Ligji i përgjimeve, projektohet super-prokuroria

27 Shtator 2012, 09:58Politika TEMA

Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtën të urdhërojë përgjime pa pasur nevojë për vendimi e gjykatës, nëse drafti i kaluar dje nga qeveria do të kalojë në Parlament.

Ky është thelbi i ndryshimeve të bëra dje në ligjin për “Përgjimet e Telekomunikimeve”, të cilit i është bërë një shtesë. Në pikën tre citohet se: “Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake, sipas procedurave të përcaktuara në nenet 221 deri 226, të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe paranë Prokurorisë së Shkallës së parë për Krime të Rënda”.

Sipas gazetës “Shqip” është interesant fakti se drafti parashikon  termin “për çështje të veçanta”, por nuk detajon se cilat janë këto raste, të cilat lejojnë një përgjim pa miratimin e gjykatave.

Me këto ndryshime termash, tashmë pritet që në përgjim të mos kalojnë vetëm telefonatat e mesazhet, por edhe “e-mail-et” dhe forma të tjera të komunikimit përmes internetit.

Kjo nismë vjen në një moment kur Ina Rama është në fund të mandatit të saj dhe mazhoranca është e vendosur ta largojë në nëntor, për ta zëvendësuar me një person të afërt me koalicionin qeverisës.

Po ashtu, në ligj i është dhënë e drejta Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje, që të realizojë përgjime.

Mësohet se në ligj është parashikuar që fshirja e përgjimeve, kur nuk pranohet kërkesa, të jetë kompetencë e Ministrit të Drejtësisë.

12 komente në “Ligji i përgjimeve, projektohet super-prokuroria”

  1. Landa Prifti says:

    Sali qenefi po nderton nje sistem bastard te llojit te tij!
    Por, ditet i ka te numeruara!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

    1. Vlora says:

      do na pelqente qe ti kishte ditet e numeruara, por eshte e kunderta,,,,me keto ligje qe po ben ,,,,po zgjat vitet e diktatures qe po instalon.
      ska byth opozita per ta levizur vendit.
      duhet te mari leksione te populli grek.

      1. LORA says:

        E keni gabim,kjo propagande deshmon se ketij pushteti i ka mbetur qeverisja e pergjimeve dhe absolutisht asnje gje tjeter.Eshte nje pushtet ne gerrje.Mos harroni kreshperimet e lul-domates dhe shefit dhjeraman te tij ne 20 janar 2011,kur kercenonin demostruesitne nje dite avance, me sistemin e tyre te filmimeve ne te gjithe Tiranen por qe ne procesin e hetimit rezultoi i “prishur” dhe me servera te fshire.Bumerang e kane cdo hap,jam me se e sigurt.Edhe keta qe i bejne hosanara rregjimit neper forume,deshmojne se nuk u ka mbetur tjeter pune per te bere,per te ngrene edhe per ca kohe rrogen e lehjes.

  2. patrioti says:

    E ka ndare mendjen berishovic , do e bej shqiperine diktature ,do kene frike njerezi te flasin ne tel,sms,emaile se te merr te fute ne burg vicidoli,,edhe ketu tek tema nuk do komentojme dot..e pike e zeze cna zuri kur do iki ky plera nga pushteti..

  3. tan_tani says:

    ju do abuzoni prap me lajmin, por prap dua te bej nje sqarim, per ata qe kane veshe dhe ata qe dine te lexojne. vendimi ka te beje me kapacitetet teknike te prokurorise se pergjithshme sot per te realizuar pergjimin. vendimi lejon qe keto kapacitete te shtrihen edhe ne prokurori te tjera, te shkalles se pare apo krimeve te renda. psh, prokuroria e krimeve te renda e realizon vete procesin teknik te pergjimit. por kjo kurrsesi nuk do te thote se realizohet pa vendim gjykate. shikojeni mire projektin, thote “ne baze te neneve 221-226 te KPrPenale”, dhe keto nene parashikojne nderhyrjen e gjykates per pergjimin dhe vleftesimin e tij. qe ta keni edhe njehere te qarte. nje prokurori rrethi eshte e mundur tashme (shembull) ta realizoje vete teknikisht pergjimin, per te qene me ne korrent te ngjarjes kriminale dhe te mos prese sa t’i vine rezultatet e pergjimit te zbardhura nga prokuroria e pergjithshme. pra, ceshtje teknike dhe vetem kaq. une e di qe ju dhe gazeta shqip prap do abuzoni, po te pakten ta shohin lexuesit. i beni lavazh ketij populli me keto budallalleqe. mendo pak mos kesh njohuri minimale ketu, t;ju lexosh juve mendon se po behet nami. gazete per turp

  4. drejtesia says:

    …na e sqaro mor shoku jurist na cvend demokratik prokuroria pergjon pa nje mandat nga gjykata .dhe e kunderta a jane te ligjme pergjimet pa mandat nga gjykata..dhe mos bej dhe kritikun e gazetes lerja te tjereve ?

  5. demokrati says:

    ….o tam tami po mir e ka ai zoterija na e sqaro pak ne cvend ka te tille pergjime …pastaj ku e di ti qe ska dal ateher nga dushi .apo ke nuhatjen e fort si qen gjahu…

  6. TROJA says:

    O zoti drejtesi,nuk jane vendet demokratike qe pergjojne pa vendim gjykate,por vendet fashiste.Ky vend ka vite qe eshte ne kete sisstem,dhe ju po kuptoni sot.Megjithese opozita akoma nuk e ka kuptuar.

  7. beni says:

    Pse tani do ta beje kete ndryshim sala duhej ta kishte bere me kohe tani nuk ka kuptim se po i merr te gjitha dhe kjo gje behet shume e rrezikshme,kur dihet se sa te pavarur jane shtetaret e berishes.

  8. Eugert Aliaj says:

    Si projekt ligj eshte totalisht i deshtuar ne çdo forme kjo per vet faktin se nese prokuroria (me vendim gjykate apo me vendim te vetin) do te doje te pergjoje nje poste lektronike (gmail, hotmail, yahoo etj etj) do ta kete te veshtire. Kjo per faktin se te dhenat me te cilen mund te hapet nje poste e tille ektronike mund te jene krejtesisht te rreme, plus qe ne shqiperi kemi nje problem madhor siç eshte perdorimi i internetit ne Internet Caffè-t. E dim shume mire qe ndryshe nga vendet e tjera te BE apo SH.B.A-se, Internet Caffè-te Shqiptare nuk praktikojne asnje rregjistrim te personave qe perdorin sherbimin ne nje cast te caktuar te dites. Pra nese une kryaj dicka me ane te nje poste elektronike, me te dhena fallso dhe sado te individualizohet IP-ja prap se prap autoritetet e kane te veshtire te percaktojne se kush nga perdoruesit e nje Internet Caffè-je ka kryer shkeljen.

  9. Nadia Shabani says:

    Kjo eshte shume e rrezikshme dhe asnje vend nuk i lejon pergjime te tilla. Ketu nuk behet fjale vetem per krimet se ne nuk jemi shtet me demokraci te zhvilluar, ne nuk kemi demokraci fare dhe miratimi i ketij ligji eshte me keq se diktatura qe kishim se atehere nuk kishim telefona fare vetem posten kishim dhe posta ruhej me ligj, mund te kontrollohej posta vetem kur dyshohej per krime dhe per veprimtari “armiqesore” sipas kushtetutes se asaj kohe por kjo tani nuk mund te llogaritet fare per nje shtet demokratik. Kjo eshte shkelje e hapur e kushtetutes dhe e te drejtave te njeriut mbi privacine. Tani e tutje n.q.s nje ligj i tille miratohet shyqyr qe jemi jashte shtetit dhe nuk na pergjojne dot Vishajt e Saliut dhe mjere ata qe jetojne ne Shqiperi se edhe kur ti cojne mesazhe te dashurave te tyre do ta marrin vesh Saliu dhe kelyshet e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje