Flet ish- e fejuara e italianit që futi në kurth Asllan Patriotin: Është mashtrues!

20 Tetor 2012, 17:10Politika TEMA
Flet ish- e fejuara e italianit që futi në kurth Asllan Patriotin:

Nga Habjon Hasani

Një biznesmene shqiptare, ish e fejuara e Massimiliano Nicolinit, tregon ekskluzivisht për Shqiptarja.com historinë e njohjes me italianin, prezantimin e tij pranë familjes, ngritjen e gjashtë bizneseve me të në Tiranë, por edhe përfshirjen në historinë për makinën që duket se ka futur në burg një nga koordinatorët e grevës së urisë, Asllan Patriotin. Ish e fejuara e Nicolinit pranon se që nga qershori, për makinën “Jaguar” është thirrur disa herë në prokurori dhe ditën e djeshme, ka pasur edhe një tjetër ballafaqim me italianin.

Zonjë në ç’rrethana e keni njohur shtetasin italian Massimiliano Nicolini?

E kam njohur përpara dy tre vitesh dhe kam bashkëjetuar me të për disa muaj. Ishim thuajse të fejuar, sepse ia kam prezantuar edhe prindërve të mi. Aktualisht kam një problem të madh me të, sepse është një mashtrues dhe po përpiqet të më hapë probleme duke mashtruar në prokurori për mua.

Për çfarë mashtrimesh e keni fjalën?

Në muajin qershor më ka akuzuar mua në polici se i kisha vjedhur makinën. Është një makinë tip “Jaguar”. Ka qenë gjithçka e sajuar. Më thirrën në prokurori dhe po më pyesnin sikur kisha kryer krimin më të madh. I thashë prokurorit “Po mirë more zotëri përpara se të vish te unë, a kontrollove, a e pyete këtë njeri se në ç’vend e kishte parkuar makinën ai”? Kam bërë vajtje- ardhje në prokurori gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ditën që Massimiliano ka bërë denoncimin, policia ka mbajtur gjithë natën shoferin tim në komisariat dhe e kanë traumatizuar i thoshin trego ku e keni fshehur makinën.

Mos bëhet fjalë për të njëjtën makinë vjedhja e së cilës implikoi dhe grevistin Asllan Patrioti?

Nuk e di, por besoj se po, pasi ai vetëm atë “Jaguar” ka mbajtur mesa di unë, megjithatë nuk jam e sigurt. E pashë dje në prokurori, e pashë krejt rastësisht, sepse më kishin thirrur dhe mua për çështjen e makinës që vazhdon që prej muajit qershor. Më erdhi për të vjellë kur e pashë atë mashtrues, ishte i shoqëruar dhe nga dy persona që dukeshin si policë të “Renea”-s.

Ju vazhdoni shkoni në prokurori ende për çështjen e asaj makine?

Kam që në qershor po të them që më është bërë ferr kjo punë. Ndoshta prokuroria dhe policia e mbështet pasi unë prokurorit i kam dorëzuar edhe dokumente të kompanive që dikur kam qenë ortake me të dhe i kam thënë “urdhëro zotëri, hetoje sepse i përdor kompanitë që ka krijuar me ne dikur këtu në Shqipëri për të bërë afera dhe mashtrime ndërkombëtare”. Më ç’kam kuptuar unë materialet që unë kam dorëzuar, as i kanë lexuar fare në polici dhe prokurori. Nuk e di pse nuk janë marrë me ato që u kam treguar unë hetuesve.

Për cilat kompani e keni fjalën, sepse zoti Nicolini ka dy kompani të regjistruara në Tiranë dhe ju nuk figuroni në asnjërën prej tyre….

Ju nuk keni kontrolluar siç duhet, ka të paktën gjashtë kompani të themeluara prej tij në Tiranë, kompani në disa prej të cilave jam dhe unë aksionare, por edhe shtetas të tjerë italianë dhe shqiptarë, që të gjithë jemi “peshqit” e tij pasi që të gjithë flasim e komunikojmë me njëri-tjetrin pasi na ka mashtruar të gjithëve.

Prokurorëve ua keni thënë këto gjëra?

Sigurisht që ua kam thënë, u kam thënë edhe më shumë se kaq. Por kanë pesë muaj që merren me makinën dhe me budallallëqe dhe unë e di se ç’kam hequr, nuk jam mësuar asnjëherë të bredh dyerve të policisë dhe prokurorisë, kam parë gjithnjë karrierën dhe punën time dhe jam marrë me biznesin tim dhe punët e mia.

Konflikti juaj me zotin Nicolini erdhi pas mosmarrëveshjeve në biznes?

Jo, jo, s’ka lidhje fare. Unë jam zënë dhe ndarë me të për çështje që kishin të bënin me lidhjen tonë dhe tradhtitë e tij dhe më vonë kam mësuar dhe investiguar se çfarë bënte ai njeri me kompanitë që i kishte themeluar me mua dhe me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë.

Keni qenë të fejuar thatë?

Kemi bashkëjetuar dhe e kam prezantuar edhe me familjen në mënyrën më zyrtare të mundshme, a nuk është fejesë kjo?

Neve na rezulton i martuar në Itali ai, edhe me fëmijë madje….

Unë kam investiguar privatisht dhe s’më rezulton të ketë martesë, në kuptimin ligjor, pra celebrim. Fëmijë ka, me bashkëjetuese të tjera, të cilat i mbante të fshehta dhe që më vonë kuptova se i kishte mashtruar dhe shfrytëzuar njësoj si unë. Kam marrë kontakt me njërën prej tyre në Itali dhe historitë tona janë si dy pika uji, mashtrues perfekt, i tmerrshëm. Mashtrues jo vetëm me femrat por edhe me ortakët dhe bashkëpunëtorët e dikurshëm, që unë i njoha prej tij, se ai i sillte në Shqipëri dhe që tani flasim dhe komunikojmë me njëri tjetrin pasi na ka futur në të njëjtin thes të gjithëve, të gjithëve na ka përdorur e mashtruar.

Në fakt në Itali është shkruar për të, hiqej dhe si konsull i Shqipërisë në Breshia apo jo?

Jo vetëm, por unë deri vonë e dija se ishte konsull i Vatikanit në Tiranë.

Në fakt nuk rezulton të ketë qenë ndonjëherë………

Po ç’konsull more, kështu e dinin të gjithë të gjithë na ka mashtruar. Mashtrues perfekt, imagjino çdo të diel në orën 10:00 shkoja në kishë me të, çdo të diel, nuk i shpëtonte asnjë detaj, ndaj na e hodhi të gjithëve.

Çfarë menduat kur dëgjuat për arrestimin e grevistit?

Sot e kam marrë vesh në fakt, e pritshme është nga ai. Megjithatë mendoj se e gjitha kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Ka mashtruar aq shumë njerëz si këtu si në Itali sa do vijë momenti dhe do dalë zbuluar. Ai është shumë i zgjuar dhe shumë i aftë, mendoj se nëse nuk do të kishte këtë karakter mashtruesi do kishte ecur qetë dhe shumë përpara në biznes. Por mesa konstatoj është ngatërruar edhe më keq tani.(shqiptarja.com)

19 komente në “Flet ish- e fejuara e italianit që futi në kurth Asllan Patriotin: Është mashtrues!”

  1. Treviso says:

    Saliu ka gjetur njeriun e duhur per te dalur nga situata qe e ka zene.
    Keshtu i don Partia Demokratike antaret e saje .Nuk e di a e kane paisur me teseren e partise.
    Ato prokuror dhe ato gjykates qe jane marre me kete çeshtje duhet te arrestohen urgjentisht dhe fotografite e tyre te publikohen ne te gjithe shtypin shqiptar.

    1. raimondi says:

      Ah c’ta paska bere mire ty moj budalacke !

      Ca femra hajvane qe kemi ne o zot !–Keto shqiptarkat jane ca femra te pista qe nuk ka ne bote

      Femra me personalitet zero

      Keto mjafton te jete i huaj , pa edhe mut te jete shkojen pas tij si
      dele

    2. Mondi O. says:

      Po ne nuk na dalin keta mashtrusat tane qe kemi ne qeveri, po na vijne edhe keta te huajt!!!???
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi-i-ka-dhene-provat-qe-eshte.html

  2. fule says:

    Akoma nuk eshte ndryshuar Prokurori i Pergjithshem dhe shiko se c’behet. Pa le kur te vije ndonje dudum i Sales

  3. beni says:

    Duam foton e gjykateses, Meroooooooooo!

  4. Ledi says:

    Per 700 euro Saliu ben namin, per 700,000 euro heshtin?

  5. shvejk says:

    Pse fyle si mendon ti,Ina Rama nuk eshte e Sales?

    1. fule says:

      po normale qe aty perfundojne te gjithe

  6. Rexho says:

    Cfare foto do per te. Shiko foton e Sashenkes se zgjedhjeve dhe nje fytyre kane te gjithe keta gjykates.

  7. paskuqani says:

    Edhe ai mashtrus po edhe kto qe jan ngatrru me te, ket gjo i kan pelqy ITALIANIT, panvarsisht se tani e kan honger prej atij,por mendoj qe kur jan lidh me kte njeri ja kan dit shum mir huqet, po si kjo edhe te tjeret kan hec me mendimin qe mu nuk ka per te ma fut, po do me maj per ortak,kur i ka dal ndryshe me ITALIANIN, tani kta te tjeret na hiqen per te ndershem dhe se ITALIANI ja ka fut,mir ja ka bo si ksaj bukuroshes dhe te tjerve,pas njezet e kusur vjetesh qe jetojn ne kte sistem kta njerez, nuk e msuan qe ndershmeria esht virtyt i budallait,akoma nuk u bon njerez kta,

    1. Hithri says:

      E ke gabim paskuqani.

      Njerez si ky ka ne tere boten. Ata kane aftesine te mashtrojne te gjithe njerezit rreth tyre ne menyren me te persosur, hiqen si njerez te devotshem, njohin psikollogjine e njerezve me te cilet kane te bejne dhe e perdorin ate qe t’i mashtrojne. Ne shqiperi ne perdorim fjalen “MASHTRUES” per kete soj, ne bote njihen me nikun CON MAN. Shikoje filmin CATCH ME IF YOU CAN, me Leonardo Di Caprio. Kur i zene keta, bashkepunojne me qeverine. Ketu ne amerike eshte i njohur rasti i nj me presh ne duar behen hafije te qeverise. Eshte nje i tilli ketu ne amerike qe pasi u kap bashkepunonte me FBI per te kapur CON MEN-et e tjere. ( Filmi qe te permenda me duket se eshte bere per te)

      Edhe ketij i ka dale boja diku dhe ja ka “perdredh” qafen sala e kompani dhe e perdorin tashti si i do qefi. Ato komapanite qe permend kjo vajza me siguri perdoren per te lare para pislliqesh te ketyre palacove te qeverise tone.

  8. beni NY says:

    A te pelqeu ty Nicolini per aq sa kohe mendoje se do i mirrje parate. Kur ste doli gje apo kur te la atehere doli mashtrues.
    Ju femrat shfrytezueset dhe parazitet e Shqiperise na e krijuan imazhin dhe perceptimin me te ulet ne te huajt.

    Zoti na ruajte nga Ju te mashtruese dhe te mashtruara

  9. LIQUID says:

    O ben ,te gjitha femrat jane shfrytezuese ,nuk jane vetem ato shqiptare ,ka edhe italiane qe ta marrin shpirtin po e bejne me stil nuk dalin haptas ,ndersa femrat e huaj ta thot troc ,ky eshte ndryshimi

  10. alban4eva says:

    si gjithmone ne shqiptaret na pelqejne te shohim gjurmet, jo ujkun.. tani, nese kjo shqiptarja eshte kurve, apo e ndershme, pak rendesi ka, thelbi i muhabetit eshte qe mashtruesi italian qe kerkohet nga ligji ne Itali, eshte perdorur nga qeveria naziste e Berish kafshes per te hedhur balte dhe akuzuar grevistet, qe ti degjeneroje dhe diskretitoje sa me shume.
    kurse ju kapeni, “i pelqeu shqiptares me italianin”, “jo po femrat shqiptare jane budallaqe, sic thote raimond lepiresi” , “jo po tani keshtu, po tani ashtu”..
    me pak fjale, muhabete koti, boshe.. Sali shpella po ben cte jete e mundur te hedhe balte mi greven, sepse po e shef pisk gjendjen, kurse ju merreni me bishtin e dhelpres, e lagu nuk e lagu..

    1. rinia says:

      NE PERGJITHESI ITALIANET JANE PORKA MIZERIE.
      BURRAT TANE KANE DIFEKTET E VETA POR KURRESESI TE NDYRE SI ITALIANET.
      POR PER MENDIMIN T DUHET TE DALI ASLLANI DHE TD FUSIN KETE KAMORREN.

  11. Fllad says:

    Shkurt muhabeti, qenka nje fare lloj Fazllici italian qe punon ne katet e poshteme, me ata qe mbeshtesin kryecubin serb.

  12. Shen Kozmai says:

    tani ky asllani ja ka marr 700 euro italianit apo jo? nqs po atehere eshte e kote qe merremi me italionin jo mashtrus jo maskara etj etj.aslloni ja paska fut ke eurot,italioni ja ka fut me prokurori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje