Një aventurë shtetërore me spiunë

25 Shtator 2012, 10:18Politika TEMA

Tre zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, dy nga të cilët anëtarë të komisionit për ndarjen e detit janë vënë në shërbim të agjenturave të huaja, konfirmon një burim i rezervuar për JAVA. Shqipëria një vend i pabesueshëm, zyrtarët e saj “shesin” sekrete inkandeshente: një vit më parë, edhe për këtë shkak, vendi rrezikoi pezullimin nga NATO

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

Për të paktën dy nga ish-anëtarët e komisionit shtetëror për ndarjen e detit me Greqinë, dyshohet se janë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja sekrete. Një burim i rezervuar konfirmon për revistën JAVA këtë skandal të jashtëzakonshëm. Por kufijtë e skandalit nuk shënjohen këtu, jo vetëm këtu dhe jo vetëm në fatin personal të këtyre dy individëve. Ai thellohet dhe bëhet shtetëror duke përfshirë shumëkënd nga çfarë ndodhi më pas. Për veprimtarinë e tyre, kanë dijeni të bazuar në prova dhe fakte konkrete drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar të dhjetë viteve të fundit.

Të dy këta zyrtarë, pak kohë mbas firmosjes së marrëveshjes dhe rrëzimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, kanë pasur një fat të pabesueshëm personal dhe profesional; ndërsa ligjërisht do të duhej të ishin subjekt i ndjekjes penale nga Prokuroria për krime kundër rendit kushtetues, dorëzim të territorit dhe marrëveshje për dorëzim territori, ata kanë lënë detyrat e vjetra dhe janë ngritur në hierarki. Aktualisht, të dy funksionarët ndodhen  jashtë shtetit, si pjesë të rëndësishme e strukturave të shërbimit diplomatik. Veprimtaria e tyre ilegale dhe antikushtetuese, edhe pse e njohur për shtetin dhe institucione të caktuara të inteligjencës, nuk i ka penguar firmëdhënësit që të hedhin firmën nën emrin e tyre për ngritje në hierarki, qoftë edhe pse ju mungoi ndjekja penale.

I pari, funksionari i parë, që ka shërbyer në qeverinë e Nanos dhe të Berishës, ish-anëtar i komisionit për ndarjen e detit, është verifikuar se i shërbente një shërbimi të një vendi fqinjë me Shqipërinë, në momentin që emri i tij u dërgua për dekret në zyrën e ish-presidentit Moisiu në vitin 2004. Atëherë ka pasur një debat të fortë në zyrën presidenciale për fatin e tij, mes Moisiut dhe ministrit propozues, por në rrethana ende të panjohura, ai individ ka marrë detyrën e lartë në një sektor nga më të rëndësishmit e delikatë të shtetit, duke u bërë, si të thuash, një nga “katër gradat” më të larta të atij sektori.

I dyti, funksionari i dytë, ish-anëtar i komisionit për ndarjen e detit, e ka pasur edhe më të ndërlikuar situatën. Me shtetësi të dyfishtë, shqiptare dhe të një vendi perëndimor, ky person që ka shërbyer gjithashtu nën të dy ngjyrat e qeverisjes së vendit, të majtë e të djathtë, është vënë në shërbim të dyfishtë, ndaj një vendi fqinjë dhe një vendi tjetër perëndimor. Rekrutimi i tij është bërë në bazë të lidhjeve familjare. Edhe një njeri shumë i afërt i familjes së tij, ka qenë në shërbim të fqinjit të Shqipërisë. Së fundmi, ngritjen e tij në detyrë e ka firmosur ish-presidenti Topi.

Një tjetër zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, i dorëhequr muajt e fundit nga detyra, që gjithashtu mbante një detyrë mjaft delikate, ka qenë edhe objekt, edhe subjekt i dy shërbimeve sekrete, në lindje dhe perëndim. Madje, shërbimi perëndimor, faktoi dhe një veprimtari të paligjshme në drejtorinë ku ai ishte titullar dhe duke e komunikuar një gjë të tillë në Tiranë.

Kush i konfirmon këto fakte? JAVA sfidon për të kundërtën, gjithkënd që do të donte ta përgënjeshtronte këtë skandal të jashtëzakonshëm dhe jo të shkëputur e rastësor në strukturat më të larta të shtetit shqiptar. Një skandal për të cilin janë në dijeni politikanët më të lartë të vendit, të majtë dhe të djathtë. Skandali nuk fillon me këta të tre dhe nuk mbaron me këta të tre, por nuk dihet madje, edhe se deri ku shkon. Ai është rrjedhojë sa e amatorizmit proverbial të qeverisjeve në vend, po aq dhe veprimtarive të qëllimshme të segmenteve të caktuara të tyre. Thjeshtësisht dhe ngushtësisht antishqiptare. “Nëse një ditë do të hapen arkivat sekrete, sidomos të fqinjëve, shqiptarët do të shohin tmerr me sy. Shumë nga patriotët e deklaruar si të tillë, do të shfaqen siç janë, tradhtarë”! Kjo është një aksiomë që mbetet për t’u vërtetuar, por edhe deri në këtë moment, vërtetimi i saj është bërë brenda Shqipërisë: për veprimtarinë e tyre të dënueshme penalisht, ka prova të mjaftueshme nga institucionet vendase dhe sidomos, mjaft dëshmitarë. Një ditë, kur shteti të bëhet i përgjegjshëm, ka megjithatë një shans që për ta dhe shumë e shumë kolegë të tyre të të njëjtit zanat, nuk do të ketë më “promovime personale dhe profesionale”. Atëherë, mund të marrin shpjegim tjetër dhe histori të errëta që kanë ndodhur në Tiranë.

Kërcënimi nga NATO

Historitë me sekrete në Tiranë nuk janë të lavdishme. Pakkush e di, por për publikun ka mbetur ende i fshehtë fakti që Shqipëria, fiks një vit më parë është kërcënuar me pezullim të anëtarësisë së saj nga aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e NATO-s. Për dy arsye. Njëra nga to, për rrjedhje në të paktën tre raste të informacioneve të klasifikuara. Anëtarësimi në NATO, i parë nga politika lokale kryesisht si një arsye për t’i rënë daulles së entuziazmit, ka detyrimet e saj të rrepta. Që nuk kanë të bëjnë vetëm me pjesëmarrjen në misione ushtarake. Dhe një nga detyrimet e paplotësuara është dhe ruajtja e informacionit të klasifikuar. Gjë që Shqipëria nuk e ka bërë. Rrjeta që duhet të pengojë të ligën, është e çarë keqas në këtë pikë. Zyrtarë të lartë shqiptarë, të cilët vihen në dijeni për materiale të klasifikuara, certifikohen nga DSIK, një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave. Sipas procedurës së Veting-ut, siç quhet procedura e verifikimit të pastërtisë. Edhe nëse ky proces, fillimisht zhvillohet normalisht, hallkat pasuese janë të shkërmoqura. Për shembull, zyrtari i certifikuar rekruton në shërbim të zyrës së tij një sekretare që sapo ka mbaruar universitetin dhe vetëm 22 vjeç. Ose një zyrtar tjetër, i jep detyrën e drejtorit të kabinetit, dikujt që nuk e ka këtë certifikatë. Humor i zi: përkitjet me zyrtarë konkret nuk janë aspak të rastit.

Gati dy vjet më parë, në rrethana nga më të paimagjinueshmet në misionin shqiptar të OKB-së në New York humbi një Lap Top, që shërbente për komunikimin e shifruar me Tiranën. Askush nuk është ndëshkuar për këtë akt, edhe mbasi ai u bë publik. Ajo çfarë nuk është thënë atëherë, ka të bëjë me faktin se sipas rregullores, çelësi i shifrës duhet të ndryshohet një herë në gjashtë muaj, gjë që nuk bëhet për shkak të mungesës së fondeve.

Nuk ka më spiunë klasikë

Koha e “spiunit” klasik ka përfunduar me kohë. Nuk është më në plan të parë, personazhi i dikurshëm i filmave, me aparat fotografik me mikrofilma në të cilat fiksonte pozicione strategjike, pajisje ushtarake e gjëra të tilla. Sot, është ndryshe. Për shembull, spiunazhi industrial. Ose spiunazhi “politik”. Dhe cilat janë informacionet e nxehta, nga kjo pikëpamje që Shqipëria sot duhet të ruajë dhe nuk e bën? Fjala vjen, i tillë do të quhej pozicioni që do të mbante Shqipëria në grindjen shumëvjeçare mes dy fqinjëve të saj, Greqisë dhe FYROM, për çështjen e emrit të kësaj të fundit. Cili do të ishte roli, ndikimi dhe mjetet për të ushtruar ndikim në fqinjin tjetër, Malin e Zi? Apo cilat janë përpjekjet e Shqipërisë për të garantuar pavarësi dhe diversitet të rrugëve të sigurimit të burimeve të energjisë, në vend apo nga importi? Dhe çelësa të tjerë të tillë të cilët e bëjnë dhe Shqipërinë, për aq sa është, një aktor rajonal në një zonë të trazuar dhe ku status quo-ja ende nuk është vendosur përfundimisht. Po kështu, edhe kryqëzimi i interesave me shërbime të tjera të huaja, me vende historikisht jo miqësorë me Shqipërinë, lufta kundër trafikut të drogës, të armëve, të qenieve njerëzore dhe në përgjithësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Fjala vjen, një fuqi e madhe e huaj, larg Shqipërisë, ka qenë shumë e interesuar për fatin e zgjedhjeve lokale në vitin e kaluar, në një qytet jugor vetëm me disa dhjetra mijëra banorë. Ambasada e kësaj fuqie në Tiranë, në vitet e fundit ka shtuar në mënyrë mbresëlënëse fondet e saj dhe personelin që shërben në Tiranë, gjë e cila pasqyron në formë deklaratat zyrtare për marrëdhënie të mira mes dy vendeve, por në thelb, shkon ndesh me objektivat strategjike e gjeopolitikë të orientimit të Shqipërisë.

Ku fle mëkati?

Në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve në Shqipëri, në vitet 90’, ushtarakë madhorë, deri dhe ish-ministri i fundit i mbrojtjes në regjimin komunist, zyrtarë të lartë të sigurimit famëkeq të shtetit, lanë vendin dhe emigruan kryesisht në vendet fqinjë.

Se çfarë kanë bërë konkretisht andej, kjo është një gjë pothuaj e pamundur të verifikohet, por logjikisht, në kushtet e jetesës për mbijetesë, ata me të gjitha gjasat kanë cicëruar në këmbim të bukës. Për aq sa dinin dhe për aq sa ju kërkonin. Dhe shumë nga ta nuk dinin pak. Eshtë fakt se strukturat e kundërzbulimit të trashëguara nga komunizmi u shkatërruan edhe për këtë arsye, edhe për arsyen e naivitetit – për të përdorur fjalën më të butë të mundshme – që konsideronte si negative në demokraci  gjithçka të derivuar nga e shkuara komuniste.

Në vitin 1997, shefi i SHIK-ut, Gazidede u largua jashtë shtetit me gjithë çfarë ai dinte.

Pesë vjet më pas, Klosi, drejtor i SHISH u linçua publikisht për arsye thellësisht politike dhe u la në rrugë. “Askënd nuk duhet ta gënjejë mendja se punët e errësirës mbeten pa u marrë vesh. Shpesh ato mund të jetë të fshehta në Shqipëri, por për partnerët ndërkombëtarë, është tepër i njohur sistemi i mëkateve që është ngritur në sistem në Shqipëri. Nga kushdo qoftë, i të majtëve dje apo të djathtëve sot. Të huajt i kanë skanuar të gjithë politikanët shqiptarë dhe ato të dhëna, të mbledhura nga shërbimet e tyre sekrete, janë në dispozicion dhe të kancelarive të tyre politike”, deklaronte kohë më parë Klosi.

E njëjta histori dhe me drejtorin e fundit të SHISH, Bahri Shaqiri, shkarkuar në mënyrë rrufe nga kryeministri dhe presidenti Nishani. Shaqiri, i konsideruar gjerësisht si njeriu i amerikanëve dhe partneri i besueshëm i tyre në Tiranë, ka qenë praktikisht prej dhjetë vjetësh drejtues i shërbimit sekret. Fillimisht drejtor kabineti dhe më pas, drejtor i shërbimit për shumë vjet, Shaqiri sot është një qytetar i lirë dhe shteti zyrtar, ndoshta e konsideron edhe si një barrë në këmbë. Duhet të jetë tërësisht e kundërta. Edhe heshtja e tij – dhe ai ka zgjedhur të heshtë, pavarësisht shumëçkaje që di – ka një çmim detyrues për shtetin. Njerëz si ai nuk mund të lihen në rrugë. Edhe pse viti 2012 është tërësisht i ndryshëm nga çfarë ishte Shqipëria 20 vjet më parë. Sot gabimi nuk mund të ketë si alibi naivitetin e viteve 90’, sot mëkate të tilla mund të kryhen vetëm me vetëdije.

Emërimi i Visho Ajazit në krye të SHISH-it, gjithashtu ka shumë pikëpyetje. Sidomos me besueshmërinë që kërkon të ketë statusi i institucionit që ai drejton. Me dy shtetësi, Ajazi është certifikuar për pozicionin e djeshëm politik që ka mbajtur si zëvendësministër, por që është i pamjaftueshëm për postin e tij të ri. Në karrierën e tij ka një zonë errësire: dhjetë vjet që ai ka kaluar në emigracion në Kanada janë praktikisht të padeshifrueshëm.

Ky është një sinjal alarmi për politikën shqiptare që duhet të reagojë. Në të kundërt, do të vazhdojnë të qëndrojnë në zyra, njerëz që paguhen me lekë taksapaguesish shqiptarë dhe u shërbejnë të tjerëve. Bota nuk është duarshtrëngimi i politikanëve në takime zyrtare; ata janë shërbëtorët e publikut, por në Shqipëri, kanë zgjedhur të mbeten padronë. Edhe atëherë kur përbetohen për patriotizëm dhe hanë bukën e shqiptarëve dhe bëjnë “duanë e turkut”.

Si duhet të funksionojë

DSIK-ja, është një institucion pranë Këshillit të Ministrave, si Autoritet i Sigurisë Kombëtare në fushën e informacionit të klasifikuar. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me 10 vende anëtare të NATO-s për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Shqipëria, në këto marrëveshje ka marrë përsipër që informacionet e shkëmbyera në bazë të marrëveshjeve, nuk do t’i përdoret për qëllime të tjera. Ai informacion do të njihet vetëm nga personat të cilët duhet të njihen me të, që kanë akses për ushtrimin e detyrës si dhe që janë të certifikuar sipas procedurave të brendshme të shteteve. Në themel të kësaj është dhe parimi “nevojë për njohje”, një parim bazë i përfshirë në doktrinën e politikës së sigurisë së NATO-s. por që përcaktohet edhe në këtë marrëveshje.

Janë katër nivele të informacionit për shtetin shqiptar, sipas ndjeshmërisë që ka informacioni. Fillon nga niveli më i ulët, “i kufizuar”, shkon në “konfidencial”, në “sekret” dhe përfundon në “tepër sekret”.

22 komente në “Një aventurë shtetërore me spiunë”

  1. Burgaxhiu UK says:

    Historikisht kombi shqiptar ka prodhuar spiune “matrapaze dallkauke” tip Haxhi Qamile idiot analfabet me mbreter lilipute Zogu $ co.
    Dhe historia vazhdon me Berishen sot bashke me shpuren e eunukeve sahanlepires qe per 2 leke shesin shpi e katandi.

    P.S
    Konica i madh mbetet gjithmone edhe ne ditet tona.

    1. Gon Duka says:

      Spiuni ka mbledhur spiunat rreth e rrotull vetes! Kur te thyeje ai qafen do e thyejne te gjithe bashke.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

  2. nikolin says:

    zotrinj keta batackinj te shtetit nuk intereson atdheu
    as dhe fiala ata kan pasaport amerikane mbushin xhepat ketu
    ne fund ikin ne amerik bashk me spiunlleqet e tyre

    faleminderit

  3. HORRI bulevardit says:

    Lorenc respekt per punen tende serioze, por duhet te dalesh me emra konkrete.

    1. shqiptar says:

      po pse o vangjel po te vije partia tende ne pushtet ketyre nuk do tju hyje gjemb ne kembe bile do te shtohen me shume spiunat e serbit.

  4. klau says:

    ore ben ti dime keta emrat e ketyre 2 – 3 spiuneve qe na thoni ?? po ti dini mos kini frike na i thoni ketu .. shkoni ne nje internet kafe dhe i shkruani qe aty po te keni kaq frike …

  5. Anti spiuni says:

    O Lorenc Vangjeli po çfare informacion kurvash ben more ti… pse nuk i ve emrat: njeri prej tyre quhet Ferit Hoxha, i lindur ne Koplik, agjent serb, te cileve u shiti ne NY kompjuterin me gjithe shifren e ambasades sone dhe s’i hyri ferre ne kembe… prisni dy emrat tjere? pyeteni Bamen pse ai i njeh mire, pse Shaqiri e kishte informuar kur firmosi dekretin per njerin prej tyre.

    1. Era e Malit says:

      Informacion plotesisht i sakte. Eshte divorcuar 1 here vetem per t’u lidhur me nje franceze qe te merrte shtetesine. Me pas behet edhe ambasador ne France. Por kur do t’i hapin dosjet qe t’i njohi populli te gjithe keto fytyra te urryera? Keshtu si po dalin lakrat ne vite e dekada me rradhe, rezulton se nga Kruja e lart ne veri, ne çdo 5 veta, 2 jane agjente te UDB. Edhe ata qe u vene tritol shtyllave te tensionit te larte firmosin ne te njejten bordero te Beogradit. Legena, te shitur! Harram buka e kesj toke !

    2. koplikari says:

      Antispiuno. Emrin e ferit Hoxhes e ke te sakte spiun i DGSE-se franceze(nga e shoqja) dhe spiun serb familjarisht, qe ne kohen e Dulles, por Feridi kompjuterin nuk ia kaloi serbeve por ZV/atasheut ushtarak rus ne Washington,Pavel H.Belayev oficer marine me graden Kapiten i rangut te pare. Spiouni i dyte eshte Kunder admiral(i graduar nga Presidenti Topi)Kristaq Gerveni. I rekrutuar si spiun grek, qe ne kohen kur kualifikohej per kunder zbulim(koha e R%amiz Alise). Spiunin e trete nuk e di. Saper firmosjen e emerimeve nga ish Presidenti Moisiu nuk ka asnje cudi. Alfredi u rekrutua nga GRU-ja sovjetike ne vitin 1949 ne ucilishten sovjetike, ku ishte kadet.vartesit e fatos Klosit ia kane dokumentuar disa here me ze dhe figure takimet e Moisiut pensionist me atasheun ushtarak rus Eugen kabalinov ne vitin2001-2002.

  6. Detektivi says:

    Kush jane spiunet?
    Ferid Hoxha (islamik dhe spiun i Beogradit),
    Kristaq Gerveni (spiun i grekeve),
    Fatmir Mediu (spiun serb),
    Kastriot Islami (spiun serbeve
    ka dhe ca te tjere si Berisha, por dihen tani

  7. viktor says:

    nje fjale eurte thote O BALO TE HENGER TENJA SE E KE TE KEQEN BREBDA dhe kush mund te na i shese ne pervec se shqipetaret qe e drejtojne kete vend si eshte e mundur qe shohim te na drejtojne njerez ordinere kush i vendos kush i zgjedh keta pse valle nuk ka shqiperia djem qe e duan atedheun nuk ka shqiperia djem qe ta bejne lule kete vend por gjthmone e kane mare zuzaret e shitur tek serbi tek greku e ku ta di une dhe te poshter mostra burrat e ketij vendi nderzehen gjetiu dhe pjellin ne kete vend dhe veten varferi hajduteri mashtrinm mostra mashtrim te degjeneruar

  8. emigranti says:

    qe ne shqiptaret jemi nje popull spiun e mercenar kete e vertetojne plot fakte nga e kaluara e deri me sot…ne luften e dyte boterore ngjarja me e rendesishme e spiunazhit qe i ndryshoj drejtim kesaj lufte ka ne epiqender nje shqiptar nga kosova me banim ne turqi me emer izet e pseudonimi …CİCERONİ..nje spiun i gjermanve qe punonte ne ambasaden angleze dhe iste nje mik i ngusht i ambasadorit anglez ne turqi..aq miq kofidenciale ishin,,sa shqiptari futej deri ne vasken e ambasadorit anglez kur bente dush ,,per ti ferkuar kurrizin apo per pune te tjera…….por ky shitet nga je punonjse e ambasades gjermane qe urrente nazistet ,,gjate rregullimit te flokve ne nje floktore ne stambooll ,,ajo i tregon per ciceronin nje amerikani i cili njofton ambasaden angleze..dhe pas kesaj anglezet fillojne ti japin te dhena fallco te cilat ndryshuan rrjedhen e luftes se dyte ne favor te aleatve…ndersa gjermanet u zgjuan vone per kete loje te anglezve…ndersa pagesat qe i kishin bere ciceronit shqiptar ia kishin bere me marka fallco…ndersa ne vitin 91 kur u hap ambasada amerikane e shqipri..nga beogradi me detyren e sekretarit te ambasades qe mbulon spiunazhin ,,vjen kristofor hill..me vehte ai kishte sjellur edhe dosjet e shqiptarve qe kishin punuar e punonin per sherbim sekret jugosllav..dhe eshte mese e vertete se kur ka hapur keto dosje dhe ka pare emrat qe ishin bashkpuntore te UDB..dhe atyre qe ishin ne drejtimin e partive te reja politike ne shqiperi… ka mbyllur menjehere i skandalizuar,,sepse pothuajse 90 perqind e politikanve te rinj..figuronin si bashkpuntore te UDB…ka thene vetem kaq-zoti ta ndihmoje kete popull,,se me keta politikane do ta kete shume te veshtire…dhe shifni shqiprine e sotme,,klanet qe kane drejtuar e drejtojne per keto 20 vjetet e fundit…çfare te mirash i kane bere vendit e ku e kane çuar..ne buze te gremines…tradhtaret jane bere heronj,,spiunet patriote…

  9. davidi says:

    Kur kryeministri eshte i dyshimte te tjeret nuk ka rendesi se si jane duhet te bie ai pastaj te tjeret bien si tullat,U be gjith ajo rruge e kombit ta quajme me nje sforco te jashtezakonshme qe te kalojne maunet e serbit,u be gjithe ai komision pa ditur kush gje me ja dhane grekut detin grekeve,Tani dihen se kush jane spijunet ne kete vend por ata marrin gjoja voten e popullit dhe ti mbajme mbi shpine ku me vjedh pasurine na e vjedhin neve kurse me punua punojne per serbet greket etej.

  10. SALI says:

    A TE DUHEN SHARLATAN/,QE LEPIJEN NE CDO SAHAH./E QE TE SHESIN VATAN,/MERR SE KE GJITH TROPOJAN.

  11. WTF says:

    O TEMA po pse e njollosni emrin e gazetes me nje debil si Vangjeli qe te jep pershtypjen se paska qene spiun nga “njohurite” qe paska. Ka ikur koha e hamendesive, na duhen emrat e ketyre spiuneve(kuptohet nese eshte e vertete) dhe me pas te behet kallzim penal. Sika mundesi qe presidentit i vjen informacion nga SHISHqebabi dhe ai se ve ujin ne zjarr> Ne kete rast suhet bere kallzim penal dhe per te dhe mundesisht te denohet me rende sepse e ka bere emerimin me vetdije

    1. raimondi says:

      Pse ore eshte debil Vangjeli ?__Vangjelie ka bere artikullin shume bukur ,
      emrat ju kekrojani ish presidneteve se ata i kane dekretaur

      Dhe me kryesorja opozita duhet ti kerkoje prokurorise te filloje hetimet ne lidhje me kete lloj veprimtarie antikombetare te ketyre zyrtareve por edhe te te tjereve qe mund te dalin gjate hetimit

  12. pensionisti i mesnates pa hene says:

    hajt se te tan,si shqip[tart si kosovart spiunine e kane per karakter.
    kujtojn se ja fusin te tjerve,por e hane vet ne myth me varjantin e bumerangut.
    se banania dhe bumerangu kan ngjashmeri me hajdarin……..

  13. Tomorri says:

    Nuk shkruaj shpesh se keshtu me pelqen dhe ndjehem me komode,por disa here kam thekesuare me force disa te verteta dhe kam pyetur?
    —Per ne qe jemi vertete shqiptare a ekzison nje shtrese intelektualesh dhe ku jane?
    —Behet fjale per ata te vertetet te para viteve 90-e.
    —Po te me thoni se tani nga ata nuk ka kjo nuk eshte e vertete dhe se une nuk dua ta besoj shterpellekun e kombit deri ne kete pike.
    —Kur sote degjojme disa nga keta qe deri dje ishin ne rrjeshtin e pare te atdhedashurise per frontet qe drejtonin seriozishte te vjen per te qare dhe per tu bere pyetjen:Kush kini qene dhe kush jeni more ditezes dhe punezese.
    —Nuk jane te gjithe shqipetaret spiune te grekut dhe te serbit por jane disa individe qe pak te ishin ne pozite keta te paret ata nuk do ishin bere kurre per burra por do futeshin nen tumane nga frika.
    —Ky popull vertete vital nga burreria dhe intelegjenca si ka mundesi,dhe kush e shpjegon realishte qe nuk qenka i zoti te vare ne litare 5-6 bura qe sote sundojne mbi ne dhe hallet tona.
    —çfar jane more keto partite politike qe kane ndare kombin tone ne disa pjese mikroskopike qe nuk po e mbledhin veten dhe ti thone ndal kesaj te keqe te madhe qe s paska te mbaruare.
    —Nderhyrja e hapur e serbit dhe e grekut mbas viteve 90 nuk donte shume shkolle dhe zgjuaresi per tu kuptuare,dhe mund te tolerojme per vitet e para te ashtuquajturs demokraci por tani kane kaluare shume kohe dhe nuk duhet te kete falje per armiqte e popullit qe e kane çuare kombin tone ne asfiksi te plote.
    —çohet nje palaço dhe thote rruga e kombit,tjetri nafta e kombit,tjetri deti i kombit,tjetri vorrezat e kombit dhe me qene se jane te kombit ju dashka dhene serbit dhe grekut.more po te rrishe pak dhe te mendoshe kjo eshte per tu uluritur.
    —Kush prishi gjeografine e shkelqyere shqiptare,kush futi konceptet e shkaterrimit te kufijve,kush i meshoj ulerimave se vetem ne Tirane mund te jetoej,kush po ushqen injorancen dhe pashkollesine,kujt ju shqye goja per te vene ne praktike kanunin,kush po lejon hapur gjakmarrjen ku humbin çdo dite jeten djem te rinj ne lulen e rinise por dhe ne adoleshence,çjane more keto vorreza greke,po shkolla me shume se çduhen,po keta parlamentare greke ç duhen ne teritorin shqiptar,po ky kryepeshkop grek çfar ben ne zemer te shqiperise,more ku po shkojne pasurite e shqiptareve si te nentokes dhe te mbitokes,ku jane pasurite ushtarake qe populli shqiptar shterngoi rrypin dhe i bleu dhe tani na ka dale nje tradhetar dhe na i rrembeu per shtepine e tije,pu pu pu ç na ka gjete neve te zezeve se te gjitha keto te zeza na kane ardhur dhe po na vijne se mendja nuk me hiqet tek ata qe kombet e botes i quajne TRURI i tyre.
    —Seshte e vertete se kombi jone nuk ka kete tru por ku eshte prijsi qe ta vere kete tru ne sherbim te kombit tim.
    Shikojme shtete te tjera te njillojta me ne dhe te vjen per te qare ku jane ata dhe ku jemi ne.Ne ato shtete behet dhe atje politike por nuk degjojme gje si ne shqiperi dhe kush e futi kete koncept sigurishte ata armiqe qe edhe sote sundojne kur thoshin:Punon bota dhe hame ne.
    Na kujtohet edhe çeku i bardhe por tani na eshte bere sterre i zi nga 10 burra qe sundojne shqipen tone.
    ZOT mbetem me shprese se keta te dhjete neser do ti shoh varur ne litar dhe para kombit do me duken si nje gje pa vlere dhe per kombin kenges do tja marr.Ne jemi shume shume dhe duhet te kemi fuqi per te shtypur disa tartabiqe qe nga bytha e kombit na kane dale ne koken e tije.
    FALNA ZOT DHE NA NDIHMO SERIZISHTE.

  14. mirel says:

    Tema ka bere shume mire qe e ka botuar.
    Emra nuk mund te rrezikoje te jape, pa marre ndonje konfirmim zyrtar.
    Dhe nuk ka nevoje ti jape se njerezit e nxjerrin perfundimin vete kush jane keta spiune.
    Domosdo,.nuk ka se si te kete qene ndryshe.
    Deti nuk vajti vete i shkreti te shitej.

  15. malsori says:

    Spiunet duhen permendur. Shqiptaret duhet t’i denoncojne edhe pse ata regjimi i mban ne funksione shteterore. Nje regjim i kalbur bie ne teresine e tij, ai nuk njeh arnime te pjesshme.
    Problemi qendron tek institucionet e brishta shqiptare, te cilat ende s’po munden te mbrojne interesat e shtetit shqiptar dhe t’i thone ndal ngjitjes ne funksione shteterore te antikombetareve.

  16. margarit nilo says:

    Ne Shqiperin e sotme shume drejtus partie dhe shteti para se te zgjidhen nga populli apo partite perkatese, ata jan zgjedh me pare nga agjentura greke dhe serbe dhe me parat e tyre ata dalin ne krye te partive dhe ne krye te shtetit dhe bejn politiken e vendit te huj qe i ka vene, kunder interesave te shqipetareve, kurse ne shqiptaret e thjeshte mendojm se i kemi zgjedhur ne…
    Dhe sjan vetem qeveritaret por edhe drejtus te institucioneve te Akademis, arkeologjis, istoris e gjuhesis. Kjo asht dhe arsyja qe ky popull s’ben prokopi. Jam me mendimin qe kan dhen ma nalt, te pushkatohen gjithe tradhetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje