Kur duhet shoqëria civile, duket se mungon në takim. Kjo ka ndodhur çdo herë që reflektimi qytetar ka qenë i domosdoshëm. Në facebook, në komentet e pafiltruara në faqet on line të gazetave, thirrja është unanime, plebishitare, gjithëpërfshirëse: duam shoqërinë civile të na drejtojë! Kjo ndodh sa herë që digjet një ish-i përndjekur, sa herë pritet një kokë vajze 18 vjeç, sa herë kemi frikë nga shteti. Kjo ndodh edhe për situata më personale, kur ngelemi si në mesjetë pa drita, kur qeveria nuk llogarit pensionet, kur paraplegjikët injorohen në tmerrin e tyre. Refreni është njëlloj. Kur policia sulmon tifozët, kur na vjedhin në autobus, kur s’na pëlqejnë këngët e festivalit, kur humbasim një tender, apo nuk na japin çertifikatën, duam shoqërinë civile të tregojë veten. E duam ditën, apo dhe natën, sa herë zoti në qiell nuk na zgjidh lutjet, shoqëria qoftë dhe pak civile duhet të bëjë magjinë. Raporti midis nesh dhe saj është në nivele WuDu-je, me zgjidhje gati si me një kafe turke të kthyer mbrapsht. Shoqëria civile thotë se ke një rrugë të largët. Një siklet që ke ktë javë do të zgjidhet nga një person që i fillon emri me M. Ke dikë që nuk të do, po nuk ka se çfarë të bën. Ti ke shoqërinë civile.
Një ditë përpara se të kuptohet se korrupsioni i sistemit të drejtësisë nuk është histori abstrakte me piratë, por një histori që herët a vonë na ka palë, nuk mendohet se shoqëria civile ekziston. Kur jeton në Gërdec në 14 mars të 2008, nuk di se ka projekte, se duhet shteti, se njerëzit që flasin kanë dhe një funksion publik. Por një ditë më pas ne kuptojmë se bota që kishim është fshirë. Shteti nuk mjaftoi dhe duhet shoqëria civile.
…
Shoqëria civile që presim, në fakt jemi ne. Ndërgjegja kolektive është ajo që krijon mundësinë për të pasur dhe një reagim civil si shoqëri. Në një shoqëri të trembur si e jona, kur themi “shoqëri civile”, i bëjmë apel NIPT-eve të regjistruara në gjykatë. Duket sikur në këtë moment dikush që i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar të regjistrohet, ka një nivel më të lartë arsyetimi se të tjerët. E pazakontë që një popullsi i kërkon të regjistruarve të vetë në tatime të ngrihen me forcë kundër shtetit.
Shoqëria civile, si shumësi subjektesh të regjistruar, ekziston pikërisht që të jetë si valvul sigurie e sistemit. Këto subjekte konsumojnë bindjet e përgjithshme dhe këtë veprim e quajnë sensibilizim. Në momentet kur situata është e keqe, OJF-të duhet të tregojnë edhe një herë atë që të gjithë e dinë. Kjo krijon efektin e “shfryrjes” në kuadrin e lirisë së shprehjes, dhe rrit artificialisht iluzionin se të paktën në zgjedhjet e tjera ata që kanë vesh do të kenë kuptuar.
Shoqëria civile, hiq shoqatat e gjahtarëve, nuk ka armë dhe si e tillë nuk mund të trembë seriozisht. Shoqëria civile e regjistruar në gjykatë si OJF tregon se pjesëmarrja në këtë lloj organizimi është tejet e fragmentarizuar, në grupe me nga tre deri në pesë vetë. Shoqatat shkojnë nga 20 deri në 30 vetë. Pamundësia për t’u organizuar është po në nivelet e shoqërisë civile të paregjistruar nëse kjo do tentonte të organizohej mbi baza familjesh. Në këtë rast thirrja e një kryetari shoqate do ishte po aq kaotike sa ajo një kryetari familje normale. Burrë, grua, e një fëmijë.
Në shoqërinë civile punojnë njerëz të zakonshëm që mund të punonin në të njëjtat kushte dhe në një bankë të nivelit të dytë. Po askush asnjëherë nuk ka kërkuar të organizohet në një protestë nga punonjësit e bankave. Nuk ka evidenca statusesh me trishtimin se “tellerat” e bankës po i lënë në baltë qëllimet e një bote më të mirë. Rasti i vetëm i një revolte të imagjinuar nga një punonjës i tillë do të ishte Marlin Manson. Po sidoqoftë nuk do të bënte ndryshim të madh në një shoqëri që digjet, një këngëtar që provokon me cica fallco.
Statuset e shoqatave flasin për organizime për mbrojte të ariut Panda, të peshkut të kuq të liqenit artificial, të grupit të shqetësuar për politikat në BE, dhe të juristëve që zbërthejnë ligje nga një qofte trajnimesh tek tjetra.
Nga cila prej këtyre kategorive presim që të dalë në krye të mërzitjes popullore? Që ta bëjë atë të arsyeshme aq sa të mbrojë më të dobëtit e vet? Nuk besoj te “Grupi i bimëve medicinale”, as te “Mbrojtësit e traditës së fshatit Ploçë” në jug të Shqipërisë.
Po përse presim nga “Organizata për sushi cilësor” që të jetë më e ndjeshmja në të përditshmen tonë?
…
Skizofrenia që tregohet në facebook po bëhet shqetësuese dhe në një farë mënyrë e mirë organizuar. Kërkohet nga një qenie e paqenë, organizimi i të gjithëve, dhe kjo nuk është e rastësishme. Mërzia duhet të shprehet në mënyrë të paorganizuar, se vetëm në këtë mënyrë dhe vetë dhimbja bëhet qesharake. Pas të qeshurës së hidhur vjen gjithmonë ekzaltimi i më të fortëve, njerëzve të pushtetit. Monotonisht, pafundësisht.
Duket sikur shoqëria është aq sadiste sa ndjen kënaqësi nga dhimbja e më të dobtëve të saj. Kjo mund të jetë dhe e vërtetë, por nëse është kështu nuk ka shpëtim
…
Berishës i duhet që protestat kundër tij të jenë jo politike. Kjo jo se njeriu më apolitik i këtyre 22 viteve ka ndonjë reflektim për mënyrën dështake me të cilën bëri politikat e këtij këtij vendi. Por me mënyrën e tij perverse ai shfrytëzon kompleksin e njerëzve të ndershëm në Shqipëri, atyre që meqë nuk e ndalojnë dot të keqen, u mbetet veç të mos behën palë me të. Ai shfrytëzon siluetën e pavërtetë të një shoqërie civile fantazëm për të shmangur opozitën nga lufta, për të pakësuar mundësinë e një fronti unik, ndaj një Kryeministri që të le të digjesh. Nuk të përfill në protesta edhe nëse flijohesh. Një Kryeministër që brutalisht i heq thelbin demokracisë, e që me zhdërvjelltësi akuzon ish-të persekutuarit politikë se po bëjnë politikë, duhet sulmuar politikisht. Me armën më te fortë që kemi: OPOZITËN. Shoqëria civile që ne presim nuk do të vijë kurrë, por ne mund të vazhdojmë ta presim duke qenë se justifikimi i pritjes është i pranueshëm estetikisht.
Ando, fol me Dobrushin qe te bej nje thirrje per projekte qe lidhen me te perndjekurit e ti shohesh si turren vemjet e shoqerise civile per naj llokme. Ose thuaj te perndjekurve te deklarohen gay qe te dalin e ti mbrojne keta te Ambasades PINK me paret e hollandes.
Perndrshe harroje se levizin pa xhixha se jan mesu me ju hedh naj kocke dikush…
Populli shterpe i katunareve kerkon shoqeri civile.. shoqeria civile eshte per popuj me ndergjegje, qyteterim e kulture, jo per barinj te renduar nga pordhet e krenarise qe shqepen gjithe diten me kafe raki e cigare. Popull qesharak e deshtak.
andi ketu behet pak konfuz. Shoqeria civile nuk jane thjesht ojf. Jane artistet, shkrimtaret, publicistet, profesoret. dhe keta jo thjesht dalin ne demostrata por ndergjegjesojne popullin. Cfare do ndodhte psh nqs margarita xhepa me tinka kurtin do solidarizoheshin me grevistet. Ose mihal luarasi me editin. Ose aktoret e teatrit do bojkotonin shfaqjet si perkrahje ndaj grevisteve. Apo Minarolli me Diamantin do jepni dorrheqjen. Atehere qeveria do vihej ne nke rrethim social shume ne te forte sesa politik. Por po kuptojme ndoshta qe ne ketu nivel ndjeshmeri njerezor nuk kemi. Dhe pikerisht nga ata qe duhet ta kene te paret.
si shpjegohet po te mbledhesh te gjithe opinionistet,behen me shume se sa shoqeria civile,ky eshte nje handikap qe tregon se si individ jemi bashkohore ndersa e mare si grupim shoqeror jemi primitive,nul fare,per mendimin tim ktu i calon gomari shqiptarit
Po ky tipi vet fut surratin e tij ,ne cilen shoqeri ,
ne derdellisjet publike te medias !
Shoqeria civile:
Po te shkonin tek greva:
-Artan Hoxha-SRB do ta akuzonte per spiun te sigurimit
-Henri Cili- do ta akuzonte hajdut pulash dhe kumbllash.
-Fahri Balliu-do ta akuzonte si sherbetor te regjimit te E. Hoxhes.
-Frrok Cupi- per sherbetor te regjimit dhe spiun,
-Artur Zheji- te perkedhelurin e cdo regjimi.
-vet Jozin- do ta akuzonte “dizenjatore”, apo lavire.
He pra, kush guxon te quhet shoqeri civile, qe perkrah dike qe eshte kunder qeverise..
O Iliret jam dakord me te gjithe keta psudocivic socity qe ke permendur por ke harruar njerin qe eshte me i neveritshmie me bythelepirese qe ka henger dhe vazhdon te haje nga te dy anet qe prej 20 vjetesh. Edhe ai eshte sigurisht prej…. lezhe si lesi, frangaj, cupi etj dhe pseudonimin ne kohen e xhaxhit kur spiunonte te tjeret e ka pasur Holta ose shqip remzi lani nje drejtor fallco, injorant i nje instituti fallco qe ka gati 20 vjet qe vjedh leket e gazetareve me gjoja trajnime. Habitem sesi mero qe ndodhet ne nje situate te tille financiate nuk e demaskon kete spekullant ordiner. Kete puthadores te cdo regjmi.
shoqeria c….dhe ojq -te dhe te gjitha keto lloj organizimesh jane ganityra e sigurte e pushtetit post komunist .
ato komandohen nga nomeklature e besuar dhe me emerime fikse dhe te pa ndryshuara
ne ndryshim nga sindikatat shqiptare qe hapur jane te deklaruar si te pa kontrollueshem dhe te pa prekshem ,keta pra shoqeria civile jane njerez
qe mbrojne demokracine ne syte e botes me nje klas te larte pregatitje sjellje dhe intelektuale shkurt mund ti quajme elita mashtruese e nje demokracie fallco
duhet shume kohe zoteri qe te dalin shoqeri civile jashte programeve
per me shume lezo udhezimet e presidentit te fundit komunist ne vitet 90-te
shoqeria c….dhe ojq -te dhe te gjitha keto lloj organizimesh jane ganityra e sigurte e pushtetit post komunist .
ato komandohen nga nomeklature e besuar dhe me emerime fikse dhe te pa ndryshuara
ne ndryshim nga sindikatat shqiptare qe hapur jane te deklaruar si te pa kontrollueshem dhe te pa prekshem ,keta pra shoqeria civile jane njerez
qe mbrojne demokracine ne syte e botes me nje klas te larte pregatitje sjellje dhe intelektuale shkurt mund ti quajme elita mashtruese e nje demokracie fallco
duhet shume kohe zoteri qe te dalin shoqeri civile jashte programeve
per me shume lexo udhezimet e presidentit te fundit komunist ne vitet 90-te
Amerika tallet me te burosurit politik
Ore Kanan!
Po nga vjen ti moree…aman?
Cilen shoqeri kerkon ate te katundareve?
Malokeve?
Nacuve dhe gocave qe nuk mbarojne dot shkollen?
…
Shoqeria civile ndertohet mbi libra.
Shoqeria civile me pare respekton prinderit e vet, pastaj te te tjereve.
Shoqeria civile ne Shqiperi ka ekzistuar vetem ne leter.
Duhen breza dhe shume pune qe te dale nje grupim elitar qe ta quaje vehten SHOQERI…Gjithe te tjerat jane MASHTRIM, HIPOKRIZI DHE HAJNI
Nuk i kuptoj keta njerez qe ankohen per shoqerine civile apo per popullin qe nuk mbeshtet grevistet apo deshirat e atyre qe duan te rrezojne qwverine.Mosmbeshtetja tregon se kauza nuk eshte e duhur.Tashti keta greviste apomilitante apo ekstremiste quajini si te doni kane dy rruge;
1- te heshtin e te rrine rehat
2-te gjejne popull tjeter
kur populli nuk vjen pas teje tregon se je kunder rrymes prandaj ose kthehu mbrapa ose lesho krahun dil ne breg e shif
o kelmendas !
populli hesht se po vendoset diktatura dhe se ate do dhe Edvini me shoke . ai duhej ti dilte ne mbrojtje popullit gje qe as nuk po kujtohet ta bej.
si duken bathet punet do shkojne keq e me keq dhe vetem atehere ju kelmendasit me shoke do bindeni se ju shkoj jeta dem.
qe ne nuk kemi shoqeri civile, duket nga shume gjera, si psh, nga komentet e disa tipave ketu, si psh kelmendasi.. nga kjo duket qarte se ne kemi jo shoqeri civile, por nje shoqeri kafshesh, nje grup bagetish..
Shoqeria civile behet nga njerez me kurajo civile.Sa kohe qe njerez te ashtuquajtur intelektuale e shohin pozicionin e tyre ne shoqeri si privilegj,dhe si shkalle per te kapur pushtetin, nuk pritet asgje prej tyre.Pushteti hibrid fashisto komunist ne Shqiperi ka shuar cdo ndjenje dhe ideal human dhe te civilizuar.Ne rastin me te mire intelektualet largohen nga ky vend dhe ne rastin me te keq behen pjese e poshtersise. Menyra se si po shkon rrjedha e ngarjeve pas 21 janarit tregon se Shqiptaret po jetojne perseri epoken e frikes.
Ando nwe kohen e dulles ky soj robsh kur ishin me paret e Qeverise (qofte dhe te huaja por qe i dan ajo)quheshin propagandista ose 80 leksha (sipas rastit). Kur ishin me paret e te huajve quheshin vegla.
Mos ju a veni veshin e mos humbni kohen me ta.
ik o karnan se le nam te doli edhe ty zeri????????????
Smund te kete shoqeri civile,kur nje popull ska ndergjegje klasore,e ndergjegje politike.