Në këtë mënyrë gruaja e ministrit bën pazar e qetë (FOTO)

25 Tetor 2012, 18:30Lifestyle TEMA
Në këtë mënyrë gruaja e ministrit bën pazar e

Ministri i Brendshëm në Francë është akuzuar se ka urdhëruar policinë që të largojë të pastrehët dhe lypësit nga lagjja e tij, në mënyrë që e shoqja të bëjë pazar e qetë.

Manuel Valls, 50 vjeç, raportohet se u tha oficerëve që të tregojnë tolerancë zero për të larguar të pastrehët nga rrugët e lagjes ‘Place de la Bastille’, pranë shtëpisë së tij.

Mediat thonë se kërkesa e tij ka ardhur pasi e shoqja e tij, që pëlqen jetën luksoze, ishte ankuar se i një i dehur e kishte shqetësuar gjatë rrugës për në supermarket.

Oficerët e policisë kanë dy javë që po spastrojnë lagjen, duke zhvendosur të gjithë personat që flenë rrugëve.

Ministri i Brendshëm i ka hedhur poshtë akuzat.

Disa oficerë policie thanë se gruaja e ministrit ka thënë se është e tmerrshme që të shohësh gra me fëmijë në rrugë duke lypur.

Gruaja e ministrit, Anne Gravoin, njihet për deklaratat e saj kontroverse. Ajo tha në gusht për gruan e kryeministrit Jean- Marc Ayrault, Brigitte-n: “Të jesh muzikante është klas më i lartë se të jesh mësuese gjermanishte nga rrethinat e Nantes”.

3 komente në “Në këtë mënyrë gruaja e ministrit bën pazar e qetë (FOTO)”

  1. tironci - usa says:

    Ik mer buce e keqe…mi katile…Kush e boni Francen qe osht sot republike mi kafshe…Njerez si puna e ktyne fukarejve qe shofim ke resmja e funit e bon Francen e sotme. me sa shof nuk e paske pa “Te mjeret” e Viktor Hygoit…ene i her ku ke koh ti, s’po t’le pazari koh me pa jetn e fukarejve..hajt ne m…t’satome vafsh ene tina…

  2. mergimtari fv says:

    Manuel Vals katalanas i lindur ne Barcelone ka emigruar me prinderit ne France ne moshen 12 vjeçare , Franca atij dhe femijeve tane i jep shancin te drejtojne dhe shtetin deri president pa paragjykuar origjinen . E.Vals eshte nje (socialist ) i djathte ne krahe te pre.F.Holland . Fotot ne Bastije tregojne gabelet e Rumanise qe kane mbushur rruget dhe vagonat e trenit me lypsare dhe hajdute .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje