “s’ka asnjë organizim dinjitoz për të zbardhur veprën e papërsëritëshme të burrit plakë të Vlorës, Ismail bej Qemalit, për aktin madhor dhe me të lartin historik që bëri për këte vend, asnjë botim a monografi për të e për të tjerë dishepuj të tij, Luigj Gurakuqin, Dom Nikolle Kaçorrin, Hasan Prishtinën, etj, por vetëm për Ahmet Zogollin e Matit, mbretin e vetëshpallur dhe që qe mbreti më antipatik dhe më injorant në gjithë Evropën. Thuhet se ne s’kemi asnjë akademik të dëgjuar që të ketë prodhuar vepra që të jenë botuar jashtë, dhe s’ka sesi të kemi sepse dhe akademiket tanë janë bërë të tillë me katapult partiake dje dhe sot dhe janë si doktor Adhamudhi me “çantën plotë e kokën bosh”, se dhe ata janë politizuar dhe kan mbetur dy llojesh ose i produkt-byk të sistemit te kaluar ose servilë të te periudhës tranzitive ku kan marrë grada fiktive dhe ato sipas preferencave dhe servilizmave që i kan bërë më të madhit, njëshit…!”. Se sa për humor me kujtohet që vjet beri nje vizitë kryetarja e Akademisë Suedze në Akademinë tonë të shkencave, dhe kur pyeta një kolege timin Suedez prezent në atë takim se si kaluat “mirë më tha, por patëm pak vështirësi se kryetari nuk dinte anglisht, dhe përkthente me zor sekretari sajë..e këshi qyfyresh tonat”.

    Shqipëria si “Guri i Sizifit”…Edhe sot e gjithë diten gjoja jemi në demokraci dhe aspirojmë të bashkohemi me Evropen mendja intelektuale nuk dëgjohet paguhet kaq pak dhe vendos paganizmi ynë mesjetar që sundon në çdo qelizë dhe kjo është shumë domethënese, sepse ky popull I shumevuajtur nga shpellat mezi doli në kodrina-fshatra dhe jetoi atje deri tani dhe sapo ka rënë në qytet rreth 50 % e popullsisë dhe kjo do shekuj të marrë formën parveny të qutetarisë.

    Në këtë vend vëretet ka patur burra të mëdhenj dhe që kan bërë xheste historike që nga ai i Ismail Qemalit (që pas tij e përdhosi vendin Haxhi Qamili, siç përdhosi Sali Berisha demokracinë tone sui generis, duke kaluar nga feudalizmi ne socializëm dhe . menjëherë në demokraci/kapitalizëm) dhe deri tek mijra intelektualë dje dhe sot të flijuar për ideal. Por në përgjithesi mendoj se në këtë vend asnjëherë s´po i vihet pika mbi “i” gjërave dhe flasim e shkruajmë dhe loja-vandale vazhdon rituali apo avazi i vjetër, dhe vendi i lihet viktime e asaje mendesi qe “sa të mendohet i mënçuri budallai mbaron punë”. Dhe kjo me kujton hosanate panegjirike Solonian, glorifikimi deri në ekstazë i absolutizmit shtetëror, lindja dhe zhvillimi pakufij i fetisheve, hyjnizimi i kultit të njëshit, mistifikimi i të vërtetave historike, robotizimi i trurit intelektual përms inkuizicionit të mendimit të lirë, këto përbejnë tek ne edhe sot e gjithë ditën frymën e ritualit të vjetër të substratit gjiriz, mbi të cilin lëshojnë rrënjë dhe harlisen për bukuri të gjitha llojet e gjëmbaçeve dhe hithrave prej nga do të mund të ushqehen të gjitha segmented e turbullirave të llahtarshme shoqërore.

    Ç’do popull ka qeverinë që meriton’, thotë një thënie e vjetër. Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa të kemi një qeveri me në krye Sali Berishën, që flet që prej 20-vjetesh vetem broçkulla dhe ka bërë aq zullume në kete vend si ajo e ’97-ës që jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, shtetin të tërë, administratën shtetërore dhe s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend.
    Dhe shpresa e vetme sot është opozita jonë që do jetë qeverisja e nesërme që ka shansin dhe obligimin në këte zgrip PD-istësh të ndërtoj një program të qartë dhe të vërtetë ringritjeje kombetare së pari të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtëe i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 20 vjetësh demokraci.
    Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Për lëvizjen studentore të Dhjetorit dhe Partinë Demokratike, ai tha ´´Lëvizja studentore është ende para nesh si një afresk i lartë mural dhe ne nga që jemi shumë afër tij nuk e shohim dot se sa i lartë është, do të duhen vite e kohë që të shohim e kuptojmë madhështinë e sajë´´. Dhe ja pas 20 vjetesh ajo shkoi huq përfundoi nën kthetrat e Sali Berishës që s’ndin për njeri sot dhe fjalen demokraci s’e njeh se nga bie me shtëpi. Ndërsa në një miting të PD-së ne opozitë të v. 1992 Kasëm Trebeshina, duke parë sjelljen prej Ponç-Pilati të Sali Berishës i tha “ ti s’bën dot demokraci ty të ka vdekur foshnja në lindje” (në fakt ka pas dashur ti thotë e ke vdekur foshnjën në lindje-se ai vet e përdhosi fillimin dhe po shënon sot fundin e PD-së, por haraç të madh do paguaj shumë Shqipëria dhe populli shqiptar nga ky njeri primordial).

    Por me sa duket ne mbetemi viktimë e përherëshme e vetëvehtes, si gjithmonë, që durojmë kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, luftojmë dhe bejmë zhurme kur duhet ndenjur urtë dhe rrimë suqut kur duhet thënë açik fjala për ta kuptuar mirë dhe populli se ç´po ndodh në këte vend përpara se të jetë vonë dhe jo post-mortum dhe le të dallohen pastaj ato që duhet të ´´ikin´´ ose të paktën të rrinë ´´urtë´´.
    Solla këtu disa momente e nënvizime historike, as për të treguar erudicion as për të bërë retorikë, por për të kërkuar më shumë dinjitet në këtë vend, se me njerez dinjitoz bëhet pastaj kombi dhe shteti dinjitoz, dhe për ata që i thonë vetes intelektual, me shumë mendime e pjesmarrje në jetën publike dhe politike, se përndryshe do të na sundojë përjetesisht mbretëria e bufave, prevalenca e mediokërve, që kjo Shqipëri e vogël sot me krye n’hi që është si “Vezë e Kolombit” të mos mbete përjetësisht “Guri i Sizifit”.

  11. Dukati! says:

    Edi! Berishës në qoftë se i kundërvie si anti shqipëtar,pra agjent Sërb të besoj, por po the është kusar,nuk të besoj se kusar dhe hajdut jini njlsoj.

  12. MARKO says:

    Ne Shqiperi sundon mbreteria e bufave. Po e bufave te pulave ama.

  13. KASOLLE says:

    Zoti Rama dakort me ato qe thua, por si opozit qe je dhe duke pare gjendjen ne SHqiperi dhe sic e pershkruani dhe ju, cdo gje ka dal jashte kontrollit sidomos ne fushen e korrupsionit, ju si opozit cfar kini bere, asnje gje, nje vrim ne uje.Zoteri sa koh ke si opozit qe nuk ke bere nje proteste paqesore kundra kesaj qeverie te korruptuar.Zoti Rama qe te fitosh besimin tim dhe nje pjese te konsiderueshme te shoqeris SHqipetare qe sjan pjes e PS por shohin tek ju te vetmen alternativ per momentin te berjes se ketij vendi te shumvuajtur duhet te viheni ne krye te zemerates popullore,jo duke e komentuar nga tuyiteri(po ta shkruaj alla shqiptarce)por duke organizuar protesta ne gjith vendin dhe ju te ini ne krye te tyre.Zoteri e kam thene dhe her tjeter ju keni mbeshtetje mbar popullore,jeni nje “ujk” qe sdi fuqin e tij.

    1. kodra e diellit says:

      O Edi po leri keto se nuk ti hajme ne aq kollaj sa mendon ti.
      Neser putheni me njeri tjetrin sikur nuk ka ndodhur ghe
      pasneser shkoni andej nga gjiri i lalzit dhe rregulloheni
      mire ju nllokmenet e shqiperise dhe ne merremi me ju.
      me pingponget e juaja . po me pak durim do ti vij dhe juve fundi
      DURIMI FITIMI.

      1. KASOLLE says:

        Ti qenke vertet kodra pas bregut.

  14. italo says:

    Ate Sale e zgjodhem NE. deri sa ky populle te ndergjegjesohet,kete bereqet ka per te korrur. demokratet i perzuri ne 92shin. vitet ne vijim emigroje inteligjenza,dallkauket moren pushtetin e perdorin ligjin roman “perca e sundo”. SHpresoj qe edhe pjesa tjeter e ketij populli te mos genjehet per dhjete mije lek te qelbura e te lere neudhekryq kete vend.

