Do të gjesh se cili është password-i i dikujt? Thjesht shkruaj password.
Një studim i përvitshëm arrin në përfundimin se sërish password-i më i përdorur është thjesht password. Pas tij vijnë password-et me numra 123456 dhe 12345678.
Lajmi i tmerrshëm vjen pikërisht pasi ekspertët kanë bërë thirrje vazhdimisht që të përdoren password-e që janë të vështira për tu zbuluar.
Të dhënat janë mbledhur nga SplashData nga ato password-e që janë thyer nga hakerat.
Përdoruesit e këtyre password-eve janë bërë shpesh viktima të vjedhjes.
Megjithëse ka pasur përmirësime në përdorimin e password-eve, sërish ekspertët thonë se njerëzit nuk mendohen shumë kur i zgjedhin ato.
Yahoo, LinkedIn, eHarmony, janë përballur më së shumti me problemin e thyerjes së password-eve.
1. password
2, 123456
3. 12345678
4. abc123
5. qwerty
6. monkey
7. letmein
8. dragon
9. 111111
10. baseball
11. iloveyou
12. trustno1
13. 1234567
14. sunshine
15. master
16. 123123
17. welcome
18. shadow
19. ashley
20. football
21. jesus
22. michael
23. ninja
24. mustang
25. password1
Fjalkalim kam vetë me 72 shkronja dhe numra të shpërndarë midis shkronjave ?