Policia amerikane ka arritur të gjejë trupat e dy vëllezërve të vegjël, që u rrëmbyen nga stuhia Sandy, ndërsa mamaja e tyre shikonte e shokuar.
Trupat e Brandon, dy vjeç dhe Connor Moore, katër vjeç, u gjetën disa metra nga vendi ku humbën.
Nëna e fëmijëve, Glenda Moore, 39 vjeç, tha se kishte kaluar 12 orë duke ulëritur për ndihmë në rrugë, por askush nga banorët apo njerëzit që kalonin nuk e ndihmoi.
Djemtë u rrëmbyen nga uji pasi makina e zonjës Moore u bllokua në Staten Island, New York.
Moore, infermiere, tentoi t’i mbante ata fort, por fuqia e stuhisë ishte më e madhe.
Policia i gjeti trupat e fëmijëve rreth 27 metra larg vendit ku humbën. Ata ishin në ujë, të varrosur poshtë pemëve dhe mbeturinave.
Pasi djemtë u zhdukën, Moore trokiti në dyert aty pranë, por askush nuk iu gjend pranë. Madje shkoi edhe tek fqinjët e saj, por askush nuk e hapi derën.
Ajo u ul në pragun e një dere duke ulëritur. Kur stuhia u qetësua disi pas disa orësh, ajo doli në rrugë, ku pa një makinë policie dhe i tregoi historinë e saj.
Moore në ditën e saj të martesës
Vetem nena e shkrete e di . Do i jete plakur zemra te pakten 20 vjet te shkretes. Cfare te them me.
E tmerrshme,gati e pabesueshme qe njeriu te rrije indiferent deri ne ate pike ndaj fatkeqsise se tjetrit,akoma me keq ndaj nje fqinje.
Pa folur per altruizmin legjendar te shqiptareve per ndihmen qe i dhan mbi 3500 hebrejve dhe mbi 35 mije ushtareve dezertor italjan te strehuar ne shtepijat e shqiptareve ne luften e dyte boterore qe tashme e din e gjith Bota,nderkoh qe greket shrytezuan shancin historik per te shafarosur 70 mije hebrej nga Selaniku dhe Janina ne bashkepunim me nazistet,
ka edhe nje fakt tjeter te altruizmit shqiptare per fqinjet tane jugor ku per shkak të luftes civile ne Greqi, 1946-1949, erdhen në Shqiperi një numër i madh grekesh.Ku kanë ardhur 980 ushtar demokrat, 6780 civil refugjat, 289 ushtar monarkist të sjellë prej ushtarëve demokratë dhe 75 ushtarë monarkistë të zënë rob me armë në dorë brenda territorit shqiptar. Në vitin 1950 Shqipëria strehon akoma edhe 856 refugjatë demokratë grekë, prej të cilëve 615 ishin me bagëti, ndërsa diferenca ishin vendosur nëpër kampe dhe ferma të ndryshme pune, riatdhesimi i tyre u bë nga vitet 1955 deri në vitin 1963.
Kto jan vlerat e popullit shqiptar,qe edhe armikut te perjetshem grekut i hap deren ne fatkeqesi.
Në çfarë vendi jetojmë? Si e përshkruan Rikard Ljarja Shqipërinë në këtë 100-vjetor?
Njëqind vjet s’janë asgjë për një komb mbi tre mijë vjeçar. Duke qenë një popullsi e vogël, që është shtypur për mijëra vjet dhe nëpërkëmbur për shekuj të tërë, në shumë gjëra kemi ndërruar karakter, por thelbin për famën që kemi, e kemi ruajtur diku thellë. Kur jemi të besës, jemi deri në fund – sepse na kanë besuar. Kur jemi të pabesë, jemi deri në fund – sepse na kanë pabesuar. Racë e veçantë, pa miq, e futur si në një sandviç, e shtypur, e shtrydhur, por herë pas here ajo bërthama shpërthen dhe del ai i vërteti, i pastri. Ai që s’pranon të përdoret, ai që s’shitet e s’blihet sigurisht që e ka të vështirë. Shpesh bëhet i tepërt për zagarët që e rrethojnë dhe ndoshta edhe eliminohet, bëhet theror.
Rrethanat e përbotshme na kanë zhytur, na kanë bërë t’i hamë kokën njëri –tjetrit, shpesh herë. Kurse sot, për fat, jetojmë të lirë, në një shoqëri që po përpiqet të kapë kohën e humbur, që nuk është e pakët. Në një shoqëri që po përpiqet të mbyllë plagët e shumëvjeçarëve, që po kërkon të emancipohet. Jemi pak, por po fryn një erë e mirë. Po na ndihmojnë. Nga ana tjetër, të tjerë prapë përpiqen të na futin stërkëmbësha. E ndjej fort që po bashkohemi, në të gjithë kuptimet, po bëhemi më me dinjitet, si individë dhe si komb. Sepse, siç duket, nuk paskemi qenë pak.
I ke thene te gjitha, ne menyre perfekte . Te Lumte!
Aty ne Staten Island ku ndodhi kjo ke shqiptare sa te duash nje ne 10 nga njerzit jane shqiptare. Shumica jane Dibrane.
Gjate gjenocidit serb mbi popullsine shqiptare te Kosoves,ku ne Shqiperi u strehuan mbi 500 mije persona,(1/6 e popullsise se Shqiperise),dibranet nga te dy anet e kufirit bashke me kuksjanet kan qene mikpritesit me te medhej te tyre.Dhe jo per nje nate apo nje jave,por per disa muaj.Kur organizatat humanitare pan kete me syte tyre u shprehen qe ne historine botrore nuk ka raste te tilla te ketyre permaseve.Kuksi me 15 mije banor mirpriti 45 mije persona.Kujtedo qe tja tregoje kete do ta merrte si perralle nese nuk do ti kishin pare me syte e tyre.
nuk eshte as vendi e as momenti per t’u shkarkuar nga ky inat qe te mundon no comment more
nese ky eshte emancipimi sa qe te mos te te ndihmoje njeri dhe a gjitoni jot ne ate lloj demokracie atehere nuk e duam jemi mire keshtu sic jemi tek ja hapim deren njeri tjetrit pershendetemi me njeri tjetrin dhe ndihmojme njeri tjetrin ne halle dhe te keqe por ata jane demokraci e shthurur fallco
mentalitet amerikan eshte ky…
mos rensh ne hall se ta sjellin “demokracine” keta
FATALITET…PERTEJ KUFIJVE..C’DHIMBJE ……POPULL PA SHPIRT VETEM AMERICANET …NJEREZ TE LINDUR NGA MAKINERIT ..SISTEM QE I MESON NJEREZIT SI TE JEN PA NDJENJA…