Carina Melchior, një vajzë e re nga Danimarka, pësoi një aksident të tmerrshëm automobilistik. Për pasojë ajo hyri në koma të thellë, ndërsa pas disa kohësh mjekët deklaruan për prindërit e saj, se vajza kishte vdekur. Dhe, për këtë arsye, mjekët danezë po diskutonin me prindërit e vajzës për dhurimin e organeve të saj. Por, pikërisht në këto moment vajza ka hapur sytë dhe ka nisur të buzëqeshë. Prindërit e vajzës janë tronditur dhe kanë akuzuar mjekët, ndërsa këta të fundit nuk e kanë pranuar faktin se e deklaruan atë të vdekur dhe kërkuan dhurimin e organeve, duke thënë se ishte një keqkuptim. Gjithë kjo ngjarje ka shkaktuar polemika të shumta, ndërsa Carina Melchior ka qenë në faqet e para të gazetave, duke u konsideruar si “vajza që nuk donte të vdiste”. Një nga historitë e shumta të rikthimit në jetë të personave që mendohej se kishin vdekur.
Jetegjati nuk behet jeteshkurter!
Dhe Argita(megjithse ka bo plot operacione plastike) nuk mund te behet Helen:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/helen-flanagan-superhot.html