Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 milion lekë për ata që japin informacion për Kastriot Zhubën, autorin e dyshuar për vrasjen e trefishtë në Lezhë.
Por ndërkohë mendohet se dy janë pistat ku po heton policia.
Së pari, mendohet se mes Kastriot Zhubës, 39 vjeç, dhe Fatjon Shtjefnit, 24 vjeç, ka pasur një sherr për shkak të përplasjes me makina në sheshin kryesor të fshatit Blinisht.
Një variant tjetër, sipas Panorama-s, është që Kastrioti kishte dyshime se Fatjoni i ngacmonte gruan ose vajzën.
Pas kërcënimeve dhe sherrit, secili është drejtuar për në banesën e tij.
“Në gjendje të tensionuar, Fatjoni ka marrë një armë të tipit pistoletë, e ka mbështjellë me gazetë dhe duke përmendur emrin e Kastriotit, ka dalë nga shtëpia me nxitim. Gjithçka është pikasur nga prindërit e tij, Rroku dhe Mirja, të cilët i janë vënë pas për ta ndalur. Kanë vrapuar të tre për tek shtëpia e Kastriotit, Fatjoni para dhe prindërit pas, por pa mundur ta ndalin. Sapo janë ofruar tek porta e jashtme e oborrit, nga veranda e shtëpisë, që është vetëm 1 metër larg, Kastrioti ka shkrehur me breshëri kallashnikovi mbi ta,” thonë burime hetimore.
Por një fqinje e familjeve, Luçie Pali, thotë se nuk ekziston mundësia që ai të ketë ngacmuar gruan ose vajzat e Kastriotit. Ajo thotë se ka qenë e para që ka shkuar tek vendi ku ndodheshin tre të vrarët. Sipas saj, nëna, Mirja, ka marrë edhe tre herë frymë dhe ka vdekur. Ajo shton se nuk kanë dalë menjëherë jashtë pasi dëgjuan krismat e armëve, pasi kishin frikë.
Sa i përket gruas së Kastriotit, ajo thotë se Drita është një ‘krajlicë’, një femër e bukur, por shumë e ndershme.
Ndërkohë mësohet se Kastrioti kishte sherre të shpeshta me familjen e gruas së tij, pasi ata nuk e pëlqenin sjelljen e tij. Mendohet se ai ka tentuar që të vrasë krushqit e tij, por pasi ka dështuar, ka shkuar në lokalin e fshatit, ku ka pirë raki dhe është dehur.
Dyshimet janë se ai mund të jetë fshehur në Shkodër, ku kishte një lidhje jashtëmartesore me një vajzë.
…lerni pistat e hetimit .po vazhdoni me ato te kapjes njeher se aty ke shpija e krie tarit te komunes do e keni
Ca jane keto shpjegime keshtu! Me mire mos botoni gje fare, ngelet duke spekulluar. Nje here betonerja, pastaj makina, pastaj paska ngacmuar. Behuni pak me serioz u lutemi, mire qe ka tragjedi te tilla, por dhimbja e tragjedise shtohet edhe nga keto lloj lajmerimesh tip corbe. Cdo gazete ka nje variant me vete, moshat ndryshojne nga gazeta ne gazete, nuk merr vesh i pari te dytin. Nuk e kam vetem per ketu qe mund ti citoje lajmet e dites diku tjeter. Gazetat tona ne vend qe te investigojne sic duhet merren me teper me thashetheme qe ta shtojne me teper dhimbjen e ketyre ndodhive.
Gazetari larosh e mbështetur në thashetheme,supozime dhe jonë fakte.
ke shumë të drejtë,
ndoshta kjo nuk varet nga gazetarët ose gazetat!lajmet mund të jenë të marra nga burime të ndryshme!secila jep atë që”sheh”vetë!gjëja që më bën përshtypje si për burimet polcore por dhe për gazetarin që e ka shkruar,është mungesa e llogjikës!
“Në gjendje të tensionuar, Fatjoni ka marrë një armë të tipit pistoletë, e ka mbështjellë me gazetë dhe………. Kastrioti ka shkrehur me breshëri kallashnikovi mbi ta,”
kjo e thënë nga “burime hetimore që o janë gomerë kur thonë se me pistoletë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi,o nuk ja kanë idenë se pistoleta dhe kallashnikovi janë dy loje të ndryshme armësh!
e njëjta gjë dhe për gazetarin trap që e shkruan!nuk ja ka idenë se çfar shkruan!
rrëmujë esapi,shqipëri mo!!!
koment i shkruar gabim!nxitimi bën të tijën!!
Hec mor, s’prish pune…gafa jemi e njerez bejme…