  15. elinor says:

    Qe eshte regjim, kete e ke degju prej meje me kohe o Dean; nuk po me tregon ndonje te re.
    Tani, meqe e stabilizuam qe eshte regjim, a mund te largohet me vota?? Po regjimi komunist me vota u largua apo me protesta ne rruge?!
    Sa kohe ka ketu tek ky forum qe une them se nevojiten protesta te vazhdueshme vetem per t’u perplasur me ju “te qyteteruarit” qe besoni tek vota plebishitare??

  16. Realiteti says:

    Mehmet Metaj,
    mos i bini larg e larg e gjate e gjate,zteri,se intelektuali,sic perpiqeni ta paraqeseni veten,duhet te di ti sintetizoi mendimet.Nje intelektual i vertete nuk shkruan i yshtur nga perkatsija politike apo urrejtja nga kushedi sepse,por shkruan mbeshtetur ne te verteten dhe realitetin:Mos na permendni historira me tha e i thashe,por na spjegoni ku e shihni ju mungesen e demokracise ne Shqiperi,kur te gjitha te drejtat demokratike te percaktuara ne karten e Kombeve te Bashkuara jane te sanksionuara me ligje,qe e bejne te detyrueshme zbatimin e tyre?Ne cilin shtet te botes do te gjeje me teper demokraci se sa ne nje vend si i yni,ku kundershtaret politike edhe kur shpifin,genjejne,madje dhe kercenojne e bejne thirrje te hapura per dhune kunder qeverise se tyre, as gjembi nuk u futet ne kembe? Do te thuash se jane vjedhur votat.Me pak arsyetim te pamvarur edhe kjo bie poshte,sepse, po te ishte e vertete nuk do te fitonte opozita bashkite e shumices se qyteteve kryesore…Nuk eshte nevoja fare ti futesh thelle e te analizosh komentin tuaj,sepse ay ka nje vij te qarte,qe kuptohet lehtesisht,nga cdo e fraze e rrjesht qe shkruan,se eshte ne perputhje te plote me mesimet dhe veprat e sh. Enver,pamvarsisht se mundoheni ta zbukuroni dicka me asi lulkash per demokraci,”patriotizem” apo dinitet…Nga ata qe shkruani kuptoheni se je nga ata te cileve me demokratike u eshte dukur diktatura e E.Hoxhes se e sotmja.S’ke ci ben edhe truri i njeriut ka nje kapacitet te kufizuar;Kur indoktrinohet e mbushet plot e perplot,nuk ka vend per te thithur as edhe nje mendim te ndryshem…

  17. dijetari says:

    Berisha eshte i korruptuar dhe obskurantist. Por duhet patur parasyshe se rreth tij eshte nje klan qe ka siguruar privilegje te majme. Eshte po ajo kaste si e liderve autokrate arabe, ku qendra mbetet familja, pastaj rrenjet e korrupsionit dhe te privilegjeve zbresin si tentakula deri ne poret me te vogla te shoqerise.
    Keta njeerz jane gati te angazhohen ne mbrojtje te privilegjeve te tyre dhe do te bejne çfare munden per ta mbrojtur kete parajse. Por nese opozita behet shprehese e nje mentaliteti tjeter, nese drejtuesit e saj nuk imitojne PS-ne nanoiste te tenderave dhe bixhozit, nese socialistet e korruptuar qe vodhen ne 8 vjet qeverisje nuk marrin perseri pushtet per ta vazhduar babezine, populli do e mbeshteseopoziten. Jo nanoizmit si filozofi grabitje. Jo dhe berishzizmit si fizofi grabitje. Shqiperia ka nevoje per drejtim te ri.

  18. e verteta says:

    O englan,
    po qenke i trashe ore burre kur mendeoke se njeriu qe ka lindur ne male e qe qenka rritur prane lopve te “urryera” nuk u edukokerka persembari.Po qenke dhe percares,o karafil,kur perbuzke e hidhke balte mbi 3/4 e popullsise shqiptare qe jeton ose e ka prejardhjen nga malet e nga fshatrat.Po kete tjetren qe rrugacet,batakcijte e kodoshet me me shumice kane jetuar dhe i kan kryer prapsite e tyre neper qytete e di ti?Mos e pyet pastaj per qytetet tona gjysem fshati ku akoma dhe sot rriten pula dhen e dhi neper obore e madje dhe pallate.Ktheje pak koken mbrapa te shohesh prejardhjen tende,o qytetar i “nderuar…”

  19. qytetar says:

    Po eshte e vertete, por ty te ka vene perpara si lopet.
    per çdo rast tregon paqendrushmeri.
    Tirancit thone “o fol e ma, o pirrdh e ha”

  20. Asgje e re nga fronti Perendimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje