As me Putinin nuk matemi...

6 Nëntor 2012, 20:16Lifestyle TEMA

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, pasi u kap në një skandal korrupsioni.

Anatoly Serdyukov u zëvendësua me ish- ministrin e Emergjencave dhe një aleat i bindur i zotit Putin, Sergei Shoigu.

Sipas BBC, agjencia kryesore e hetimeve në Rusi po heton shitjen e aseteve të ministrisë poshtë vlerës së tregut.

Putin tha se e ka hequr zotin Serdyukov për të krijuar ‘kushtet për një hetim objektiv’.

Muajin e shkuar hetuesit rusë bastisën zyrat e një kontraktori shtetëror të shitjeve të armëve me pretendimet se ka shitur asetet e ministrisë duke shkaktuar një humbje prej 100 milion dollarë.

Zëdhënësi i komisionit hetimor tha se Serdyukov do të merret në pyetje.

Korrespondenti i BBC tha se kreu i komitetit parlamentar të mbrojtjes në Rusi nuk e fshihte gëzimin për lajmin e shkarkimit të ministrit.

BBC thotë se është e çuditshme se si Putin ka shkarkuar një njeri të afërt me të. Ata thonë se ndoshta mund të jetë një sinjal se Kremlini do e luftojë korrupsionin.

Diçka është e sigurt: pakënaqësia brenda ushtrisë ka ardhur në rritje dhe ky është një shqetësim për Vladimir Putin.

10 komente në “As me Putinin nuk matemi…”

  1. Genti says:

    I kote krahasimi me Rusine, Shqiperia e sotme eshte me keq se shtetet me te prapambetura te Afrikes se Zeze.

    1. fule says:

      Po si mund te krahason shpellaret e Saliut me Ruset, apo minjte e halese me tigrat?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Besoj qe Putini pas keto zgjedhjeve te fundit, termin e tij ka per ta perdorur kunder korrupsjonit..Sic e morri Rusine te shkaterruar do t’ja japi mbrapa popullit…Do jete nje kthim qe do i habisi te gjithe…

    Gerdeci yn, sic zgjodhi presidentin, ashtu origjinal e ka gjendjen e Shqiperine…

    1. Argita_B says:

      Perpara se te shkruash gjera te tilla, do te beje mire te lexoje mire se si udhehiqet Rusia, se i Putin erdhi de se si po rri ne pushtet, se si marioneta e tij Medvedev erdhi ne pushtet dhe i la vendin……ka me qindra artikuj dhe analiza mbi te, lexo per gjendjen e “opozites” ne Rusi… dhe se fundmi te ftoj te lexosh mbi 4.5% te kapitalit te gjigandit boteror te gazit qe zoterohen nga Putin nepermjet kompanish offshore…
      Mund te shkruash dhe emrin Lirius… me seli ne Luxendbourg… 90% e ce lices zoterohet nga Putin..
      Berisha eshte nje pioner i Enverit perpara Putin.

  3. shqiptari says:

    Shqiperia vendi me i pasur ne Evrope.Thenje e kryeministrit.
    Ndersa nga ana tjeter,na ankohet se pse shqiptaret po na kerkojne Azyl neper vendet e EU.Faleminderit EU qe po na mban.
    Rusia shkarkon Ministrin e Mbrotjtes,ndersa Kryemistri jone edhe pse USA ka ngritu Aktakuze kundra Ministrit tone z.Imami.Ai eshte akoma ne detyre.Mos haroni se dhe ish Qeveria e PS apo dhe kjo e tashme e LSI.Jane te gjithe te korruptuar dhe te üasuruar Miliardere te bere,me gjakun dhe djersen e popullit.
    Komunistat jane njesoje panvaresisht nga ngjyra .

  4. keli says:

    Duket qe eshte nje artikull i seleksionuar i gazetes mero bazes sepse
    ky eshte nje veprim i ngjashem me ish zevedes k/m Meta qe u hoq nga berisha per te lejuar drejtesine te veproje dhe qe dihet nga te gjidhe
    qe vitoi pafajesine.
    Dr. prof. Sali Berisha shkarkoi per 24 ore Ylli Pnagon dhe drejtesia qe komandohej nga Topi dhe jenicieri Spahiu i dha pafajesine.
    Nuk eshte hera e pare qe kjo gazete del bllof.Nuk ka rendesi se po ma botoni komentin apo jo

    1. fatmir says:

      Mero i poston komentet idoite, sidomos te tuat, per te ditur qe me cfare nivelesh kemi te bejme. Sa per Meten, dihej sesi do te shkonte vendimi gjyqit, kur Saliu shkoi per te ngrene plenca nga Monika, 1 dite para vnedimit te gjykates.

    2. fule says:

      Pikerisht o tutkun i Saliut. I ke bere ndonjehre pyetje vete pse Pangon e shkaroi per per 24 ore, kurse Meten dole e mbrojt ne TV, pa kaluar 24?

      Ore ju Slaixhinjve ky maloku Vicidolit ju ka mpire hipotalamusin apo keni thjesht dashuri tribale nda ti.

  5. tomori i beratit says:

    KRAHASOHEMI ME RUSIN haaaaaaaaaaaaa.Po me Xhibutin,Uganden,Somalin,Ruanden,Burundin,Sudanin,Somalin.Keto jane vendet qe EDHE mund te krahasohen me ne,ndofta edhe ne na len mbrapa.Hallall o sali,ku e ngrite kete Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje