Fier, këshilltari i majtë: Të djathtët më dhanë 100 milion lekë për votën time

25 Shtator 2012, 09:51Politika TEMA

Ajo që po ndodh në Fier me këshillat vendorë është një pamje reale e Shqipërisë ku ligji e vota blihen, shiten e nëpërkëmben. Jo vetëm me këshillin e qarkut, por edhe me këshillin bashkiak, pazaret nuk kanë të sosur.

Ndërkohë që PS ka kushtëzuar votën e saj për ligjin e Gjykatës së Lartë me zbatimin nga PD të vendimeve të gjykatave për këshillin e qarkut, ndryshime të rëndësishme po ndodhin edhe në këshillin bashkiak të Fierit.

Fillimisht në këshill kanë qenë 19 këshilltarë të majtë dhe 16 të djathtë. Më pas një këshilltar i PS kaloi me LSI, duke shkuar në 18 me 17 numri i votave. Por sikur të mos mjaftonte kjo, një këshilltar i Partisë Demokracia Sociale, e Paskal Milos, ka kaluar si i pavarur, duke i çuar votat në 17 me 17. Vota e Selman Braçes duket se është vendimtare. Ky i fundit në një intervistë për GSH thotë se vota e tij do jetë në interes të qytetarëve. Ai shprehet se ish- prefekti i Fierit, Bujar Hasa, i ka ofruar 100 milion lek për votën e tij. Ai thotë se i kanë ofruar edhe vende të rëndësishme pune si drejtor tek tatim- taksat, por ka refuzuar.

Tani luftëtari i pavarur i PDS, që thotë se e kanë hequr edhe nga puna, thotë se do të denoncojë pazaret në këtë këshill bashkiak. Dhe e nis me faktin se apartamentet për të pastrehët po shkojnë për zyrtarët vendorë.

10 komente në “Fier, këshilltari i majtë: Të djathtët më dhanë 100 milion lekë për votën time”

  1. Ivani i madh says:

    e pasaj del Milua e te gervish menderet me deklaratat e tij per opoziten kur ky seshte i afte te komandoje te tijte jo ti kerkoje llogari PS.

  2. Nadia Shabani says:

    Po shume e drejte, ky eshte pushteti i Berishes, keta jane te dhene aq shume mbas pushtetit sa e vrane birin e botes Fatmir Xhindin qe te merrnin deputetin per veten e tyre.

  3. Agalliu says:

    Sjan 17 me 17 se Don Batua dhe njerezit e tij ne keshillin bashkiak sjane me te PS por te Pavarur me sakt te varur nga korrupsioni i Don Batos kryetait te bashkise Fier qe bene cudira keni per tja degjuar zerin cudirave korruptive qe kane per te dale te DON Bato djalit

    1. Feto Trendafili says:

      Ore Agalliu, nga je or te keqen, nga Krapsi? Sepse nga ato dy shtepi te Patosit Fshat me kete mbiemer, me aq sa i njohim, nuk besoj se kane qofte edhe nje person te vetem, i cili te merret me punet e te tjereve.

  4. fl says:

    Ky eshte nje rast i mire per AKZ-ne per te treguar se ku shkon vota popullit kur ndahet per Partite e Tranzicionit.

  5. Xha Temja says:

    Socialist apo socialdemokrat qe i jepen 100 miljon leke dhe nuk e jep voten? Vallahi do vdes, por genjeshter te tille nuk besoja se do me kishin degjuar veshet. Kjo deklarate eshte per gines. Edhe ne 1 Prill ta degjosh, kjo bene te shkulesh gazit.

  6. tani FR says:

    Te djathtet kene bere marrezira ne kete qark, por i siguroj qe ndeshkimin, ne zgjedhjet e ardhshme, do e marrin, pikerisht, nga ky qark.
    POSHT FASHIZMI ASADIAN!!!!

  7. geni says:

    ti xha temja nga fieri je???nqs nuk je nga fieri mos na caj veshet,ben dhe si inteligjent ti bajge lope.baftjar zeqo nuk eshte as i majte e as i djathte..eshte me parane,eshte i korruptuare deri ne gryke…e djathta ne fr e ka mar me dhune,por vetem andej nga ferma e clirimit dhehoxharae disa fshatra se ne qytet nuk kan shum force.lsi si gjithmon me dobiclleqet e veta.nuk mer me sali berisha dhe shelegu i tj baftjari ne fr vota,harroeni,as nga kosovaret nuk mer me sali serbi,nje pakice interesash.ne jemi si familje demokrat por me saliut vote nuk ben vaki.sigurisht qe ofrojn vende dhe nderrim parash.i di mir gjerat aty,kam njerez familjar te mite ne bashki ne fr,edhe tek tatimet te cilat per momentin e ka zaptuar nje pjese lsi.ata qe te gjith vjedhin dhe madje tani afer nje i pd u hoq nga puna pas nje denoncimi te nje biznesmeni…erdhi tel nga tirana nga pd dhe keta kulishat e lsi i thane se nuk mbahet me ai se po vjen era…megjithate ti mos na bej te diturin kot o koqe kandari

  8. eli says:

    PER DERI SA NUK KA NJE LIGJ APO RREGULL TE VECATE PER TE ZGJEDHURIT NGA POPULLI QE I ZGJEDHURI NEQOFTESE KERKON TE LARGOHET NGA SUBJEKTI TE LERE MANDATIN DHE TE ZVENDESOHET NGA AI I RADHES TE SENJETIT SUBJEKT TRAFIKIMI I VOTAVE DO TE VAZHDOJE EDHE NE TE ARDHEMEN SEPSE PARAJA ESHTE ME E FORTE SE MORALI.
    PARTITE POLITIKE DOMOSDSHMERISHTE DUHET TA VENDOSIN NE KODIN ZGJEDHOR ,NE TE KUNDERT ZGJEDHJET NUK KANE ASNJE VLER ATO BEHEN SA PER TE MBUSHUR XHEPAT E TE ZGJEDHURVE.

  9. e verteta says:

    Xha Teme,
    te heq kapelen per konstatimin qe ke bere.Me te lexuar kryartikullin mendja menjeherew te vete te ajo qe thua ti:100 miljon,mos ka desh te thote 100 mij,se ndryshe s’ka si spjegohet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje