Kujt i takon anëtari i pestë dhe i gjashtë në KQZ?

25 Shtator 2012, 11:22Politika TEMA

Katër anëtarët e parë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i takojnë respektivisht dy partive kryesore parlamentare: Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Ndërsa anëtari i pestë dhe i gjashtë u takon partive të tjera parlamentare, respektivisht të shumicës dhe opozitës.

Në kampin opozitar aktualisht ka dy subjekte: Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Fryma e Re Demokratike. Teknikisht kodi i vendos të dyja këto subjekte në pozita të barabarta. Nga të dyja partitë ka pasur reagime për gazetën “Shekulli” lidhur me këtë çështje.

“Dini gjë ju që PBDNJ-ja është jashtë kampit opozitar? Ne kemi qenë të qartë në pozicionin tonë. Sa i përket kandidatit për në KQZ, ne i kemi gati emrat dhe do t’i paraqesim kur të hapet procesi”, ka pohuar Vangjel Dule.

Ndërsa Aleksandër Biberaj, një nga drejtuesit e FRD-së, është shprehur se ky debat po shkon drejt një marrëveshjeje.

“Ne me PBDNJ-në jemi në pozita të barabarta ligjore sa i përket KQZ-së. Por mendoj se do të gjejmë një marrëveshje për bashkëpunim,” tha ai.

Ndërsa shton më tej se: “Diçka kemi nisur. Jemi në një proces komunikimi, por them se do ta gjejmë patjetër gjuhën e përbashkët”.

Ndërsa për sa i përket LSI-së, parimisht ajo e ka të siguruar përfaqësimin në KQZ, dhe përfaqësuesi i saj Ylli Manjani është shprehur se “kur të fillojë procesi ne do të marrim pjesë në të sipas ligjit”, çka dëshmon se interesi i LSI-së për përfaqësim në KQZ është parësor  dhe kjo nuk mund të shkëmbehet me ndonjë gjë tjetër.

1 komente në “Kujt i takon anëtari i pestë dhe i gjashtë në KQZ?”

  1. hajriu says:

    Hajt se çorben qe keni gatuar me duart e tuaja do te hani or te pafytyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje