E veja e Mirit të Xhikës: Ndalimi im u bë për t’i hapur rrugë vjedhjes së pronave të djalin tim

26 Shtator 2012, 11:36Politika TEMA

Manjola Prifti, e veja e Fatmir Ramës, i quajtur ndryshe dhe Miri i Xhikes i ka nisur një letër ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, kryeprokurores Ina Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, duke pohuar se ndalimi i saj është bërë për ta hequr qafe dhe për t’i hapur rrugë vjedhjes së pronave të djalit të saj të mitur, me shtetësi amerikane.

Manjola Prifti, me cilësinë e përfaqësueses ligjore të djalit të saj të mitur, Endi Rama, djali i Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003, tregon se pronat vlejnë miliona USD dhe ndodhen në zonat e preferuara për ndërtime.

Sipas saj, përballja e saj me akuzat e trafikut të drogës dhe pastrim të parave kanë qenë veçse një veprim i organizuar, për t’i hapur rrugë vjedhjes së pronave që trashëgon Endi Rama, djali i Fatmir Ramës.

Në memon e saj, të publikuar në “Shqip”, ajo tregon se më datë 29.05.2012, arrestohet nga Interpol Tirana për efekt ekstradimi për llogari të shtetit italian me kërkesën e tyre, në lidhje me një vendim të dhënë në mungesë ndaj saj në janar të vitit 2003.

“Pas 5 muajsh thirrem nga Prokuroria e Tiranës, ku më njoftohet se shteti italian ka sjellë si përgjigje negative për ekstradimin tim, pra e ka refuzuar atë,dhe njëkohësisht vihem në dijeni nga prokuroria që shteti shqiptar, pas refuzimit të ekstradimit tim nga shteti italian, i ka kërkuar këtij shteti të bëjë njohjen e vendimit të huaj penal të dhënë nga Gjykata Penale e Milanos”, thuhet në memon e zbardhur nga “Shqip”.

Sipas saj, vetë pika 1, pra refuzimi i ekstradimit të saj nga shteti italian, tregon qartë tregon qartë se kurrë shteti italian nuk e ka kërkuar ekstradimin e saj.

Sipas saj, pas ekstradimit sekuestrimi i pasurive është bërë në mënyrë të njëanshme vetëm për atë dhe asnjëherë nuk u bë sekuestrim i pasurive të vëllezërve të Ramës, të cilët poseduan një pasuri që kap vlerën e 4 milion eurove nga shitja e saj.

Ndër të tjera në memo ajo shkruan: “Nga e gjithë kjo histori kemi: Fatmir Rama, “bosi i drogës” që vdes i varfër, dy vëllezërit e tij Besnik dhe Luan Rama, shoferë autobuzs me miliona euro, me vila dhe me makina luksoze, të cilët gëzojnë lirisht dhe të pacenuar paratë e Fatmir Ramës dhe personazhi i tretë, e veja e “bosit të drogës”, pa asnjë lloj pasurie të luajtshme a të paluajtshme, me dy fëmijë të mitur, kurrë e dënuar në shtetin shqiptar, pa makinë, pa shtëpi, pa lekë nëpër banka, me profesion avokate, e cila u arrestua pas 15 vjetësh, pa pasur asnjë kërkesë nga shteti italian”.

27 komente në “E veja e Mirit të Xhikës: Ndalimi im u bë për t’i hapur rrugë vjedhjes së pronave të djalin tim”

  1. liri a vdekje says:

    ….normal qe do i marresh se ty te takojne .ata jan vec 2 plera e asgje me shume kur duhet te mendojne per gjakun e vllait ku e kan mendojne si ta fusin ne burg kunaten e ti zhvasin pronat nipit ….turp qe jan vlleznit e mirit ……

    1. F.N. says:

      Sali hajduti. Kjo eshte hakmarrje pas vdekjes ndaj Mirit te Xhikes.Izeti e kishte shok (bythe e breke) po me pas u bene hasem. Perse nuk ekstradohet Izet Haxhia?!!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html

      1. izet haxhia says:

        po meqe qenke kaq i interesuar per ekstradimin tim,,pyete salen pse nuk po me ekstradon se une per vete jam gati te kthehem e te perballem me drejtsin…po e kam pase shok mirin e xhikes,,,por jo hasem se nuk ka pase kapacitet me qene hasmi im…thjesht ka qene nje njeri me çdo lloj fl amuri ne xhep,e i nxirrte simbas konjukturave politike.ka perdor emrim tim kur kryente punt e tij te pista,kur kam marre vesh i kam dhane rruge..kaq.

        1. tosi says:

          Ty ta beft Zoti hallall I.Haxhia.nga ato qe kam lexuar per ty kam respekt te pa pam,pavarsisht se politika te ka shfrytezuar ty dhe vllezrit e tu.respekte Izet Haxhia,Allah qoft me ty

  2. avokate says:

    KJO QUHET MAFIA E HEKURT

  3. fl says:

    Normale qe keshtu do ndodhe. Kushedi se me ke koke nga pushteti i ndajne parate, se vetem ata s’kane force te levizin njeri.

  4. Leonard says:

    Sigurisht qe te gjitha pronat i takojne trashgimtarit te ligjshem, pra djalit , dhe asnje personi tjeter, prandaj mos u ndal ne te drejten tende.

  5. pisi says:

    dmth pronat e “bosit te droges” nuk i takojn vellezerver te bosit po gruas se bosit!!!!!!!!!
    dmth te gjitha keto pasuri te ndryshem te vena me pare te qelbura droge duhet patjeter te merren nga dikush!!!

    1. Ato prona duhen konfiskuar dhe i duhen kthyer popullit. Mire se kane bere miliona ne kurriz te njerezve, por kane dhe fytyre te dalin e te kerkojne “drejtesi”. Ketu ka cudira!

    2. doberman says:

      Haha qenke pis vertet

  6. get out says:

    kjo zonja ketu nuk ka qene asnjehere gruaja e Fatmir Rames de facto, prandaj dhe nuk kerkon prona ne emer te vet por te djalit, qe e fitoi atesine me gjyq. Kjo zonja te analizoje pse-ne e madhe qe eshte lene jashte testamentit te te ndjerit (te cilen vete ajo e di sh mire) dhe sjelljen e saj para dhe pas vdekjes se Mirit ne familjen Rama. Kjo zonja te mendohet edhe njehere pse Miri nuk u martua ligjerisht me te, por u mbajt e fsheht per vite e vite me rradhe. Ne shumicen e rasteve fjala “per politike” perdoret per te mbuluar arsyet e verteta!

  7. QIFI VICIDOL says:

    I KA VAJTUR MENDJA TE SHKRETES PER NJE CIKE ASHTU K..

  8. HORRI bulevardit says:

    Meqe djali esht shtetas amerikan, kjo mos te merzitet, se vete ambasada she shteti amerikan, kane per ti sjelle avokat qe tja nxjerrin gjithe te zezat, drejtesise dhe plehrave shqiptare dhe do te shifni se vete Saliu do ta pergezoje gjykaten qe beri drejtesi, duke i kthyer pronat tek i zoti.
    Por gjithnje ka nji por…., sdua ti hy ne hak as kesaj zonje e as kalamojve qe skane faj, ku i boni kaq pare ky Miri i Xhikes, si i boni, se me thon te drejten Enveri na boni te gjitheve njesoj, ca vodhi, cilin mashtroi, ose ndoshta vrau.
    Kalamojt ti gezojn thesarin qe i la baba vet, por edhe ata qe jane grabitur, kerkojne drejtesi, ata sjane as shtetas amerikane qe ti mbroje njeri, sjane as sejmene te shtetasit Sali, por jane shtetas te Shqiperise, qe luftojne me verferine e skajshme.
    Kur te vihet drejtesia, duhet filluar nga zero.

  9. get out get out says:

    Get Out ktu tek libri e kemi shtepine komshi i kemi dhe kemi degjuar dhe ne disa gjera shok mbas shoku te te ndjerit (jo te niprave). Sa per gruan ky muhabeti jot nuk ka lidhje sepse te gjithe e din qe e ka pas nuse me letra a pa letra ka qene puna e tij. Djalit te vogel i takojne ato pasuri sepse ai i ka lene vet ne testament i ndjeri por jam i mendimit qe dhe vellezerve i takojne. Ajo sido qe te jete sjelle, vetem se eshte nena e nipit te tyre, kjo gje me duket e ekzagjeruar te arrestohet e te ndahet pasuria me ndonje pushtetare. Per sa i perket parave hallal i ka pas miri se me leket e cunave qe punojne jashte eshte bere shqiperia nuk eshte bere me leket e e punetoreve te ndertimit qe nuk i dalin as sa per te shtyre muajin.

  10. l says:

    Izet Haxhia .. Izet Haxhiaed=0CAoQ_AUoAQ&biw=1280&bih=681

  11. l says:

    Lexuar 3668
    Dokumentat dhe faktet e paraqitura më poshtë janë pjesë nga një seri artikujsh që janë botuar në gazetën “Koha Ditore”, Prishtinë, në vitin 1998. Si dhe dëshmi të një shqiptari që ndodhet në Amerikë(SHBA). Autori: A.D

    Kush është Sali Berisha?

    Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë shekullit të 19- të. Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi. Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
    Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav më përpara.
    Mbas vendosjes në fshatin Vuçidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.

    Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për çdo problem familjar që ka pasur.

    Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP-së, drejtues i PS-sës, një ditë të bukur bëhet deputet i PD-së.

    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP-së, deri në zgjedhjen e tij si sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP-ja. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte nisma për të ndihmuar Veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij. Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.

    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.

    Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë, ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.

    Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës në shërbim të UDB-së, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti të pakten të zhdukë dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB-së.

    Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare “Koha Ditore”.

    Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të arritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse, aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav, u hodh nga ura që ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB-së. Kosovari nuk u dorëzua dhe kur u verifikua më vonë doli se ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore. Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB-së jugosllave. Në vitin ’91-’92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave me çmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.

    Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.

    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.

    Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB-ja filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e ndodhur në arkivat e UDB-së, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB-së.

    Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB-së. Një kanal kalon nga fshati Vuçidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.

    Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më përpara me vendet perëndimore, të ishte nga Veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga Veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje në Greqi, ku gjyshi i tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.

    Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi.

    Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD-së duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar edhe Sali Berishën.

    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës, Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD-së u zgjodh Meksi. Është dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.

    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm. Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të çmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.

    Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në Çad(Afrik) dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit, Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë, ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN-ja kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.

    Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD-së, tek Meksi për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.

    Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë, e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB-ja.

    Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe me ndihmën e Sali Berishës kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga Veriu në Jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe Kombin Shqiptar. Serbët nga Veriu dhe grekët nga Jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim me politikanë të PD-së (Pjetër Arbënorin, Ali Spahia , Azem Hajdari dhe Zef Perjakun) në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmbënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri çka tregonte se dicka do të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë: Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit, për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të Sali Berishës.

    Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

    Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti Veri – Jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre ka qenë UDB-ja.

    Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i kërkoi Millosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë”. Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në ’97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.

    Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim. Ai i ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.

    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
    Përgatiti: Pellazgilirarbër/Proletari.Com

    Shënim: Në mungesë të një përgenjeshtrimi(ne nuk jemi në disponim) nga ana e të cituarit në këtë artikull, Proletari.Com vendosi ta publikoj në bazë të rregullit tonë kryesor, kundër censurës së informacionit.

  12. tironsirefugjat says:

    Nese jan te verteta cka shkruhet ne kto rjeshta rrenqethese ateher matematikisht edhe Fatos Nano ben pjes ne kte uturak ! Historin e Shqipris e vendoskan vetem agjenturat dhe gershetimi i interesave te tyre ..Egzistenca e ketij kombi qenka nje rastesi e fatit sepse ky popull pillka ne gjirin e tij vetem udheheqsa kriminel e tradhtar te shitur !Oh sa turp me ken………

    1. mirel says:

      Te vertetat qe jep I jane mese te verteta, por kjo nuk do te thote se ky komb pillka vetem tradhetare.
      Kjo tregon se shqiptaret tani nuk jane ne gjendje ti heqin qafe keta tradhetare.
      Kjo tregon se shqiptaret luajten rolin qe UDB i caktoi, te vriten me njeri-tjertin, dhe shiko si shahen e mburren veriore e jugore.
      Kjo tregon se helmin qe hodhi UDB, shume e gelltiten si ilac per te kuruar semundjen e budallallekut, fajin e ka veriori, fajin e ka jugori, fajin e kane camet, pa vene gishtin asnjehere te fajtoret kriminele te politikes shqiptare.
      Kjo tregon se kemi qene tuafe dhe idiote qe iu sulem me vrull cdo gjeje qe kishte vulen e komunizmit,,iu sulem shtetit, iu sulem ekonomise, iu versulem per me keq njeriut dhe gjthckaje ndertuam si shtet ne 50 vjet te suksesshme apo jo nen udheheqjen e Hoxhes.
      Dhe kenaqem epshet makabre te urrejtjes, dhe permbushem histerine e gezimit te UDB, apo Asfalise duke urryer njeri-tjetrin.
      Cfare perfituam nga ky ndryshim sistemesh?
      Nje shtrese intelektuale te zhdukur,,dhe te shnderruar befas ne nje shtrese lfrikacake qe ose behet lavire kur behet llafi per perfitim dhe karriere ose nje shtrese pseudo intelektuale qe rri dhe pret shuplaken e rradhes kur do i hedhin ne rruge, ose te marin rrugen e emigrimit.
      Turmat injorante u cmuan ne nivelin e revolucionareve te demokracise dhe per pasoje psikologjia shoqerore nuk eshte ngritur ne nivelin e gjykuesit, por te viktimes.
      Prandaj bejne si duan tradhetaret.
      Popullin nuk vepron si nje i vetem jug e veri.
      Dhe nuk e kupton se te gjithe jemi bashkevuajtes te te njejtit krim
      Te gjithe kemi varferine qe na shtron per dite ne tryeze Qeveria dhe politika.
      Te gjithe kemi te pranishem krimin qe na e paraqesin si semundje shoqerore shqiptare.
      Jo eshte semundje qeveritare.
      Eshte vetem frika dhe budallalleku qe kemi semundje tani.
      Duhet te kuptojme qe jemi nje dhe vetem si nje grusht i forte duhet te godasim ate qe po na shperben perdite.
      Ate qe po na le pa identitet.
      Ate qe po na e rremben token ndene kembe.
      Ate qe po na dhet dhe blen sa here i teket.
      Berishen dhe politiken tradhetare shqiptare.

    2. mirel says:

      Te vertetat qe jep I jane mese te verteta, por kjo nuk do te thote se ky komb pillka vetem tradhetare.
      Kjo tregon se shqiptaret tani nuk jane ne gjendje ti heqin qafe keta tradhetare.
      Kjo tregon se shqiptaret luajten rolin qe UDB i caktoi, te vriten me njeri-tjertin, dhe shiko si shahen e mburren veriore e jugore.
      Kjo tregon se helmin qe hodhi UDB, shume e gelltiten si ilac per te kuruar semundjen e budallallekut, fajin e ka veriori, fajin e ka jugori, fajin e kane camet, pa vene gishtin asnjehere te fajtoret kriminele te politikes shqiptare.
      Kjo tregon se kemi qene tuafe dhe idiote qe iu sulem me vrull cdo gjeje qe kishte vulen e komunizmit,,iu sulem shtetit, iu sulem ekonomise, iu versulem per me keq njeriut dhe gjthckaje ndertuam si shtet ne 50 vjet te suksesshme apo jo nen udheheqjen e Hoxhes.
      Dhe kenaqem epshet makabre te urrejtjes, dhe permbushem histerine e gezimit te UDB, apo Asfalise duke urryer njeri-tjetrin.
      Cfare perfituam nga ky ndryshim sistemesh?
      Nje shtrese intelektuale te zhdukur,,dhe te shnderruar befas ne nje shtrese frikacake qe ose behet lavire kur behet llafi per perfitim dhe karriere ose nje shtrese pseudo intelektuale qe rri dhe pret shuplaken e rradhes kur do i hedhin ne rruge, ose te marin rrugen e emigrimit.
      Turmat injorante u cmuan ne nivelin e revolucionareve te demokracise dhe per pasoje psikologjia shoqerore nuk eshte ngritur ne nivelin e gjykuesit, por te hakmaresit dhe viktimes.
      Prandaj bejne si duan tradhetaret.
      Popullin nuk vepron si nje i vetem jug e veri.
      Dhe nuk e kupton se te gjithe jemi bashkevuajtes te te njejtit krim
      Te gjithe kemi varferine qe na shtron per dite ne tryeze Qeveria dhe politika.
      Te gjithe kemi te pranishem krimin qe na e paraqesin si semundje shoqerore shqiptare.
      Jo eshte semundje qeveritare.
      Semundja jone tani eshte vetem frika dhe budallalleku .
      Duhet te kuptojme qe jemi nje dhe vetem si nje grusht i forte duhet te godasim ate qe po na shperben perdite.
      Ate qe po na le pa identitet.
      Ate qe po na e rremben token ndene kembe.
      Ate qe po na dhet dhe blen sa here i teket.
      Berishen dhe politiken tradhetare shqiptare.

  13. tourkofagos says:

    fundi i pritshem i nje krimineli droge,por qe do te ishte perfect qe dhe ”gruaja”,madje edhe djali,apo vellezerit te kishin te njejtin fund…..!
    azgje nuk harrohet ne kete bote,Zoti vonon,por nuk harron……fck you gruaja me gjithe ata qe kane ngel pas……….

  14. mirel says:

    Dhe sa per keto paret e Mirit te Xhikes nuk me behet vone.
    Jane para me krim dhe ne te vertete duhet te sekuestrohen dhe ti kalojne shtetit dhe jo ti perdorin shtetaret zuzaret.

  15. NDESHKUESI says:

    Qe kjo baxhella ka qene dhe eshte dashnorja e Ylli Kelmendit kete e di gjithe Tirana. Faji eshte i TEMES qe merret me nje personazg ordiner si kjo apo Miri Xhikes. TEMA eshte nje gazete serioze dhe mendoj artikuj te tilla nuk perbejne lajm sidomos per nje vemd si Shqiperia apo per gjendjen qe po kalojme, psai kemi halle shume me te medha per te zgjidhur sesa pronat e nje trafikanti droge. Prona dhe parate e fituara nga droga apo cfaredolloj aktiviteti tjeter i piset KONFISKOHEN. Mos i kushtoni vemendje ketij arikulli po atij komenti ku flitet per DOSJEN e Saliut, qe nqs eshte e vertete eshte mjaft tronditese dhe duhet patjeter te tregojme nese jemi me ne fund POPULL apo BAGETI

  16. cigare says:

    ju ongert mortja ju keni n’men me shajt i femer baxhella keni grat e juja dhe motrat e juja ordinera

    1. po te kapa te cop says:

      manjola ka qen gruaja dhe pik. dhe mbaj gojen emigrant ose hiqe ate emer qe ke ven per pseudonim se esht shum i madh per ta mbajtur ti zotni qe shan gra..kush esht baxhell more firaun i trash turp turp te kesh te ofendosh ne kte menyr more surrat petull i skuqur me voj lule dilli ik mer kangur shko se i mungo pyllit afrikan..shko e vrapo te kapesh ritmin e jetes se je mrapa kush ka punu prosti mer stergjyshja apo moma jote turp mer qi meresh me grat..futi gojes spec djeg indion qi ta dizifektosh.

  17. vrasesi says:

    do vi ne dark dhe do e ther ter fisin tat dhe kur ti ther do i hell krip dhe do mutin siper tyre

  18. Tiransi says:

    Zoti izet haxhia eshte e vertete qe naten kur u vra tur grori ju keni qene ne te njejten shtepi me mirin turin dhe ylli kelmendin? Po pyes kot po nqs eshte e vertete i bie ta kesh pasur shume shok dhe ska asgje te keqe nqs e ke pasur. Ai ka qene ai qe ka qene per pune te vet te askujt tjeter. Flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje