‘I vdekuri’ i shokon të gjithë, shkon në funeralin e tij

25 Tetor 2012, 10:49Lifestyle TEMA
‘I vdekuri’ i shokon të gjithë, shkon në funeralin e

Një familje e mbledhur për të vajtuar vdekjen e njeriut të tyre u shokua kur pa se personi ‘i vdekur’ hyri brenda në funeralin e tij.

Ngjarja ndodhi të martën në San Paolo, Brazil.

Familjarët shpërthyen në lot, kurse disave u ra të fikët kur Gilberto Araujo hyri në shtëpi.

Ky ishte një rast shumë i çuditshëm i ngatërrimit të identitetit. Vëllai i Araujo, që punon në një lavazh, u thirr që të identifikonte kufomën e një personi, që ngjante si vëllai i tij. Familja kishte katër muaj pa e parë Gilberto-n.

Vëllai, gabimisht e identifikoi sozinë e të vëllait si njeriun e tij dhe e mori kufomën në shtëpi. Në fakt kishte marrë trupin e Genivaldo Santos Gama.

Dikush i tha në rrugë Gilbertos- se familja e tij po e vajtonte, pasi kujtonte se ai kishte vdekur.

Atëherë Gilberto mori rrugën për në shtëpi, duke i tronditur të gjithë.

Konfuzioni u përhap kur u tha se ishte vrarë një person që punonte në lavazh. Kjo e ngatërroi edhe më shumë vëllain e Gilberto-s.

Familja thotë se janë shumë të lumtur tani që e kuptuan se djali i tyre është gjallë.

2 komente në “‘I vdekuri’ i shokon të gjithë, shkon në funeralin e tij”

  1. hajdarsal says:

    tash po e kuptoj pse sala kur shko ne varrim thot”jam i lumtun qe po marr pjes ne varrimin tuej..”

  2. besim says:

    A MUNDENI JU SHIPTARET MOS MU KAP SHUM PER K… TE BERISHES SE AI KA GJAK SHIPTARI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje