Ngjarja e rëndë në Blinisht, e vrau vëllain pse kulloste bagëtitë në tokën e tij

28 Shtator 2012, 09:45Politika TEMA

Janë zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që tronditi Blinishtin e Lezhës dje. Kjo është e treta ngjarje e rëndë në këtë komunë brenda pak ditësh.

Mësohet se Gjin Marku ka qëlluar për vdekje vëllain e tij, Pjetër Marku, pasi ky i fundit kishte futur bagëtitë për t’i kullotur në tokën e tij.

Gjin Marku, që kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia, është nxehur kur ka parë bagëtitë e vëllait në tokën e tij.

Të dy kanë debatuar ashpër dhe më pas Gjin Marku është futur në banesën e tij dhe ka dalë me një armë automatike në dorë.

Marku ka qëlluar në drejtim të vëllait, duke i shkaktuar plagë të rënda. Edhe pse është dërguar në Spitalin Ushtarak, 49 vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Policia ka arritur të arrestojë 47 vjeçarin Gjin Marku, që ka deklaruar në polici se e ka kryer krimin në gjaknxehtësi e sipër.

Mësohet se të dy vëllezërit kishin pasur edhe më përpara përplasje për çështjen e pronës.

14 komente në “Ngjarja e rëndë në Blinisht, e vrau vëllain pse kulloste bagëtitë në tokën e tij”

  1. Lame Cekani says:

    Per nji vic m’xu nota josht!
    me keq do behet. Per 2013 vrasjet dhe terrori do bejne kerdine.
    Keshtu vidhen me lehte zgjedhjet, Ujku mjegull do. Nuk i plas per viktimat e popullit!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

  2. bija e Zotit says:

    Phu, farë e fëlliqur. Popull krimogjen.

    1. artiles says:

      Fjale e gjetur, tamam per dike qe e ka gjakun ne gjak.

      Fjala duhet te futet ne fjalorin e gjuhes shqipe, (si nje mesazh per ti kujtuar vetes dhe brezave qe do te vijne se sa poshte kemi rene), me spjegimin e meposhtem:

      “K-R-I-M-O-G-J-E-N, ndjenje per te vrare dike per hiç-mos-gjë që u shfaq ne menyre te theksuar tek shqiptaret e viteve 2010-20xx”.

      Nese gjen ndonje spjegim tjeter eshte mese i mirepritur.

  3. Bono says:

    A me te lumsha pallen o popull brekgrisur dhe kulture zero. Doni ate xhaxhin juve se ai ju qeveris mire.

  4. Dean says:

    Ja,ky po qe eshte shkak me vra vllaun.Nuk u ben bagetia e vllaut me u fut ne tokat e vllaut tjeter,se asht mekat ene e denon ene Zoti vet.Bravo,o gamor malesh,bravo. Ohhhhhhhh,sa mire me ken shqyptar,ohejjjjjjjjjjj………..

  5. eg says:

    ka pas faj se nuk ka bo “pune bindse” me delet,me kujtovi bashkbisedimin e behar meres me gomarin(humor).

  6. Shen Kozmai says:

    Barbarian……….

    1. mimi says:

      dhe grate e tyre jetojne te lumtura
      …..

  7. mimi says:

    dhe grate e tyre jetojne te lumtura…..

  8. shqiptari says:

    Po pse o komentues parazite, ky eshte populli? Une per vete nuk vras. Do te thote kjo se une nuk jam shqiptar?

    Boll me keto komente nihiliste. Nuk shahet populli yt. Vetem te huajt e nxisin dhe deshirojne kete qendrim antipopull.

    Kriminelet kane dale ne skene te pare pasi shteti yne eshte kafshe, hajdut e gjakatar.

    Prandaj mos peshtyni lart (popullin) se vete do ju duhen picetata.

  9. l says:

    Lirija e ime mbaron ku fillon e jotja..Keto fjale ne SHqiptaret dikur nuk i dishim sepse ishte sistem tjeter.Me ndryshimin e sistemit po i mesojme me nje menyr te dhuneshme dhe” grate e tyre jetojne te lumtura”??.TURP PER SHqiptaret.

  10. rexha10 says:

    Problemi i madhe i SHQIPTAREVE eshte se : NUKE E KEMI NE TRADITEN TONE ,ATE TE QENURIT TE QETE E TE DURUAR .KJO NDODHE- MIDISE NJERI -TJETRIT .QOFSHIN MIDIS VLLEZEREVE ,APO KUSHRINJEVE.POR PERSA I PERKET PROBLEMEVE QE LINDIN NGA ATA QE TE QEVERISIN ,NE RRIJME SHUME URTE ,PATHUAJSE NUKE NDIHEMI FARE.JANE 2 GJERA
    1-O NEVE NA MUNGON KULTURA
    2- OSE NE RROJME ,APO JEMI MESUAR TE RROJME GJITHMONE ME FRIKE.

  11. elinor says:

    “E vrava” – thote – “se m’i ngrehu nervat”!!
    Po mire mor, a s’dite “me e kap n’shtjelma a” po t’u desh me e sharru n’tomatik?! Po a ke harru sa here keni lujte bashke kur ishit fmi a, apo edhe atehere t’kishte pase hi ne prone tande??! Ptuuu, t’paste zane frymen qumshti i lokes!

  12. vrituni same shume says:

    Epo kshtu eshte kur je i trashe dhe nuk ke men…
    Pranai ne tani po japim fytyren tone jena popull injorat
    Po a vritet vellai per nje cope toke.
    Prandai mu tani kjo nuk me bene pershtypje.
    Bana vret djalin,djali vret none,vellai vret vllane.
    Ky eshte realiteti ne Shqiperi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje