Familjarët e Isa Boletinit: Berisha na zëvendësoi në takim me dy ushtarë garde. Eshtrat e tij janë në një thes, s’ka ende varr

27 Shtator 2012, 12:00Politika TEMA
Familjarët e Isa Boletinit: Berisha na zëvendësoi në takim

Nipi i Isa Boletinit

Kryeministria bëri me dije pak ditë më parë se kryeministri Berisha, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, kishte pritur në takim familjarë të patriotëve të shquar nga Kosova, të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe Haxhi Zekës.

Por, ky takim duket se ka sjellë një skandal të vërtetë. Familjarët e Isa Boletinit, duke folur për gazetën “Shekulli”, kanë thënë se nuk ka qenë asnjë përfaqësues i familjes së tyre në atë takim. Dhe, sipas Adi Boletinit, stafi i kryeministrit ka marrë në takim dy ushtarë garde dhe i ka zëvendësuar me familjarët e vërtetë të Isa Boletinit.

Nëse ky pretendim është i vërtetë, atëherë do të përbënte një skandal të madh.

Sakaq, një tjetër skandal ka të bëjë me eshtrat e Isa Boletinit, duke qenë se sot i ka eshtrat në një thes të vjetër, në një nga xhamitë e qytetit të Mitrovicës, në Kosovë. Këtë skandal e pohon nipi i tij direkt, që jeton në Tiranë, i cili mban të njëjtin emër me heroin tonë kombëtar.

“Eshtrat janë në xhaminë e Mitrovicës ende. Gjenden në një thes dhe i ruan hoxha i xhamisë së Mitrovicës. Ai ka bërë shumë për Isën dhe për familjen tonë. Ne si familje, nuk dimë çfarë emri t’i vendosim këtij skandali. Të kesh një emër kaq të nderuar e ta neglizhosh deri në atë pikë sa të mos i gjesh një varrë Për ne ky është një super skandal, po ç’të bëjmë!

Eshtrat e tij nuk janë më në kompetencën tonë. Ai është hero kombëtar dhe varet nga shteti, ne nuk kemi asnjë lloj aksesi. Një nga këmbëngulësit e mëdhenj që eshtrat e gjyshit të mbërrinin nga Mali i Zi në Kosove, ka qenë Ibrahim Rugova, ish-presidenti që ishte zotuar që eshtrat të preheshin në fshatin Boletin. Por në momentin që u sollën nga Podgorica me tren, policia serbe nën regjimin e Milosheviçit, kishte marrë urdhër t’i ndalonte. Për çudi, nuk u gjetën pas kontrolleve të ushtruara. U fshehën në një xhami dhe qëndruan aty të paprekura, pasi ekzistonte frika se edhe nëse rivarroseshin në Boletin, pjesa e mbetur e familjes, do kalonte reprezalje. Ndërsa sot, as nuk e kuptojmë dhe as nuk e kemi një shpjegim se përse eshtrat e gjyshit, gjenden në një thes. Na kanë thënë që janë duke u bërë disa analiza ADN-je në Amerikë dhe janë duke pritur ato, pa sa mund të zgjasin këto analiza…?!,” shprehet Isa Boletini, nipi i heroit kombëtar.

26 komente në “Familjarët e Isa Boletinit: Berisha na zëvendësoi në takim me dy ushtarë garde. Eshtrat e tij janë në një thes, s’ka ende varr”

  1. durresstar says:

    me vjen keq,por sali pusht berisha

    nuk ka ndermen,me respektu herojt

    e kombit shqiptare.

    per kte qen, “hero” ishte vetem

    tradhtari,i vetshpadhur “mret i shqiptareve”

    1. raimondi says:

      Ne Vlore, atje ne Skele prane shtepise ku u ngrit Flamuri duhet te ndertohej nje monument i Isa Boletinit duke puthur flamurin , sic e thote edhe Historia

      Ndaj kryetari Bashkise me mustaqe , te mos ndertoje dy monumente te Ismail Qemalit, se do lere nam si hajvan me brire .

      Por atje ne Skele te ndertoje monumentin e Isa Boletinit figures me Emblematike
      te Pavarsise shqiptare, heroizmit shqiptar dhe te patriotizmti te palkeundur shqiptar, dhe te shkruajne mbi monument fjalet qe ai i tha Kreymnistrit Anglez

      Nje monument per Isa Boletinin do te jete nje liber i hapur per edukimin patriotik te brezave te rinj

  2. Kole Doci says:

    Na vjen shume keq zoteri! Ky eshte zari i Ahmut Zogollit, pri Burgajeti, po si i jashtligjshem ka le ne Vicidol.
    Historia do ribehet nga SHQIPTARET. Serbet si Sali Sllobodanka Berisha do shkojne ne picku majka!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

  3. liri a vdekje says:

    ca mund te presim nga nje njeri qe vret naten ene te qan diten .poshte berisha komunisti i fundit qe ka ngel..

  4. luana says:

    Nuk eshte per t’u cuditur nga nje mashtrim i tille, bere nga tradhetari i kombit, njeriu qe e ka shitur dhe poshteruar kete vend. E filloi qe ne gjenezen e sundimit te tij, me shkaterrimin e cdo gjeje qe kishim ndertuar Taracat e mrekullueshme dhe ullishtat ejugut, serat e Lushnjes dhe te Divjakes etj.. etj.. per t’i lene dore te lire serbit dhe grekut qe te majmej me gjakun e shqiptarit.
    Sigurisht qe do te mundohet me te gjitha menyrat qe te rrije ne pushtet dhe manipulimi i opinionit ben pjese ne kete strategji. Xhanem kjo eshte me e pakta, te urojme qe Shqiperia te mos kthehet ne nje Siri te dyte Na takon ne, popullit heroik te ketij vendi te begate qe te mos e lejojme kete uzurpator dhe diktator te na perdhose dhe me shume.

  5. Emigranti_UK says:

    Nuk eshte ndonje gje e re dhe perse u bene pershtypje shqiptareve menyra e respektimit dhe trajtimit qe u bene qeveria e Sali Millosheviqit.
    Ai eshte nje klysh i serbise dhe nuk u sherben intereseva tona por interesave te popullit serb….Or popull eshte koha qe te ragoni dhe ta permbysni me dhune kete lloj sistemi antikombetar i instaluar ne vendin tone. Kurre mos u besoni partive politike se te gjithe jane tradhetare dhe mafjoza por e keqja me e madhe eshte Sali Millosheviqi dhe familja e tij e degjeneruar

  6. LORA says:

    Beni nje kerkese pushtetit vendor ne Vlore dhe le te prehen,prane e prane burrat e Pavaresise,Ismail Qemali dhe Isa Boletini.Bejeni ju lutem,familjareve te Ises,para 28 Nentrit.

    1. KASOLLE says:

      Bravo LORA.Nje ide dhe mendim shume i sakt.

    2. tropojani says:

      e shikon se si prodhon burreri VLORA cdo here , cdo kush………. keshtu ka qene dhe TROPOJA ime dikur…….. ” Ah moj SHQIPNI e mjera shqipni, kush te ka qit me krye ne hi/ ke pase BURRA, nje kohe e nje vakt.. mjere SHQIPERIA kush po e drejton sot. HARAM e paste brez mas brezi ai dhe sorollopi i tije.

    3. ide me vlera ! Pavarsia eshte dhe per KOSOVEN !

  7. leo says:

    Idea e LORES per eshtrat e ISA BOLETINIT eshte dhurata me e bukur qe munt di behet bashkise se VLORES, jam plotesisht dakort

  8. Shkembi says:

    Ka disa mundesi per varrosjen e eshtrave te patriotit Isa Buletini:
    -Mbasi te jet varrosur Sal- Vicidoli,ose
    -Kur te largohet dhe Sal- Vicidoli nga Shqiperia ,ne shembullin e Ahmet Zogut, si Mbret ne mergim, ose
    – Kur te vritet Sal-Vicidoli ashtu si u vra Gadafi.
    Te presim per njerin e ketyre varjanteve. I jap prioritet ketij te fundit.

  9. Eno says:

    Ka qene nje arbiter basketbolli(apo volejbolli) ne kohen e Dulles qe quhej Isa Boletini.Thjesht per info,asnje paragjykim.

    1. Toni says:

      Është zotnia që është ulur në kolltuk në foton e mësipërme.

  10. HORRI bulevardit says:

    O zti Isa Boletini i riu, po kunder kujt luftoi Heroi Isa Boletini?,
    A nu luftoi ai trim kunder shivinisteve serbe?,
    Pse shpresoni ju ve dhe te gjithe ata qe nderojne nje hero, qe pikerisht nje dhender serb, do ta rivarrose me nderime!?.
    Harrojeni dhe merrni persiper vete ne bashkepunim me atdhetare te tjere, dhe varroseni ate burre, ashtu sic i kane hije trimave, se ai e ka merituar dhe ska qelbanik nene qe tja mohoje, nje varr ne token e tij qe e mbrojti me gjakun e tij dhe te familjes se tij.

  11. TOTILA says:

    PO cfare prisni ju qe t’u hape sali bisha nje vend per krye heroin IS BOLETINI ? JO . SALIU KA FIRMOSUR PER TJETER KEND DHE JA : UPRAVA DRZAVNE BEZBEDNOSTI ,SHKURT U.D.B. Nuk di dhe as dua t’a di gjuhen e gjarperit por po e sjell me shkronja shqip KONTAKTIRAO SAM NASH AGENT U TIRANI , S.BERISHA IMA VOEMA DOBRE ODNOSE SA KOMUNISTICKOS RUKOVODSTVO . KAM NJE IDE .PSE TE MOS VARROSEN ESHTRAT E ISES NE VLORE PROVIZORISHT SEPSE ESHTE DHE 100 VJETORI IO PAVARESISE SEPSE DO TE ISHIN BASHKE ” PUSHKA dhe PENA ” ,D.M.TH. ISAI dhe ISMAIL QEMALI.

    1. LORA says:

      Jo provizorisht,Z/ZJ tOTILA,,,,,,,,PERJETESISHT.

  12. ajdin says:

    Ne Shqiperi cfare nuk degjon.Lexova dje ne nje gazete per Ismail Qemalin.Ismail Qemal bej Vlora na del sipas kesaj gazete me sa kuptova une,i presukutuar nga komunizmi familja e tij .Ketij kry. redaktori ti vije turpe.Artikolli i shkruar nga familjar e theme kete perarsye se;Ne Kosove eshte Hashim Thaqi e jo Sali Serbi,per kete Saliu nuk ka faje.Ne qofte se eshte e vertet kjo une me te madhe e theme e shkruj HASHIM MILLOSHOVIQI. Sa per gazeten qe thashe shikoni te lexoni pjesen e dyte se dje qe e para,.DO ju dale Ismaili i presukutuar nga shqiptaret.BESONI JU PO DESHET SE UN JO.

  13. goni says:

    Po ai tradhetari tjeter Hashim Thaci cfare ben. Turp. Apo kujton qe historia fillon me UCK. Duhet ta dije Hashimi qe mos te ishte nderhyrja nderkombetare kryengritja e tij do te perfundonte me keq se kryengritjet tjera te Kosvoves ne histori. Apo mund te mburret me organizimin qe kishte. Shaban Polluzha qe luftoi kunder serbeve kishte mbi 30 mije partizan nga Kosova qe luftuan kunder serbeve dhe nuk pranuan te shkojne ne Strem. Apo edhe vet Hasan Prishtina ka pasur me shume luftetare ne luften e 1912. Turp te kete ky kacaku Thaci. Hashimi me padijenin e tij dhe me organizimin qesharak, qe megjithate meriton respekt sepse kapen armet kunder serbeve, mezi beri 10 mije luftetare.

  14. Si mundet qe nje Hero i ketij kombi te trajtohet me kaq papergjegjesi ????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  15. TOTILA says:

    Kurthem “PROVIZORISHT” ,kuptoj qe ISA BOLETINI i perket mbarte kombit sikunder dhe ISMAIL QEMALI me shoket e tij ,POR le te jene bashke kete 100 vjetor sic ishin bashke ne ditet me te veshtira . KESHILLI BASHKIAK E KA PER NDER TE MBAJ ESHTRAT E ISA BOLETINIT . ISA KA DHE TRASHEGIMTARE ,mbase jo vetem ata por dhe opinioni ne KOSOVE duhet pyetur per vend varrimin e TRIMIT.

  16. victor says:

    eh… une u mbyta me keto komente .. u bej thirrje gjith shqiptareve te ngrihemi dhe te rezojme nga pushteti sali berishen behuni trima si isa boletini

  17. Pamvarësia says:

    Prandaj se janë bo këto padrejtësina, k/ministri kërko që të rishkruhet historia. Atëhere do të vihen në vendin që u takon figurat historike të kombit si Isa Boletini. Duke mos pas të dhëna të sakta historike, prandaj dhe është bërë skandali i ,,Takimit të k/ministrit me pas ardhësit e herojve pri Kosove, ku mungonte nipi has i Isa Boletinit dhe në vend të tij, organizatorët e ceremonisë, kishin sjellë jo një por dy ushtarë të gardës…. Historia e re do tu japë fund këtyre budallalliqeve!

  18. landi says:

    marreziti e pushtetit dhe atij qe e perfaqeson nuk kane te sosur. nje turp tjeter ne kurriz te shqipetareve……. neser mund te shpiki dicka tjeter sepse keshtu eshte gatuar ai.ISA BOLTINI eshte nderi i kombit.

  19. ahmeti says:

    Sa i perket eshtrave eshte teresisht gabim, meqe eshtrat jane ne perkujdesje insitucionale dhe nuk ruhen ne xhami as ne thes. Ata prej vitit te kaluar jane ne perkujdesje te shtetit dhe nderkohe jane ne procedur analizat e ADN jashte vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje