Analizat e Curiosity, rëra në Mars si ajo në Havai (FOTO)

31 Tetor 2012, 18:52Lifestyle TEMA
Analizat e Curiosity, rëra në Mars si ajo në Havai (FOTO)

Analizat e para kimike që ka bërë sonda Curiosity në Mars tregojnë se rëra atje ngjan me atë të Havait. Lajmin e bëjnë të ditur shkencëtarët e NASA-s. Ata thonë se rëra ngjan me rërën vullkanike të Havait.

Roboti ka përdorur një makineri me rreze X për të skanuar strukturat atomike të kristaleve në Mars. Kjo është hera e parë që një teknologji e tillë përdoret për të analizuar substancat jashtë planetit Tokë.

Synimi i shkencëtarëve është që të zbulojnë nëse Marsi ka pasur ose ruan akoma jetën e krijesave më të vogla ose mikrobeve.

Roboti Curiosity është ulur në Mars në gusht të këtij viti dhe do të qëndrojë për dy vite. Misioni ka kushtuar 2.5 miliard dollarë dhe është e para ekspeditë astrobiologjike e NASA-s që prej viteve ’70.

7 komente në “Analizat e Curiosity, rëra në Mars si ajo në Havai (FOTO)”

  1. Kazani po zjen says:

    Une thashe se do te ishte si ajo e Vuçidolit.

  2. berti says:

    cfare zbulimi,eshte e njejta foto me ndryshimin e vetem ne kolor,cdo detaj tjeter eshte njelloj.

    1. hubble says:

      te dyja foto te Marsit jane por njera eshte me rreze x tjetra jo…,pastaj dihet qe cdo gje eshte e perbere nga atomi,cka per tu habitur qe rera ne Mars eshte e ngjashme me ate te tokes!

      1. Dean says:

        Ne foton e dyte qielli duket ne ngjyre Blu.A ka atmosfere te tille Marsi sa te shperbeje driten e Diellit njesoj sikur ne Toke????????
        Shume e cuditshme dhe e lezetshme ne te njejten kohe.

  3. net says:

    fotot jan nga marsi po aq sa jam une nga marsi

  4. Cudi… shkencetaret thonë se rëra ngjan me rërën vullkanike të Havait.
    Po per te tjera zbulime,si perberja kimike,perberja organik e trullit te marsit pse nuk flasin…?

    Deri sa arrijne te vertetojne se kjo rere ngjan me ate Tokes,atehere ata duhet ti thone te vertetat e marsit.Heshtja tregon se vertete ekzistojne teori konspirative,qe shpenzimi prej 2.5 miliard dollare per ate mision,eshte bere per qellime studimi per krijimin e kushteve ambjetale ne kete planet per te ‘medhenjt dhe te pasurit”qe drejtojne sot e neser planetin Toke.

  5. shvejk says:

    Dean, te njejten pyetje mund te benim dhe kur sonda perdori parashute per tu ulur ne Mars. Ne cfare atmosfere u hap parashuta ? Vertet interesant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje