Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi, është shprehur në një intervistë për “Shqip” se kompetencat që iu jepen institucioneve hetimore jo gjithmonë duhen të konsiderohen negative. Ai nënvizon se është e nevojshme që njerëzit që emërohen në këto poste të kenë integritet dhe të jenë profesionistë. Sipas Klosit, emri i prokurorit të ri do të ishte garancia kryesore nëse ky institucion i rëndësishëm do të keqpërdorej apo jo në lidhje me përgjimet.
“Prokurori i Përgjithshëm, për pozicionin kushtetues që ka, nuk përbën ndonjë rrezik për njerëzit normalë. Në konditat e një krimi në rritje dhe ashpërsimi të tij, kompetencat e pretenduara mund të ndihmojnë në punën e prokurorisë. Por edhe këtu problemi i vërtetë është se kush do të jetë prokurori i ri dhe sa i bindur do të jetë ai ndaj atyre që do ta zgjedhin”, shprehet Klosi.
Ndërsa përsa i përket rolit negativ që SHISH mund të ketë në procesin zgjedhor, Klosi deklaron se i trembet dhunës psikologjike që përfaqësues të këtij institucioni mund të ushtrojnë tek qytetarët.
“…I trembem shumë dhunës psikologjike, që mund të ushtrohet mbi të pavendosurit apo të lëkundurit, për të mos dalë në votime, sidomos në zonat rurale, gjë që dihet se është në favor të dhunuesve”, pohon ai.
Fatos Klosi ka deklaruar se kreu i ri i SHISH, Visho Ajazi, ka qenë i përzier në procesin e manipulimit të zgjedhjeve në vitin 1996. Klosi deklaron se këtë e ka kuptuar pasi Lika kishte ikur nga puna në këtë institucion dhe ai kishte pasur mundësi të kontrollonte dokumentacionin.
Keto i dime edhe ne zoti Klosi!
“Perzier” eshte nje term shume i papercaktuar. Bjeri drejt; Visho Ajazi Lika gopi i semes, personalisht, ka manipuluar zgjedhjet e 1996 dhe duhet te ishte denuar per kete krim.
Ai, ne vend qe te denohet, ringjallet ne detyre ne rang me te larte dhe do manipuloje akoma me shume. Per kete merite eshte zgjedhur!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html
duhen besuar te gjitha cfare thote ky klosi se ka pervoje ne kete pune se edhe ky ka bere dhune e presion kur ishte ne krye te shish kjo eshte tradita shqiptare nuk do ndryshoj kurre ike saliu vjen edvini nje m…. jane mjere populli se politikanet i kane punet ne terezi e shifni tash ai mete qe u kap si m… ne kepuce te saliut tash po filtron te kapet ne kepuce te edvinit edhe pse u vrane 4 njerez per videon meta-prifti edvinit nuk i behet vone do vetem te behet pak kryeminister le te vriten njerezit kot keto politikan te hedhin ne gryke te pushkes dhe su plas fare se vrite apo jo se leni jetim apo jo vetem te vine vete ne pushtet
Denis,po ta njihje sadopak,nga afer Fatos KLOSIN,do ta dije se eshte nje njeri qe e perbuz dhunen.Fatos Klosi eshte nga ata njerez te rralle ne Shqiperi qe ka per bibel punen dhe atdhetarine.TUNG.