Megaskandali i reklamave qeveritare tregon një trafik të pastër, nëpërmjet të cilit para publike përdoren për të financuar fushata elektorale kundër opozitës, për të financuar hedhjen e baltës mbi opozitën, për të mbajtur me para klientët mediatikë të qeverisë. Ky ka qenë konkluzioni i nxjerrë nga deputeti Eduard Shalsi në një përmbledhje që u ka bërë shifrave dhe fakteve të publikuara deri më tani për këtë skandal.
Sipas deputetit deri tani Partia Socialiste ka zbuluar vetëm një pjesë të abuzimeve dhe aferave korruptive të kësaj qeverie me paratë publike, por shpërdorimet janë shumë më të mëdha dhe se opozita do të vazhdojë t’i zbulojë dhe demaskojë ato.
“Sot do të bëjmë një përmbledhje të megaskandalit të qeverisë së Sali Berishës mbi shpërdorimin e parave publike për të financuar klane mediatike dhe aktivitete elektorale të Partisë Demokratike.
Çdo fakt apo shifër që kemi publikuar deri tani ka qenë e mbështetur në dokumente zyrtare të firmosura –
Për Ministrinë e Integrimit – nga – Sekretarja e Përgjithshme,
Për Ministrinë e Mbrojtjes – nga – Sekretari i Përgjithshëm,
Për Ministrinë e Bujqësisë – nga – Genc Ruli,
Për Ministrinë e Brendshme – nga – Sekretari i Përgjithshëm,
Për Ministrinë e Arsimit – nga – Myqerem Tafaj,
Për Ministrinë e Turizmit – nga Sekretari i Përgjithshëm,
Për Ministrinë e Transporteve – nga – Sokol Olldashi.
Këto tabela dhe grafikë, në fakt tregojnë një trafik të pastër nëpërmjet të cilit para publike përdoren për të financuar fushata elektorale kundër opozitës, për të financuar hedhjen e baltës mbi opozitën, për të mbajtur me para klientët mediatikë të qeverisë,” tha Shalsi.
Deputeti i PS tha se këto miliona kanë shkuar për interes të një klani shërbëtorësh të pushtetit të Sali Berishës.
“Ja se si i shpenzon paratë e taksapaguesve qeveria, për spote e reklama mediatike, dhe për aktivitete. Shikoni ndryshimin e shpenzimeve për reklama mediatike në vitet elektorale. Dhe si të mos mjaftonte kjo, shikoni ndarjen e fondeve për reklamë, kush e merr pjesën e luanit nga fondet qeveritare. Klani i Promos, apo Promo e Klanit, sidoqoftë, Frangajt.
Ju kemi zbuluar vetëm një pjesë fondeve të ministrive të shpenzuara për reklama, por ka dhe te tjera ministri dhe institucione në varësi që kanë shpërdoruar me të njëjtën papërgjegjshmëri paratë publike dhe kemi arsye të besojmë se shpërdorimet janë shumë më tepër, dhe për nxjerrjen e te cilave do të vijojmë të punojmë.
Milionat e parave të reklamave nuk kanë shkuar për të mirën publike, por për interesa private të oborrit familjar dhe të një klani shërbëtorësh të pushtetit të Sali Berishës.
Natyrisht që media ka një rol të pazëvendësueshëm për të informuar publikun dhe është e domosdoshme të mbështetet. Por për të siguruar një media të lirë dhe të pavarur është e po aq e nevojshme që shpërndarja e parave publike të bëhet në mënyrë të drejtë dhe transparente dhe të mbështetur, jo mbi norma të verbëta politike, por mbi kritere të pastra shikueshmërie dhe tirazhi.
Dhe kjo është ajo që Partia Socialiste do të bëjë me të ardhur në pushtet.
Sepse ne besojmë se sa më e mirë, transparente dhe demokratike qeverisja aq më e lirë do të jetë media, dhe jo siç po ndodh aktualisht ku një qeverisje e keqe po lufton egërsisht për të shkatërruar tregun mediatik dhe median e lirë në Shqipëri,” tha Shalsi.
nuk do denohet asnjeri,,,ne shqiperi nuk po denohen per vrasjet,,jo me te denohen per milionat,,cfare tallje..
Sandri, nga e gjithe kjo histori, ti me siguri do dalesh i humbur.
Si kove pusi do shkosh se investimet e tua i ke ngritur mbi themele rere!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
Edhe per ty o deputeti i PS.
–Me kete thenje dua te perfshije te gjithe kupolen Socialiste.
— O Shalsi: Mos u mburr mos u levdo / Neser mbrema do ti shoh.
OKE I KE apo QILLO.
…dhe dun me fitu 1 tjeter mandat te ri kto te pd .vallahi si shume e zorshme me e fitu pa gjak ket rradhe .po shpirt nuk keni per aa qe po vdesin per buke o ministra se me presh si tritani keni per ta mbyll karieren mos u boni merak.
ANALIZE : Eshte e pamundur qe nga keto shifra $ nuk kane marre pjesen e tyre dhe Doris Pack, Grosuku. Berluska, Fratini, OSBE ….
Frangajt kane sherbyer dhe si ndermjetes per trAnsferim parash tek individe te tjere te lidhur me politikat e pista te krim Berishes. Nuk eshte e mundur qe Frangajt ti kene patur vetem per vete keto shuma te rendesishme per shtetin tone. Etiketa dhe ambalazhi jane per publicitet por ” madhi ” ka qene dicka tjeter krejt!!!
Ju lumte PS !!!!
Me te vertet po tallen.Ti i bene puplike, NDAKORT-Me thuaj cfare te bej populli?Doli populli ne proteste kur Ilir lopa vjedhi miljona e Sali berisha u futi plumbin,kurse ti me Ramen e hengret ngjalen e Ilir lopes.200 miljon Lulzim Basha i vjedhi e cfare u asgje,u mori edhe bashkin e Tiranes ju prap te ngjala.Tani jane shume qe kane vjedhur shiko do vij dita qe Juzefina ka per tju nxjerr nga parlamenti IKNI BAKABANTA do ju thote.Sala per dite te tera do ju shaje ne parlamente(ka kohe pa limit)ju vetem do degjoni kur Sala bene fushate ne kuvende do i beni veshet sa te gomarit.(juzefina:Koha ne dispozicjon mbaroj per ju,nigjoni kryeministrin)ju lepe- peke.
Denoncime pordhi-kali! Po per c’arsye i masakroi zgjedhjet 2 here vucidolsi, per t’u tregu i ndershem ne qeveri?? Po per te mbushe xhepat, lypset qe te jesh ne pushtet dhe, kur xhepat i ke plot, eshte kollaj qe ta mbash pushtetin me force. Keto denoncimet tuaja nuk ka shqiptar qe nuk i ka te qarta vete. Ata qe nuk i dine (ose bejne sikur nuk i dine) jane ata te cileve nuk iu mbushet mendja edhe sikur te dale Arvizu vete e t’i beje keto denoncime. “Eshte shitur tek PS-ja” do te thone.
Prandaj o ju shalsat e bracejt e kompani, lejini denoncimet por shifni se mos nxirrni ndonje arsye me ciuciun se si mund ta largojme saliun pa shku ne zgjedhje me ate. Ndryshe, edhe ne 2013n, ju piu e zeza!
Asnje nuk denohet sic nuk denua dhe Yli rakipi nga pushteti i PS per miliradat qe mori si reklama nga pushteti i pare i Saliut, sespe sa ra saliu nga pushteti, Ylli rakipi u be kelush i PS, keshtu do ndodh edhe me Sandrin e fevzo koke-bythen, se sa te vije PS ne pushtet do ti marre rama ne sherbim te pushtetit te PS
Po Sonola Meço si thoni ju pa gje te mbetet?Ajo la Vizion + per Sandrin e parase dhe per tju shpelare trute shqiptareve ,se mendon se kjo eshte me e zgjuar se te tjeret dhe mund te tallet me ta.Drini rruaj gruan se neser do te tallet Tirana me ty si i shoqi i k…Kaq keq ke mbetur per leke o Drini i Sonilas sa pranon cdo gje nga Sandri sa ta beje gruan tende te lexoje ato qe i shkruan ai dhe ty te mban te punesuar vetem qe te kete Sonilan afer dhe te te degjeneroje ty vetem per para.Paraja Drini nje dite iken e nje dite vjen,por dinjitetin nuk e ble dot,Sonila do te mbetet gjithone si ajo Vokshi e TVSH-se qe iku e ka turp te kthehet ne Shqiperi se tallen te gjithe.Kaq te mjafton e Drin qe nuk e lan dot Sonilan me gjithe ujin qe ke
Paraja ben vrime edhe ne det! Duhen para per 2013 se Shqiptaret nuk e shesin voten pa 50 Euro! Duhet ti morrim me cdo kusht zgjedhjet se se kena cu ende Shqiprine ne humnere! 2020 po i pelqeu opozita Doktorit mund ti japi ndonje vit pushtet por jo ma shume!
Po pse si kujtoni juve se gjithe kta intelektuale te pavarur e media na puthin Menderen se jena tbukur????? Dun leke dhe Doktori ka rubinetin e cdo gjeje ne vendin ton super modern.
Dje Shalso i merrte Topi,Vizioni,News 24 kur ishte ne pronesi te Karlo Bolinos sot A1,te mos harrojme qe Topi ka uzurpuar gjysmen e Piramides
per 2 euro per meter katror si dhe lulishtet rrethe saj ku njera eshte parkim tjetra per nje satelit gjigand, pervec demtimin e mermerit te piramides per Sacat e vendosur. Rralitet Shqipetar dje ti sot une.
Vetem per Skorpionsat Edi Rama ka paguar 600.000 usd krediiiiiiiiii
nga bankat, e padegjuar ndonje here apo 1500 usd nje kumbull e kuqe,
120 usd nje meter kub beton e ka blere Gonxhja kur ishte nen kryetar
kur vlera e tregut ishte 60 usd. Ketu te gjithe vjedhin e askush nuk denohet edhe kur dalin ne vidio si Ilir Meta,e Dritan Prifti. Vend qesharak i fundit ne eu. Turp
Ledio te lutem,
Jo kaq shume p…. se qelbet fare muhabeti.
E ke para syve ate qe duhet te shikosh. TY kur te vjedhin portofolin cfare ben? Thua hec mo se me ka vjedh edhe njeri njehere nje dyqince qe ra ne shesh dhe e mori ai??? E ke hhajdutin aty para syve dhe kthehesh te gjesh nje qe mendon ti se te ka vjedh dikur?????
Leri pallavrat PDiste se e kane degjeneruar kete here, dhe kete e them une qe kam qene demokrat edhe atehere kur te gjithe dolen kunder. Kete here kane ardhur me luge ne brez e kane marre nga te gjithe. Dhe meritojne te humbasin pavaresisht se kush fiton. Me Bamir, a Rama, e Shals, te gjithe me mire, se keto histori hajduterie e kane qelb kete vend, e edhe komentet e tua.
il more se je ba qesharak. Ke gjith javen që po na mërzit. Futi ca rrena prap. E po të thanë shko në prokurori, ti thuaju se prokurorinë e ka Sala. Merruni more me diçka tjetër.
Oh,na binde ne vend,o Shalsi,ajo rrote grafiku te skjaron sa s’ka ku vete me teper,sikur flet vete…Parate e vjedhura nuk lihen ti zbulojsh e ekspozojsh ti,o zoteri.Keshtu i leje ti kur ishe ne bashki te ti zbulonin te tjeret ata miljona dollare qe ndanit me “pastruesit”e Tiranes?
Z. deputet, kjo eshte nje pune e nderuar qe keni bere dhe kuptohet ne e ka bere nje ministri, te tera jane njelloje. Ne e shikojme se nuk funksionon drejtesia(prokuroria, shikon shalet ne plazhe); por ju duhet t’i shkoni deri ne fund, s’ka gje le te mos marrin masa. Prokuroria, vete ose ne baze te zbulimeve tuaja duhej te kishte filluar ceshtjen penale. Ju duhet qe kete kontroll ta ketheni me te tera dokumentet ne kallzim penale, nese shkelet ndonje ligje. Masat e popullit duan te dine cfare u be per kete zbulim tuajne, kush shkoi ne gjyqe dhe jo kush e bene kete shkelje, sepse dihet, eshte qeveria Berisha e korruptuar!