S’është një zanat i rrezikshëm, madje është fitimprurës (FOTO)

5 Nëntor 2012, 20:03Lifestyle TEMA
S’është një zanat i rrezikshëm, madje është

Nëse sheh këto foto, të duket sikur po sheh një çift shumë normal në një ditë mëngjesi të së dielës.

Por nëse vazhdon të shohësh fotot, sheh se e njëjta femër është me disa meshkuj.

Ajo quhet Jackie Samuel dhe ka një zanat të veçantë: përqafon njerëzit. Madje thotë se është profesioniste në këtë fushë.

Kjo punë i jep asaj të ardhura të mira për të financuar studimet dhe për të rritur djalin.

29 vjeçarja fiton 260 dollarë në ditë dhe në total në një javë përqafon deri në 30 meshkuj, përfshi këtu pensionistë dhe veteranë lufte.

Biznesi i saj ‘Përkëdhelja’ megjithatë nuk ka kaluar pa etiketime nga njerëzit, që i thonë asaj lavire.

Por ajo thotë se ka lindur për të përqafuar e përkëdhelur njerëzit. Ajo thotë se një gjë e tillë është e shëndetshme, shpirtërore dhe gallatë.

Ajo e reklamon shërbimin e saj online dhe kërkon 60 dollarë për një orë përqafim.

Natyrisht nuk lejohet që të shkohet më shumë se kaq.

Përqafimet mund të realizohen në shtëpinë e saj në Nju Jork, ose edhe aty ku mendojnë klientët se është më mirë.

Nuk lejohet prekja e pjesëve intime të trupit.

Puna kaq ecur aq mirë, sa ajo ka punësuar edhe një tjetër femër në këtë zanat. Në këtë mënyrë ata bëjnë edhe përqafime të dyfishta.

Natyrisht ka edhe femra që duan një përqafim.

3 komente në “S’është një zanat i rrezikshëm, madje është fitimprurës (FOTO)”

  1. 1 says:

    derisa eshte e shëndetshme, shpirtërore dhe gallatë beje FALAS …ne te kundert lavire je…

  2. tironci - usa says:

    M’pelqeu shum…..tatuazhi ke palla e komes asaj…Un gudulisem shum po ta kisha bo tatuazhin aty. Kush guduliset shum thon se e do grun jasht mase…Sa per perqafim me thon t’drejten qeka isoj si me perqafu i jestik. Ka i gjeni kto lajme mer, ka funi i detit? Mir ju, po un c’taksirat kom qe e hap, e lexoj, shof resmet, ene n’fun fare na del se jo vetem perqafoka robt e huj po ene “e perqafokan” ka mrapa t’shkreten..Nuk po mor vesh a kon nevoj robt e shkrete apo ka nevoj kjo me u perqafu. Knej ka Tirona e perqafojm mir ne ket. Po Tourgofagosin a e perqafo dot kjo? Apo na bo noi maaaas e na mer n’qaf ato qe jon te depresum. S’di cer t’them mo teper…cer s’po na shofin syt

  3. mergimtari fv says:

    Sma mush menjen , te çoka ke burimi e ne ste ipka uje , ho mo se tallet kjona , nuk ka kurve me zemer te keqe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje