Vazhdon denoncimi i drejtorëve të shkollave që "përdhunojnë" fëmijet për Berishën

21 Tetor 2012, 20:48Politika TEMA
Vazhdon denoncimi i drejtorëve të shkollave që

Forumi i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare, në kuadër të fushatës së denoncimit të drejtorëve të shkollave të cilët kanë bashkëpunuar me Kryeministrin shqiptar në bërjen e politikës në shkolla, kanë denoncuar sot tre drejtor të tjerë shkollash 9 vjeçare dhe gjimnazesh. Këta drejtorë kanë shkelur në mënyrë të turpshme ligjin shqiptar për arsimin. Denoncimi është bërë nga Nënkryetari i FRESSH, Juxhin Cela, i cila është shprehur:

“Para një jave FRESSH denoncoi tre drejtorë gjimnazesh të cilët, në paturpësi të plotë, bashkëpunojnë çdo ditë me pushtetin dhe Sali Berishën për të indoktrinuar dhe shfrytëzuar të rinjtë që studiojnë në këto shkolla. Sot, është radha për tre drejtorë të rinj, në shpresë se ata do t’i vënë gishtin kokës dhe do të reflektojnë.”

Juxhin Çela citoi ligjin prej nga ku burojnë akuzat e FRESSH për këta drejtorë. Sipas tij, të tre kanë shkelur ligjin për arsimin parauniveristar, i cili në nenin 8 të tij shprehimisht thotë : “Arsimi parauniversitar është i depolizitizuar”.

Më tej koordinatori i rretheve dhe zonave rurale për FRESSH deklaroi emrat konkretë të tre drejtorëve të akuzuar për politizim të shkollave gjatë kësaj jave. Ata janë:

1. Ardian Laci, drejtor i gjimnazit “Hydajet Lezha”, Lezhë.

2. Erald Dapi, drejtor i shkollës 9-vjeçare “Kocaj”, Baldushk.

3. Alketa Lugaj, drejtoreshë e gjimnazit “Janaq Kilica”, Fier.

Nënkryetari i FRESSH sot përveç denoncimit të këtyre personave që kanë shkelur ligjin, ka bërë në emër të FRESSH edhe një tjetër apel, drejtuar shoqërisë civile, prindërve dhe mbarë shoqërisë shqiptare: “Këta drejtorë të pushtetit nuk do të zënë mend, nëse ne nuk ngremë zërin. Prandaj, të gjithë të organizohemi në këtë debat dhe në këtë valë reagimi për të ndalur njëherë e përgjithmonë këtë abuzim që nuk ka asnjë lidhje me vlerat demokratike. FRESSH do të vazhdojë denoncimin derisa këta njerëz, më në fund, do të ndalen. Ne do ta fitojmë këtë betejë.

13 komente në “Vazhdon denoncimi i drejtorëve të shkollave që “përdhunojnë” fëmijet për Berishën”

  1. alban4eva says:

    po ku eshte cudia?? albanistani eshte vendi i cudirave.. Saliu si kryekurve qe eshte, ka vene drejtora shkollash kurvat e veta, dhe ata di i binden Sali shpelles..

    1. Duhet me e ba si Xhelali yne i Kamzes. Tan me votue Doktorin nryshe perjashta s’ka ma msim.

    2. lindita says:

      Ardian lacin e kam pas drejtor po sme besohet se ka perdhunu vajza por ne cofte se e ka bere duhet denuar se ben prap po se denuan ne nje dhom me akull ne mes dimrit.u

  2. Din Kruja says:

    Te kercenosh drejtoret e shkollave ne mbare Shqiperine pse kane pritur Sali Kryeministrin eshte gjeja me amorale dhe me e padobishme, eshte taktika me e volitshme per ti pakesuar votat se majtes. Kjo sepse mjaft prej tyre familierisht kane votuar per Partine Socialiste. Ne Qershor 2013 te gjithe keta drejtues te institucioneve arsimore, pjestaret e familjeve dhe deri edhe te afermit e tyre per shkak te ketyre kanosjeve do te impononohen te votojne kunder koalicionit te majte.
    Ata formalisht jane te implikuar ne shkeljen e ligjit, por ne rast se do te vepronin korekt me aktet ligjore qe ate dite do te humbnin vendin e punes. Pra ketu behet fjale per humbjen e bukes se gojes, gje tacilen opozita nuk ja u siguron.
    Me shumta PS duhej te denonconte ne Prokurori vetem Ministrin e Arsimit bashke me Drejtorin e Arsimit Parauniversitar per shkeljen e ligjit lidhur me aktivitetet politike qe i organizojne Kryeministrit neper shkolla.
    Per sa siper nuk behet fjale per naivitete ne kreun e PS-se, por per nje veprimtari te mire organizuar qe zgjedhjet ti “fitoje” PD-ja.

    1. Toma says:

      Po ku ka drejtora shkolle qe jane me ps,Sala ka nderuare dhe pastruset e banjove jo me drejtorat,nuk ka drejtore shkolle qe te mos jete ekstremiste pd iste.Ps kur te vi ne pushtet ata qe kan thyer ligjine te mos kene te drejte per ushtrim profesioni,si thoshte sala ,ligji dhe vetem ligji.

  3. Diogjeni says:

    Ky qe eshte drejtor ne shkollen “Kocaj” ,komuna Baldushk,eshte vecse “ithtar” nga keto pas 2005,pasi erdhi Pd-ja ne pushtet se deri atehere familja e tij gezonte frytet e pushtetit te socialisteve.Ky eshet rast tipik i pazareve provinciale,se nderkohe burri i halles se tij (Haxhi Balla) eshte magazinier prej shume vitesh i Partise Socialiste,dikur shofer me Hajdaragen,dhe familja e ketij drejtorit (Erald Dapit) e ka te siguruar mbrojtjen pikersiht nga ky magazinieri pasi te vije ps-ja ne pushtet dhe nuk eshte cudi qe ky vete apo babai i ketij te gdhije tek dera e ps-se sapo te merret lajmi i nderrimit te pushteteve…pttuu

  4. arvanites says:

    E di qe gjuha shqipe mund te jete e varfer por termi “perdhunim” mund te zevendesohej me dicka tjeter.

    1. Ben Chicago says:

      Te rinj komunist????.No way.

  5. Te lumte menderja ,o Sali BERISHA ! Qenkerke me te vertet malsor trime i zgjuar.Na ke vene te gjitheve perpara si lopet.Edhe cobanet qe na ruajne i paske te beses.Edhe ata qe te shane nje fare kohe, erdhen e ta lepine menderen e jane kthyer ne papagallet me te tmerrshem qe ke.Edhe ainipi im Iliri,qe nuk linte gje pa thene kundra teje ,sa here qe ka ardhur per vota,tani te do ,ndoshta me shume nga Liria qe ke ne shtepi.Shkaterrove vendin ne 1997-ten ,dole i fituar,pasi me zgjuaresi ua hodhe fajin opozites socialiste.Vrave me 21 janar,u quajte burre shteti dhe opozita e uli bishtin.Vrasesit i mbrojte si jo me mire.Te pakten beu trim si je dhe mos e mbani ne burg kot ata Llupon.U perveluan te persekutuarit, s’te levizi fare qimja e menderes.E more bashkine e Tiranes me vjedhje votash hashiqare nga Ristani,te falenderuan edhe pse perveshen menget.I cove ne cezem per uje edhe me ndihmen e Ilir Metes,u the :” Uji s’ka ! Presidentin e zgjedh vet”
    Prandaj te lumte! Te kam inat se nuk le gje pa shkaterruar;me usina e kombinate,bujqesine e cove qe te lerohet toka me gomar,mburresh per ullinje e boronica,me 2-3 km rruge te shtruara ,inaguron shkolla qe lyhen me gelqere e ne te duartrokasim.SHkel ligjet me te dy kembet e nuk tutesh,po ja hedh fajin opozites ….. po e le me kaq .Te lumte! Po
    ta dish se voten nuk ta jap se jam i bindur qe nuk e meriton,pavarsishte nga ato qe shpreha te cilat nuk ti mohoj.

    1. jam un says:

      te drejt keni

  6. Sme besohet says:

    keta jane njerez te poshter qe abuzojne me ne nxenesit. Per mendimin tim keta duhen shfarosur

  7. lindita says:

    Duhen var ata drejtor ce perdhunojne se nxensi shko per kultur ne shkoll
    po ardiani sme duket i kec se e kam pas drejtor vet

  8. lindita says:

    Keta jane te gjitha genjeshtra ju qe po fusin ne liste edhe drejtorin e shkolles se lezhes .si thoni ju nxenes mos ti lem njerzit te genjenj se eshte gjynah na vret zoti po folem kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje