Gjiknuri përjashtohet një javë nga punimet e Kuvendit, shkak sherri me Rusmalin

27 Shtator 2012, 18:27Politika TEMA

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, është përjashtuar një javë nga punimet e Kuvendit. Masa disiplinore u mor pas një sherri që pati Gjiknuri me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali.

Vetë Gjiknuri deklaroi se masa ndaj tij është e papranueshme. “Unë denoncova një veprim të paligjshëm në zgjedhjen e kryetarit të KQZ,” tha ai.

Por si ka lindur sherri.

Pasi ka përfunduar çështjen e anëtareve të KQZ, Komisioni i Ligjeve në mënyrë të papritur ka nisur shqyrtimin e kandidaturave për kryetarin, duke hasur në kundërshtimet e forta të opozitës, e cila ka kërkuar kohë duke i kujtuar maxhorancës se vetëm një ditë më parë publikoi listën e emrave për këtë post.

Gjatë mbledhjes së komisionit, që u zhvillua në ambientet e Kuvendit, dhe pa praninë e kamerave, Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, u shpërndau deputeteve listën me 18 kandidatet për drejtuesin e KQZ, duke u kërkuar të votojnë për 4 prej tyre për të përzgjedhur kështu emrat që gëzojnë konsensusin më të madh.

Por futja në rendin e ditës e çështjes së kreut të KQZ është kundërshtuar nga opozita si antiligjore. Deputeti socialist i Komisionit të Ligjeve, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se procedurat për kreun e KQZ nuk mund te fillojnë pa përfunduar zgjedhja e anëtarëve, ndërkohë që duhet zhvilluar edhe seancë dëgjimore me kandidatët.

Sipas Gjiknurit, ngutja e maxhorancës për të zgjedhur kreun e ri të KQZ flet për tentativë të qarta për të prishur që tani klimën e zgjedhjeve të ardhshme.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve debatet mes Ilir Rusmalit dhe Damian Gjiknurit degjeneruan në fyerje dhe sharje personale, derisa Rusmali ka kërkuar nga Gjiknuri të dalë nga salla, duke lajmëruar nisjen e procedimit disiplinor ndaj tij.

I gjithë ky debat bllokoi punën e Komisionit të Ligjeve dhe ende nuk dihet se kur do te shqyrtohen kandidatët për kreun e ri të KQZ.

15 komente në “Gjiknuri përjashtohet një javë nga punimet e Kuvendit, shkak sherri me Rusmalin”

  1. victory says:

    Arroganca e perfaqesuesve te Sali Berishes, ka arritur kulmin. Ata fyejne dhe perjashtojne Gjiknurin, qe per gjithkend qe ka sy e veshe, eshte nje nga anetaret me gjakftohte dhe te kulturuar te parlamentit.
    Me Sali Berishen nuk do te mund te kete zgjedhje te lira. Opozita duhet te pergatitet per dite shume te veshtira.

    1. Gent Duraku says:

      Vetem ta degjosh duke folur, te ngrihen nervat nga Rusmaili, spiun mut muti! Nuk ka pas faj Gjergj Ndreca. I lumte dora!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/dhe-krye-demokrati-yne-mbeti-me-dy.html

      1. sehirxhiu says:

        z.Gjiknuri,-mos u merzit. Me kete rregjim
        si te jesh,si te mos jesh ne ate palo Parlament
        eshte e njejta gje.sepse Ju flisni,Ata dremisin
        presin deri sa tju vije sms-ja nga sali rrumpalla.
        kundershtite e tyre jane shenja eksitimi,
        dhe ne kete drejtim jane vertete te pergatitur.

      2. hasan says:

        Ky duket nga surrati qe eshte nje skuth muti si padroni i tij psikopat.Ndaj ketij duhet vepruar siç bene lushnjaret me Tritanin.

  2. JAM ZAIF says:

    gabim KA BERE KY gjiknuri,, ja ka prishur qejfin krietarit RUSMAJLIT,, MOS i ka permendur NDRECEN ky gjiknushi???bravo rusmajli çohe edhe ne gjygj e kerkoje 50.000 euro se te fyevi rende, pak halle ka rusmajli po te duroje edhe opoziten tani..

  3. bushi says:

    I bukur debati ndermjet dy kelyshave te te kuqve, por vetem me pak ndryshime. PD-isti, i lindur ne Havane, Kube kur i jati, Cajup Rusmaili ishte ad-inter (kupto i derguar nga Sigurimi) dhe me vone Drejtor i pergjithshem i RTVSH-se e antar i KQ te PPSH-se, eshte zagar i races besnike i padronit Stalin Berisha. Ndersa tjetri, PS-isti, eshte i biri i nje ish-deputeti socialist, i ardhur nga PPSH, ne te cilet ka qene nje nga fanatiket e medhenj. Keshtu pra, pas nje prezantimi te tille te shkurter, kuptohet lehte dhe “opozita” dhe lufta e ashper brenda llojit, por me te vetmin ndryshim, ngjyrat e fanellave…

  4. Delli USA says:

    Un habitem me keta te opozites,i lincon Saliu dhe keta reagojne si te vdekur.Opozita duhej urgjent te mblidhte grupin parlamentar dhe te dilte me nje qendrim te prere kunder horrave te Sali Kriminelit.

  5. Claus says:

    Eshte vetem teater asgje tjeter. Bejne pak aktrime si opozitare por ne fund do te bien ne ujdi. Eshte loje e ditur kjo. Me konsensus per imunitetin humben shume, perse jo edhe elektorat. Me kete rast hajde ti mbledhim perseri me pak aktrime ne parlament dhe kudo tjeter.
    Edhe Berisha i do keta. Me mire nje opozite qe vetem letra neper konfernca shtypi tregon se sa miell, veze ose ne te ardhmen ndonje qendrim tek 313.
    E di Berisha qe nga keta nuk i gjen gje.
    Ashtu ziheshe Gjiknuri edhe per imunitetin, hynte dhe dilte nga mbledhja, por ne fund…

  6. england says:

    Skenari i paralajmeruar filloi sot me Gjiknurin!gjuetia e shtrigave do vijoje pergjate gjithe ketyre koheve deri ne zgjedhjet e 2013,ky eshte vetem fillimi i asaj qe nderkombetaret kembengulen aq fort,heqjes se imunitetit,kur dihet se imunitetin mund ta heqin nga salla e parlamentit,por kur Sashenkat dhe Ndrekat e bac Saliut jane ne krye te drejtesise ka vetem zhdrejtesi,dhe rastet jane pa fund duke filluar me Lul Hollandezin apo Fatmir Gerdecin dhe i famshmi Ilir me bllok ne dore
    si ka mundesi qe nuk eshte denuar qofte nje minister i vetem,apo zevendeminister,kur thuhet me te madhe se korrupsioni eshte ulur kembekryq ne shqiperi,dhe pyetja qe shtrohet eshte kush e ben kete kadosh korrupsion?mos valle korrupsioni behet nga opozita qe nuk ka asnje post shteteror!!!

  7. Edor says:

    Uriah Heep

    kush e njeh!

    kush ka pare filmin dhe kush ka lexuar Romani e Charles Dickens
    “David Copperfield”

    ky eshte Ilir Rusmali hipokrit

  8. Pamvarësia says:

    Ushtarët dhe kapterët e Saliut, janë bërë mjeshtra sipas mësimeve të komandantit të tyre: kur u a do puna i vonojnë diskutimet e p/ligjeve dhe, gjithashtu po kur u a do puna, i ,,diskutojnë” nxitimthi dhe kur hasin në pengesa të opozitës, i përzejnë edhe nga Kuvendi. Sado të vazhdojë kjo gjendje? Nuk besoj gjatë. Gjindja do të zgjohet…

  9. viktor says:

    Te gjithe e dime se po na drejtoin nje diktator kriminel tradhtar me kliken e ti ish sigurimsa e kriminela te diktatures kuptohet se qmetoda do perdor te grabis qka ngelur akoma e te fal tok e det atyre qe u sherben ky kriminel.Prandai ne qdo beim sa sesht von akoma.prandai te bashkohemi pa flamur partish vetem ate komtar dhe ta shporrim tradhtari kriminelin serbiberisha sllobo

    1. aleksander says:

      shqiptari:Me sa duket vetem ajo rruge ka ngelur. te shkulen me rrenje ata llumera.

  10. aleksander says:

    shqiptari:me sa duket ajo eshte rruga e veteme per keta llumera.

  11. Nadia Shabani says:

    Maskarenjet e bejne kastile se kane gjetur Arben Ristani e ri per te vjedhur prape zgjedhjet. Keta bandite do ta fusin vendin ne lufte civile, me ne fund Berisha do ta realizoje qellimin e Serbise per ta shkaterruar kombin shqiptar. Ceshtja eshte shume serioze dhe Edi Rama duhet ta beje problem mos te mbaje sehir Ruzmalin e mutit te tallin b….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje