Fill pas kalimit të ligjit në Parlament, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur hetimet për ata zyrtarë të cilët kanë deklaruar shuma të mëdha të marra hua apo në formën e dhuratave. Në një intervistë për Albanian Screen, kreu i këtij inspektoriati Adriatik Llalla tha se janë evidentuar një numër i lartë zyrtarësh apo personash të tretë për të cilët kanë nisur hetimet ndërsa në mjaft raste kemi shpenzime të cilat tejkalojnë edhe pagat vjetore të zyrtarëve ku ligji i ri parashikon deklarimin e tyre kur kalohet shuma e 500 mijë lekëve.
“Konstatoj se mjaft zyrtare shpenzojnë për nevoja të ndryshme të tyre. Shuma që kalonin dhe të ardhurat e tyre vjetore. Tashmë këta shtetas, këta zyrtar do të kenë detyrimin ligjor për të deklaruar të gjitha shpenzimet e kësaj natyre. Por jo vetëm zyrtarët, por dhe shtetasit të cilët dyshohen se do të kenë lidhje pasurore me zyrtarët. Ne kemi filluar proceset e hetimit administrativ ndaj një kategorie shtetasish të cilët provohet se kanë lidhje interesash pasurore me zyrtarë. Kemi në proces hetimi mjaft raste të kësaj natyre, të cilat besoj se do të bëhen publik në periudhat në vijim”, tha Adriatik Llalla, kreu i ILDKP.
E në një kohë që pritet dhe një shtim i numrit të kallëzimeve pranë prokurorisë, ku krahas gjobave ligji parashikon dhe burg deri në tre vite, Llalla thotë se me organin e akuzës vijon i njëjti problem. Vetëm pak kohë më parë në raportin e ILDKP-së dërguar në parlament, inspektoriati shprehu shqetësimin e pushimit të dosjeve nga Prokuroria.
“Marrëdhëniet me institucionin e Prokurorisë për të cilat ne herë pas here kemi ngritur shqetësimin tonë vijon të jetë i njëjti problem që besojmë se do të gjejnë zgjidhjen e duhur në periudhën në vijim”, tha Llalla.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të ketë kompetenca të reja dhe do të ketë mundësi të anulojë vendimin në rast se konstatohet konflikt interesi. Ndaj deputetëve mund të merret masa disiplinore, ndërsa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që veprojnë në konflikt interesi, ILDKP-ja kërkon nga Gjykata që t’i detyrojë këta të fundit të dëmshpërblejnë për dëmin e shkaktuar ndaj institucionit.
Me nje fjale sa te jete Sala ne pushtet s’ka per tu bere asgje, thjesht do permisohet kuadri ligjor
Maçoku ka varur zilen ne qafe dhe eshte turrur ne ndjekje te minjeve…
rrofte ILDKP dhe Partia qe e drejton… ma hengri te semes edhe korrupsioni!!!!
O “TEMA” e keni per humor (per te cilin kemi shume nevoje)… apo nga lodhja me qe po punoni per dite djele???
KY ESHTE THJESHT NJE COPE INJORANT, DHE USHTAR I SHPELLARIT!
Turp o BAMIR Top Futbolli, per emerimin e ketij te paafti dhe te korruptuari!
Jo vetem kaq, por eshte kokrra e batakçiut vete.
Kur lexon se ky instuticion i drejtuare nga Adriatik LLalla si kelyshe dhe zorraxhi i Sali berishes po kontrollon dhe po heton, per parat e zyrtareve, huate dhe dhuratat e pushtettareve e hajduteve me te medhenje qe ka njohur vendi jone si ilir meta e kompani te vjen te mendoshe se me ne funde dicka do te behet.
Por kjo nuk zgjate shume se sapo te ndegjoshe lajmet dhe bemat e ARBEN IMAMIT,SHITJEN ALBETROLIT,SHITJEN E GJITHE PASURIVE NATYRORE TE VENDIT TONE,PERFUNDIMIN E GJYQIT TE HAJDUTIT ILIR,E DRITAN PRIFTI e kupton shume mire se cfare do te ndodhi.
NE QE NDJEKIM LAJMET E INFORMACIONET NGA MEDIA PUSHTETARE E AJO OPZITARE E DIME FUNDIN E KONTROLLIT TENDE ZOTI ADRIATIK. KETE FUNDE TE KONTROLLIT E DI SHUME MIRE I GJITHE POPULLI JON, JAME I SIGURTE SE EDHE TI E DI POR TE SYGJEROJME: MIRE QE NUK JE I ZOTI PER KETE PUNE POR MOS DIL E TE BEHESH GAZI I BOTES.Nje gje eshte shume e vertet qe ju jeni te pa zot e pa turp.
Mos e ngarkoni me faj zotin Adriatik LLalla se mafja shtetrore nuk pastrohet nga nje person qe nuk ka asnje lloj force perveç denonsimit.Po te ishte drejtesia e pamvarur, atehere do kishi te drejte. Kesaje i thone po te kishte halla k… do ti thonin daje.
Kto jane prrallt e neveritshme te dites,hetim ska patur,e zdo te kete kurre,me kyte pushtet,ka paralizuar DREJTESINE organi qe do tu jepte denimin qe meritojne kta hajdute e vrases,mashtrues te dalur bojet.Ka ndonji raste deri tani,qe shkoje ndonji hajdute,pushtetare ne burge,jo,jo mendoje duhet tju vije turpe edhe per shkrimin e pa vlere,apo do tju thoni shqiptarve,qe ne vjedhim,e jemi te pa prekshem,kemi plakun e familjen e tije qe na mbrone.
Une nuk kam asnje shprese se Llalla do te zbardhi ndonje gje. A e kuptoni qe hadutet jane bere trima dhe i deklarojne parate pa teklif? Si ka mundesi qe nuk eshte kapur asnje zyrtar i rendomte e jo me zyrtar i larte? Kohe te keqija do te vijne. As keto fjale qe po shkruajme nuk do ti shkruajme dot. Lakun e kemi ne fyt, por ende nuk po e kuptojme?
KY Llalla osht robi mo i papame qyshkur na tha se Ed Roma ka tre mije euro borxh e osht pa shpi! Prej ktu dujej te kishte fillu hetimin!!!! Edhe i thone se osht i Sal Berishes kur e kane zgjedhe Bamir Topi me socialistet!!!!
LLALLE, moj LLALLE, unë hedh ujë ti prapë…Populli në këtë shprehje frazeologjike, thotë e bardhë. Po kjo eshte bash faqja e zeze.
Precdenti Nishani, nga intervistat duket se eshte “trimeruar” atje ne SHBA dhe kaloresi i fytyres se vrerosur do te nise sulmin ndaj “kultures se pandeshkueshmerise”. Aferim!
Ti LLALLE, di gje, b.f, per Qemal Ataturkun?
IDKP-ja (duket si shkurtim i ilaçit kunder minjve), pra Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, qe ta bekoi Zoti Taksapagues, duhet te kete vetem nje NEN te “KUSHTETUTES” te tij, siç ia bente Qemal Ataturku: Qe nga ky moment (kur zihen me preshë ne dore, se keshtu era “hudher”, thuajse u vjen te gjithe zyrtareve, te transfuzionit PD-ist e LeShlI-ist)kjo shtepi, kjo pasuri, keto prona etk, etj SHTETEZOHET! Dhe s’ka nevoje më per kurrgje tjeter. Absolutisht! Keshtu, vec tjerash, nxirrni edhe fondet per grevistet e urise, per te pastrehet dhe nga 55 multimilionere, me 7 miliard Euro (a$)pasuri, a e di se sa do te zbresin? S’ta pret mendja. Po ju, as ustai i juaj Sali Berisha dhe ustallaret e shperndare ne subjekte brende dhe jashte politikes asqe keni ndermend te zbatoni kete NEN, kurre! Ju luani shfaqje, shfaqje te turpshme. Dikensa te mbaruar jeni, pra prestigjatore te perkryer, qe iluziononi popullin, ne sirane tuaj.
Turp!
Sa do te kisha deshire te dija se si ke ardhur ne ate post, ku e ke valixhen prej derrasash te nxenesit e studentit, ne cilin vend ke mbajtur rradhen e qumeshtit ti dhe ca Florinje te tjere te medemek Inspektoritatit, ke ngrene ndonjehere dy vetë me nje latë, ke bertitur koridoreve “Kush ka lata darke? etj etj.
Po mire kur ky kaposh ka qene prokuror c’kabere. Apo te shkuara te harruara. Ky kujton se nuk e njeh njeri!!!!!!!!!!?? Po o trim po. Nuk te ben Sali shpella Prokuror te pergjithshem se dhe ti si presidenti je ulog, e veremli
Po sic ke mbiemrin keshtu i ke bere punet kur ke qene prokuror bibe bile hirre po si qen i bindur qe je merresh me ishet e jo me berishet