LSI dhe PBDNJ ofrojnë emrat për KQZ. Kandidati i LSI, ish- prokuror i shkarkuar

27 Shtator 2012, 17:38Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot kandidatët e LSI dhe PBDNJ për anëtarë të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kandidaturat e LSI për anëtarë të KQZ-së janë Ilirjan Muho dhe Arben Shkëmbi, ndërsa ato të PBDNJ-së janë Jani Jani dhe Spiro Kuro. Këto forca do përfaqësohen vetëm me një kandidat, i cili do zgjidhet në Kuvend mes kandidatëve të sipërpërmendur.

Emrat janë përgjithësisht të panjohur për publikun, përveç njërit prej kandidatëve të LSI, Ilirjan Muho, i cili rezulton të jetë një ish- prokuror i përjashtuar nga Prokuroria . Ilirian Muho u vendos nën dyshime se kishte liruar një person problematik nga burgu, i quajtur “Kuqoja” i Beratit.

PS dhe PD do kenë secila nga dy anëtarë në KQZ. PS ka propozuar Denar Bibën dhe Albana Shtyllën, ndërsa PD Vera Shtejfnin e Hysen Osmanaj për në krye të KQZ, ndërsa dy anëtarët e tjerë (njëra nga secila parti) do të dalin nga PBDNJ-ja si forca e dytë e koalicionit opozitar dhe LSI-ja, si forca e dytë e koalicionit qeverisës dhe do zgjidhen në Kuvend.

“Anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës. Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës”, thuhet në germën “ç” të nenit 14 të Kodit.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali ka vëne në rendin e ditës sot edhe emrat që kane aplikuar për kryetar të KQZ-së, duke i kërkuar opozitës t’i kalojë ata në votim. Opozita e kundërshtoi këtë si të papranueshme dhe e paligjshme, sepse hedh që në fillim hije të forta dyshimi mbi procedurën e zgjedhjes së kreut të KQZ-së.

Debati mes Gjiknurit dhe Rusmalit ka tejkaluar tonet dhe etikën. Gjiknuri tha për Top Channel se nuk kanë rëndësi debatet personale, por përpjekja, sipas tij, e mazhorancës për të minuar procesin dhe një KQZ profesionale.

“Kjo mënyrë e njëanshme dhe e beftë nga ana jonë u kundërshtua, pasi seanca e sotme nuk mund të realizohej për kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi Partia Socialiste do kohë. Ajo është një seancë e veçantë dhe unë propozova që të caktojmë një datë në Komisionin e Ligjeve, për të organizuar shqyrtimin e dokumentacionit edhe seancën dëgjimore për këta kandidatë, pastaj të procedonim me përzgjedhjen dhe t’i kalohej seancës tjetër votimi i kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo është e vërteta. Nga ana e tyre u kundërshtua, u insistua që ta përfundonin sot dhe për ne kjo është e papranueshme e paligjshme, e njëanshme dhe e rrezikshme, sepse hedh që në fillim hije të forta dyshimi mbi procedurën e zgjedhjes së kreut të KQZ-së”.

8 komente në “LSI dhe PBDNJ ofrojnë emrat për KQZ. Kandidati i LSI, ish- prokuror i shkarkuar”

  1. loni says:

    dy partite me kurva qe njihen ne historine e shqiptarit,,,keta do rregullojne KQZ,,,njeri me kurve se tjetri,,dhe me kurvat familja nuk behet,,dhe ne cfare presim qe me ilir meten te bejme shtet,,,apo me pdb do bejme shtetin grek ne shqiperi,,,cfare arritje ne keto vite pluharizmi…

    1. Gent Duraku says:

      REPLIKE @ loni!
      Perse nuk behet familja me kurva? Do fakte, na:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/lalzit-bay.html

      1. qendra e adn. Tirane says:

        Prokuror i shkarkuar!-perse cuditeni
        e tille eshte ADN-ja e LSI-se!!!E tera si
        nje taketuke e mbushur plote me bishta cigaresh…

  2. liri a vdekje says:

    e moret vesh kanditaturen e lsi o milet filloj pazari i votave .perjashtohet nga prokuroria per afera trombohet per kqz .e fjala e urt e popullit ujku qimen e nderron po zakonin se harron .kur do zhduket kjo lsi nga harta politike mor jahu.

  3. agim says:

    Endrit reka eshte kryetar i ri i KQZ. I ploteson kushtet, eshte anetar i grupit te argites dhe lulit ne Kosove, ka studiuar ne Turqi dhe shoqata e tij ka qene nje prej grupeve menaxhuese te reklamave te PD ne fushaten elektorale

  4. I-Liri says:

    Hej ju deputete analpambuker te PS. U gezuat shume kur votuat ligjin per reformen zgjedhore dhe sidomos per formulen e zgjedhjes te kryetarit te KQZ. Do ta kisha deshire te gjendeshin komentet tona ne blogjet e atehershme.
    Ju thosha, se me ligjin e miratuar do ta pesoni me keq. Dhe ja keshtu po ndodh. Nese ne KQZ e meparshme raporti ishte 4 PD dhe 3 PS, tani ta gezoni: 5 PD dhe dy anetare PS. Kryetar te KQZ, ate qe ka qejf SRB-i.
    Jeni shume mendjelehte mor analpambuker te PS. Dhe juristet tuaj,jane nje zero, bile as zero nuk e meritojne, por s’ka vleresim me poshte se zero…!

  5. sali says:

    Partia shpk LSI nuk ka ku gjen emrat te tjere me te mire sepse te gjithe ne ate parti jane te koruptuar .Lsi eshte si ay thesi me miell qe sa here ti bihesh tym nxjer

  6. tironci says:

    Osht kusherini i pare i ILir Metes. Car keni qe boni gom-gom!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje