Harasani dorëzon mandatin për arsye personale: Auron Tare, deputet i radhës

25 Shtator 2012, 17:35Politika TEMA
Harasani dorëzon mandatin për arsye personale: Auron Tare, deputet i

Andis Harasani, deputeti i Partisë Socialiste, ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetit të Partisë Socialiste për arsye personale. Harasani në mbyllje të mbledhjes së grupit ka bërë me dije largimin dhe dorëzimin e mandatit të deputetit, por vetëm duke thëne se arsyet janë krejt personale. Harasani ishte deputet i Tiranës dhe sipas listës së qarkut, i bie që Auron Tare të jetë deputet i radhës.

Deklarata e Harasanit

“Pas plot 7 vjetësh si deputet i Partisë Socialistë dhe përfaqësues i votuesve të qarkut të Tiranës, kam vendosur të dorëzoj mandatin e deputetit për arsye tërësisht personale. Dëshiroj të siguroj të gjithë votuesit e mi, si dhe të gjithë anëtarësinë e Partisë Socialiste, se pavarësisht shkëputjes nga aktiviteti parlamentar, do të vazhdoj të mbështes dhe të punoj për të siguruar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në të njëjtën kohë dëshiroj të falënderoj publikisht kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për mbështetjen që më ka dhënë dhe bashkëpunimin që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve. Një falënderim i veçantë shkon gjithashtu edhe për të gjithë kolegët deputete dhe bashkëpunëtorët e tjerë në Partinë Socialiste, me të cilët kam punuar për kauza të rëndësishme dhe kemi qenë bashkërisht pjesë e betejave të vështira. Jam i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët do të votojnë pavarësisht Partinë Socialiste, për të pasur më shumë punësim, shkolla e spitale më të mira, për të pasur një sistem të ndershëm taksimi e për tu shkëputur përfundimisht nga kultura e pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Duke i uruar Kryetarit Edi Rama dhe kolegëve të tjerë socialistë punë të mbarë dhe suksese në këtë fazë finale të betejës tonë të përbashkët për t`i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një Rilindje të Re, dëshiroj të shpreh edhe njëherë gatishmërinë time për të kontribuar në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme”.

Reagimi i Ramës

“Komunikoj largimin nga grupi të Andis Harasanit për arsye tërësisht personale. Ky largim nga grupi nuk është heqja e mbështetjes për PS nga ana e tij, dhe jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë jo vetëm një mik i të gjithëve, por edhe një mbështetës i rrugës sonë drejt fitores së zgjedhjeve”, tha Rama.

Sipas tij, arsyet e largimit janë mirëfilli personale. “I mirëkuptoj tërësisht dhe kjo është edhe arsyeja pse nuk e shoh të udhës të bëjmë krahasimin e arsyeve personale me ato politike se ka një moment në jetën e çdo njeriu kur arsyet personale prevalojnë mbi ato politike”, tha Rama.

Dritan Prifti: Ishte deputeti që theu mitin e PD-së në Tiranë

Në një reagim miqësor të tij, deputeti i pavarur, Dritan Prifti, thotë se Andis Harasani do të mbetet një profesionist i vyer që i ka shërbyer vendit dhe një deputet që fitoi në një zonë të djathtë të Tiranës, duke thyer mitin e PD-së në Tiranë. Prifti thotë se nuk i di arsyet personale përse largohet Harasani, por shpreh bindjen se ai është i aftë të shkëlqejë kudo që të shkojë.

28 komente në “Harasani dorëzon mandatin për arsye personale: Auron Tare, deputet i radhës”

  1. Era e Malit says:

    Mbase shkon ne USA se ka vajzen dhe gruan atje.

    1. Ramiz Aliu says:

      Auroni eshte vertet popullor! Me vjen mire qe vendoset ai ne vend te Andisit.
      Andis me kete akst rregulloi shume nga reputacioni i tij i pergojuar.

      1. stefan cole vlore says:

        I beri milionat Andisi. Tani le te beje edhe Auroni ca se i varfer eshte i shkreti.

  2. mirel says:

    Me pelqen qe vjen Tare ne vend te tij.
    Duket djale i kompletuar.

  3. raimondi says:

    Ou shume bukur -Auroni eshte i kulturuar dhe patriot
    Urime Auron!

  4. erdi says:

    Harasani, djale intrigant, shume njerez i ka lenduar me helmin dhe intrigat qe ka ne rradake.

    1. raimondi says:

      Degjo ti ! Se ca ka bere e ca s’ka bere ai nuk kane rendesi fare

      Ai iku ne menyre dinjitoze si askush tjeter , dhe meriton respektin e kujtedo PER AKTIN QYTETAR te dorezimit te mandatit

      Qofte i lumtur kudo qe te jete !

      1. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

        Ai iku ne menyre dinjitoze…thua ti Rajmonda, cfar leshin dinjitoze ka ketu ?
        Kam aresye personale..thote deputeti i popullit.
        “Arsye personale”..qe do te thote, mos ha m.ut me pyt me shume.
        Askush nuk kerkon te dije nese deputeti flen me pizhama apo pa pizhama. Eshte e drejta personale qe deputeti te beje si te doje per gjerat e tij personale..por eshte e pahijeshme, aspak njerezore, shume djallezore dhe cinike qe deputeti dorezon mandatin me dy fjale “Aresye personale” ,
        Me shume respekt per votuesit duke thene pak spjegim per doreheqjen si perfaqesues i popullit.
        E verteta eshte se askush nuk pjerdh per votuesit dhe mjaftohen me dy fjale “Arsue personale”

        1. raimondi says:

          Moj Agime , po ca te thote ai nqs ka pasur arsye personale _-Te thote qe kam arsye personale por do e quaj jo personale qe te mos i ngelet qejfi Agimes dhe na behet Perendime?

          Ai iku -As nuk shau njeri, as nuk tha ndonje gje

          Iku per arsuet e tij -Ai nuk do te thote ty arsyet.Ashtu e mendoi dhe iku fare ne jeten e tij

      2. geni says:

        ne shqiperi eshte per tu habitur,japin doreheqjen opozitar dhe nuk jep asnje nga qeveria…ne menyre dinjitoze po iken duke e ditur qe edhe mandatin tjeter e fitonte dhe madje qeveri.bredhin me vrap disa teb thone ndonje ontriige pa lidhje.ne i shajme greket,eshe une me shum te tjere..por nqs perflitet per ndonje akt korruptiv,atje japin doreheqjen,jo si te ne.uroj ky qe erdhi ne vend te tij te punoj per atdheun

  5. HORRI bulevardit says:

    Harasano, te pakten bere dicka me ne fund si burr.
    I uroj Auron Tares, nje kariere serioze politike, ashtu sic e ka patur ne afirmimin e vlerave tona kulturore dhe kombetare.
    Edi Rames ju afrua dhe nje njeri me vlera, uroj qe edhe disa persona qe jane bere kangrena e PS, te ikin sa me shpejt, nga kjo parti.

  6. spiro says:

    Auroni djale shume patriot qe e do vendin e tij. po ne ate llum do ta kete te veshtire te flase per te drejtat e popullit

  7. gafuri says:

    Frika nga imuniteti e hoqi dhe nje hajdut….

  8. Shqiptari says:

    As nuk na intereson se cfar do te besh mbasi nuk bere ate qe duhej te beje,perderisa i hyre kesaj pune duhej ta kishe cuar deri ne fund.Dakord ti po iken dhe i bie qe zotrote te perfitosh si ish deputet?kjo nuk duhet lejuar ne asnje menyre dhe per keto duhet te kete nje rregull te vecante se keshtu qe i bie qe po te largohen te gjithe deputetet per nje arsye e te zevendesohen me te tjere brenda te njejtit mandat e cfar doli pastaj?dmth qe te paguhen dyfish nga taksat e popullit gjithashtu dhe si ish deputete,hopa hidhuni dhe ju o te tjere se ka plot qe presin radhen pas jush,se u lodhet e keni hallall te relaksoheni si ky harasaharoshi i PSse.

  9. Qitesi says:

    Ka lezet me Auronin nje ze me shume djale me kulture te larte.Urime

  10. miru says:

    Po pse nuk iken edhe Fatmir Xhafa mostra. A e di Ed Rama qe ja urren gjithe populli.

  11. tironci says:

    Ene nje i “pam-varun” shkoi e u var ne parlament! ka met ene Ton Lome pa u bo deputet !!!!

  12. Djale me kulture nga shkolla Skenderbej dhe Instituti i Fiskultures. Joke.

    1. raimondi says:

      Ne politke nuk ka rendesi arsimi, s eja i zgjodhi Sala disa ministra me arsim siperor dhe ata nuk lidhnin dot dy llafe __Lane nam

      Porblemi eshte se kur meresh me politke duhet te dish te flasesh me oratori, te dish te besh nje analize e sinteze __Te kesh njohuri nga historia e vendit tend dhe e rajonit –Po ashtu t ekesh disa njohuri t epergjithsme nga Ekonomia e dhe fusha e ligjeve

      Por sic thashe klryesore ne politke eshte te dish te arsyetosh me common sense dhe te mundesisht t ekesh ide per te dhene zgjidhje problemeve qe i dalin elektoratit

      E keto gjera nuk ti jep dot nje diplome universiteti qofte kjo dhe nga Oksofordi,

      …….por duhet te jesh njeri qe lexon gjitheshka dhe perdite per te pasuruar bagazhin tend kulturor

      Dmth duhet te jesh njeri multi -kulturor gje qe harrihet duke studjuar vete ,
      per te pasuruar kulturen tende

      _-Sic isht eish kryeminstri i Anglise John Mejer , i cili nuk kishte arsim te larte , por ishte njeri i vet -kulturuar ,
      APo edhe Regani qe ishte nje aktor medioker , pa arsim fare dhe u be presidneti me i afte i USA

      ____Ndaj nisur nga sa thashe me siper, Auroni nga sa kemi lexuar nga shkrimet e tij dhe puna e tij ne Butrint
      rezaton inteilgjence dhe patriotizem __

      Auroni eshte tamam PERFECT per punen e depudetit

      Shefi i opozites ka bere zgjedhje shume inteligjente me Auronin

  13. eli says:

    BRAVO
    PERHERE TE PARE PAME NJE POLITIKAN QE LARGOHET ME DINJITET DHE ASHTU SI E KERKOJNE RREGULLAT DEMOKRATIKE . LE TE SHERBEJE KY AKT SHEMBULLI PER CILIDO QE KERKON TE LARGOHET NGA POLITIKA PER CDO LLOJE ARSYE SI MODEL I NJE NJERIU ME KULTURE TE GJERE DEMOKRATIKE.

  14. bostonian says:

    i beri paret harasoni tani e ndien cfare po vjen dhe iken vjen usa..

  15. MATJANI says:

    Auror Tare. Deputet i PS. BRAVO EDI. Ne shkollen Skenderbej erdhi ne vitin e trete qe nuk lejohej por meqe ishte CUNI ISA TARES PPSH E futi JASHTE RREGULLAVE,FUTE EDHE TI DEPUTET SE KA BO KIAMET per SHQIPERINE, ME MIQ E ME FIQ BON KUSHDO. Jepi edo mbas TE PASURVE FUT EDHE SERVILAT NE PS, BOJE PARTI BASHKISE SE TIRANES, O BURRA…. E CA KE ME BO E KE NJOFT KE BASKETBOLLI I ..PARTIZANIT…SE LE DOT PA POST… KESHTU SKA ME FITU ZGJEDHJE,hiqja LENES e futja PRENES…Nga nje ish-SKENDERBEGAS ne ITALI dhe ish-SOCIALIST deri me 21-Janar DITE QE U FSHEHE SI DORDOLEC se kishe FRIKE, tani kno neper TUITER se SHQIPERIA eshte e mbuluar KOMPLET ME INTERNET ne 28.000 km katrore.BJERI SE I BJE BUKUR ne 2013 do ja ngjojsh LEZETIN.

  16. socialisti says:

    Mos me thoni se u kpmpletua ekipi i fitores se sigurt ne 2013. Ekipi eshte i papam. Fatmir Xhafa, Dash Peza, Mrika, Ai i Firences se nuk me kujtohet emri, Byshati i sules, hamiti i beqes, Shtylla e kqz qe me placin syte ne se di na lidhet denari i bibes. Mos me thoni pastaj se fitorja eshte e pasigurt. Ah se harova “Rrofshin tezgat e romeve te rames dhe totozanit.

  17. ToriUSA says:

    O cuna! se na shurdhuat, ku ja pat kulturen e madhe ketij Tares ju? Harasani mbase iku se nuk duroi dot me qe te beje hyqem nje ish sigurims si Ruci, ca Majko Dokle e plot plehera te kuqe qe i marshin te keqen partise se Saliut, dhe nje kryetar partie satrap e halabak qe e rrembeu PS-ne me force edhe pse nuk e lidh asgje me politiken, nje teveqel qe sheh enderra me kryeminister dhe qe eshte ai Edvin delli qe duhet te zhduket i pari nga ai formacion politik. Njeqind here Saliun do desha para atij kafshe me emrin Edvin qe qesh artificialisht dhe neveritshem nje here ne kater vjet, kur e fotografojne per fushaten elektorale. Populli nuk ka se perse te humbas kohe akoma me komunistet e te dy kraheve po te shohe se ku eshte me e garantuar e ardhmja Europiane dhe te shkoje e te votoj atje, p sh AKZ ku me ne fund shohim nje grupim vertete intelektual e me integritet, njerez te guximshem dhe shume patriot. Le te mendojne me ne fund Shqipetaret per vete dhe jo si deri me sot per xhepat e mafies se zhytur deri ne fyt ne krime e zullume te cilat do ti paguaj nje e per nje…

  18. ToriUSA says:

    Flet Shqipetarce Matjan, pergezime…

  19. Sidoqofte A. Tare nuk vret njerez dhe spret pemet e parkut, nuk shet kalate, nuk privatizon sheshin e stadiumit, sben planin e Paskuqanit si kryeqytetin e sherihatit, njeh shtetin dhe pasojat qe vijne nga shkelja e ligjit,.. te pakten, Ne peshoren e vlerave eshte evident ndryshimi midis tij dhe Flamurit (Mjullit) te Tradhetarit Djeraman te vezeve dhe miellit dhe A.Tares (i keshillojme kujdes kur te hyje ne zyren e Kryetarit Mao-Twitter Lover- te mbrapmet nga muri)

    ps. mjull=mushke

  20. Pilo says:

    Djali I isa tares hahaha qe ecte me xhepat plot me gure per tu stervitur hahaha

  21. I Matjan une aron taren e kam pas shoke klase ne shkollen skenderbej. kemi filluar bashke qe ne vitin e pare deri ne te katertin. po ti ngateron Tan Kuqon qe erdhi ne vit te trete me auronin. si i lig qe je dhe do te shpifesh ja fut kot. Auronin e duan te gjithe ish miq e tij te shkolles se ka qene njeri shume i tjejshte dhe i donte te gjithe. ka shkelqyer me debatet e tija me petagoget te cilet i vinte ne pozita te veshtira me debatet e tija.
    auroni e do kete vend dhe ben shume per te nuk eshte si ata maloket e tu qe shesin vendin per interesat e familjes se tyre. turp i madh qe pergojoni nje njeri korrekt dhe patriot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje