Kollçaku: Do digjem para Kuvendit nëse nuk më lënë të kthehem në grevë

21 Tetor 2012, 13:25Politika TEMA

TIRANË- Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 30-të të grevës së urisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka urdhëruar ndërprerjen e grevës. Ata nuk pranojnë të lëvizin nga tendat e grevës, ndërsa pretendojnë se greva po zhvillohet në kushte terrori.

Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet,ndërkohë që dje ata kanë deklaruar se iu janë hequr ilacet dhe lëngjet, problem ky i denoncuar edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

Mësohet se sot në mëngjes është rikthyer pranë ambienteve të grevës ish-i dënuari Agim Kollçaku, i cili mbrëmë u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Sot, ai është kthyer sërish me autoambulancë para ambienteve të grevës dhe qendron aty pasi nuk lejohet nga policia të bashkohet me shokët. Ai ka deklaruar se do të ndërmarrë një akt vetëflijimi nëse nuk lejohet të kthehet në grevë.

Koordinatori i grevës Skënder Tufa ka deklaruar sot se në grevën e urisë kanë mbetur vetëm 6 grevistë. Ai i ka bërë apel ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për të të zgjidhur situatën.

“Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për shpëtimin e jetëve. Nesër në orën 10:00, ish-të burgosurit do protestojnë para Kuvendit”, tha ai.

Tufa deklaroi ndër të tjera se grevisti Kollcaku është dhunuar nga policia. “Kollcakun policia e ka nxjerrë me dhunë nga ambulanca. Policia dhe shëndetësia veprim banditesk ndaj grevistit”, tha ai.

Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi i pranishëm edhe sot në agjentet e grevës ka deklaruar se ish-të përndjekurit po torturohen, ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë.

“Në këto momente jemi përballë një shkelje të të drejtave të njeriut për të dëbuar. Një nga grevistët nuk është lejuar të rikthehet më brenda grevës. Ndërprerja e lëngjeve, trisolit, kafes etj. përbën vepër penale. I kërkoj prokurorisë të nisë hetimet për veprën penale të torturës”, tha ai.

 

13 komente në “Kollçaku: Do digjem para Kuvendit nëse nuk më lënë të kthehem në grevë”

  1. Shtegtari says:

    “Përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi i pranishëm edhe sot në agjentet e grevës ka deklaruar se ish-të përndjekurit po torturohen, ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë….”
    Bla, bla, bla, bla…
    A mundet ndonjeri te me perktheje ne shqipen e Berishes se çfare kuptimi kane fjalet “prokuroi”, “gjykate” e te tjera prralla si keto? Kush e rrasi brenda Asllan Patriotin? A nuk qe prokuroria qe kerkoi masen e arrestit me burg gjate kohes qe vazhdon hetimi? Ne rastin kokret gjykatsja (megjithese eshte nje hale) “respektoi” kerkesen e prokurorise
    Mjaft me endrra,
    Mjere ne

    1. Horri i Bulevardit says:

      Avokati i popullit dhe perfaqesuesit e ketij institucioni, nuk duhet ti mohohet vemendja qe kane kundrejt kesaj greve, por natyrisht keto deklarata, mbeten tek Bla blate, per aq kohe sa ne Shqiperi sundon nje klike gangsteresh te tredhur politikisht.
      Nje gje duhet te kene shqiptaret qe si duket akoma se kane kuptuar, se nuk eshte burr i mire dhe politikan i mire, ai qe gerthet vetem per te kaluaren, se ska cfare te sjelle per te ardhmen.
      Nuk dua te komentoj politiken e Enver Hoxhes, ate ta gjykojne ata qe e kane tagrin, natyrisht jo politikanet, por dua te them se Enver Hoxha ka 27-vjet qe ka vdekur dhe sot ky politikan si Berisha vazhdon akoma me perrallen e tij te monizmit dhe komunizmit, per mua do te thote qe ai ska asnje alternative tjeter, se ne qofte se Enver Hoxha mbas 20-vjeteve te qeverisjes, arriti te ngrje universitetin, kjo nje arritje kolosale per nje popull qe ishte mbi 90% analfabet, ky monster, per keto 20-vjet por fiton para duke shitur vetem ato vepra te medha, qe ndertoi Enver Hoxha dhe keto vepra jane aq te shumta, sa ka Sali Berisha, mbi 12-vjet qe ka qene ne te dyja qeverisjet, akoma keto vepra spo mbarojne.
      Me rruget qe mburet Sali Berisha, i ben ato se eshte e vetmja mundesi qe te vjedhin miljona, pa i kerkuar njeri llogari, se cdo vjedhje e mbulon asfalti.
      Kete qe po ben Sali Berisha, me grevistet e urise, ja kalo disa here Enver Hoxhes, per dashakeqesine qe ka ndaj ketij populli.

  2. NERI says:

    Shko hyr ke teto Lili po merr edhe 600Euro me vete.
    Familje edegjeneruar
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/600-hyrja-per-te-liri-berisha.html

  3. edi says:

    une me shume deshire do ti kisha dhene benzinen ketije boles te digjet dhe te zhduket nga kjo bote

  4. dok.prof. says:

    mos u lodh se seshte tu e rrujt njeri,kshu keni luftu diktaturen ju tu bo ham ham.do xeroni qeverin pen thymat.

  5. Kastrioti says:

    Shqiptaret kur gjenden ne lufte me njeri tjetrin ose kunder Shqiperise dhe perbaltjen e saj siç po bejne disa opozitare por edhe pozitare, behen trima dhe jane ne gjendje leht ta flijojne veten,te kunderten e kesaj e kane serbet dhe greket,te cilet per komb dhe atdhe japin gjithçka edhe jeten po qe nevoja,bile edhe nese ia mesyejne tokave te huaja.Kollcaku thote,do digjem para Kuvendit…por kete nuk e thote se do t’a beje,per padrejtesite e shqiptareve ne Greqi,Serbi,Mal te Zi,K.Lindore,Maqedoni etj.te cilet perdite po tkurren nga presioni shovenist sllav e grek,ne token e shqiptareve autoktone ose,te rrenimit te trashegimise shqiptare brenda vete shtetit shqiptar,ose ose,kunder uzurpimit te KOASH nga Kisha Greke ne krye me Janullatosin.Kollcaku dhe tjeret si ky,do te duheje te protestonin kunder krimit dhe vellavrasjeve nder shqiptare,plage kjo,teper e gjate dhe e rrezikshme per qenjen tone kombetare shqiptare dhe ecjen tone drejt shteteve te civilizuara evropiane.Pra,Kallcaku dhe kallcaket tjere kane njemije arsye tjera,per t’u djegur dhe jo per ca monedha qe mund t’i marre ne rruge tjeter me te pranueshme.

  6. Zgjohuni says:

    I kerkojme prokurorise te hetoje per vepren penale te tortures ndaj grevisteve te urise,kjo eshte mbrojtja me e fundit qe vjen nga zyrtare te avokatit te Popullit.Po a nuk do te ishte me mire qe kesaj greve njeri prej zyrtareve te kesaj fare avokatije te quajtur popullore,ne shenje proteste tu bashkangjitej greviteve te urise duke u solidarizuar me ta ne kete greve sa njerezore aq dhe te ligjshme?
    A ka gazetare,dhe intelektuale apo njerez te ligjit qe te behen nje me keto pishtare te demokracise shqiptare dhe greven e urise ta shpallin nga sot greve politike,apo te gjithe jane te dhjere E TE PERLYER dhe nuk kane force apo ndergjegje qytetare per te kontribuar per nje Shqiperi VERTETE te LIIRE E DEMOKRATIKE,ku deputeti,qeveritari dhe zyrtaret e rendomte ta kuptojne mire se aty ku jane do te mbeten,apo riciklohen SHERBETORE TE POPULLIT dhe jo sundues e vrases te popullit.
    Opozita i thencin te mos merret me lloqe kavaje,apo cicerima kukuvajkash por te filloje protestat ne mbrojtje te se drejtes njerezore per te jetuar te lire ne Shqiperine e shume vuajtur nga ligesite e politikave shqiptare ne vite.MJAFT ME,cicerimat e kukuvajkave dhe protestat alla kuq e Zi nuk ja rrisin vlerat para idiferences ndaj kesaj greve,por vetem se pasqyrojne qarte origjinat e ndyra nga kane ardhur dhe do te shkojne.
    Opozita o sot o kurre duhet te bashkohet per te flakur tej cdo ciban,apo mije kenetash qe vazhdon te militojene ne te tre pushtetet ne Shqiperi.
    O sot o kurre populli shqiptare duhet ti thote NDAL kesaj pacavureje politike qe riciklohet ne pushtet vetem per te mbajtur te gjalle boten e krim-korrupsionit ne te tre pushtetet.
    Vellezer e motra,vetem protestat e panderprera dhe te fuqishme do te shkulin nga rrenjet e te tre pushteteve keto tigra prej kartoni.C’do cicerime kukuvajkash apo pseudo deklaratash pa veprime konkerete jane vetem nje vrime ne uin e qelbur te ketij mocali apo kenete ku mijte e kenetave qeverisein me karshillek brenda mocalit te felliqesirave e mijra krimeve te tyre ne vite.
    Shqiptare dita e lirise dhe e demokracise se vertete po troket ne deren Shqiperi,lum kush e beson dhe behet pjese e nje demostrate masive do te fitoje nder e lavdi,mjer kush rrin dhe ndyhet duke u bere pjese me Sali Berishen-Fatos Nanon apo Ilir Meten me shoke ne bangen e akuzes per mijra krime e grabitje ne vite.Cicerimat e kukuvajkave ndjellin ligesie fatkeqesi ne vaxhdim,prandaj distancimi ndaj ketij fenomeni te berit opozite me cicerima kukuvajkash i duhet dene fund.PROTESTONI SHQIPTARE.
    Protestoni ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezor,ne mbrojtje te lirise e demokracise se neperkembur e te dhunuar ne vite nga xhaketat e kthyera te diktatures komuniste dhe mostrat e saj.
    DREJTESI E VONUAR,DREJTESI E DHUNUAR,NJE BASHKEFAJESI DHE NJE KRIM QE VAZHDON.
    VEPRO TANI
    JANE MIJRA NENA DHE GRA TE VESHURA ME TE ZEZA DHE FEMIJE JETIM QE PRESIN DREJTESI DHE JO HESHTJE,CICERIMA KUKUVAJKASH QE NDJELLIN FATKEQESI,APO PSEUDO PROTESTA PER PUSHTET E PARA TE PISET SIKURSE PO BEN aLEANCA kUQ E ZI.

    KUALICIONI BERISHJAN E KA DERDHUR KUPEN E TIJE PREJ VITESH,PRANDAJ TE GJITHE SHQIPTARET KUDO QE JANE TE BASHKOHEMI DHE TE FILLOJME TE PROTESTOJNE NE MBROJTJE TE NJE SHQIPERIE ME NDER E DINJITET,KU SHQIPTARET TE NDJEHEN TE LIRE E TE SIGURTE NE VENDIN E TYRE DHE KU SHTETI I SE DREJTES TE JETE NJE FAKT I KRYER.

  7. koli says:

    Turpi e mbulfte rracen e Sali Komuniste Berishes ku do qoft ajo.

  8. ibro says:

    NUK duhette digjesh veprim qe denohet por duhet te votosh per ps ne 2013 kjo eshte rruga qe fiton.

  9. Nuri says:

    Amerika ehste kunder greves gezohuni demokrat.

  10. kola says:

    Ne se don te digjet me te vertete te shkoje ne Dajt vetem me shkrepse e benzine te lere nje leter ne shtepi se atje se fiken njeri.Rama i ben nje laidar ose e shet ne pranver ne Gjirin e Lalzit

  11. alban4eva says:

    o kollcaku, mos u digj kot perpara kuvendit, se nuk zgjidh gje.. vetem sa i ben qejfin Sali kurves dhe kurvave te tij ketu ne forum.. merr benzine dhe po gjete mundesine, digj Sali kafshen..

  12. Hysni Kapo qe ka patur pashaport amerikane qe ne vitin 1970 says:

    Amerika dhe ambasada do ta mbylli greven e te burgosurve politik,nuk kane qene asnjeher me te burgosurit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ダッチワイフ

    最新 ダッチワイフ あなたがセックス人形の売春宿とパーラーについて考える必要があるすべて

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje