A është ky njeriu më i lumtur në mbarë botën? (FOTO)

31 Tetor 2012, 19:15Lifestyle TEMA
A është ky njeriu më i lumtur në mbarë botën?

Një shkencëtar i gjenetikës mesa duket është njeriu më i lumtur në botë. Francezi Matthieu Ricard e ka marrë këtë titull pas kërkimeve të disa shkencëtarëve.

66 vjeçari i ktheu shpinën jetës intelektuale pariziene 40 vite më parë dhe u vendos në Indi ku studioi budizmin. Tani është një i besuar i Dalai Lamës dhe një studiues i respektuar i kësaj feje.

Por meditimi i përditshëm duket se ka pasur një përfitim të madh: ai ka përmirësuar kapacitetin e Ricard për tu gëzuar.

Shkencëtari i neurologjisë, Richard Davidson, vendosi 256 sensorë në kafkën e murgut si pjesë e një projekti për të studiuar qindra persona që meditojnë. Studimi u bë në universitetin e Wisconsin.

Skanimi tregoi se kur meditonte, truri i Ricard prodhonte një nivel të valëve gama, përgjegjëse për ndërgjegjen, vëmendjen, mësimin dhe memorien, që nuk janë raportuar kurrë më parë në literaturën e neuroshkencës.

Skanimi tregoi një aktivitet të jashtëzakonshëm në pjesën e majtë të trurit, në korteksin prefrontal, që është përgjegjës për gëzimin.

Ndaj një këshillë: Meditoni!

4 komente në “A është ky njeriu më i lumtur në mbarë botën? (FOTO)”

  1. Alfons Doda says:

    Sala e djeg kte paratin me perroin e tij psiqik ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html

    1. elinor says:

      Hahahaaa, pa dyshim qe e ka djege Alfons!

  2. net says:

    Paske vendosur te vdesesh si qafir o ditezi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje