Reklamat shtetërore janë vetëm maja e ajsbergut. Shalsi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Olldashit

26 Shtator 2012, 17:38Politika TEMA

Për më shumë se 1 javë opozita ka denoncuar megaskandalin e abuzimeve të qeverisë me fondet publike. Përgjatë dy mandateve, qeveria Berisha ka shpenzuar miliona dollarë vetëm për përgatitje dhe transmetim spotesh publicitare në mediat pranë qeverisë.

Sipas dokumenteve që disponon Partia Socialiste, nga 14 milion dollarë që qeveria i ka shpenzuar për reklama, 9 milion dollarë i kanë marrë mediat e oborrit të kryeministrit; para këto që janë përdorur për të sulmuar opozitën dhe për të fshehur realitetin.

Sipas Shalsit, vetëm në vitet elektorale 2009 dhe 2011 mediat që i shërbejnë qeverise kanë marrë përkatësisht 3.1 milion dollarë ne zgjedhjet parlamentare dhe 5.8 milion dollarë ne zgjedhjet për pushtetin vendor; duke shkelur çdo kriter shikueshmërie apo tirazhi dhe duke iu dhëne miliona vetëm mediave, që i shërbejnë pushtetit, ndërkohë që media të rëndësishme dhe me shikueshmëri të lartë nuk kanë marrë as edhe një reklame të vetme, raporton Vizion Plus.

Shalsi ka lajmëruar, se opozita nuk do të mjaftohet me denoncimet publike, por do të bëjë kallëzim penal ndaj ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, që ka financuar me 500 mijë dollarë organin zyrtar të PD, Rilindjen Demokratike, si dhe do të thërrasë në interpelance te gjithë ministrat dhe kryeministrin.

Shalsi deklaron se këto denoncime janë vetëm maja e ajsbergut, pasi PS ka indice se abuzimet kanë vlera edhe më të mëdha dhe do të bëhen publike në ditët në vazhdim.

 

11 komente në “Reklamat shtetërore janë vetëm maja e ajsbergut. Shalsi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Olldashit”

  1. Ben Chicago says:

    mire o shalsi mire
    ju beni kallzim penal po gjykatat i ka saliu

    1. Vlora says:

      edhe per ata gjykates qe do ti mbulojne keto vjedhje te kerkojne kallezim penal.

      “qe te kullohet duhet turbulluar”

    2. elinor says:

      Mos mor se do ta merrni ne qafe te shkretin!!

  2. paul says:

    Ec ere pall se aty ke lokal austria rri ti gith diten, me seksera qe i mbajn dokumentat mbeshtjell me gazet. ik mer gjej nai pun se u bere gaz i botes.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Lum si Shqiperia qe ka nje punetor te dalluar si ty o kodosh..Ti me Plakun Mere mbrapa Gjermanise mbetet..Duhen ilace per fikstacjonet…

  3. raimondi says:

    SHume bukur Shalsi _Bravo !

    Keshtu duhet . Te besh oponence me fakte qe e diskretitojne pushtetin Jo te jesh ne opozite e te mos flasesh fare

    Ku jane ata depudetet e tjere qe bejne duvane e Nanos ?
    Apo ata te tjeret qe nuk flasin fare por jane sa per iventar dhe t emarin rogen

    Ata duhet ta dijne se paguhen nga shqiptaret qe te flasin .Te bejne oponence

    Ja sa bukur po flet Shalsi.Keshtu duhet te flitet me fakte .

    Dhe depduetet e PS-se t epunojne si ekip per te diskretituar pushtetin

    Dikush tjeter nga PS-ja qe te jete edhe speicalsit per Naften , te dali te flasi here pas here per shakterimin dhe vjedhjet ne sektorin e naftes
    Diksuh tjeter qe t ejete specialist per Minierat flet per Korupsionin ne minierA

    Nje tjeter flet per korupsionin ne taksat, doganat, financat etj etj

    Pra veprohet si ekip ——

    Ne fakt nuk keni faj ju te PS-se,jo.
    -Duhet te keni mua ne krye te PS-se dhe te shikoni si ju ve ne pune te gjitheve
    Seicili sipas profesionit te flasi dhe te diskretitoje pushtetin cdo dite

    Ti bejme propgande te perditeshme anti-pushtet qe ta diskretiojme per te gjitha pislleqet qe bejne

    Jo me rijne depduetet e opozites gjithe diten duke pi kafe –Shkoni ore neper tv e flsini kunder pushtetit _Kjo eshte puna juaj

    1. Landi says:

      ata te tjeret dalin ne skene vec per ndonje pazar se s kane moshe ata per keto gjera,keto jane per te rinjte ata i ka shtrydhur Partia e vjeter keshtu kur benin stazhin

  4. Ilir says:

    Ketyre palleve te p(i)s-ave u vine zakonet si grave por me cikel 1 here ne vit. Edhe vjet ne keto kohe filluan te denonconin koncesionet per HEC-et. Me zakone 1 here ne vit hajt ti mbarsesh keta rumpalla, ngelen vetem duke u’a fut po s’po kapim pikun e afshes. Na ngelet t’ua mbajme brenda dite e nat vec se edhe duhet punuar mor jahu.

  5. Eshte privatizuar TVSH says:

    TVSH eshte tv.shtetror,nuk e kuptoi si mund te paguhet per reklamat,sikur eshte tv privat!

  6. Bujari ju degjon says:

    Bone o Shalso, bone, kallzimin se po pysin fort per kallzimin tat.Ju me duket se o jeni budallenj o boni vete.Ai vret rob,ene s’po pyt,ti thu do boj kallzim se kan shperdoru ca miliona euro per reklama.Oshalso vetem uragoni popull,po i hoqi ket fare te keqe,se me kallzime e gjykata,aty i ke,ene per 50 vjet.

  7. asso says:

    mos u lodh kot o Shals se i bere kallzim penal dhe Rulit, u lodhe e nxorre letra e letra.E ku eshte sot kallzimi, ku u hap procesi penal???Vec bere prokuroret e pse jo dhe kryeprokuroret me nga nje thes me leke, dhe kaq.Ju po tregoni qe jeni nje parti qe beni presione per shume gjera pa ditur me nxjerr fitimin nga keto presione.Po beheni te pabesueshem.Me nje kryeprokurore kundra Saliut e zagareve te tij, nuk mundet me nxjerr gje ne drite.Jo me tani qe prokuroret dhjesin ne breke se u ik Ina ne nentor e flutorojne.Merruni me mire me be programe reale e faktike se na lodhet me tabela e me 0 fitim partia e popullor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje