Kuvendi: Pasi Gjiknuri i kërkoi tre herë falje Topallit, iu ul dënimi nga dy javë në një

27 Shtator 2012, 19:34Politika TEMA

Në një njoftim të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë, thuhet se deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i ka kërkuar tre herë falje Jozefina Topallit për të mos e përjashtuar dy javë nga punimet e Kuvendit. Pasi i është lutur tre herë Topallit, ajo mesa duket është treguar zemërgjerë dhe e ka dënuar me vetëm një javë.

“Byroja e Kuvendit shqyrtoi propozimin e një grupi deputetësh të Komisionit për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Damian Gjiknuri për përjashtimin nga punimet e Kuvendit për shkak të prishjes se  mbledhjes se Komisionit te Ligjeve, te sjelljes se tij te padenje.

Deputeti Damian Gjiknuri kërkoi tre herë falje përpara Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve te tjerë të Byrosë.

Pas kërkesës së faljes nga Deputeti Gjiknuri, megjithëse grupi i deputetëve të Komisionit të Ligjeve kishte kërkuar që deputeti Gjiknuri të përjashtohej 2 javë nga punimet e Komisioneve parlamentare, Kryetarja e Kuvendit dhe Byroja vendosën zbutjen e masës disiplinore të propozuar, duke përjashtuar deputetin Damian Gjiknuri për një javë nga punimet e komisioneve parlamentare,” thuhet në njoftim.

20 komente në “Kuvendi: Pasi Gjiknuri i kërkoi tre herë falje Topallit, iu ul dënimi nga dy javë në një”

  1. PO PSE SI KERKOVE 6 here falje?? keshtu nuk te denonin-

    1. shkodran denbabaden says:

      Rrena e mashtrime pa fund me terher vemendjen nga problemet.
      Hajde moj Zhelefine ne Shkoder mezi po te presim:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/benvenuti-venezia.html

  2. saimir says:

    Sa turp per keto njoftime qe behen. Tamam si ne kohe te komunizimit kur thuhej se borgjezi i kerkoi falje partizanit apo beu bujkut dhe ky i fundit e la te jetonte ne haur.
    TURP TURP TURP

  3. 8maji says:

    Ja pse i dhane fund bojkotit deputetet e PS, sepse duan patjeter te marrin rrogen qe ua nderpriste Topallja. I luten dhe i kerkojne falje Topalles qe te mos u nderprej rrogen dy jave. Merreni rrogen pula te lagura te Edi rames, se per ate rroge tuaj po paguan gjithe populli i majte dhe pastaj keni surrat i thoni popullit te cohet vete.

    1. Bajlozi says:

      O 8 Maji – dukesh qe je trashegimtar i ndonje Ballisti sepse nuk ta ka mbajt ta vesh emrin 9 Maji si dita e fitores mbi nazizmin,harron qe u permbys sistemi komunist per te sjelle diversitetin e mendimit dhe jo per te vazhduar si ne komunizem partia shtet urdheron te tjeret binden ,duket qe te paskan tredhur edhe menderisht.

  4. Claus says:

    He mor zoterinj, e kisha shkruar ne shkrimin e meposhtem po per temen “Gjiknuri” qe teater opozitar bejne.
    Nuk ju merret asgje seriozisht ketyre. Jane te perlyer ne kazanin e ndarjes se milionave. Deputetet burra i kane grate ne administrate, deputetet gra i kane burrat ne ndonje universitet privat, femijet e tyre kushedi se ne cilat firma qe mbahen me parate e Berishes marrin rrogat, dhe ja pra rrethi mbyllet tek keto dy parti.

    1. usa men says:

      po te jete e vertete kjo do jete nje nga poshtrimet me te felliqura pas asaj qe tha edi rama pak dite pas 21 janarit:”jeta ime nuk vlen me shume se e 4 protestuesve te vrare” dhe pastaj shkoi ne lalez per ngjala..
      sidoqofte le te degjojme gjikhurin vete mos ndoshta eshte “show”

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Estrade…Hajde opozite hajde..”Kokepalaret” kerkojne falje per nje cek..

  6. Sali=Geddaf says:

    PO vertete kujtoni se ka kerkuar falje ? ore njerez eshte propogande e flliqur qe bejne.

  7. Zekthi says:

    Mos beni me kot gjueti shtrigash, ku kudo duhet te gjeni dike per te treguar me gisht. E mos i besoni gjithe pallavrave qe dalin nga nje zyre qelbesirash qe kundershtarin kane per qellim jo vetem ta shtyjne e ta peshtyjne por edhe ta poshterojne mes te veteve. Tregoni me gisht pikerisht ate, qe perpiqet ta caje kete popull opozitar, sepse eshte e vetmja menyre qe ta nenshtroje e me pas te na poshteroje te gjitheve.

  8. WTF says:

    Sduhet ti kishe kerku falje por dicka tjeter o GJIKQUR,

  9. Qytetari says:

    Po pse ore kaq hajvaner jeni ju ketu ne forum e vazhdoni po me avazin e zheles topallices,pse kujtoni se i ka kerkuar falje,as mos ju shkoje nder mend,po kjo zhulzefina i ben keto per te thene se sa korrekte jemi ne me opoziten,ah mjer ne ke kemi ne krye.

  10. ardian says:

    Mesa me thane ca miq gazetare te pranishem ne debat, Gjiknurit i kishte ike truri fare, kur Rusmali i kishte thene: ” cfare ke mor burre Kosin qe ke shkruar ti dhe sikurse e ke shkruar ti po zbatojme”
    A thua te kete “gabuar” perseri ne ndonje gje tek Kodi perseri PS-ja?

  11. tironci says:

    Kodin Domioni e ka bo> nuk osht noj gjo e re kjo gjo!!!!!! ne qofte se e ka bo gabim, ia paska fute Ed Romes. PO bohet shok me Kaç Islomin.

  12. Nadia Shabani says:

    Ik moj genjeshtare se nuk te beson njeri me ty, s’te vjen turp s’te vjen.

  13. mira says:

    Me erdhi vertet çudi qe Gjiknuri ti kete kerkuar falje ( dhe tre here madje) kesaj baxhelle injorante.

  14. tekniku says:

    I ka kerkuar me siguri nje here falje dhe dy here ate placken.

  15. hahaha says:

    duhet te kishte bere autokritike 35 faqe si mehmet shehu…

  16. ujkuplak says:

    Pse nuk i fute nje te qire me mire, se mbase vjen ne vete kjo paranojakja.

  17. qytetar says:

    Dy kategori shkollonte Enveri, “Besnikët” dhe “Spiunët”
    gjejeni pse e shkollojë këtë?
    dhe pse çojë edhe në Itali ?

    Si ju tingëllon kjo frazë Deputeti kërkoi tre herë falje përpara Birosë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje